{"id":141088,"date":"2026-04-23T17:25:23","date_gmt":"2026-04-23T17:25:23","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=141088"},"modified":"2026-04-23T17:25:23","modified_gmt":"2026-04-23T17:25:23","slug":"korreshi-kushte-mizerabel-per-popullin-pishina-e-jahte-per-zyrtaret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/04\/23\/korreshi-kushte-mizerabel-per-popullin-pishina-e-jahte-per-zyrtaret\/","title":{"rendered":"Korreshi: Kushte mizerab\u00ebl p\u00ebr popullin, pishina e jahte p\u00ebr zyrtar\u00ebt!"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti i PD, Saimir Korreshi nga foltorja e Kuvendit ka reaguar ashp\u00ebr n\u00eb lidhje me situat\u00ebn politike dhe ekonomike n\u00eb vendin ton\u00eb.<\/p>\n<p>Ai u shpreh se Ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb nuk i p\u00ebrgjigjet nevojave t\u00eb fermer\u00ebve t\u00eb Myzeqes\u00eb, aq sa koha e keqe i d\u00ebmtoi apo p\u00ebrmbyti dhe tani ajo zon\u00eb po ha domatet me 5 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu ai tha se sistemi p\u00ebr t\u00eb cilin u hodh\u00ebn miliona euro p\u00ebr ta modernizuar, AKSHI, tani \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb sh\u00ebrbimit, nuk punon n\u00eb shum\u00eb raste dhe qytetar\u00ebt sorollaten, kurse ish-drejtoresha jo vet\u00ebm b\u00ebri pasuri miliona euro, por edhe hiqej si e pastreh\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb relaksohej pishinave.<\/p>\n<p>\u201cIshte koha kur aplikohej p\u00ebr lek\u00ebt e naft\u00ebs dhe u jepej atyre t\u00eb Partis\u00eb Socialiste dhe \u00e7far\u00eb mbetej, ndonj\u00eb pik\u00eb nafte, sh\u00ebrbeheshin p\u00ebr t\u00eb tjerat. A quhet sh\u00ebrbim kur p\u00ebrmbytesh, apo kur u p\u00ebrmbyt\u00ebn mij\u00ebra hektar\u00eb n\u00eb Lushnj\u00eb, apo kur uji vjen pik-pik\u00eb. Merr ndihm\u00eb ai me 5 lop\u00eb, por jo ai me 3 apo 4, pse? Mbar\u00ebshtimin e derrave thot\u00eb Ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb, se po s\u2019pate 5 derra\u2026 n\u00eb kufijt\u00eb e qesharakes, kjo \u00ebsht\u00eb tallje. Ka vajtur domatja 5 mij\u00eb lek\u00eb, sh\u00ebrbim. Deri n\u00eb k\u00ebto kushte kemi arritur, q\u00eb t\u00eb haj\u00eb Myzeqeja domate me 5 mij\u00eb lek\u00eb, apo speci, se i griu ngrica. I sh\u00ebrbeu njeri k\u00ebtyre? Askush\u201d,\u00a0tha Korreshi.<\/p>\n<p>M\u00eb tej ai komentoi edhe situat\u00ebn problematike me sh\u00ebrbimet online ndaj qytetar\u00ebve, t\u00eb lidhura t\u00eb gjitha me investimet ndaj AKSHI-t, por q\u00eb nuk i p\u00ebrgjigjen askujt.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto lidhen t\u00eb gjitha me sistemet, me mrrokullat q\u00eb vijn\u00eb v\u00ebrdall\u00eb, ose kur shkon te doktori, mos thuaj ti se t\u00eb dh\u00ebmb barku, thuaj m\u00eb dhemb kraharori se \u00ebsht\u00eb mbyll sistemi, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb hapur. Ja ky \u00ebsht\u00eb sistemi. Sh\u00ebrben sistemi? Opingat\u2026? Ti aplikon, por vjen v\u00ebrdall\u00eb mrokulla atje, viu-viu-viu, sistemi atje\u2026 Kaq shum\u00eb i keni shtuar ju k\u00ebto sisteme sa dikur pensionisti paguante 500 lek\u00eb, kurse tani e keni \u00e7uar 10 mij\u00eb lek\u00eb, pra dikur jepje 500 lek\u00eb dhe tani do paguash 10 me sh\u00ebrbimet. Hajde n\u00eb Lushnj\u00eb dhe shikoje ti paguan bashkia apo hija\u2026\u201d,\u00a0tha ligjv\u00ebn\u00ebsi demokrat.<\/p>\n<p>Dhe teksa kaloi tek abuzimet dhe skandalet e AKSHI-t, ai tha se drejtuesit atje vjedhin miliona euro, kurse qytetar\u00ebt vazhdojn\u00eb t\u2019i paguajn\u00eb p\u00ebr t\u2019u pasuruar m\u00eb shum\u00eb, kurse sistemi p\u00ebrs\u00ebri nuk punon.<\/p>\n<p>\u201cKishte probleme sistemi, del pas 7 dit\u00ebsh, paguan edhe kamat vones\u00ebn, se t\u00eb thot\u00eb s\u2019punonte sistemi, se i h\u00ebngri AKSHI, shishja e ver\u00ebs 200 mij\u00eb euro. I duheshin AKSHI-t se ishte hallexhie, ishte pa shpi, ishte me qira. Ajo rrinte n\u00eb pishin\u00eb, oh-oh-oh, ne i jepnim para. Dol\u00ebn nj\u00eb sht\u00ebpi, dy, tre kat\u00ebr, nj\u00eb gll\u00ebnjk\u00eb 1 mij\u00eb euro, me jaht, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb popullit, edhe jahtin, patjet\u00ebr, lodheshin shum\u00eb. Si Jovan Bregu, do magazinier, na b\u00ebhu magazinier. T\u00eb marrim njer\u00ebz peng dhe t\u2019i detyrojm\u00eb t\u00eb t\u00ebrhiqen, pse budallenj jemi ne, me ver\u00eb atje, me ark\u00eb e brenda. T\u00eb dh\u00ebnat tona te AKSHI, q\u00eb e sulmuan iranian\u00ebt, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb si ato \u00e7orapet e grisura e q\u00eb i var e duken atje vrima-vrima. Ky \u00ebsht\u00eb sistemi i AKSHI-t. Po t\u00eb vesh atje t\u00eb presin me buz\u00ebqeshje \u201cs\u2019ka sistem, s\u2019punon sistemi\u201d thon\u00eb\u2026 sh\u00ebndet e fjal\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb (i thot\u00eb nj\u00eb deputeti q\u00eb t\u00ebshtin n\u00eb sall\u00eb)\u201d,\u00a0vijoi ai.<\/p>\n<p>Duke mbyllur fjal\u00ebn e tij, Korreshi theksoi se qytetari \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb kushte mizerable dhe po k\u00ebshtu sektori i bujq\u00ebsis\u00eb q\u00eb po vuan nga kriza.<\/p>\n<p>\u201cT\u00ebrbohesh\u2026 Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta e hidhur! Qytetari \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb kushte mizerab\u00ebl, bujq\u00ebsia n\u00eb kushte mizerab\u00ebl. Ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb u thot\u00eb \u201cngrohuni nj\u00ebher\u00eb n\u00eb diell dhe me kismet flasim prap\u00eb\u201d dhe kur vjen koha sistemi nuk punon prap\u00eb. Sistem gjithandej dhe sistemi spunon askund. U lumt\u00eb atyre t\u00eb AKSHI-t, ata ik\u00ebn n\u00eb drejtim t\u00eb paditur, ju i k\u00ebrkoni n\u00eb drejtim t\u00eb paditur, vera iku n\u00eb drejtim t\u00eb paditur, vet\u00ebm jahti mbeti n\u00eb port, meq\u00eb do b\u00ebni edhe k\u00ebto portet e reja, t\u00eb lozin k\u00ebta t\u00eb paditurit e tjer\u00eb se \u00e7far\u00eb ndodh me paditurin\u00eb e sistemit ton\u00eb\u201d, Korreshi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i PD, Saimir Korreshi nga foltorja e Kuvendit ka reaguar ashp\u00ebr n\u00eb lidhje me situat\u00ebn politike dhe ekonomike n\u00eb vendin ton\u00eb. Ai u shpreh se Ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb nuk i p\u00ebrgjigjet nevojave t\u00eb fermer\u00ebve t\u00eb Myzeqes\u00eb, aq sa koha e keqe i d\u00ebmtoi apo p\u00ebrmbyti dhe tani ajo zon\u00eb po ha domatet me 5 &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":141089,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-141088","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/141088","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=141088"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/141088\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":141090,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/141088\/revisions\/141090"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/141089"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=141088"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=141088"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=141088"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}