{"id":141114,"date":"2026-04-23T21:06:41","date_gmt":"2026-04-23T21:06:41","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=141114"},"modified":"2026-04-23T21:23:06","modified_gmt":"2026-04-23T21:23:06","slug":"deshmia-e-brilante-e-deshmitarit-per-apartamentin-ne-plazh-te-karcanajt","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/04\/23\/deshmia-e-brilante-e-deshmitarit-per-apartamentin-ne-plazh-te-karcanajt\/","title":{"rendered":"D\u00ebshmia brilante e d\u00ebshmitarit p\u00ebr apartamentin n\u00eb plazh t\u00eb Kar\u00e7anajt"},"content":{"rendered":"<p>Manovrat me \u2018prestanome\u2019, Si e zbuloi SPAK apartamentin e Kar\u00e7anajt n\u00eb bregdet<\/p>\n<p>Prokuroria e Posa\u00e7me Anti-korrupsion (SPAK) ka zbardhur mekanizimin se si Mirlinda Kar\u00e7anaj, ish-drejtoresha e AKSH-it ishte b\u00ebr\u00eb pronare e apartamentit luksoz dublex n\u00eb Qerret t\u00eb Kavaj\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb dosjen e SPAK vihet re se personat t\u00eb cil\u00ebt figurojn\u00eb n\u00eb dokumentet e pron\u00ebsis\u00eb dhe q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb transkasionet bankare apo firmosur aktet noteriale jan\u00eb t\u00eb lidhur me kompanin\u00eb Soft &amp; Solution t\u00eb Ermal Beqirit.<\/p>\n<p>Me konkretisht vila ne Qerret e cila p\u00ebrdorej nga Mirlinda Kar\u00e7anaj, rezultonte t\u00eb ishte regjistruar n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetasit Ram Basha. Ky i fundit e kishte bler\u00eb apartamentin nga punonj\u00ebsja e Soft &amp; Soltion, Enxhiana Alimeta. Prokuror\u00ebt e SPAK kan\u00eb marr\u00eb n\u00eb pyetje Ram Bash\u00ebn dhe Enxhiana Alimet\u00ebn, por d\u00ebshmit\u00eb e tyre tregojn\u00eb se k\u00ebta t\u00eb fundit jan\u00eb p\u00ebrdorur si \u2018prestanome\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb konkretisht Ram Basha thekson se ai s\u2019ka qen\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs dhe jo m\u00eb n\u00eb Qerret t\u00eb Kavaj\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb prona figuron n\u00eb emrin e tij dhe p\u00ebrdorej nga Milinda Kar\u00e7anaj.<\/p>\n<p>\u201cPas marrjes n\u00eb pyetje t\u00eb shtetasit Ram Basha, lidhur me blerjen e k\u00ebsaj pasurie nga shtetasja Enxhiana Alimeta, ky i fundit deklaroi se: \u201c\u2026N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb, mbaj mend q\u00eb e kam firmosur nj\u00eb kontrat\u00eb p\u00ebr nj\u00eb banes\u00eb q\u00eb m\u00eb duket se \u00ebsht\u00eb 100.7 m2, pasuri t\u00eb cil\u00ebn e kam bler\u00eb p\u00ebr vler\u00ebn 100.000 euro. Nuk e di as ku \u00ebsht\u00eb noteri dhe as kush \u00ebsht\u00eb shit\u00ebsja dhe as se si e gjeta k\u00ebt\u00eb banes\u00eb.<\/p>\n<p>As nuk kam qen\u00eb kurr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb sht\u00ebpi dhe as nuk kam qen\u00eb asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time as n\u00eb Durr\u00ebs jo m\u00eb n\u00eb Qerret. Nuk e mbaj mend fare se \u00e7far\u00eb rrethanash e kam bler\u00eb, as e mbaj mend fare.<\/p>\n<p>Lek\u00ebt p\u00ebr ta bler\u00eb k\u00ebt\u00eb shpi mi ka dh\u00ebn\u00eb shtetasi Sokol Parllaku borxh, mbaj mend q\u00eb mi ka dh\u00ebn\u00eb n\u00eb kesh dhe un\u00eb i kam derdhur n\u00eb bank\u00eb, por nuk mbaj mend detaje t\u00eb tjera\u2026.<\/p>\n<p>As nuk e di fare se kush \u00ebsht\u00eb shit\u00ebsi apo shit\u00ebsja dhe as e kam takuar kurr\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time. As emrin e noterit nuk e mbaj mend apo ta di se ku \u00ebsht\u00eb\u2026..As nuk e kam iden\u00eb\u2026Si\u00e7 ju thash\u00eb, as n\u00eb Durr\u00ebs nuk kam qen\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time e jo m\u00eb n\u00eb Qerret.\u201d- \u00ebsht\u00eb shprehur shtetasi Ram Basha i cili \u00ebsht\u00eb pronari me letra i banes\u00ebs ku b\u00ebnte pushime Mirlinda Kar\u00e7anaj.<\/p>\n<p>PUNONJ\u00cbSJA E ERMAL BEQIRIT<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Enxhiana Alimeta, punonj\u00ebsja e firm\u00ebs s\u00eb Ermal Beqirajt, e cila e ka bler\u00eb k\u00ebt\u00eb banes\u00eb me vler\u00ebn e 160 mij\u00eb eurosh nga shtetasi B.F, sipas hetimeve t\u00eb SPAK rezulton t\u00eb k\u00ebt\u00eb qen\u00eb kushtet e pamund\u00ebsis\u00eb financiare p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pages\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Nga hetimi zbulohet se parat\u00eb i jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga administratorja e Soft &amp; Solution, Arjola Koromani. Kjo e fundit i ka v\u00ebn\u00eb p\u00ebrpara disa dokumenta t\u00eb cilat Enxhiana Alimeta i ka firmosur. Sipas SPAk ky mekanizm\u00ebn \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe me punonj\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb firmave t\u00eb Ermal Beqirit.<\/p>\n<p>\u201cEvidentohet me interes se edhe shtetasja Enxhiana Alimeta (si n\u00eb rastin e shtetasit Kristi Manaj), rezulton se \u00ebsht\u00eb punonj\u00ebse pran\u00eb shoq\u00ebris\u00eb Soft &amp; Solution shpk. Lidhur me veprimet noteriale t\u00eb kryera nga shtetasja Enxhiana Alimeta, evidentohet me interes se ajo ka n\u00ebnshkruar kontrat\u00ebn p\u00ebr njohje detyrimi me nr. 5169\/1404 dat\u00eb 31.07.2019, me shtetasen Arjola Koromani (administratore e shoq\u00ebris\u00eb Soft &amp; Solution), vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb blerjes s\u00eb apartamentit, por nga verifikimi n\u00eb sistemet e informacionit jan\u00eb arritur t\u00eb identifikohen vet\u00ebm t\u00eb dh\u00ebnat e kontrat\u00ebs dhe objekti i saj, por nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e mundur gjetja e aktit noterial, pasi n\u00eb sistemin RNSH, rezulton se p\u00ebr kontrat\u00ebn e p\u00ebrshkruar m\u00eb sip\u00ebr, \u00ebsht\u00eb ngarkuar nj\u00eb dokument tjet\u00ebr\/akt noterial, i cili ka pal\u00eb dhe objekt t\u00eb ndrysh\u00ebm nga ajo e p\u00ebrshkruar m\u00eb sip\u00ebr.<\/p>\n<p>Referuar t\u00ebr\u00ebsis\u00eb s\u00eb dokumentacionit t\u00eb k\u00ebqyrur, krijohen dyshime t\u00eb arsyeshme se ashtu si n\u00eb rastin e shtetasit Rafael Bistri, dhe shtetasja Enxhiana Alimeta, nuk ka patur fonde t\u00eb mjaftueshme n\u00eb em\u00ebr t\u00eb saj p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie t\u00eb paluajtshme dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak, dyshohet se k\u00ebto fonde jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb form\u00ebn e huas\u00eb, nga shtetasja Arjola Koromani, n\u00ebp\u00ebrmjet kontrat\u00ebs p\u00ebr njohje detyrimi me nr. 5169\/1404 dat\u00eb 31.07.2019 (edhe n\u00eb rastin e shtetasit Rafael Bistri, evidentohet i nj\u00ebjti modus operandi).<\/p>\n<p>M\u00eb tej, nga t\u00ebr\u00ebsia e hetimeve t\u00eb kryera si dhe nga informacionet e siguruara q\u00eb disponohen nga hetuesit e Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit dhe hetuesve financiar\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me (informacion dat\u00eb 17.03.2026), rezulton se shtetasja Mirlinda Kar\u00e7anaj ka n\u00eb posedim nj\u00eb tjet\u00ebr pasuri t\u00eb paluajtshme t\u00eb tipit apartament duplex i ndodhur n\u00eb Qerret Kavaj\u00eb. Kjo pasuri identifikohet me numrin 102\/6+2-1 ndodhur n\u00eb ZK 3101 Qerret, e cila aktualisht \u00ebsht\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shtetasit Ram Basha\u201d, thuhet n\u00eb dosjen e SPAK.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq dhe Enxhiana Alimeta thekson se kishte firmosur me mir\u00ebbesim dhe sipas saj, Ermal Beqiri u kishte th\u00ebn\u00eb se dot t\u00eb merre nj\u00eb ban\u00ebs\u00eb n\u00eb Qerret q\u00eb t\u00eb punonin atje.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrsa i p\u00ebrket blerjes s\u00eb k\u00ebsaj prone nga shtetasja Enxhiana Alimeta, ajo deklaroi se: \u201c\u2026N\u00eb vitin 2019, shtetasja Arjola Koromani, m\u00eb ka thirrur n\u00eb zyr\u00ebn e saj dhe m\u00eb ka treguar disa dokumenta dhe m\u00eb tha q\u00eb duhet t\u00eb firmoseshin nga ana ime. Un\u00eb e lexova kontrat\u00ebn, e pash\u00eb q\u00eb ishte nj\u00eb kontrat\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb pasurie t\u00eb paluajtshme dhe e n\u00ebnshkrova. Di q\u00eb aty kan\u00eb qen\u00eb disa faqe q\u00eb kam firmosur faqe m\u00eb faqe por nuk mbaj mend se \u00e7far\u00eb aktesh t\u00eb tjera jan\u00eb p\u00ebrve\u00e7 saj, por kontrat\u00ebn e mbaj mend. Dua t\u00eb shtoj k\u00ebtu se k\u00ebt\u00eb veprim e kam kryer n\u00eb mir\u00ebbesim sepse kam d\u00ebgjuar Ermal Beqirin t\u00eb thoshte se mund t\u00eb na merrte ndonj\u00eb sht\u00ebpi p\u00ebr pun\u00ebn q\u00eb b\u00ebnim aty dhe un\u00eb realisht mendova dhe se mos n\u00ebnshkrimi i k\u00ebtyre letrave kishin t\u00eb b\u00ebnin me k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. T\u00eb pakt\u00ebn k\u00ebt\u00eb ide kisha krijuar\u201d, thekson ajo.<\/p>\n<p>DESHMIA E SHOFERIT<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebrdorimin e dublexit n\u00eb Qerret nga Mirlinda Ka\u00e7anaj, SPAK e v\u00ebrtetuar nga d\u00ebshmia e shoferit t\u00eb saj, Florian Bylyku i cili ka qen\u00eb personi q\u00eb kryente pagesat e mir\u00ebmbajtjes s\u00eb viles n\u00eb bregdet.<\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebrkoh\u00eb, nga marrja n\u00eb pyetje e administratorit t\u00eb kompleksit Laguna Blu, Qerret Kavaj\u00eb (vendi ku ndodhet apartamenti), shtetasi Kostaq Thimo rezultoi se pasi u pyet lidhur me faktin se kujt i p\u00ebrkiste nd\u00ebrtesa dhe vila me nr. 1, ai u p\u00ebrgjigj se: \u201c\u2026n\u00eb katin e dyt\u00eb dhe t\u00eb sqaroj se nuk kam par\u00eb njeri t\u00eb futet ose t\u00eb dal\u00eb por duke u nisur nga lista e banor\u00ebve q\u00eb m\u00eb ka l\u00ebn\u00eb administratori i m\u00ebparsh\u00ebm Jashar Alushi, di q\u00eb te regjistruar ka shtetasen Enxhiana Alimeta. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb fakt mund t\u2019ju tregoj dhe mandatet e ark\u00ebtimit p\u00ebr pages\u00ebn e administrimit n\u00eb vler\u00ebn e m\u00ebsip\u00ebrme, ku n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shtetases Enxhiana Alimeta m\u00eb ka ardhur shtetasi Florian Bylyku. Ky shtetas p\u00ebrve\u00e7 se p\u00ebr t\u00eb paguar ka ardhur dhe n\u00eb dy raste t\u00eb tjera\u2026\u201d<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga marrja n\u00eb pyetje e administratorit t\u00eb kompleksit Laguna Blu, Qerret Kavaj\u00eb (vendi ku ndodhet apartamenti), shtetasi Kostaq Thimo rezultoi se pasi ai u pyet lidhur me faktin se kujt i p\u00ebrkiste nd\u00ebrtesa dhe vila me nr. 1, ai u p\u00ebrgjigj se: \u201c\u2026n\u00eb katin e dyt\u00eb dua t\u00eb sqaroj se nuk kam par\u00eb njeri t\u00eb futet ose t\u00eb dal\u00eb por duke u nisur nga lista e banor\u00ebve q\u00eb m\u00eb ka l\u00ebn\u00eb administratori i m\u00ebparsh\u00ebm Jashar Alushi, di q\u00eb t\u00eb regjistruar ka shtetasen Enxhiana Alimeta.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb fakt mund t\u2019ju tregoj dhe mandatet e ark\u00ebtimit p\u00ebr pages\u00ebn e administrimit n\u00eb vler\u00ebn e m\u00ebsip\u00ebrme, ku n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shtetases Enxhiana Alimeta m\u00eb ka ardhur shtetasi Florian Bylyku. Ky shtetas p\u00ebrve\u00e7 se p\u00ebr t\u00eb paguar ka ardhur dhe n\u00eb dy raste t\u00eb tjera\u2026\u201d<\/p>\n<p>Kjo e dh\u00ebn\u00eb, p\u00ebrputhet dhe me mandatet e ark\u00ebtimit t\u00eb sekuestruara me iniciativ\u00eb nga policia gjyq\u00ebsore, konkretisht Bllok \u201cMandat ark\u00ebtimi\u201d, me sh\u00ebnim me shkrim dore \u201cTarifat e dor\u00eb p\u00ebr vitin 2025 nr.1\u201d, i cili fillon me nr.serial 016831 dhe p\u00ebrfundon me 016873 (Fatura nr.14, me nr.serial 016845 me dh\u00ebn\u00ebs Enxhiana Alimeta); si dhe Bllok \u201cMandat ark\u00ebtimi\u201d, me sh\u00ebnim me shkrim dore \u201cPagesa t\u00eb tarif\u00ebs 2024\u201d, i cili fillon me nr.serial 008791 dhe p\u00ebrfundon me 008819 (fatura nr.9 me nr.serial 008799 me dh\u00ebn\u00ebs Florian Bylyku).<\/p>\n<p>Lidhur me dokumentat e p\u00ebrshkruara m\u00eb sip\u00ebr, nga deklarimi i shtetasit Florian Bylyku, ai fillimisht mohoi t\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb pagesa p\u00ebr llogari t\u00eb t\u00eb hetuar\u00ebs Mirlinda Kar\u00e7anaj p\u00ebrgjat\u00eb viteve 2024 dhe 2025, por n\u00eb vijim t\u00eb shpjegimeve deklaroi se: \u201cM\u00eb sip\u00ebr ju kam th\u00ebn\u00eb di\u00e7ka t\u00eb pav\u00ebrtet\u00eb dhe ju k\u00ebrkoj ndjes\u00eb. Mirlinda ka ndejtur n\u00eb k\u00ebt\u00eb shpi deri n\u00eb muajin Gusht t\u00eb vitit 2025 dhe n\u00eb gusht un\u00eb e kam marr\u00eb bashk\u00eb me rrobat e kam sjell\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb dhe rrobat i kemi l\u00ebn\u00eb tek sht\u00ebpia e saj tek rruga e Kavaj\u00ebs..\u201d- thuhet n\u00eb dosjen e SPAK.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Manovrat me \u2018prestanome\u2019, Si e zbuloi SPAK apartamentin e Kar\u00e7anajt n\u00eb bregdet Prokuroria e Posa\u00e7me Anti-korrupsion (SPAK) ka zbardhur mekanizimin se si Mirlinda Kar\u00e7anaj, ish-drejtoresha e AKSH-it ishte b\u00ebr\u00eb pronare e apartamentit luksoz dublex n\u00eb Qerret t\u00eb Kavaj\u00ebs. N\u00eb dosjen e SPAK vihet re se personat t\u00eb cil\u00ebt figurojn\u00eb n\u00eb dokumentet e pron\u00ebsis\u00eb dhe q\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":141115,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37,40],"tags":[],"class_list":["post-141114","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/141114","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=141114"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/141114\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":141118,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/141114\/revisions\/141118"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/141115"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=141114"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=141114"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=141114"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}