{"id":141204,"date":"2026-04-24T17:53:47","date_gmt":"2026-04-24T17:53:47","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=141204"},"modified":"2026-04-24T17:55:09","modified_gmt":"2026-04-24T17:55:09","slug":"kopliku-po-shkaterrohet-nje-aset-strategjik-2000-vjecar-porti-i-durresit-po-kthehet-ne-rezidence-luksi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/04\/24\/kopliku-po-shkaterrohet-nje-aset-strategjik-2000-vjecar-porti-i-durresit-po-kthehet-ne-rezidence-luksi\/","title":{"rendered":"Kopliku: Po shkat\u00ebrrohet nj\u00eb aset strategjik 2000-vje\u00e7ar, Porti i Durr\u00ebsit po kthehet n\u00eb rezidenc\u00eb luksi"},"content":{"rendered":"<p><strong>Fjala e mbajtur n\u00eb takimin \u2018Si t\u00eb shp\u00ebtojm\u00eb Portin e Durr\u00ebsit\u2019<\/strong><\/p>\n<p><strong>Nga Tedi Kopliku<\/strong><\/p>\n<p>I nderuar Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, t\u00eb nderuar pjes\u00ebmarr\u00ebs ,<\/p>\n<p>Ju falenderoj p\u00ebr prezenc\u00ebn tuaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim, vazhdim i takimit t\u00eb dy jav\u00ebve m\u00eb p\u00ebrpara n\u00eb Durr\u00ebs, n\u00eb lidhje me nj\u00eb nga problematikat shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme si ai i Portit t\u00eb Durr\u00ebsit. Vendimi i qeveris\u00eb shqiptare p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar nj\u00eb nga asetet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb kombit shqiptar, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Porti i Durr\u00ebsit, me vlera shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme ekonomike, strategjike historike dhe i nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebrsa i p\u00ebrket siguris\u00eb komb\u00ebtare. Porti 2000 vje\u00e7ar synon t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb rezidenc\u00eb luksi p\u00ebr pastrimin e parave t\u00eb krimit t\u00eb organizuar, duke e zhvendosur n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr port pa asnj\u00eb studim fizibiliteti dhe si \u00e7do vendimarrje e k\u00ebsaj qeverie, pa asnj\u00eb lloj transparence.<\/p>\n<p>Nj\u00eb investim i till\u00eb, jo vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebm i madh p\u00ebr ekonomin\u00eb shqiptare, duke sabotuar koridorin e VIII, por ngre alarmin edhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e siguris\u00eb komb\u00ebtare, tashm\u00eb shqet\u00ebsim edhe i NATO-s<\/p>\n<p>Departamenti Brain Gain ka publikuar nj\u00eb raport n\u00eb lidhje me rreziqet q\u00eb paraqiten nga transferimi i Portit t\u00eb Durr\u00ebsit n\u00eb Porto Romano, si dhe ka sugjeruar disa zgjidhje konkrete n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb nj\u00eb strategjie zhvillimi ekonomik dhe jo n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb interesave klienteliste.<\/p>\n<p>1) Transformimi i Portit t\u00eb Durr\u00ebsit n\u00eb marin\u00eb turistike pa siguruar operacionalitetin e atij t\u00eb Porto Romanos. Problem i madh kur flitet p\u00ebr portin m\u00eb t\u00eb madh tregtar t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>2) Mungesa e transparenc\u00ebs totale q\u00eb pasqyrohet nga skualifikimi artificial i kompanive serioze, t\u00ebrheqja ose mos-p\u00ebrgjigja e kompanive europiane (gjithsej 45 kompani europiane) dhe p\u00ebrzgjedhja klienteliste e nj\u00eb kompanie off-shore, asaj qipriote, por mbi t\u00eb gjitha me lidhje t\u00eb dyshimta me kompani t\u00eb sanksionuara nga BE dhe SHBA.<\/p>\n<p>3) Kompromentim i siguris\u00eb komb\u00ebtare dhe at\u00eb t\u00eb NATO, si dhe rrezik p\u00eb d\u00ebme ekonomike nga arbitrazhi dhe ulja e kapaciteteve t\u00eb portit kryesor\u00eb.<\/p>\n<p>D\u00ebmi ekonomik me uljen e kapaciteteve t\u00eb portit, largimin nga korridori strategjik, rreziku i d\u00ebmeve nga arbitrazhi apo reputacioni i investimeve i d\u00ebmtuar nuk jan\u00eb i vetmi shqet\u00ebsim q\u00eb ngren zhvendosja e portit dhe transformimi i atij aktual.<\/p>\n<p>Porti i Durr\u00ebsit nuk \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e Edi Ram\u00ebs. Nuk \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e asnj\u00eb qeverie. Nuk \u00ebsht\u00eb tok\u00eb p\u00ebr t\u2019u ndar\u00eb me klient\u00eb. \u00cbsht\u00eb aset i kombit shqiptar.<\/p>\n<p>Humbja e kontrollit mbi port\u00ebn e tij kryesore detare, nuk sjell vet\u00ebm humbje n\u00eb t\u00eb ardhura. Humbet kontroll mbi sigurin\u00eb. Humbet kontroll mbi tregtin\u00eb. Humbet kontroll mbi at\u00eb q\u00eb hyn dhe del nga territori i tij. Humbet nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb sovranitetit t\u00eb vet. Sa ton kokain\u00eb kalon aty sot dhe sa kapet? Vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb kuptuar se si humbet sovraneti dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse \u00e7\u00ebshtja e Portit t\u00eb Durr\u00ebsit lidhet drejtp\u00ebrdrejt me sigurin\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Portet jan\u00eb kufij, jan\u00eb pika kontrolli, jan\u00eb nyje t\u00eb tregtis\u00eb, por edhe pika ku mund t\u00eb dep\u00ebrtoj\u00eb krimi i organizuar, kontrabanda, pastrimi i parave, ndikimet e huaja dhe interesa q\u00eb nuk kan\u00eb asnj\u00eb lidhje me interesin komb\u00ebtar shqiptar. Nj\u00eb shtet serioz nuk e trajton portin kryesor t\u00eb vendit si parcel\u00eb nd\u00ebrtimi. Nj\u00eb shtet serioz e trajton si infrastruktur\u00eb kritike komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb vend an\u00ebtar i NATO-s. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se portet tona nuk kan\u00eb vet\u00ebm vler\u00eb komb\u00ebtare, por edhe r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebrtej nesh. Ato lidhen me sigurin\u00eb e Adriatikut, me l\u00ebvizjen e mallrave, me mobilitetin ushtarak, me gatishm\u00ebrin\u00eb strategjike dhe me rolin q\u00eb Shqip\u00ebria mund dhe duhet t\u00eb luaj\u00eb n\u00eb krahun juglindor t\u00eb Aleanc\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>P\u00cbRZGJEDHJA E VENDIT<\/strong><\/p>\n<p>Problemi i pare \u00ebsht\u00eb ai i minges\u00ebs s\u00eb studimit p\u00ebr p\u00ebrzgjedhjen e vendit p\u00ebr nd\u00ebrtimin e portit t\u00eb ri. Portet e k\u00ebsaj r\u00ebnd\u00ebsie diktohen nga gjeografia dhe karakteristikat natyrore t\u00eb vendit, \u00e7ka n\u00eb rastin e Porto Romanos, p\u00ebrzgjedhja \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr \u2013 intuitive. Port ku s\u2019mund t\u00eb nd\u00ebrtohet port. P\u00ebrve\u00e7 faktit q\u00eb nuk ka thell\u00ebsin\u00eb e duhur, \u00ebsht\u00eb k\u00ebnet\u00eb, ka dhe rreth 32 % t\u00eb koh\u00ebs detin me mbi \u2018 ball\u00eb n\u00eb drejtimin e hyrjes s\u00eb portit Veri-Perendim.<\/p>\n<p>N\u00eb interperlanc\u00ebn e fundit t\u00eb Ministrit t\u00eb Energjitik\u00ebs dhe Infrastruktur\u00ebs nuk u dha asnj\u00eb shpjegim se si ky port do trefishoj\u00eb kapacitetet e tij n\u00eb 600 000 kontinier\u00eb n\u00eb vit, cila do jet\u00eb kostoja e adaptimit t\u00eb k\u00ebtij porti n\u00eb nj\u00eb port tregtar\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre kapaciteteve dhe sa do zgjasin k\u00ebto punime.<\/p>\n<p>Edhe sikur kjo t\u00eb realizohet, kostot do jen\u00eb t\u00eb pajustifikuara kur zgjidhja do ishte p\u00ebrmir\u00ebsimi i portit aktual. N\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb mbajtur premtimet e paqarta n\u00eb fakt, ky port duke mos arritur standardet q\u00eb k\u00ebrkon NATO, aleat\u00ebt mund t\u00eb zhvendosin Koridorin e VIII drejt porteve greke, duke e reduktuar Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb rolin margjinal t\u00eb portit turistik.<\/p>\n<p><strong>PORTI I DURR\u00cbSIT, ASET I NATO<\/strong><\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, futja si Kal\u00eb Troje, me munges\u00eb totale t\u00eb transparenc\u00ebs, kompani me lidhje t\u00eb dyshimta me kompani t\u00eb sanksionuara nga aleat\u00ebt ton\u00eb strategjik e b\u00ebn akoma m\u00eb t\u00eb rrezikshme loj\u00ebn e Ram\u00ebs me nj\u00eb aset si Porti i Durr\u00ebsit, jo vet\u00ebm i Shqip\u00ebris\u00eb por edhe i aleanc\u00ebs euro-atlantike.<\/p>\n<p>Sipas investigimit t\u00eb mediave, opozit\u00ebs, por edhe akuzave t\u00ebi sh-ZV\/KM Ahmetaj, Kompania Archirodon Construction jo vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kompani\u00a0 e regjistruar off-shore, por nuk zot\u00ebron asnj\u00eb anije thellimi, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb tenderi k\u00ebrkonte t\u00eb pakt\u00ebn tre t\u00eb tilla. Nga ana tjet\u00ebr, lidhja direkte me kompanin\u00eb tjet\u00ebr qipriote CYMANCO, e cila lidhet me LUKOIL, si dhe dy oligark\u00ebt rus\u00eb Albert Vdolyan dhe Michel Litvak, t\u00eb sanksionuar nga BE dhe SHBA.<\/p>\n<p>Porti i Durr\u00ebsit nga 2009 ka funksion t\u00eb dyfisht\u00eb, jo vet\u00ebm tregtar, por edhe logjistik-ushtarak. Ai \u00ebsht\u00eb pika kryesore e hyrjes p\u00ebr furnizime aleate, evakuime civile dhe vendosje forcash n\u00eb skenare krize. K\u00ebt\u00eb shqet\u00ebsim e ka ngritur edhe Dhoma Amerikane e Tregtis\u00eb duke i kujtuar KM se jan\u00eb nga ata vendime q\u00eb merren nj\u00eb her\u00eb n\u00eb shekull.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb vendim madhor mbi infrastruktur\u00ebn portuale nuk mund t\u00eb merret pa konsultimin me NATO dhe BE. Nuk kemi deri tani asnj\u00eb dokument q\u00eb v\u00ebrteton konsultimin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vendim me k\u00ebta dy aktor\u00eb. As p\u00ebr planin e zhvendosjes as p\u00ebr pasojat mbi kapacitetet logjistike.<\/p>\n<p><strong>PARALAJM\u00cbRIMET E INTELIGJENC\u00cbS DHE PASOJAT<\/strong><\/p>\n<p>Agjencit\u00eb e inteligjenc\u00ebs dhe sh\u00ebrbimet aleate kan\u00eb kan\u00eb vler\u00ebsuar se :<\/p>\n<p>\u2013 Dh\u00ebnia e e Porto Romanos nj\u00eb subjekti me interesa ruse p\u00ebrb\u00ebn rrezik t\u00eb madh sabotimi p\u00ebr infrastruktur\u00ebn e NATO-s<\/p>\n<p>\u2013 Projekti i Porto Romano nuk \u00ebsht\u00eb as nga ana teknike, as nga ana strategjike nj\u00eb projekt serioz dhe mbi t\u00eb gjitha i dyshimt\u00eb p\u00ebrsa i p\u00ebrket pro\u00e7edurave t\u00eb p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb kompanis\u00eb dhe analizave e studimeve t\u00eb kostovve dhe fizibilitetit.<\/p>\n<p><strong>PROPOZIMET TONA<\/strong><\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse Departamenti Brain Gain, ashtu si\u00e7 ka b\u00ebr\u00eb shpesh, synon t\u00eb kaloj\u00eb nga denoncimi te propozimi, nga kritika te alternativa, nga alarmi te vizioni. Dhe k\u00ebt\u00eb vizion n\u00eb PD duam ta nd\u00ebrtojm\u00eb s\u00eb bashku: me ekspert\u00eb, me qytetar\u00eb, me sektorin privat, me profesionist\u00ebt shqiptar\u00eb brenda dhe jasht\u00eb vendit, me aleat\u00ebt tan\u00eb, p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb vendit nj\u00eb drejtim t\u00eb ri.<\/p>\n<p>Ne besojm\u00eb fuqimisht te nj\u00eb Shqip\u00ebri e fort\u00eb, e begat\u00eb dhe e sigurt, n\u00eb nj\u00eb NATO t\u00eb fort\u00eb. Te nj\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb nuk i shet portet, nuk i fshin gjurm\u00ebt e historis\u00eb, nuk i z\u00ebvend\u00ebson asetet strategjike me beton, por i kthen ato n\u00eb burim sigurie, zhvillimi dhe dinjiteti komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Propozimi yn\u00eb q\u00ebndron mbi disa garanci t\u00eb qarta.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, porti aktual i Durr\u00ebsit nuk duhet braktisur dhe nuk duhet shkat\u00ebrruar. Ai duhet ruajtur, modernizuar dhe zgjeruar derisa \u00e7do alternativ\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb jet\u00eb plot\u00ebsisht funksionale. Asnj\u00eb shtet serioz nuk e mbyll port\u00ebn e vet kryesore detare pa pasur m\u00eb par\u00eb nj\u00eb port tjet\u00ebr t\u00eb gatsh\u00ebm, t\u00eb testuar dhe t\u00eb certifikuar.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, Porto Romano duhet nd\u00ebrtuar, por si projekt serioz strategjik, jo si fasad\u00eb propagandistike. Ai duhet t\u00eb bazohet mbi studime t\u00eb pavarura hidrodinamike, mbi tender\u00eb t\u00eb past\u00ebr dhe transparent\u00eb, mbi standarde NATO dhe mbi garanci teknike se nuk do t\u00eb p\u00ebrdoret si z\u00ebvend\u00ebsues derisa t\u00eb jet\u00eb 100 p\u00ebr qind operacional.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, Durr\u00ebsi duhet t\u00eb lidhet realisht me hekurudh\u00eb me Prishtin\u00ebn, Shkupin dhe Korridorin VIII. Pa lidhje me brend\u00ebsin\u00eb, asnj\u00eb port nuk b\u00ebhet qend\u00ebr rajonale. Pa transport tok\u00ebsor porti mbetet i izoluar. Me hekurudh\u00eb, ai kthehet n\u00eb nyje strategjike.<\/p>\n<p>S\u00eb kat\u00ebrti, Durr\u00ebsi duhet t\u00eb ket\u00eb zon\u00eb t\u00eb lir\u00eb ekonomike dhe qend\u00ebr doganore rajonale, q\u00eb porti t\u00eb mos jet\u00eb vet\u00ebm vend kalimi mallrash, por vend ku krijohet vler\u00eb, ku t\u00ebrhiqen investime, ku rriten eksportet dhe ku Shqip\u00ebria fiton pesh\u00eb ekonomike.<\/p>\n<p>S\u00eb pesti, duhet nj\u00eb Autoritet i Pavarur Portual, me bord profesional, i shk\u00ebputur nga kapja politike, me transparenc\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb \u00e7do kontrate koncesionare, me auditim nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb p\u00ebrvitsh\u00ebm dhe me klauzola t\u00eb detyrueshme sigurie komb\u00ebtare p\u00ebr \u00e7do investitor t\u00eb huaj.<\/p>\n<p>Ata japin asete strategjike me vendime politike, p\u00ebr p\u00ebrfitime personale. Ne propozojm\u00eb institucione t\u00eb pavarura, q\u00eb i sh\u00ebrbejn\u00eb interesit komb\u00ebtar. Ata shohin portin si truall. Ne e shohim si trash\u00ebgimi, siguri dhe motor zhvillimi.<\/p>\n<p>Porti i Durr\u00ebsit \u00ebsht\u00eb vazhdim\u00ebsia e Dyrrahut, e rolit ton\u00eb n\u00eb Adriatik, e lidhjes son\u00eb me Per\u00ebndimin dhe e pranis\u00eb son\u00eb n\u00eb rrug\u00ebt e m\u00ebdha tregtare t\u00eb rajonit.<\/p>\n<p>Ta kthesh k\u00ebt\u00eb port n\u00eb thjesht truall nd\u00ebrtimi do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb shk\u00ebput\u00ebsh Shqip\u00ebrin\u00eb nga nj\u00eb pjes\u00eb e kujtes\u00ebs dhe rolit t\u00eb saj historik. Prandaj p\u00ebr ne mbrojtja e Portit t\u00eb Durr\u00ebsit nuk \u00ebsht\u00eb nostalgji. \u00cbsht\u00eb siguri, sovranitet dhe shtetformim.<\/p>\n<p>Ky vizion nuk duhet t\u00eb mb\u00ebshtetet vet\u00ebm mbi buxhetin shqiptar. Shqip\u00ebria mund dhe duhet t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb instrumentet euro-atlantike: fondet e Bashkimit Europian p\u00ebr nd\u00ebrlidhjen, fondet IPA, bankat europiane t\u00eb zhvillimit, si EBRD dhe EIB, si dhe komponent\u00ebt logjistik\u00eb t\u00eb NATO-s aty ku projekti ka funksion t\u00eb dyfisht\u00eb civil dhe ushtarak. Por k\u00ebto nuk mund t\u2019i b\u00ebj\u00eb nj\u00eb qeveri e cila \u00ebsht\u00eb nd\u00ebshkuar nga BE p\u00ebr keqp\u00ebrdorim t\u00eb fondeve t\u00eb IPARDit dhe sot po pengon integrimin e vendit n\u00eb BE. Nd\u00ebrkoh\u00eb, PD ka dh\u00ebn\u00eb prova t\u00eb qarta n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn p\u00ebr sa i p\u00ebrket investimeve strategjike konkrete si TAP, Kaskada e Devollit, apo ngjarjeve historike si futja n\u00eb NATO. Kjo eksperienc\u00eb bashkohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sinergjike me vizionin q\u00eb kemi p\u00ebr t\u00eb ardhmen dhe parimet tona.<\/p>\n<p>Propozimet tona flasin p\u00ebr nj\u00eb projekt q\u00eb mund t\u00eb nd\u00ebrtohet me partner\u00ebt tan\u00eb natyror\u00eb: Europ\u00ebn, Shtetet e Bashkuara dhe Aleanc\u00ebn Atlantike n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, propozimi yn\u00eb konkret \u00ebsht\u00eb ngritja e Komisionit Komb\u00ebtar t\u00eb Interportit: nj\u00eb trup\u00eb ekspert\u00ebsh shqiptar\u00eb dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, e pavarur nga qeveria, me mandat t\u00eb qart\u00eb gjasht\u00ebmujor p\u00ebr t\u00eb hartuar masterplanin e plot\u00eb t\u00eb Durr\u00ebsit si port\u00eb strategjike e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb komision duhet t\u00eb jen\u00eb ekspert\u00eb portual\u00eb, inxhinier\u00eb detar\u00eb, ekonomist\u00eb, ekspert\u00eb sigurie NATO, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb sektorit privat dhe profesionist\u00eb shqiptar\u00eb brenda e jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Kalojm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nga klientelizmi te interesi komb\u00ebtar, nga betoni i pastrimit t\u00eb parave, tek siguria dhe prodhimi, nga improvizimi te planifikimi i dekadave qw vijn\u00eb dhe mbi t\u00eb gjitha nga pazaret e bodrumeve tek shtetformimi.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria i ka mund\u00ebsit\u00eb, i ka njer\u00ebzit, i ka aleat\u00ebt dhe i ka asetet p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb nyje strategjike e Ballkanit Per\u00ebndimor. Ajo q\u00eb i mungon \u00ebsht\u00eb qeveria e duhur. Dhe pa dyshim qeveri jemi ne.<\/p>\n<p>Faleminderit!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fjala e mbajtur n\u00eb takimin \u2018Si t\u00eb shp\u00ebtojm\u00eb Portin e Durr\u00ebsit\u2019 Nga Tedi Kopliku I nderuar Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, t\u00eb nderuar pjes\u00ebmarr\u00ebs , Ju falenderoj p\u00ebr prezenc\u00ebn tuaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim, vazhdim i takimit t\u00eb dy jav\u00ebve m\u00eb p\u00ebrpara n\u00eb Durr\u00ebs, n\u00eb lidhje me nj\u00eb nga problematikat shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme si ai i Portit &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":141208,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-141204","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/141204","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=141204"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/141204\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":141207,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/141204\/revisions\/141207"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/141208"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=141204"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=141204"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=141204"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}