{"id":141224,"date":"2026-04-24T18:55:22","date_gmt":"2026-04-24T18:55:22","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=141224"},"modified":"2026-04-24T18:55:22","modified_gmt":"2026-04-24T18:55:22","slug":"malltezi-qeveria-po-shkaterron-portin-e-durresit-pd-do-te-kerkoje-referendum-dhe-do-beje-padi-ne-kushtetuese","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/04\/24\/malltezi-qeveria-po-shkaterron-portin-e-durresit-pd-do-te-kerkoje-referendum-dhe-do-beje-padi-ne-kushtetuese\/","title":{"rendered":"Malltezi: Qeveria po shkat\u00ebrron portin e Durr\u00ebsit, PD do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb referendum dhe do b\u00ebj\u00eb padi n\u00eb Kushtetuese!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Fjala e mbajtur n\u00eb takimin \u2018Si t\u00eb shp\u00ebtojm\u00eb Portin e Durr\u00ebsit\u2019<\/strong><\/p>\n<p><strong>Nga Jamarb\u00ebr Malltezi<\/strong><\/p>\n<p>Ju faleminderit!<\/p>\n<p>Un\u00eb do kthehem te nj\u00eb pyetje: a e do qeveria shqiptare durrsak\u00ebt aq sa do gaforret dhe karkalecat? Dhe k\u00ebt\u00eb do ta shtjellojm\u00eb dhe do t\u2019jua tregoj pak m\u00eb pas.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, ajo q\u00eb mungon \u00ebsht\u00eb mungesa e analiz\u00ebs s\u00eb alternativave. Cilat jan\u00eb alternativat? Pra, alternativa e vetme q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb qeveria \u00ebsht\u00eb: t\u00eb mbyll\u00eb portin e Durr\u00ebsit dhe t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb port t\u00eb ri n\u00eb Porto Romano.<\/p>\n<p>E para, a \u00ebsht\u00eb ky port me madh\u00ebsin\u00eb dhe thell\u00ebsin\u00eb e nevojshme? Qartazi, na u tregua q\u00eb si madh\u00ebsi ishte 1\/4, si thell\u00ebsi gjithashtu nuk e plot\u00ebson. At\u00ebher\u00eb, q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes, ne duhet t\u00eb th\u00ebrrasim \u2018Shqip\u00ebria e shqiptar\u00ebve, jo e tradhtar\u00ebve\u2019, sepse \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e tradhtis\u00eb komb\u00ebtare menj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb kemi parasysh q\u00eb \u00e7do fizibilitet q\u00eb b\u00ebhet, krahason disa alternativa. Momenti q\u00eb nuk ka nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb hapur t\u00eb alternativave tregon q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb afer\u00eb korruptive me pasoja t\u00eb tradhtis\u00eb komb\u00ebtare q\u00eb duhet luftuar fort.<\/p>\n<p>T\u00eb kemi parasysh q\u00eb n\u00eb Rrug\u00ebn e Kombit, n\u00eb rast se do merrnim at\u00eb alternativ\u00eb, fizibiliteti gjithashtu duhet marr\u00eb dinamik dhe jo statik. N\u00eb rast se n\u00eb analiz\u00ebn e alternativave gjat\u00eb Rrug\u00ebs s\u00eb Kombit ne do merrnim p\u00ebr baz\u00eb vet\u00ebm ato makina q\u00eb kalonin aso kohe n\u00eb kufirin mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs, n\u00eb Morin\u00eb, nuk do justifikonte rruga e kombit. Pse? Sepse rruga ishte gjith\u00eb kthesa, ishte shum\u00eb e keqe, shumica e makinave i binden nga Maqedonia, nuk shkonin fare. Por sapo u b\u00eb Rruga e Kombit, menj\u00ebher\u00eb t\u00eb gjith\u00eb trajlerat e gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb jugore shkuan n\u00eb Kosov\u00eb. N\u00eb Kosov\u00eb, dometh\u00ebn\u00eb, pika gjat\u00eb fundjavave mund t\u00eb kaloj\u00eb mbi nj\u00eb or\u00eb. Pra, nj\u00eb volum i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm. Ndaj duhet b\u00ebr\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb alternativash fizib\u00ebl, dinamike dhe jo statike.<\/p>\n<p>Doja t\u00eb kthehesha te \u00e7\u00ebshtja e ndotjeve. Profesori m\u00eb her\u00ebt tha q\u00eb porti i Durr\u00ebsit \u00ebsht\u00eb port i cek\u00ebt dhe ka nevoj\u00eb p\u00ebr g\u00ebrmime. Sa her\u00eb merren g\u00ebrmimet, llumrat k\u00ebto i hidhnin n\u00eb rad\u00ebn e jashtme. Rada e jashtme \u00ebsht\u00eb thjesht n\u00eb det t\u00eb hapur, ta marrin vesh t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>Normalisht, kur n\u00eb 2013-\u00ebn qeveria shqiptare donte t\u00eb b\u00ebnte thellimin e portit t\u00eb Durr\u00ebsit dhe k\u00ebrkoi nj\u00eb hua nga BERZH-i, BERZH-i tha stop. Ju do b\u00ebni thellimin k\u00ebtu? Po k\u00ebtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb port jan\u00eb ngarkuar mbetjet e kromit. Mbetjet e kromit, me p\u00ebrkufizim, jan\u00eb metale t\u00eb r\u00ebnda. Si do i hidhni ju k\u00ebto metale t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb det t\u00eb hapur? Do t\u00eb cenoni gaforret, karkalecat e t\u00eb gjith\u00eb me radh\u00eb.<\/p>\n<p>Tani imagjinojeni: kur BERZH-i vinte kushte p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb modelim mjedisor, modelim dinamik se si do shp\u00ebrndaheshin k\u00ebto mbetje, ne \u00e7far\u00eb po b\u00ebjm\u00eb? Bash aty ku kemi mbetjet e kromit, po b\u00ebhen pallate. Pra, mund t\u00eb rrezikohen me metalet e r\u00ebnda njer\u00ebzit, banor\u00ebt, f\u00ebmij\u00ebt, q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb kemi parasysh q\u00eb gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb PD-s\u00eb u b\u00eb nj\u00eb inkapsulim p\u00ebr mbetjet e lindanit dhe kromit gjasht\u00ebvalent, si mbetje t\u00eb rrezikshme kancerogjene. Tani, kapsuluam n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos helmohen f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb Porto Romano, nd\u00ebrsa ne i b\u00ebjm\u00eb k\u00ebtu te porti. Pse? S\u2019ke asnj\u00eb lloj, asnj\u00eb flet\u00eb analize si e ke cil\u00ebsin\u00eb e tok\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ne e dim\u00eb fare mir\u00eb se si \u00ebsht\u00eb.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebr: Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb pal\u00eb e nj\u00eb konvente, quhet Konventa e Aarhusit. Kemi pasur drejtorin k\u00ebtu, Gavroshin, \u00ebsht\u00eb dhe Meriana q\u00eb e din\u00eb fare mir\u00eb, Genti q\u00eb e din\u00eb. Konventa e Aarhusit \u00ebsht\u00eb konventa e OKB-s\u00eb q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me pjes\u00ebmarrjen publike n\u00eb vendimmarrjen q\u00eb cenon mjedisin.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e detyrueshme sipas Konvent\u00ebs s\u00eb Aarhusit q\u00eb para se t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb aktivitet i cili mund t\u00eb cenoj\u00eb mjedisin, t\u00eb ket\u00eb d\u00ebgjesa publike. D\u00ebgjesa n\u00eb t\u00eb cilat t\u00eb flasin qytetar\u00ebt dhe t\u2019i ken\u00eb t\u00eb qarta \u00e7\u00ebshtjet sociale, ekonomike, mjedisore. Dhe n\u00eb fund fare t\u00eb shohim kush do jet\u00eb impakti nga k\u00ebto dhe si do zvog\u00eblohet ky impakt.<\/p>\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb keq, kjo konvent\u00eb \u00ebsht\u00eb injoruar totalisht. Gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb qeverisjes s\u00eb PD-s\u00eb, ne kishim d\u00ebgjesa publike qoft\u00eb edhe p\u00ebr nj\u00eb magazin\u00eb kur b\u00ebhej. Nj\u00eb qend\u00ebr transferimi mbetjesh kur b\u00ebhej, b\u00ebheshin d\u00ebgjesa publike. P\u00ebr hidrocentralin e Devollit jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn gjasht\u00eb-shtat\u00eb d\u00ebgjesa publike n\u00eb \u00e7do komun\u00eb dhe n\u00eb Gramsh. P\u00ebr TAP-in jan\u00eb b\u00ebr\u00eb d\u00ebgjesa publike n\u00eb \u00e7do fshat, n\u00eb \u00e7do komun\u00eb. Dhe jo nj\u00eb her\u00eb, por dhjet\u00ebra her\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ndodhi me k\u00ebta qytetar\u00eb? Qytetar\u00ebt tani jan\u00eb t\u00eb pap\u00ebrfillsh\u00ebm p\u00ebr qeverin\u00eb, aq sa gaforret dhe karkalecat? Po t\u00eb kemi parasysh te Rruga e Kombit, d\u00ebgjesat kan\u00eb shkuar n\u00eb \u00e7do cep, n\u00eb \u00e7do ba\u00e7e q\u00eb do t\u00eb cenonte rruga, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb \u00e7far\u00eb cenon, cila do jet\u00eb kompensimi.<\/p>\n<p>S\u00eb fundi, dua t\u00eb them \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb ne. Fakti \u00ebsht\u00eb: p\u00ebrderisa sip\u00ebrfaqja dhe thell\u00ebsia jan\u00eb minimale, pra nuk jan\u00eb as sa porti ekzistues i Durr\u00ebsit, qartazi kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrmarrje e pist\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrmarrje q\u00eb nuk do as mend as kalem, dhe n\u00eb munges\u00eb t\u00eb alternativave kjo duhet luftuar.<\/p>\n<p>Si mund t\u00eb luftohet? Ka tre rrug\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 se natyrisht n\u00eb K\u00ebshillin Bashkiak t\u00eb Durr\u00ebsit, q\u00eb duhet d\u00ebgjuar, por aty kan\u00eb shumic\u00ebn dhe e mbyllin me fuqin\u00eb e kartonave.<\/p>\n<p>P\u00ebr mendimin tim, PD-ja duhet t\u00eb dal\u00eb me nj\u00eb set aksioni. Aksion n\u00eb tre nivele:<\/p>\n<p>E para, fushata \u2018Shqip\u00ebria e shqiptar\u00ebve, jo e tradhtar\u00ebve\u2019.<\/p>\n<p>Dhe Partia Demokratike t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb Gjykat\u00eb Kushtetuese nj\u00eb padi ndaj k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje, si marr\u00ebveshje q\u00eb bie n\u00eb kund\u00ebrshtim qoft\u00eb me Konvent\u00ebn e Aarhusit, ku Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb pal\u00eb, qoft\u00eb me MSA-n\u00eb, ku Shqip\u00ebria gjithashtu \u00ebsht\u00eb pal\u00eb. Sepse Edi Rama ka lidhur kontrat\u00eb pa konkurrenc\u00eb t\u00eb hapur. Mungesa e konkurrenc\u00ebs cenon MSA-n\u00eb.<\/p>\n<p>PD-ja duhet ta \u00e7oj\u00eb n\u00eb Gjykat\u00eb Kushtetuese k\u00ebt\u00eb si marr\u00ebveshje korruptive dhe q\u00eb cenon interesin komb\u00ebtar, cenon dy konventa, Konvent\u00ebn e Aarhusit dhe MSA-n\u00eb, q\u00eb p\u00ebr p\u00ebrkufizim, duke qen\u00eb marr\u00ebveshje nd\u00ebrkomb\u00ebtare, prevalojn\u00eb ndaj ligjeve vendore. Pra, s\u00eb pari, Gjykata Kushtetuese.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, kontaktet n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet n\u00eb Komisionin Europian. \u00cbsht\u00eb cenuar MSA-ja. Shqip\u00ebria po b\u00ebn propagand\u00eb q\u00eb do hyj\u00eb n\u00eb BE e t\u00eb gjitha me radh\u00eb, por nuk respekton MSA-n\u00eb, sepse portin e ka b\u00ebr\u00eb portin e \u2018troplin\u00ebve\u2019, sepse vjedhjet dhe korrupsioni cenojn\u00eb sigurin\u00eb komb\u00ebtare dhe fizibilitetin e \u00e7do projekti.<\/p>\n<p>Dhe s\u00eb treti, un\u00eb do sugjeroja q\u00eb PD-ja e Durr\u00ebsit t\u00eb fillonte t\u00eb mbledh\u00eb firmat p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb referendum lokal. Ne kemi eksperienc\u00eb, ku para 10 vitesh, si deputet\u00eb t\u00eb ambientit dhe mjedisit, kemi mbledhur firmat dhe i kemi \u00e7uar n\u00eb KQZ p\u00ebr referendum lokal. Nuk k\u00ebrkohen shum\u00eb firma, mos gaboj vet\u00ebm 10 firma. K\u00ebrkohet nj\u00eb pyetje e thjesht\u00eb:<\/p>\n<p>Do t\u2019u k\u00ebrkojm\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Durr\u00ebsit: a e doni shkat\u00ebrrimin e portit ekzistues n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb qeveria t\u00eb krijoj\u00eb n\u00eb Porto Romano nj\u00eb port q\u00eb askush s\u2019e di se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe q\u00eb do jet\u00eb sa 1\/4 e kapacitetit aktual?<\/p>\n<p>Kaq e thjesht\u00eb \u00ebsht\u00eb pyetja.<\/p>\n<p>K\u00ebto tre gj\u00ebra un\u00eb mendoj q\u00eb duhet t\u2019i b\u00ebjm\u00eb.<\/p>\n<p>Ju faleminderit!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fjala e mbajtur n\u00eb takimin \u2018Si t\u00eb shp\u00ebtojm\u00eb Portin e Durr\u00ebsit\u2019 Nga Jamarb\u00ebr Malltezi Ju faleminderit! Un\u00eb do kthehem te nj\u00eb pyetje: a e do qeveria shqiptare durrsak\u00ebt aq sa do gaforret dhe karkalecat? Dhe k\u00ebt\u00eb do ta shtjellojm\u00eb dhe do t\u2019jua tregoj pak m\u00eb pas. S\u00eb pari, ajo q\u00eb mungon \u00ebsht\u00eb mungesa e analiz\u00ebs &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":141225,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-141224","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/141224","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=141224"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/141224\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":141226,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/141224\/revisions\/141226"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/141225"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=141224"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=141224"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=141224"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}