{"id":141432,"date":"2026-04-27T18:33:43","date_gmt":"2026-04-27T18:33:43","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=141432"},"modified":"2026-04-27T18:33:43","modified_gmt":"2026-04-27T18:33:43","slug":"biberaj-meta-ne-kafaz-njesoj-si-seancat-e-gjyqeve-politike-te-46-es","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/04\/27\/biberaj-meta-ne-kafaz-njesoj-si-seancat-e-gjyqeve-politike-te-46-es\/","title":{"rendered":"Biberaj: Meta n\u00eb kafaz nj\u00ebsoj si seancat e gjyqeve politike t\u00eb &#8217;46-\u00ebs!"},"content":{"rendered":"<p>Pedagogu Aleksand\u00ebr Biberaj e ka cil\u00ebsuar kryeministrin Edi Rama si armikun m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Kosov\u00ebs dhe \u00e7\u00ebshtjes shqiptare, nd\u00ebrsa b\u00ebri thirrje p\u00ebr nj\u00eb bashkim t\u00eb gjer\u00eb komb\u00ebtar p\u00ebr rr\u00ebzimin e tij nga pushteti.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb \u201cFoltoren\u201d para godin\u00ebs s\u00eb Qeveris\u00eb, Biberaj foli edhe p\u00ebr gjyqin ndaj ish-presidentit Ilir Meta, t\u00eb cilin e krahasoi me skenat e gjyqeve politike t\u00eb vitit 1946, q\u00eb sipas tij, sh\u00ebnuan fillimin e instalimit t\u00eb diktatur\u00ebs komuniste n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Ai e quajti situat\u00ebn aktuale nj\u00eb gjyq politik dhe nj\u00eb antireklam\u00eb m\u00eb t\u00eb keqe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, duke akuzuar kryeministrin dhe sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb se kan\u00eb p\u00ebrqendruar t\u00eb gjitha pushtetet n\u00eb duart e nj\u00eb njeriu t\u00eb vet\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Biberaj:<\/strong> E keni par\u00eb dhe p\u00ebrcjell\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, n\u00eb kafaz ishte ish-presidenti i Shqip\u00ebris\u00eb, ish-kryeministri, ish-kryetar i parlamentit, nj\u00eb figur\u00eb e shquar politike si Ilir Meta dhe realisht kur po e shikoja n\u00eb media, m\u2019u kujtua seanca e gjyqeve politike e 46-\u00ebs. As m\u00eb pak, as m\u00eb shum\u00eb sesa gjyqet politike q\u00eb p\u00ebrfundonin me pushkatim, me varre litar dhe aty filloi diktatura e Enver Hoxh\u00ebs t\u00eb instalohej dhe t\u00eb \u00e7imentohej n\u00eb Shqip\u00ebri. Mjafton kjo pamje e sotshme, ku nj\u00eb lider i opozit\u00ebs, nj\u00eb student i dhjetorit, \u00ebsht\u00eb pas hekurave, padrejt\u00ebsisht dhe \u00ebsht\u00eb gjyq politik.<\/p>\n<p>N\u00eb qoft\u00eb se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr sistem drejt\u00ebsie, zoti Meta duhej t\u00eb ishte qytetar i lir\u00eb, t\u00eb kishte t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb mbrohej me avokat si\u00e7 e parashikon kushtetuta dhe legjislacioni dhe jo t\u00eb rr\u00ebmbehej n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kriminale dhe sot t\u00eb jet\u00eb pas atij kafazi. \u00cbsht\u00eb turp p\u00ebr \u00e7do qytetar t\u00eb k\u00ebtij vendi, \u00ebsht\u00eb turp p\u00ebr \u00e7do politikan t\u00eb k\u00ebtij vendi, sepse ajo \u00ebsht\u00eb antireklama m\u00eb e keqe q\u00eb ne i b\u00ebjm\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Kur them ne, jo ne si opozitar\u00eb, se ne s&#8217;kemi gj\u00eb n\u00eb dor\u00eb, por e para kryeministri, qeveria, sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb gjitha pushtetet q\u00eb sot n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb n\u00eb duart e nj\u00eb personi.<\/p>\n<p>E dyta, nj\u00eb nd\u00ebr sloganet kryesore t\u00eb l\u00ebvizjes studentore t\u00eb dhjetorit, p\u00ebrve\u00e7 se liri-demokraci, ka qen\u00eb edhe e duam Shqip\u00ebrin\u00eb si gjith\u00eb Europa. Po ndiqja dje podkastin e kryeministrit, monologjet e varf\u00ebra t\u00eb tij, q\u00eb p\u00ebrpiqej t\u00eb faj\u00ebsonte opozit\u00ebn p\u00ebr munges\u00ebn e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb q\u00eb qeverisja e Partis\u00eb Demokratike, e drejtuar nga doktor Berisha, ka pasur suksese t\u00eb jasht\u00ebzakonshme lidhur me integrimin europian. Ka pasur bllokim t\u00eb integrimit nga qeverisja e Fatos Nanos, ndjes\u00eb past\u00eb se nuk jeton m\u00eb, por me ardhjen e Partis\u00eb Demokratike n\u00eb pushtet, ky proces filloi t\u00eb ecte me hapa t\u00eb shpejt\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb kam pasur fatin n\u00eb at\u00eb koh\u00eb q\u00eb t\u00eb drejtoj delegacionin shqiptar n\u00eb Asamblen\u00eb Parlamentare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs dhe natyrisht kam qen\u00eb d\u00ebshmitar i nj\u00eb pune intensive, b\u00ebr\u00eb nga kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, nga parlamenti, nga Ministria e Jashtme dhe pati reforma t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Dhe po t\u00eb mos kishte ndodhur rotacioni i 2013-\u00ebs, ne sot ishim an\u00ebtar\u00eb me t\u00eb drejta t\u00eb plota t\u00eb Bashkimit Europian. Monologu mjeran i Edi Ram\u00ebs tregon edhe nivelin e tij politik, por edhe d\u00ebshtimin e tij komplet n\u00eb politikat e integrimit t\u00eb Bashkimit Europian. Ishim me Maqedonin\u00eb, u ndam\u00eb nga Maqedonia. Jemi me Malin e Zi, jemi ndar\u00eb p\u00ebrs\u00ebri nga Mali i Zi, sepse Mali i Zi po an\u00ebtar\u00ebsohet dhe ne nuk po an\u00ebtar\u00ebsohemi.<\/p>\n<p>Por miqt\u00eb e mi, nuk ka politik\u00eb m\u00eb anti-komb\u00ebtare sesa t\u00eb mos lejosh an\u00ebtar\u00ebsimin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve n\u00eb Bashkimin Europian. Nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr jo vet\u00ebm 35 vje\u00e7are, por nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr q\u00eb nga lufta e dyt\u00eb bot\u00ebrore, sepse ne kemi pasur e kemi vokacion pro-per\u00ebndimor. K\u00ebshtu q\u00eb un\u00eb mendoj t\u00eb gjith\u00eb koleg\u00ebt deputet\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb dalin n\u00ebp\u00ebr media, t\u00eb sqarojn\u00eb opinionin publik, popullin shqiptar, se Edi Rama me politikat e tij kriminale, sidomos me rastin e fundit t\u00eb Belina Ballukut, nuk ka shanse t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsoj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian.<\/p>\n<p>Edhe ajo pasaport\u00eb q\u00eb e tundi vjet, pasaport\u00eb false, sot \u00ebsht\u00eb djegur. Kam nj\u00eb thirrje p\u00ebr koleg\u00ebt e mi profesor\u00eb t\u00eb universiteteve dhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb intelektual\u00ebt shqiptar\u00eb. Ne e dim\u00eb t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb intelektual\u00ebt n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi n\u00eb \u00e7do koh\u00eb dhe n\u00eb \u00e7do sistem jan\u00eb konformist\u00eb. Natyra e intelektual\u00ebve. Por miqt\u00eb e mi, sot kombi \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrezik, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrezik. Nuk ka m\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb pritur. Duhet t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb bashkohemi me Partin\u00eb Demokratike, me doktor Berish\u00ebn, me \u00e7do faktor opozitar n\u00eb qeverin\u00eb shqiptare, me shoqatat, me grupet e interesit, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur rotacionin politik. Nuk kemi zgjidhje tjet\u00ebr, nuk kemi alternativ\u00eb tjet\u00ebr. T\u00eb punojm\u00eb fort me universitetet, me student\u00ebt, me shkollat e mesme. Forumet rinore, t\u00eb gjitha forumet tona duhet t\u00eb jen\u00eb prezent.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi, duhet t\u00eb ngjallim shpres\u00ebn. N\u00eb k\u00ebt\u00eb vend \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb shpresa. Dhe shpresa \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb p\u00ebr dy arsye madhore. \u00cbsht\u00eb vrar\u00eb sepse kemi nj\u00eb qeverisje totalisht t\u00eb korruptuar dhe t\u00eb inkriminuar, por \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb shpresa sepse edhe opozita \u00ebsht\u00eb goditur padrejt\u00ebsisht me lider\u00ebt e saj n\u00eb procese penale dhe t\u00eb burgosur p\u00ebr t\u00eb krijuar iden\u00eb q\u00eb ky vend nuk ka shpres\u00eb, nuk ka besim. Se n\u00eb qoft\u00eb se ke goditur opozit\u00ebn, ti ke goditur moralin n\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Ke goditur t\u00eb ardhmen e Shqip\u00ebris\u00eb, por lavdi Zotit, fatmir\u00ebsisht ne jemi ringritur. Dhe jemi sot k\u00ebtu p\u00ebr t&#8217;ju d\u00ebrguar shqiptar\u00ebve q\u00eb ky vend ka shpres\u00eb. Ky vend b\u00ebhet.<\/p>\n<p>Dhe ne besojm\u00eb fort q\u00eb Shqip\u00ebria do t\u00eb b\u00ebhet dhe shqiptar\u00ebt patjet\u00ebr do t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Kisha di\u00e7ka edhe p\u00ebr bashkimin opozitar, por edhe mentalitetin ton\u00eb. Miqt\u00eb e mi, opozita \u00ebsht\u00eb e lodhshme, \u00ebsht\u00eb sakrific\u00eb. Ata q\u00eb e kan\u00eb provuar opozit\u00ebn n\u00eb vitet &#8217;97, 2005 ka qen\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. Edhe me t\u00eb vrar\u00eb, edhe me t\u00eb plagosur. Nj\u00eb pjes\u00eb e madhe k\u00ebtu i shoh, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb gati t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb. Edhe opozita q\u00eb nga 8 dhjetori kur filloi l\u00ebvizja studentore deri m\u00eb 22 mars &#8217;92-shit ka qen\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, nuk ka qen\u00eb e leht\u00eb. Pra ata q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb fushata, na ndiqnin makinat e sigurimit t\u00eb shtetit gjithandej. Ushtria ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb tyre, policia e shtetit, por ne ia dol\u00ebm q\u00eb t\u00eb mbijetojm\u00eb dhe t\u00eb fitojm\u00eb zgjedhjet.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb un\u00eb kam thirrje p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb, t\u00eb bashkohen rreth Partis\u00eb Demokratike, t\u00eb bashkohen rreth opozit\u00ebs, sepse nuk kemi zgjidhje tjet\u00ebr. Ne shqiptar\u00ebt e kemi nj\u00eb s\u00ebmundje p\u00ebr\u00e7arje. E ka th\u00ebn\u00eb i madhi Gjergj Fishta, m\u00eb kollaj mbush nj\u00eb thes me pleshta sesa bashkon shqiptar\u00ebt. Por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb moment ky\u00e7 n\u00eb historin\u00eb e k\u00ebtij kombi. Nuk \u00ebsht\u00eb problemi se ne qeverisemi thjesht nga nj\u00eb njeri pervers, i zhytur n\u00eb vese, nga nj\u00eb hajdut, nga nj\u00eb kriminel, nga nj\u00eb anti-shqiptar. Por ky po e shkat\u00ebrron kombin shqiptar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb permanente. \u00cbsht\u00eb armiku m\u00eb i madh i Shqip\u00ebris\u00eb, i Kosov\u00ebs dhe i \u00e7\u00ebshtjes shqiptare. Ky zot\u00ebri ka punuar dhe punon kund\u00ebr \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare nat\u00eb e dit\u00eb, pa ju dridhur qerpiku. Dhe \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb patriotike p\u00ebr ta larguar nj\u00eb or\u00eb e m\u00eb p\u00ebrpara nga pushteti.<\/p>\n<p>\u00c7do dit\u00eb, \u00e7do or\u00eb q\u00eb rrin ky zot\u00ebri n\u00eb pushtet, d\u00ebmi q\u00eb i b\u00ebhet Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb i parikuperuesh\u00ebm. Nj\u00eb nd\u00ebr krimet q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb e ka nxjerr\u00eb Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7in nga izolimi dhe e ka barazuar viktim\u00ebn me persekutorin. Ka barazuar Serbin\u00eb me Kosov\u00ebn, serb\u00ebt me kosovar\u00ebt. Ky e ka b\u00ebr\u00eb, sepse gjith\u00eb Europa, politika amerikane, e din\u00eb q\u00eb Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7 vjen nga e shkuara kriminale e luf\u00ebtrave etnike n\u00eb Ballkan q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb serb\u00ebt. Kan\u00eb b\u00ebr\u00eb krime. Dhe Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7 ka qen\u00eb atje. Dhe kjo zot\u00ebria bashk\u00ebpunon me t\u00eb p\u00ebr t&#8217;ia b\u00ebr\u00eb t\u00eb ardhmen Serbis\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, duke shkat\u00ebrruar t\u00eb ardhmen e Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb Kosov\u00ebs. K\u00ebshtu q\u00eb kam nj\u00eb mesazh q\u00eb t\u00eb bashkohemi t\u00eb gjith\u00eb, t\u00eb m\u00ebdhenj e t\u00eb vegj\u00ebl, pa dallim feje, moshe, krahine dhe ideje, edhe t\u00eb majt\u00eb, edhe pa bindje politike.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pedagogu Aleksand\u00ebr Biberaj e ka cil\u00ebsuar kryeministrin Edi Rama si armikun m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Kosov\u00ebs dhe \u00e7\u00ebshtjes shqiptare, nd\u00ebrsa b\u00ebri thirrje p\u00ebr nj\u00eb bashkim t\u00eb gjer\u00eb komb\u00ebtar p\u00ebr rr\u00ebzimin e tij nga pushteti. Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb \u201cFoltoren\u201d para godin\u00ebs s\u00eb Qeveris\u00eb, Biberaj foli edhe p\u00ebr gjyqin ndaj ish-presidentit Ilir Meta, t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":141433,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-141432","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/141432","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=141432"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/141432\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":141434,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/141432\/revisions\/141434"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/141433"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=141432"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=141432"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=141432"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}