{"id":141446,"date":"2026-04-27T21:23:53","date_gmt":"2026-04-27T21:23:53","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=141446"},"modified":"2026-04-27T21:23:53","modified_gmt":"2026-04-27T21:23:53","slug":"takim-me-drejtuesit-porosia-e-berishes-per-8-majin-rama-nuk-ka-shpetim-nga-qerthulli-ku-ndodhet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/04\/27\/takim-me-drejtuesit-porosia-e-berishes-per-8-majin-rama-nuk-ka-shpetim-nga-qerthulli-ku-ndodhet\/","title":{"rendered":"Takim me drejtuesit, porosia e Berish\u00ebs p\u00ebr 8 majin\/ &#8220;Rama nuk ka shp\u00ebtim nga qerthulli ku ndodhet&#8230;&#8221;"},"content":{"rendered":"<p><strong>Sali BERISHA<\/strong><\/p>\n<p>S\u00eb pari, nj\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetje shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrt dhe nj\u00eb urim nga zemra p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb zgjedhur apo rizgjedhur n\u00eb procesin zgjedhor, t\u00eb bazuar n\u00eb vot\u00ebn, vullnetin e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb PD, proces pra q\u00eb bazohet n\u00eb vlerat m\u00eb themelore t\u00eb vendimmarrjes demokratike, n\u00eb dallim nga partia e krimit, n\u00eb dallim nga organizata kriminale q\u00eb udh\u00ebhiqet nga vras\u00ebs, nga trafikant\u00eb, nga pla\u00e7kit\u00ebs, nga antishqiptar\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, e cila nga viti 2009 deri sot, nuk e di se \u00e7\u2019do t\u00eb thot\u00eb m\u00eb vot\u00eb.<\/p>\n<p>E t\u00ebra e shnd\u00ebrruar n\u00eb funksion t\u00eb nj\u00eb njeriu, t\u00eb cilit p\u00ebr t\u00eb mos prishur goj\u00ebn, por i shkon \u00e7do epitet i merituar.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00eb njeriu, q\u00eb ka shnd\u00ebrruar at\u00eb parti n\u00eb nj\u00eb leck\u00eb t\u00eb veten.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00eb njeriu, q\u00eb ka shnd\u00ebrruar at\u00eb parti, ajo parti ka lindur n\u00eb krim, \u00ebsht\u00eb ushqyer me krim dhe sot \u00ebsht\u00eb kriminele jo vet\u00ebm n\u00eb gen, por edhe n\u00eb veprimtarin\u00eb e saj ndaj qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb veprimtarin\u00eb e saj ndaj Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Por kemi thirrur k\u00ebt\u00eb mbledhje me ju p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje jasht\u00ebzakonisht t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p>Dhe kjo \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb protesta e dat\u00ebs 8 maj.<\/p>\n<p>Protesta e dat\u00ebs 8 maj ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me dy \u00e7\u00ebshtje themelore t\u00eb narkoregjimit t\u00eb sot\u00ebm.<\/p>\n<p>Ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb gjithnj\u00eb me fars\u00ebn e tij elektorale dhe ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb gjithnj\u00eb me vjedhjen dhe mbrojtjen e vjedhjeve nga ana e tij<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar drejtues politik\u00eb t\u00eb qarqeve, kryetar\u00eb t\u00eb deg\u00ebve.<\/p>\n<p>P\u00ebr secilin prej jush, p\u00ebr \u00e7do drejtues t\u00eb PD, \u00e7do an\u00ebtare dhe an\u00ebtar t\u00eb saj, duhet t\u00eb jet\u00eb e qart\u00eb si drita e diellit se me vendimet q\u00ebmori p\u00ebr Lubi Ballukun me p\u00ebrdorimin e 81 mandateve n\u00eb mburoj\u00eb t\u00eb saj, Edi Rama \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb i rreziksh\u00ebm se kurr\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend.<\/p>\n<p>Me vendimin q\u00eb Edi Rama mori p\u00ebr t\u00eb mbrojtur veten e tij n\u00eb dosjen Balluku, dhe Ballukun, doli para shqiptar\u00ebve dhe bot\u00ebs si njeriu q\u00eb tashm\u00eb ka n\u00eb duart e tij \u00e7do pushtet.<\/p>\n<p>Si njeriu i pushtetit absolut n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Doli si njeriu q\u00eb \u00ebsht\u00eb i vendosur p\u00ebr t\u00eb mbrojtur l\u00ebkur\u00ebn e tij t\u00eb marr\u00eb \u00e7do vendim kund\u00ebr qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb marr\u00eb \u00e7do vendim kund\u00ebr Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Kund\u00ebr gjith\u00e7kaje tjet\u00ebr sepse n\u00eb ligjin e diktator\u00ebve, lidhjet e tyre t\u00eb krimit jan\u00eb lidhjet e tyre m\u00eb t\u00eb fuqishme, p\u00ebr t\u00eb cilat ata jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb japin gjith\u00e7ka dhe t\u00eb b\u00ebjn\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar l\u00ebkur\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsimi i PD p\u00ebr vendimin e Edi Ram\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mbrojtur Lubi Ballukun dhe si\u00e7 theksova, pas k\u00ebtij vendimi ndodhi lubizimi i plot\u00eb i drejtimit, i qeveris\u00eb, narkoqeveris\u00eb dhe institucioneve t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Do t\u00eb ishte naivitet i pafalsh\u00ebm t\u00eb mendohet se po ja, nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb Lubia.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta p\u00ebr secilin prej nesh duhet t\u00eb jet\u00eb e qart\u00eb se jo vet\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo, por ajo \u00ebsht\u00eb shum\u00ebfishuar.<\/p>\n<p>Sepse \u00ebsht\u00eb Edi Rama, i cili vendosi n\u00eb post\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb k\u00ebsaj here t\u00eb Lubis\u00eb.<\/p>\n<p>Edi Rama, nga ana tjet\u00ebr, me k\u00ebt\u00eb rast nuk sfidoi vet\u00ebm Kushtetut\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk sfidoi vet\u00ebm ligjet e tjera t\u00eb vendit, protestat e thirrjet e fuqishme t\u00eb opozit\u00ebs, por ai sfidoi haptas p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar l\u00ebkur\u00ebn e tij, edhe partner\u00ebt tan\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt me deklarata publike, i b\u00ebn\u00eb t\u00eb qart\u00eb se bllokimi i funksionit t\u00eb prokuroris\u00eb dhe drejt\u00ebsis\u00eb, bllokimi i luft\u00ebs kund\u00ebr korrupsionit, jan\u00eb t\u00eb papajtueshme me standardet e BE.<\/p>\n<p>Por edhe nj\u00ebher\u00eb, nj\u00eb njeri q\u00eb ka l\u00ebkur\u00ebn e vet n\u00eb rrezik nuk njeh ligj, standard p\u00ebrve\u00e7 interesit t\u00eb l\u00ebkur\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Situata \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb e rrezikshme sepse Edi Rama po shtr\u00ebngon pas mbrojtjes q\u00eb i b\u00ebri Lubis\u00eb, e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se bota e krimit \u00ebsht\u00eb m\u00eb e aktivizuar se kurr\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto rrethana, \u00e7do njeri duhet t\u00eb pyes\u00eb veten, cila \u00ebsht\u00eb alternativa e opozit\u00ebs?<\/p>\n<p>Alternativa e opozit\u00ebs \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm sulmi ndaj k\u00ebsaj qeverie.<\/p>\n<p>Edhe e v\u00ebrtet\u00eb, koka e shtrir\u00eb vet\u00ebm pritet. Ta ket\u00eb t\u00eb qart\u00eb \u00e7do qytetar.<\/p>\n<p>P\u00ebrkundrazi, ne nuk do shtrijm\u00eb kok\u00ebn kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Ne do ngrihemi gjer n\u00eb largimin e tij.<\/p>\n<p>Do ishte katastrofa m\u00eb e madhe komb\u00ebtare sikur ne t\u00eb pranonim si akt t\u00eb kryer k\u00ebt\u00eb akt t\u00eb paprecedent t\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Ju duhet t\u00eb dini nj\u00eb gj\u00eb, q\u00eb k\u00ebto aferat e Ballukut shkojn\u00eb miliarda.<\/p>\n<p>Ato 6 dosje q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb nga prokuror\u00ebt, ishin 1.2 miliard\u00eb.<\/p>\n<p>Por ajo absolutisht n\u00eb \u00e7do firm\u00eb q\u00eb ka, ka nj\u00eb afer\u00eb t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Ajo ka administruar 12 miliard\u00eb euro t\u00eb taksapaguesve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Por duhet t\u00eb themi se p\u00ebrkrah virulenc\u00ebs s\u00eb krimit, n\u00eb krye t\u00eb t\u00eb gjithave q\u00ebndron AKSHI, q\u00ebndron gropa e zez\u00eb e Edi Ram\u00ebs, kopshti i Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>E theksova dhe para dy dit\u00ebve, ua them edhe ju k\u00ebtu, AKSHI jan\u00eb qindra e qindra milion\u00eb euro t\u00eb pla\u00e7kitura nga kunati i Linda Ram\u00ebs dhe t\u00eb gjith\u00eb skenar\u00ebt q\u00eb keni d\u00ebguar ju t\u00eb pengmarrjeve, kan\u00eb pasur vet\u00ebm nj\u00eb q\u00ebllim, q\u00eb tenderat t\u2019i fitoj\u00eb Linda Rama me kunatin e saj, Armand Frangu.<\/p>\n<p>Po \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00ebri aspekt kjo q\u00eb po u them ju, aspekti tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb se jan\u00eb fshir\u00eb dhe ndryshuar pron\u00ebsi n\u00eb mij\u00ebra e mij\u00ebra raste.<\/p>\n<p>Se Ergys Agasi me porosi t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe n\u00ebn udh\u00ebheqjen e Ram\u00ebs ka shtrir\u00eb duart e tij t\u00eb zeza n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb materialin dixhital q\u00eb ka pasur e-Albania apo institucionet e vendit.<\/p>\n<p>Dhe m\u00eb i \u00e7muari natyrisht jan\u00eb pronat.<\/p>\n<p>Kan\u00eb dekodifikuar emailet e qytetar\u00ebve dhe pastaj kan\u00eb b\u00ebr\u00eb transferta dhe zhdukjen, zhvendosjet e mij\u00ebra e mij\u00ebra pronave.<\/p>\n<p>Sukses i madh \u00ebsht\u00eb AKSHI, thoshte Edi Rama.<\/p>\n<p>Dhe sot Edi Rama ka vendosur n\u00eb drejtim t\u00eb atij institucioni nj\u00eb delinkuent q\u00eb ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebto operacione, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ruaj\u00eb kontrollin e plot\u00eb. Nj\u00eb Igli Tafaj.<\/p>\n<p>Pra, Edi Rama mbron me \u00e7do kusht t\u00eb gjith\u00eb zot\u00ebrimin mbi AKSHI-n.<\/p>\n<p>Publikisht, pafytyr\u00ebsisht e paraqet Mirlind\u00ebn si t\u00eb pafajshme, si t\u00eb gjor\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb u thot\u00eb shqiptar\u00ebve ky sot? Ky \u00ebsht\u00eb i pafytyr\u00eb. Kur u thoshte ajo e ndershmja edhe apartamentin e ka me qira, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur ajo ka vila dhe apartamente t\u00eb bler\u00eb me parat\u00eb e vjedhura t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Pse po i them k\u00ebto?<\/p>\n<p>I them k\u00ebto p\u00ebr t\u00eb mos pasur asnj\u00eb iluzion se sot \u00ebsht\u00eb m\u00eb keq se dje.<\/p>\n<p>Se largimi i Ballukut nuk p\u00ebrb\u00ebn kurrfar\u00eb arritje, p\u00ebrkundrazi p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb Edi Ram\u00ebs p\u00ebr t\u2019u fshehur pas k\u00ebtij akti p\u00ebr krimet e r\u00ebnda q\u00eb ka kryer.<\/p>\n<p>Ndaj dhe PD ndodhet para nj\u00eb situate t\u00eb jasht\u00ebzakonshme.<\/p>\n<p>An\u00ebtar\u00ebt dhe mb\u00ebshtet\u00ebsit e saj jan\u00eb para nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme dhe duhet t\u2019i p\u00ebrgjigjen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme.<\/p>\n<p>Duhet t\u2019i p\u00ebrgjigjemi me kryengritje paq\u00ebsore gjer n\u00eb realizimin e q\u00ebllimit ton\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb e kuptoj se jan\u00eb jo t\u00eb pakt\u00eb ata q\u00eb shtrojn\u00eb pyetjen: \u00e7far\u00eb arrit\u00ebm.<\/p>\n<p>Me durim u shpjegohet se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodhte po t\u00eb mos ishim ngritur.<\/p>\n<p>Ia dol\u00ebm q\u00eb t\u00eb hedhim posht\u00eb shpifjen m\u00eb antishqiptare q\u00eb kisha d\u00ebgjuar ndonj\u00ebher\u00eb, lobimet korruptive t\u00eb Edi Ram\u00ebs n\u00eb qendra shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme vendimmarrje, deklaronin p\u00ebr t\u00eb mbrojtur Edi Ram\u00ebn, se imuniteti i Ballukut \u00ebsht\u00eb interpretim shqiptar.<\/p>\n<p>Dhe se kur qytetar\u00ebt nuk ngrihen kund\u00ebr, se ne nuk jemi qytetar\u00eb sipas k\u00ebtyre racist\u00ebve, at\u00ebher\u00eb nuk ke \u00e7far\u00eb t\u2019i b\u00ebsh korrupsionit.<\/p>\n<p>Nuk ka faj Edi Rama q\u00eb vjedh.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb vjedh\u00eb Edi Rama meq\u00eb qytetar\u00ebt nuk ngrihen.<\/p>\n<p>Logjik\u00eb e till\u00eb.<\/p>\n<p>E para nj\u00ebher\u00eb, ju jeni k\u00ebtu dhe shqiptar\u00ebt e din\u00eb se n\u00eb vitin 2009, 2010, 2011 jan\u00eb k\u00ebrkuar imunitete ministrash, z\u00ebvend\u00ebsministrash dhe askujt nuk i ka shkuar kurr\u00eb nd\u00ebrmend p\u00ebr t\u2019i bllokuar ato.<\/p>\n<p>Jan\u00eb dor\u00ebzuar pa u hequr nga parlamenti.<\/p>\n<p>Kurse tani q\u00eb bllokohen, tani duan t\u00eb na paraqesin si interpretim.<\/p>\n<p>Dhe e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb lobist\u00eb t\u00eb korruptuar nga Edi Rama.<\/p>\n<p>Por fatmir\u00ebsisht jan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb miqt\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb nuk e pranojn\u00eb nj\u00eb logjik\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Ose p\u00ebr AKSHI-n, q\u00eb qenka kultur\u00eb shqiptare kjo pengmarrja. Ka turp m\u00eb t\u00eb madh?<\/p>\n<p>N\u00eb memorien 34-vje\u00e7are un\u00eb mbaj mend vet\u00ebm nj\u00eb biznesmen t\u00eb marr\u00eb peng. Dhe po t\u00eb marr\u00ebsh \u00e7do vend tjet\u00ebr e ka nj\u00eb biznesmen t\u00eb marr\u00eb peng.<\/p>\n<p>Por nuk \u00ebsht\u00eb kultur\u00eb shqiptare pengmarrja.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur sip\u00ebrmarrja shtet\u00ebrore e ka t\u00eb pakt\u00ebn tre t\u00eb deklaruara gjer tani t\u00eb marr\u00eb peng.<\/p>\n<p>Pengmarrja \u00ebsht\u00eb kultur\u00eb e Edi Ram\u00ebs dhe jo e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Por lobist\u00ebt e paraqesin se qenka kultur\u00eb e jona.<\/p>\n<p>Ua them k\u00ebto p\u00ebr t\u2019u angazhuar n\u00eb nj\u00eb diskutim t\u00eb hapur me \u00e7do shqiptar se duhet t\u00eb ngrihemi, duhet t\u00eb vazhdojm\u00eb betej\u00ebn ton\u00eb gjer n\u00eb realizimin e projektit.<\/p>\n<p>Edi Rama, ua them p\u00ebrs\u00ebri, \u00ebsht\u00eb bish\u00eb e plagosur p\u00ebrfundimisht.<\/p>\n<p>T\u00eb b\u00ebj\u00eb \u00e7\u2019t\u00eb doj\u00eb, ne nuk i ndahemi.<\/p>\n<p>T\u00eb b\u00ebj\u00eb \u00e7\u2019t\u00eb doj\u00eb, ai nuk ka t\u00eb ardhme, \u00ebsht\u00eb i pashpres\u00eb, \u00ebsht\u00eb i humbur.<\/p>\n<p>P\u00ebrpiqet n\u00eb t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat si sharlatan.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb shes\u00eb gjith\u00e7ka, t\u00eb thot\u00eb \u00e7do gj\u00eb, vet\u00ebm e vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb kapet n\u00eb nj\u00eb fije bari apo n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Por kur vjedh shqiptar\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, nuk ke m\u00eb shpres\u00eb.<\/p>\n<p>Ai v\u00ebrtet e mbylli, v\u00ebrtet Ballukun e ka n\u00eb krah se ajo ia ka t\u00eb gjitha dosjet.<\/p>\n<p>Ai ka 25 vite q\u00eb vjedh me t\u00eb q\u00eb nga bashkia dhe gjer dit\u00ebn kur iku.<\/p>\n<p>Tani \u00ebsht\u00eb Oltion Bistri q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb asistenti kryesor i Ergys Agasit, sepse Ergys Agasi \u00ebsht\u00eb i qet\u00eb, vazhdon nd\u00ebrtimet.<\/p>\n<p>Nga ju drejtuesit e deg\u00ebve t\u00eb PD k\u00ebrkohet nj\u00eb p\u00ebrqendrim total n\u00eb p\u00ebrgatitjen e protest\u00ebs s\u00eb ardhshme t\u00eb dat\u00ebs 8 maj, nj\u00eb takim dhe biseda intensive me qytetar\u00ebt p\u00ebr t\u2019u shpjeguar atyre se nuk ka dhe nuk ka pasur armik m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr se Edi Rama p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, ju e keni t\u00eb qart\u00eb se p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ju, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne, kryefjala e t\u00eb gjith\u00eb kryefjal\u00ebve \u00ebsht\u00eb organizim, organizim, organizim.<\/p>\n<p>Ne jemi parti e madhe, ata q\u00eb e v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim k\u00ebt\u00eb, gabojn\u00eb.<\/p>\n<p>Por ne kemi pasur nj\u00eb problem, dhe duhet t\u2019i njohim problemet tona, ne nuk jemi marr\u00eb n\u00eb shkall\u00ebn e duhur me organizimin.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb seri, por ne nuk jemi ata q\u00eb kemi p\u00ebrkushtuar n\u00eb shkall\u00ebn e duhur energjit\u00eb, p\u00ebrqendrimin ton\u00eb.<\/p>\n<p>Ndaj dhe sot dhe \u00e7do dit\u00eb, kryetar\u00ebt, an\u00ebtar\u00ebt e kryesive, drejtuesit e qarqeve, koordinator\u00ebt, kryetar\u00ebt e grup seksioneve, kan\u00eb detyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, organizimin, riorganizimin e k\u00ebsaj partie, nga seksionet, gjer n\u00eb drejtimet kryesore.<\/p>\n<p>Edhe kjo \u00ebsht\u00eb e domosdoshme p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me situat\u00ebn e krijuar.<\/p>\n<p>Edi Rama \u00ebsht\u00eb n\u00eb pozit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, nuk del m\u00eb nga ky qerthull.<\/p>\n<p>Edi Rama del nga ky qerthull vet\u00ebm po e lam\u00eb ne.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm po pranuam ne q\u00eb ai t\u00eb dal\u00eb.<\/p>\n<p>Se ai nuk mund t\u00eb dal\u00eb.<\/p>\n<p>Dha nj\u00eb intervist\u00eb n\u00eb nj\u00eb gazet\u00eb evropiane, me siguri t\u00eb lobuar.<\/p>\n<p>Shtypi evropian iu p\u00ebrvesh, gazetat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha iu p\u00ebrvesh\u00ebn si hipokrit, si mashtrues, etj me radh\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha cituan opozit\u00ebn, z\u00ebrin e tyre, p\u00ebrpjekjen e opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb k\u00ebto p\u00ebrpjekje t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb rritje.<\/p>\n<p>Edi Rama \u00e7do dit\u00eb b\u00ebhet m\u00eb armik, \u00e7do dit\u00eb b\u00ebhet m\u00eb i rreziksh\u00ebm, \u00e7do dit\u00eb b\u00ebhet m\u00eb antishqiptar, \u00e7do dit\u00eb b\u00ebhet m\u00eb hajdut bashk\u00eb me organizat\u00ebn e tij kriminale.<\/p>\n<p>Ne nuk do ta pranojm\u00eb kurr\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sali BERISHA S\u00eb pari, nj\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetje shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrt dhe nj\u00eb urim nga zemra p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb zgjedhur apo rizgjedhur n\u00eb procesin zgjedhor, t\u00eb bazuar n\u00eb vot\u00ebn, vullnetin e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb PD, proces pra q\u00eb bazohet n\u00eb vlerat m\u00eb themelore t\u00eb vendimmarrjes demokratike, n\u00eb dallim nga partia e krimit, n\u00eb dallim nga &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":141447,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-141446","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/141446","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=141446"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/141446\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":141448,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/141446\/revisions\/141448"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/141447"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=141446"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=141446"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=141446"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}