{"id":141662,"date":"2026-04-30T11:48:49","date_gmt":"2026-04-30T11:48:49","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=141662"},"modified":"2026-04-30T11:48:49","modified_gmt":"2026-04-30T11:48:49","slug":"si-balla-genjeu-ne-sallen-e-gjyqit-tentoi-te-ndryshoje-deshmine-perballe-malltezit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/04\/30\/si-balla-genjeu-ne-sallen-e-gjyqit-tentoi-te-ndryshoje-deshmine-perballe-malltezit\/","title":{"rendered":"Si Balla g\u00ebnjeu n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit, tentoi t\u00eb ndryshoj\u00eb d\u00ebshmin\u00eb p\u00ebrball\u00eb Malltezit"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti socialist, Taulant Balla, g\u00ebnjeu edhe n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit ku u thirr p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar p\u00ebr dosjen \u2018Partizani\u2019.<\/p>\n<p>I pyetur nga Jamarb\u00ebr Malltezi, ai tha fillimisht se e ka paraqitur padin\u00eb si nj\u00eb d\u00ebshmitar. M\u00eb pas tha se k\u00ebt\u00eb d\u00ebshmi e ka paraqitur si an\u00ebtar i Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Malltezi tha se ai po g\u00ebnjen pasi n\u00eb kall\u00ebzim thuhet ndryshe.<\/p>\n<p>I pyetur n\u00ebse ka dor\u00ebzuar t\u00eb gjith\u00eb provat, Balla i b\u00ebri bisht pyetjes. Po ashtu ai nuk u p\u00ebrgjigj direkt p\u00ebr ndihm\u00ebn e marr\u00eb nga ish-deputeti socialist, Alket Hyseni.<\/p>\n<p>Balla mashtroi vazhdimisht n\u00eb seanc\u00eb edhe n\u00eb lidhje me m\u00ebnyr\u00ebn se si i kishte marr\u00eb informacionet p\u00ebr padin\u00eb.<\/p>\n<p>Ai g\u00ebnjeu hapur edhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e planit t\u00eb shp\u00ebrndarjes dhe koh\u00ebn e privatizimit t\u00eb kompleksit &#8216;Partizani&#8217;.<\/p>\n<p>PJES\u00cb NGA P\u00cbRBALLJA<\/p>\n<p>Jamarb\u00ebr Malltezi: A mund t\u00eb na sqaroni pozicionin tuaj aktual?<br \/>\nBalla: Jam an\u00ebtar i Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<br \/>\nMalltezi: Keni edhe ndonj\u00eb funksion tjet\u00ebr?<br \/>\nBalla: Po, kam funksione politike n\u00eb Partin\u00eb Socialiste.<br \/>\nMalltezi: N\u00eb \u00e7far\u00eb pozicioni keni qen\u00eb kur keni b\u00ebr\u00eb kall\u00ebzimin n\u00eb SPAK?<br \/>\nBalla: Kam qen\u00eb sekretar i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i PS-s\u00eb dhe kryetar grupi.<br \/>\nMalltezi: Pra, nuk keni firmosur si shtetasi Taulant Balla, por si sekretar i p\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe kryetar grupi?<br \/>\nBalla: Kall\u00ebzimin e kam paraqitur si d\u00ebshmitar.<br \/>\nMalltezi: Deklarimi juaj \u00ebsht\u00eb i pav\u00ebrtet\u00eb, sepse n\u00eb kall\u00ebzim e keni paraqitur ndryshe. A ka qen\u00eb iniciativ\u00eb e grupit parlamentar t\u00eb PS-s\u00eb apo iniciativa juaj personale?<br \/>\nBalla: Kam kryer detyr\u00ebn si p\u00ebrfaq\u00ebsues i Kuvendit, sepse kur vihesh n\u00eb dijeni t\u00eb nj\u00eb vepre penale, moskall\u00ebzimi p\u00ebrb\u00ebn gjithashtu vep\u00ebr penale. Deputeti duhet t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb interesin komb\u00ebtar. Ka qen\u00eb nj\u00eb veprimtari e nd\u00ebrthurur si deputet dhe si kryetar grupi. Nuk ka qen\u00eb vendim i grupit parlamentar, por vendim personal i imi.<br \/>\nMalltezi: A jan\u00eb dor\u00ebzuar t\u00eb gjitha provat bashk\u00ebngjitur kall\u00ebzimit apo jo?<br \/>\nBalla: Kjo ka qen\u00eb nj\u00eb pun\u00eb hetimore shum\u00ebvje\u00e7are. Duke shfryt\u00ebzuar ligjin p\u00ebr statusin e deputetit, kam marr\u00eb informacion nga institucione t\u00eb tjera dhe ia kam bashk\u00ebngjitur kall\u00ebzimit.<br \/>\nMalltezi: Si ua kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb juve t\u00eb dh\u00ebnat tona personale?<br \/>\nBalla: Jam drejtuar institucioneve dhe ato q\u00eb m\u00eb jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion ia kam dor\u00ebzuar prokuroris\u00eb. Nj\u00eb pjes\u00eb jan\u00eb marr\u00eb zyrtarisht, nd\u00ebrsa nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr kan\u00eb ardhur nga denoncime t\u00eb qytetar\u00ebve.<br \/>\nMalltezi: A e dini kush \u00ebsht\u00eb \u201cLaw Farm Firm\u201d?<br \/>\nBalla: Mund ta kem p\u00ebrdorur p\u00ebr konsulenc\u00eb ligjore.<br \/>\nMalltezi: E keni angazhuar ju Alket Hysenin?<br \/>\nBalla: Ka qen\u00eb deputet. Nuk e kam angazhuar si zyr\u00eb avokatie, por mund t\u00eb jem konsultuar me t\u00eb.<br \/>\nMalltezi: Deputeti mund t\u00eb ushtroj\u00eb aktivitet privat? Alket Hyseni?<br \/>\nBalla: Nuk e di.<br \/>\nMalltezi: Nga kush iu dha akses studios \u201cH&amp;A Law\u201d?<br \/>\nBalla: Nuk e di.<br \/>\nMalltezi: A ju kan\u00eb ngritur shqet\u00ebsimin p\u00ebr p\u00ebrdorimin e t\u00eb dh\u00ebnave private?<br \/>\nBalla: Jam p\u00ebrgjigjur p\u00ebr \u00e7do pyetje q\u00eb ka pasur prokurorja.<br \/>\nMalltezi: K\u00ebt\u00eb pyetje nuk jua ka b\u00ebr\u00eb.<br \/>\nBalla: Nuk e mbaj mend.<br \/>\nMalltezi: Bazoheni n\u00eb prova apo n\u00eb supozime?<br \/>\nBalla: Kall\u00ebzimi ngrihet mbi dyshime. K\u00ebto dyshime shoq\u00ebrohen me disa dokumente, prova mund t\u2019i quajm\u00eb, q\u00eb i jan\u00eb bashk\u00ebngjitur kall\u00ebzimit.<br \/>\nMalltezi: Cilat prova konkrete paraqisni dhe n\u00eb \u00e7far\u00eb aspekti korruptiv?<br \/>\nBalla: Nuk ka nj\u00eb vep\u00ebr m\u00eb t\u00eb qart\u00eb se kjo, t\u00eb nj\u00eb afer\u00eb t\u00eb past\u00ebr&#8230;<br \/>\nGjyqtarja Ulliri: Q\u00ebndrojini pyetjes.<br \/>\nBalla: B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si merret prona shtet\u00ebrore, privatizohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme dhe kthehet n\u00eb p\u00ebrfitim t\u00eb paligjsh\u00ebm.<br \/>\nMalltezi: That\u00eb se i keni marr\u00eb vet\u00eb provat dhe se procedurat jan\u00eb b\u00ebr\u00eb brenda 6 muajve, duke qen\u00eb se nj\u00eb nga provat ishte dokumenti i kthimit t\u00eb pron\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga viti 1996 deri n\u00eb vitin 2007. A mendoni se ky afat \u00ebsht\u00eb 6 muaj? Dokumentin e dor\u00ebzoi d\u00ebshmitari me dor\u00ebn e tij.<br \/>\nBalla: Kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb rast kur, n\u00eb vitin 2007, prona ishte brenda planit t\u00eb p\u00ebrhapjes. Nga momenti i heqjes nga plani deri n\u00eb privatizim, gjith\u00e7ka u b\u00eb p\u00ebr 6 muaj.<br \/>\nMalltezi: Kur \u00ebsht\u00eb hequr nga plani i p\u00ebrhapjes?<br \/>\nBalla: Nga mediat jam informuar mbi deklaratat e ish-funksionar\u00ebve t\u00eb ushtris\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb kund\u00ebr heqjes nga plani i p\u00ebrhapjes.<br \/>\nMalltezi: E dini \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb plani i p\u00ebrhapjes?<br \/>\nBalla: Plani i ushtris\u00eb \u00ebsht\u00eb plani mbi pronat e ushtris\u00eb, pra mbi ato prona q\u00eb i duhen ushtris\u00eb.<br \/>\nMalltezi: E ke marr\u00eb vesh nga media dhe nga deklarata e nj\u00eb gjenerali. P\u00ebr v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb bazohesh te faktet apo te deklaratat? Kush ka pesh\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe: dekreti i Presidentit apo deklarata e nj\u00eb gjenerali n\u00eb media?<br \/>\nUlliri: Pyetja nuk pranohet.<br \/>\nMalltezi: Si ka dal\u00eb plani i p\u00ebrhapjes, kur ai \u00ebsht\u00eb dokument sekret?<br \/>\nBalla: P\u00ebrderisa ju e privatizuat, kjo u m\u00ebsua. Nuk \u00ebsht\u00eb hetuar vet\u00ebm nga un\u00eb, por edhe nga media, ku \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb se procedura ka ngritur dyshime p\u00ebr abuzim.<br \/>\nMalltezi: E keni par\u00eb planin e p\u00ebrhapjes?<br \/>\nBalla: Jo.<br \/>\nMalltezi: Ku e bazoni kur thoni se ka filluar privatizimi n\u00eb vitin 2008?<br \/>\nBalla: Mbi deklarime publike.<br \/>\nMalltezi: Ku e bazoni?<br \/>\nBalla: Nuk kam koment tjet\u00ebr.<br \/>\nMalltezi: A jeni n\u00eb dijeni q\u00eb Majko dhe Klosi jan\u00eb shprehur p\u00ebr privatizimin e klubit n\u00eb vitin 2006?<br \/>\nBalla: Jo, nuk kam dijeni.<br \/>\nMalltezi: A jeni n\u00eb dijeni p\u00ebr shprehjen e interesit n\u00eb vitin 2006?<br \/>\nBalla: Po.<br \/>\nMalltezi: At\u00ebher\u00eb pse thoni se nuk keni dijeni para vitit 2008, kur vet\u00eb pranoni se kishit dijeni?<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti socialist, Taulant Balla, g\u00ebnjeu edhe n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit ku u thirr p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar p\u00ebr dosjen \u2018Partizani\u2019. I pyetur nga Jamarb\u00ebr Malltezi, ai tha fillimisht se e ka paraqitur padin\u00eb si nj\u00eb d\u00ebshmitar. M\u00eb pas tha se k\u00ebt\u00eb d\u00ebshmi e ka paraqitur si an\u00ebtar i Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Malltezi tha se ai &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":141663,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-141662","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/141662","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=141662"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/141662\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":141664,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/141662\/revisions\/141664"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/141663"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=141662"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=141662"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=141662"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}