{"id":141764,"date":"2026-05-01T20:11:17","date_gmt":"2026-05-01T20:11:17","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=141764"},"modified":"2026-05-01T20:11:17","modified_gmt":"2026-05-01T20:11:17","slug":"berisha-nga-forumi-i-idu-ne-zagreb-intensifikim-i-bashkepunimit-me-partneret-pasqyruam-situaten-e-rende-ne-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/05\/01\/berisha-nga-forumi-i-idu-ne-zagreb-intensifikim-i-bashkepunimit-me-partneret-pasqyruam-situaten-e-rende-ne-shqiperi\/","title":{"rendered":"Berisha nga forumi i IDU n\u00eb Zagreb: Intensifikim i bashk\u00ebpunimit me partner\u00ebt, pasqyruam situat\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri!"},"content":{"rendered":"<p><em>N\u00eb Forumin e IDU-s\u00eb q\u00eb po zhvillohet n\u00eb Zagreb t\u00eb Kroacis\u00eb, kyetari i Partis\u00eb Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha ka zhvilluar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb takimesh ku ka mbajtur dhe nj\u00eb fjal\u00eb n\u00eb panelin qendror t\u00eb k\u00ebtij forumi, pjes\u00eb e s\u00eb cilit jan\u00eb mbi 80 parti t\u00eb djathta dhe konservatore. Z. Berisha u ndalur te zhvillimet politike n\u00eb Shqip\u00ebri dhe bashk\u00ebpunimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar i opozit\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb nj\u00eb prononcim p\u00ebr mediat, kryetari i Partis\u00eb Demokratike e cil\u00ebsoi dit\u00ebn si intensive, duke e v\u00ebn\u00eb theksin n\u00eb ve\u00e7anti te takimi me kryeministrin e Kroacis\u00eb, Andrej Plenkovi\u00e7. Z. Berisha b\u00ebri t\u00eb ditur gjithashtu se ka zhvilluar nj\u00eb takim me presidentin e IDU-s\u00eb dhe ish-kryeministrin e Kanadas\u00eb, Stephen Harper, me t\u00eb cilin ndan nj\u00eb njohje t\u00eb hershme.<\/em><\/p>\n<p><em>Kryetari i PD-s\u00eb theksoi se IDU ka qen\u00eb dhe mbetet nj\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebse e r\u00ebnd\u00ebsishme e Partis\u00eb Demokratike, nd\u00ebrsa theksoi angazhimin e plot\u00eb t\u00eb partis\u00eb q\u00eb ai drejton p\u00ebr integrimin evropian, duke e konsideruar at\u00eb si t\u00eb ardhmen m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt.<\/em><\/p>\n<p><em>Z. Berisha renditi gjithashtu pengesat kryesore, si\u00e7 jan\u00eb: deformimi i zgjedhjeve, ndikimi i drog\u00ebs dhe fenomeni i narkoshtetit, nd\u00ebrsa kritikoi iniciativat rajonale t\u00eb nd\u00ebrmarra nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti serb Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7, duke i cil\u00ebsuar si p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar procesin e integrimit n\u00eb Bashkimin Evropian me alternativa si \u2018Ballkani i Hapur\u2019. Kryetari i PD-s\u00eb p\u00ebrmendi edhe nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb publikuar n\u00eb median gjermane \u2018Frankfurter Allgemeine\u2019, ku, sipas tij, \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar nj\u00eb form\u00eb \u2018integrim i dor\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb\u2019, q\u00eb nuk ekziston n\u00eb procedurat e BE-s\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><strong>Prononcimi i kreut t\u00eb PD, Sali Berisha:<\/strong><\/p>\n<p><strong>Pyetje: Zoti Berisha ju keni zhvilluar disa takime, keni mbajtur dhe nj\u00eb fjal\u00eb n\u00eb panelin qendror t\u00eb k\u00ebtij forumi. Cilat ishin, le t\u00eb themi pikat kryesore t\u00eb fjal\u00ebs tuaj, t\u00eb cilat diskutuat, por dhe n\u00eb takimet q\u00eb kishit?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Sali Berisha:\u00a0<\/strong>Ishte nj\u00eb dit\u00eb intensive, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn pata nderin dhe k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb t\u00eb kem nj\u00eb takim me kryeministrin e Kroacis\u00eb zotin Plenkovi\u00e7, nj\u00eb mik i v\u00ebrtet\u00eb i Shqip\u00ebris\u00eb, i Partis\u00eb Demokratike. Me Kroacin\u00eb, ne kemi patur dhe kemi marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb shk\u00eblqyera. Dy vendet tona jan\u00eb vende v\u00ebrtet mike. Me partin\u00eb HDZ t\u00eb kryeministrit, kemi nj\u00eb aleanc\u00eb 30-vje\u00e7are, nj\u00eb bashk\u00ebpunim 30-vje\u00e7ar. Dhe kam k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb se ky bashk\u00ebpunim gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe q\u00eb drejtohet nga kryeministri Plenkovi\u00e7, bashk\u00ebpunimi midis dy partive tona ka njohur dimensione t\u00eb reja dhe do njoh\u00eb dimensione t\u00eb reja n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Diskutuam gjer\u00ebsisht p\u00ebr bashk\u00ebpunimin e mundsh\u00ebm midis dy partive, si dhe p\u00ebr gjendjen n\u00eb Shqip\u00ebri, kushtet t\u00eb cilat ndodhet opozita shqiptare, aktet represive t\u00eb regjimit ndaj opozit\u00ebs, por dhe ndaj qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb. Ishte nj\u00eb takim n\u00eb t\u00eb cilin, i cili u kalua n\u00eb mir\u00ebkuptim t\u00eb plot\u00eb dhe ram\u00eb dakord p\u00ebr zgjerimin dhe intensifikimin e bashk\u00ebpunimit midis dy partive tona.<\/p>\n<p>Takimi me presidentin e IDU-s\u00eb, ish-kryeministrin e Kanadas\u00eb, nj\u00eb personalitet i shquar, Stephen Harper, me t\u00eb cilin m\u00eb lidh nj\u00eb njohje e vjet\u00ebr dhe nj\u00eb miq\u00ebsi me t\u00eb. IDU ka qen\u00eb nj\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebse e madhe dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebse e madhe e Partis\u00eb Demokratike. Paraqit\u00ebm situat\u00ebn dhe zhvillimet n\u00eb vend, shkarjet e m\u00ebdha t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00ebn regjimin e autokracis\u00eb elektorale apo diktatur\u00ebs autoritare t\u00eb Edi Ram\u00ebs, problematikat e m\u00ebdha q\u00eb krijon n\u00eb Shqip\u00ebri droga dhe narkoshteti, paraliza q\u00eb i b\u00ebn shtetit ligjor. Diskutuam gjer\u00ebsisht dhe ram\u00eb dakord p\u00ebr nj\u00eb bashk\u00ebpunim n\u00eb rritje midis Partis\u00eb Demokratike dhe IDU-s\u00eb n\u00eb kuadrin e an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb organizat\u00eb q\u00eb kemi.<\/p>\n<p>Kam takuar k\u00ebtu edhe miq t\u00eb tjer\u00eb, si\u00e7 e pat\u00eb, ishim n\u00eb nj\u00eb panel\u00a0 kushtuar problemeve t\u00eb zgjerimit, me personalitete, me ministra t\u00eb Jasht\u00ebm t\u00eb Kroacis\u00eb, me Komisionerin e Lart\u00eb t\u00eb Bashkimit Evropian p\u00ebr Bosnj\u00eb-Hercegovin\u00ebn, me ministrin e jasht\u00ebm t\u00eb Maqedonis\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb panel, i cili drejtohej nga p\u00ebrfaq\u00ebsues i lart\u00eb i Institutit Republikan, n\u00eb k\u00ebt\u00eb panel pata rastin t\u00eb paraqes problematikat e m\u00ebdha me t\u00eb cilat p\u00ebrballet Shqip\u00ebria sot, angazhimin e madh t\u00eb Partis\u00eb Demokratike p\u00ebr integrimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb si t\u00eb ardhmen m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve, por dhe pengesat jasht\u00ebzakonisht serioze, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrrimi i zgjedhjeve n\u00eb fars\u00eb elektorale p\u00ebr shkak t\u00eb pushtetit, droga dhe narkoshteti si faktor rr\u00ebnues t\u00eb qenies shqiptare.<\/p>\n<p>Nismat aberative t\u00eb mbrapshta, rajonale t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7, me t\u00eb cilat jan\u00eb p\u00ebrpjekur me t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat de facto t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkim, e integrimit n\u00eb Bashkimin Evropian, me procese si Ballkani i hapur apo me letr\u00ebn e fundit q\u00eb shkruajt\u00ebn pa marr\u00eb mendimin e askujt p\u00ebrve\u00e7 t\u00eb pushtetit t\u00eb tyre, q\u00eb shkruajt\u00ebn dhe e botuan n\u00eb \u2018Frankfurter Allgemeine\u2019 ku k\u00ebrkuan nj\u00eb an\u00ebtar\u00ebsim t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb, nj\u00eb procedur\u00eb t\u00eb re e cila nuk ekziston n\u00eb Bashkimin Evropian.<\/p>\n<p>Pra, pat nj\u00eb interes shum\u00eb t\u00eb madh, si\u00e7 e pat\u00eb, p\u00ebr fjal\u00ebn dhe p\u00ebr paraqitjen q\u00eb i b\u00ebra realitetit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Faleminderit!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Forumin e IDU-s\u00eb q\u00eb po zhvillohet n\u00eb Zagreb t\u00eb Kroacis\u00eb, kyetari i Partis\u00eb Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha ka zhvilluar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb takimesh ku ka mbajtur dhe nj\u00eb fjal\u00eb n\u00eb panelin qendror t\u00eb k\u00ebtij forumi, pjes\u00eb e s\u00eb cilit jan\u00eb mbi 80 parti t\u00eb djathta dhe konservatore. Z. Berisha u ndalur te zhvillimet politike &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":141765,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-141764","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/141764","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=141764"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/141764\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":141766,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/141764\/revisions\/141766"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/141765"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=141764"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=141764"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=141764"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}