{"id":141790,"date":"2026-05-02T10:36:05","date_gmt":"2026-05-02T10:36:05","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=141790"},"modified":"2026-05-02T10:41:00","modified_gmt":"2026-05-02T10:41:00","slug":"berisha-lexon-rezoluten-e-forte-te-idu-u-miratua-me-unanimitet-shqiperia-ishte-ne-krye-te-axhendes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/05\/02\/berisha-lexon-rezoluten-e-forte-te-idu-u-miratua-me-unanimitet-shqiperia-ishte-ne-krye-te-axhendes\/","title":{"rendered":"Berisha lexon rezolut\u00ebn e fort\u00eb t\u00eb IDU: U miratua me unanimitet, Shqip\u00ebria ishte n\u00eb krye t\u00eb axhend\u00ebs!"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha,n\u00eb bashk\u00ebbisedimin me qytetar\u00ebt, u shpreh se, gjat\u00eb pjes\u00ebmarrjes n\u00eb punimet e forumit t\u00eb Bashkimit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Demokracis\u00eb n\u00eb Zagreb, Shqip\u00ebria ka qen\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb debatit politik nd\u00ebrkomb\u00ebtar, p\u00ebr shkak t\u00eb problematikave t\u00eb r\u00ebnda q\u00eb, sipas tij, po shoq\u00ebrojn\u00eb zhvillimet n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Berisha theksoi se n\u00eb k\u00ebt\u00eb forum, ku u miratua edhe rezoluta p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb me unanimitet nga 43 parti an\u00ebtare, vendi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb trajtuar si nj\u00eb rast shqet\u00ebsues p\u00ebr gjendjen e demokracis\u00eb, zgjedhjeve dhe sundimit t\u00eb ligjit, duke u cil\u00ebsuar n\u00eb dokument si autokraci elektorale.<\/p>\n<p><strong>Berisha:<\/strong> Mir\u00ebdita dhe p\u00ebrsh\u00ebndetje t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrt t\u00eb gjith\u00eb ju qytetar\u00eb dhe qytetare q\u00eb ndiqni k\u00ebt\u00eb bised\u00eb javore n\u00eb rrjetet e mia sociale me ju.<br \/>\nMbr\u00ebm\u00eb von\u00eb un\u00eb u ktheva nga Zagrebi ku zhvilloi punimet samiti apo forumi i Bashkimit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Demokracis\u00eb, organizata politike bot\u00ebrore e partive t\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb dhe t\u00eb djathta, e cila ka p\u00ebr parti kryesore Partin\u00eb Republikane t\u00eb SHBA.<br \/>\nGjat\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb punimet e k\u00ebtij forumi t\u00eb lart\u00eb, mund t\u2019u them se Shqip\u00ebria zuri nj\u00eb vend p\u00ebr problematikat e saj madhore shum\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb madh se sa \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb n\u00eb realitet si vend.<br \/>\nShqip\u00ebria ka hyr\u00eb tashm\u00eb n\u00eb axhend\u00ebn e k\u00ebsaj organizate pasi q\u00eb n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2024, miratoi n\u00eb Uashington nj\u00eb rezolut\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ajo d\u00ebnonte r\u00ebnd\u00eb gjendjen e krijuar nga qeveria shqiptare, narkoshtetin, dhunimin e zgjedhjeve dhe mb\u00ebshteste fuqish\u00ebm PD-n\u00eb.<br \/>\nPor p\u00ebrs\u00ebri k\u00ebsaj radhe, Shqip\u00ebria ishte n\u00eb krye t\u00eb list\u00ebs n\u00eb debatin politik p\u00ebr shkak t\u00eb problematikave t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb paraqet dhe p\u00ebr shkak t\u00eb shkarjeve t\u00eb r\u00ebnda, kthimit prapa t\u00eb demokracis\u00eb dhe standardeve t\u00eb saj.<br \/>\nShqip\u00ebria n\u00eb k\u00ebt\u00eb forum t\u00eb lart\u00eb u p\u00ebrfaq\u00ebsua nga un\u00eb, nga ana e PD, zonja Vokshi, zoti K\u00eblli\u00e7i, zoti Ceno, por \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar i IDU edhe Partia Republikane, e cila p\u00ebrfaq\u00ebsohej nga zoti Fatmir Mediu.<br \/>\nN\u00eb t\u00eb gjitha q\u00ebndrimet tona, ne paraqit\u00ebm para presidentit t\u00eb Bashkimit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Demokracis\u00eb dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb partive simotra, zhvillimet, shkarjet e r\u00ebnda, paraliz\u00ebn e shtetit ligjor, mburoj\u00ebn e Edi Ram\u00ebs p\u00ebr vjedhjet dhe korrupsionin e qeveritar\u00ebve t\u00eb tij dhe lidhjet tejet e rrezikshme me krimin e organizuar dhe kartelet e drog\u00ebs.<br \/>\nMund t\u00eb them se shqet\u00ebsimi \u00ebsht\u00eb i madh dhe se gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar po nd\u00ebrgjegj\u00ebsohet se n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb krijuar nj\u00eb regjim i rreziksh\u00ebm jo vet\u00ebm p\u00ebr qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb, por edhe p\u00ebr rajonin dhe m\u00eb gjer\u00eb.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, dua t\u2019u informoj se pati nj\u00eb panel t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb kushtuar zgjerimit t\u00eb BE dhe vendeve t\u00eb rajonit, panel q\u00eb u drejtua nga nj\u00eb zyrtar i lart\u00eb i Institutit Republikan amerikan, dhe n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn mor\u00ebn pjes\u00eb ministrat e jasht\u00ebm t\u00eb Maqedonis\u00eb, Bosnjes, Kroacis\u00eb dhe PD u p\u00ebrfaq\u00ebsua nga un\u00eb.<br \/>\nU debatua gjer\u00ebsisht mbi faktor\u00ebt q\u00eb pengojn\u00eb procesin e integrimit t\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, dhe un\u00eb shpreha pik\u00ebpamjet e mia se farsa elektorale, p\u00ebrqendrimi i pushteteve n\u00eb duart e nj\u00eb personi, lidhjet e tmerrshme me kartelet e drog\u00ebs dhe t\u00eb krimit, nismat aberrative rajonale Rama-Vu\u00e7i\u00e7, jan\u00eb faktor\u00eb q\u00eb s\u00eb bashku frenojn\u00eb procesin e integrimit n\u00eb BE.<br \/>\nPor, pas debateve t\u00eb cilat zgjuan shum\u00eb interes n\u00eb at\u00eb seanc\u00eb me pyetje, me diskutime, dje paradite u mblodh komiteti ekzekutiv i Bashkimit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr Demokraci, i cili p\u00ebrb\u00ebhet nga kryetar\u00ebt e partive simotra, an\u00ebtare t\u00eb k\u00ebsaj organizate.<br \/>\nMund t\u2019u them se punimet e komitetit u \u00e7el\u00ebn me rezolut\u00ebn p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<br \/>\nIshte pra Shqip\u00ebria n\u00eb krye t\u00eb rendit t\u00eb dit\u00ebs.<br \/>\nIshte Shqip\u00ebria n\u00eb krye t\u00eb rendit t\u00eb dit\u00ebs p\u00ebr faktin se \u00ebsht\u00eb shpallur tashm\u00eb nj\u00eb autokraci elektorale apo diktatur\u00eb autoritare si\u00e7 thuhet ndryshe.<br \/>\nIshte Shqip\u00ebria sepse \u00ebsht\u00eb vendi i farsave zgjedhore t\u00eb sh\u00ebmtuara.<br \/>\nIshte Shqip\u00ebria sepse \u00ebsht\u00eb vendi i karteleve t\u00eb rrezikshme t\u00eb drog\u00ebs, i mburoj\u00ebs s\u00eb korrupsionit, mbrojtjes s\u00eb korrupsionit qeveritar nga kryeministri.<br \/>\nIshte Shqip\u00ebria sepse Edi Rama \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb fam\u00ebzi p\u00ebr lidhjet e tij me kartelet e drog\u00ebs.<br \/>\nIshte Shqip\u00ebria sepse \u00ebsht\u00eb vendi me t\u00eb burgosur politik\u00eb dhe persekutime politike.<br \/>\nDua t\u2019u informoj t\u00eb dashur miq se u solla n\u00eb k\u00ebt\u00eb forum \u00e7\u00ebshtjen e sh\u00ebmtuar, kafazin e qelqit q\u00eb u p\u00ebrdor p\u00ebr t\u00eb terrorizuar shqiptar\u00ebt nga Edi Rama, bastardi i bllokmen\u00ebve hoxhist\u00eb, i cili nj\u00eblloj si i ati i tij q\u00eb firmoste varjen n\u00eb litar, sjell kund\u00ebrshtarin e tij politik n\u00eb kafaz qelqi n\u00eb gjykat\u00eb, nj\u00eblloj si\u00e7 i sillte Enver Hoxha kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij politik\u00eb 45 vite m\u00eb par\u00eb.<br \/>\nNatyrisht diskutimet qen\u00eb jo t\u00eb pakta dhe mb\u00ebshtet\u00ebn plot\u00ebsisht diskutimet tona dhe si konkluzion rezoluta e par\u00eb q\u00eb u miratua n\u00eb punimet e forumit t\u00eb Bashkimit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Demokracis\u00eb, komitetit ekzekutiv t\u00eb k\u00ebtij forumi, ishte rezoluta p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<br \/>\nNdaj dhe un\u00eb duke k\u00ebrkuar mir\u00ebkuptimin tuaj, dua t\u00eb ndaj tekstin e k\u00ebsaj rezolute me t\u00eb gjith\u00eb ju:<\/p>\n<p>Rezolut\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb<\/p>\n<p>Bashkimi Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Demokracis\u00eb (IDU),<br \/>\nDuke rikujtuar angazhimin e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr integrimin euro-atlantik, an\u00ebtar\u00ebsimin e saj n\u00eb NATO, dhe duke rikonfirmuar mb\u00ebshtetjen p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb European Union;<br \/>\nDuke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb Raportin e V-Dem Institute (2026), q\u00eb e klasifikon Shqip\u00ebrin\u00eb si \u201cautokraci elektorale\u201d; gjetjet e OSCE\/ODIHR dhe Transparency International (Indeksi i Perceptimit t\u00eb Korrupsionit 2025: 39\/100, me r\u00ebnie prej 3 pik\u00ebsh dhe 11 vendeve);<br \/>\nI shqet\u00ebsuar nga moszbatimi i vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe mohimi i t\u00eb drejtave kushtetuese t\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb Parlament;<\/p>\n<p>Ky bashkim vendos si vijon:<br \/>\n1. Integrimi Europian<br \/>\n* Paralajm\u00ebron se procesi i an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Europian praktikisht \u00ebsht\u00eb ngadal\u00ebsuar p\u00ebr shkak t\u00eb pengesave nga qeveria, korrupsionit t\u00eb p\u00ebrhapur sistemik, kapjes s\u00eb shtetit dhe lidhjeve midis krimit t\u00eb organizuar dhe niveleve m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb pushtetit;<br \/>\n* D\u00ebnon pengimin e vazhduesh\u00ebm t\u00eb ndjekjes penale t\u00eb korrupsionit n\u00eb nivele t\u00eb larta dhe abuzimet masive n\u00eb prokurime publike, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shumica parlamentare socialiste mbron munges\u00ebn e llogaridh\u00ebnies;<br \/>\n* V\u00ebren hetimet q\u00eb implikojn\u00eb ministra dhe zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet, konfirmojn\u00eb korrupsionin sistemik q\u00eb po ngadal\u00ebson integrimin n\u00eb BE;<br \/>\n* Mb\u00ebshtet integrimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian mbi baz\u00ebn e merit\u00ebs, pa anashkaluar asnj\u00eb kriter;<\/p>\n<p>1. Siguria dhe Rreziqet e Jashtme<br \/>\n* Paralajm\u00ebron se dob\u00ebsimi i institucioneve e ekspozon Shqip\u00ebrin\u00eb ndaj ndikimeve keqdash\u00ebse, ve\u00e7an\u00ebrisht nga Rusia dhe Kina; thekson infiltrimin e krimit t\u00eb organizuar, k\u00ebrc\u00ebnimet hibride dhe sulmet kibernetike si rreziqe p\u00ebr pjes\u00ebn juglindor t\u00eb NATO;<br \/>\n* Shpreh shqet\u00ebsim t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr kapjen e infrastruktur\u00ebs strategjike digjitale, ve\u00e7an\u00ebrisht brenda Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit, duke p\u00ebrfshir\u00eb zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe persona me lidhje me krimin e organizuar, si dhe raste t\u00eb raportuara t\u00eb rr\u00ebmbimeve q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb zyrtar\u00eb dhe\/ose biznesmen\u00eb;<br \/>\n* Thekson rreziqet ndaj sistemeve shtet\u00ebrore, keqp\u00ebrdorimin e t\u00eb dh\u00ebnave personale, nd\u00ebrhyrjen n\u00eb zgjedhje dhe cenimin e bashk\u00ebpunimit me NATO\/BE;<br \/>\n* B\u00ebn thirrje p\u00ebr transparenc\u00eb, hetime t\u00eb pavarura dhe masa urgjente mbrojt\u00ebse;<br \/>\n* I b\u00ebn thirrje vendeve t\u00eb Ballkanit, an\u00ebtare t\u00eb NATO-s, si dhe partner\u00ebve, q\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb p\u00ebrmes rritjes s\u00eb shpenzimeve p\u00ebr mbrojtjen, me q\u00ebllim forcimin e kapaciteteve ushtarake dhe t\u00eb pengimit politik, si dhe arritjen e ekonomive t\u00eb shkall\u00ebs;<\/p>\n<p>1. Zgjedhjet<br \/>\n* Konstaton se zgjedhjet parlamentare nuk p\u00ebrmbush\u00ebn standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, dhe u karakterizuan nga keqp\u00ebrdorimi masiv i burimeve shtet\u00ebrore, zhdukja e kufirit shtet\u2013parti, presioni\/intimidimi ndaj votuesve dhe nd\u00ebrhyrja e element\u00ebve kriminal\u00eb;<br \/>\n* B\u00ebn thirrje p\u00ebr reform\u00eb konsensuale, zbatim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb rekomandimeve t\u00eb OSBE\/ODIHR, mbrojtje t\u00eb pluralizmit dhe t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr koalicione parazgjedhore, si dhe p\u00ebrmbysjen e ndryshimeve kushtetuese t\u00eb nj\u00ebanshme;<br \/>\n* Mb\u00ebshtet modelin e nj\u00eb qeverie kujdestare p\u00ebr t\u00eb garantuar zgjedhje t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme;<\/p>\n<p>1. Drejt\u00ebsia Selektive dhe Ndjekjet Penale t\u00eb Motivuara Politikisht<br \/>\n* Shpreh shqet\u00ebsim p\u00ebr 200,000 \u00e7\u00ebshtje gjyq\u00ebsore t\u00eb prapambetura dhe vonesa n\u00eb gjykim prej 8\u201315 vitesh, krahasuar me 18,000 \u00e7\u00ebshtje dhe vonesa prej 3\u20134 vitesh para reform\u00ebs;<br \/>\n* D\u00ebnon presionin politik mbi prokuror\u00ebt dhe gjyqtar\u00ebt nga Kryeministri; drejt\u00ebsin\u00eb selektive; si dhe ndjekjet penale t\u00eb motivuara politikisht, p\u00ebrfshir\u00eb ndaj Sali Berish\u00ebs, Ilir Met\u00ebs dhe Fatmir Mediut, n\u00eb shkelje t\u00eb procesit t\u00eb rregullt ligjor;<\/p>\n<p>1. Reforma Territoriale<br \/>\n* D\u00ebnon reformat e nj\u00ebanshme q\u00eb minojn\u00eb konsensusin dhe mund\u00ebsojn\u00eb kontrollin politik;<br \/>\n* b\u00ebn thirrje p\u00ebr nj\u00eb reform\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse dhe t\u00eb decentralizuar, n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet europiane;<\/p>\n<p>Bashkimi Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Demokracis\u00eb:<br \/>\n* Pohon se nuk mund t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrparim drejt Bashkimit Europian pa zgjedhje t\u00eb lira, shtet t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe pluraliz\u00ebm;<br \/>\n* U b\u00ebn thirrje autoriteteve t\u00eb ndalin pengesat, t\u00eb rikthejn\u00eb mekanizmat e kontrollit dhe balanc\u00ebs, si dhe t\u00eb respektojn\u00eb rrug\u00ebn euro-atlantike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto ishin pra \u00e7\u00ebshtjet, t\u00eb cilat i trajtoi gjer\u00ebsisht rezoluta e miratuar me unanimitet t\u00eb plot\u00eb nga 43 partit\u00eb an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Demokracis\u00eb n\u00eb Zagreb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha,n\u00eb bashk\u00ebbisedimin me qytetar\u00ebt, u shpreh se, gjat\u00eb pjes\u00ebmarrjes n\u00eb punimet e forumit t\u00eb Bashkimit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Demokracis\u00eb n\u00eb Zagreb, Shqip\u00ebria ka qen\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb debatit politik nd\u00ebrkomb\u00ebtar, p\u00ebr shkak t\u00eb problematikave t\u00eb r\u00ebnda q\u00eb, sipas tij, po shoq\u00ebrojn\u00eb zhvillimet n\u00eb vend. Berisha theksoi se n\u00eb k\u00ebt\u00eb forum, ku u &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":141791,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-141790","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/141790","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=141790"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/141790\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":141793,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/141790\/revisions\/141793"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/141791"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=141790"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=141790"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=141790"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}