{"id":141899,"date":"2026-05-04T11:12:31","date_gmt":"2026-05-04T11:12:31","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=141899"},"modified":"2026-05-04T11:12:31","modified_gmt":"2026-05-04T11:12:31","slug":"alizoti-shqiperia-nuk-mund-te-beje-marreveshje-me-serbine-pa-prishtinen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/05\/04\/alizoti-shqiperia-nuk-mund-te-beje-marreveshje-me-serbine-pa-prishtinen\/","title":{"rendered":"Alizoti: Shqip\u00ebria nuk mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb marr\u00ebveshje me Serbin\u00eb pa Prishtin\u00ebn!"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti i PD, Tomor Alizoti, gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Komisionin p\u00ebr Europ\u00ebn dhe Pun\u00ebt e Jashtme, tha se marr\u00ebdh\u00ebniet e Shqip\u00ebris\u00eb me Serbin\u00eb dhe q\u00ebndrimi ndaj Kosov\u00ebs mbeten nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje themelore komb\u00ebtare q\u00eb nuk mund t\u00eb trajtohet pa konsensus dhe pa p\u00ebrfshirjen e Prishtin\u00ebs zyrtare.<\/p>\n<p>Alizoti u shpreh se historia e marr\u00ebdh\u00ebnieve mes shqiptar\u00ebve dhe Serbis\u00eb mbart plag\u00eb t\u00eb r\u00ebnda dhe konflikte t\u00eb thella, duke theksuar se Kosova nuk mund t\u00eb anashkalohet n\u00eb asnj\u00eb diskutim apo marr\u00ebveshje rajonale q\u00eb p\u00ebrfshin Beogradin.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij, Alizoti solli si shembull edhe debate t\u00eb m\u00ebparshme europiane mbi modele t\u00eb bashk\u00ebpunimit me vende t\u00eb treta, duke theksuar se k\u00ebto qasje nuk duhet t\u00eb interpretohen jasht\u00eb kontekstit politik dhe historik t\u00eb Ballkanit.<\/p>\n<p><strong>Deklarata<\/strong><\/p>\n<p>\u201cT\u00eb b\u00ebsh nj\u00eb editorial, apo t\u00eb shpall\u00ebsh nj\u00eb tez\u00eb, nj\u00eb koncept, s\u00eb bashku me Serbin\u00eb, ne si shqiptar\u00eb kemi probleme me Serbin\u00eb, duhet ta pranojm\u00eb. Mbase nuk mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb suedez, por shqiptar\u00ebt kan\u00eb probleme me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>Serbia \u00ebsht\u00eb vendi q\u00eb ka vrar\u00eb m\u00eb shum\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb historin\u00eb moderne se sa askush tjet\u00ebr. Dhe nuk mund t\u00eb ndodhi kjo pa Kosov\u00ebn. Politikan\u00ebt e Kosov\u00ebs, ish-z\u00ebvend\u00ebskryeministrja dhe ministrja e jasht\u00ebm, ka mbajtur nj\u00eb q\u00ebndrim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria nuk mund ta anashkaloj\u00eb Kosov\u00ebn n\u00eb lidhje me marr\u00ebdh\u00ebniet me Serbin\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem themelor komb\u00ebtar dhe k\u00ebtu duhet ta diskutojm\u00eb dhe po e diskutojm\u00eb me tone shum\u00eb t\u00eb qeta.<\/p>\n<p>Po ashtu, pse pik\u00ebrisht me Serbin\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb dhe rasti i Ballkanit t\u00eb Hapur, q\u00eb pati shum\u00eb diskutime edhe nga Kosova. Po citoj vet\u00ebm Kosov\u00ebn, i cili \u00ebsht\u00eb vendi q\u00eb ka provuar genocidin, spastrimin ekonomik t\u00eb Serbis\u00eb, spastrimin etnik t\u00eb Serbis\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb ka vuajtur shum\u00eb.<\/p>\n<p>Ne nuk mund t\u00eb kalojm\u00eb mbi ata, ne nuk mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb marr\u00ebveshje me Serbin\u00eb pa ata. Kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme dhe nuk mund ta shpjegoni ju n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb si\u00e7 e pretendoni ju. Dhe un\u00eb nuk ju faj\u00ebsoj juve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Politik\u00ebn e jashtme Shqip\u00ebria e b\u00ebn kryeministri, nuk e b\u00ebni ju. Kjo \u00ebsht\u00eb par\u00eb dhe te ministrat e jasht\u00ebm m\u00eb p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>Ai mendon ose fantazon q\u00eb vet\u00ebm ai di ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb, dhe ju thjesht do jeni viktima e radh\u00ebs. Nuk jua k\u00ebrkoj juve, dhe madje un\u00eb nuk do k\u00ebrkoja shpjegimin as nga ju p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tez\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tez\u00eb, un\u00eb mund t\u00eb shkoj deri n\u00eb nj\u00eb far\u00eb forme ta quaj dhe antikomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tez\u00eb ku CDU-ja shum\u00eb m\u00eb par\u00eb e ka propozuar p\u00ebr Turqin\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos qen\u00eb pjes\u00eb me t\u00eb drejta t\u00eb plota t\u00eb Bashkimit Europian, e ka quajtur partneritet i privilegjuar p\u00ebr Turqin\u00eb.<\/p>\n<p>Ishte tez\u00eb e t\u00eb djatht\u00ebs gjermane, e CDU-s\u00eb, ku thoshte q\u00eb Turqia mund t\u00eb kishte akses ekonomik, pra at\u00eb q\u00eb pik\u00ebrisht q\u00eb thot\u00eb dhe Rama, dhe aksesin n\u00eb l\u00ebvizjen e lir\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo tez\u00eb kaq e r\u00ebnd\u00ebsishme, e cila shpallet, duam s&#8217;duam ne, nuk e \u00e7&#8217;b\u00ebjm\u00eb dot, n\u00eb nj\u00eb gazet\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, e cila lexohet nga elita politike gjermane pa miratimin e politik\u00ebb\u00ebrjes shqiptare.<\/p>\n<p>Dhe do t&#8217;i kthehem dhe nj\u00eb gj\u00ebje dhe shpresoj mos jet\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se mund t&#8217;ju mund t&#8217;ju preki juve, q\u00eb \u00ebsht\u00eb rasti, nuk e di sa i v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb ky lajm. Ma konfirmoni ose ma mohoni ju. Pra, n\u00eb politik\u00eb dhe n\u00eb demokraci, deklaratat t\u00eb nxjerrin nga politika, qofshin dhe t\u00eb pav\u00ebmendshme.<\/p>\n<p>Ministri i mbrojtjes, zu Guttenberg n\u00eb Gjermani, vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb deklarat\u00eb, fluturoi nga politika dhe sot s&#8217;\u00ebsht\u00eb m\u00eb n\u00eb politik\u00eb. Pra, n\u00ebse ekziston kjo, dal\u00eb nga mediat, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb duhet t\u00eb t\u00ebrhiqeni\u2019.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i PD, Tomor Alizoti, gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Komisionin p\u00ebr Europ\u00ebn dhe Pun\u00ebt e Jashtme, tha se marr\u00ebdh\u00ebniet e Shqip\u00ebris\u00eb me Serbin\u00eb dhe q\u00ebndrimi ndaj Kosov\u00ebs mbeten nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje themelore komb\u00ebtare q\u00eb nuk mund t\u00eb trajtohet pa konsensus dhe pa p\u00ebrfshirjen e Prishtin\u00ebs zyrtare. Alizoti u shpreh se historia e marr\u00ebdh\u00ebnieve mes shqiptar\u00ebve &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":112805,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-141899","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/141899","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=141899"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/141899\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":141900,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/141899\/revisions\/141900"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/112805"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=141899"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=141899"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=141899"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}