{"id":141933,"date":"2026-05-04T16:57:03","date_gmt":"2026-05-04T16:57:03","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=141933"},"modified":"2026-05-04T16:57:42","modified_gmt":"2026-05-04T16:57:42","slug":"kalaja-spak-ska-hetuar-si-duhet-ceshtjen-e-gjyqtares-gjoka-ka-shkelje-procedurale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/05\/04\/kalaja-spak-ska-hetuar-si-duhet-ceshtjen-e-gjyqtares-gjoka-ka-shkelje-procedurale\/","title":{"rendered":"Kalaja: SPAK nuk ka hetuar si duhet \u00e7\u00ebshtjen e gjyqtares Gjoka, ka shkelje procedurale!"},"content":{"rendered":"<p>Avokatja Adriana Kalaja ka deklaruar se n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen gjyq\u00ebsore n\u00eb fjal\u00eb jan\u00eb evidentuar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb\u00a0problematikash procedurale dhe ligjore, duke ngritur akuza ndaj veprimeve t\u00eb Prokuroris\u00eb dhe SPAK-ut.\u00a0Sipas saj, provat p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje jan\u00eb k\u00ebrkuar m\u00eb her\u00ebt n\u00eb Prokurori, Ministrin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb dhe institucione t\u00eb tjera t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, nd\u00ebrsa thekson se SPAK nuk ka ushtruar kompetencat e plota n\u00eb hetimin e rastit.<\/p>\n<p>Kalaja tha\u00a0se n\u00eb dosje nuk \u00ebsht\u00eb hetuar vepra penale e shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs, pavar\u00ebsisht se, sipas saj, ajo \u00ebsht\u00eb kall\u00ebzuar nga pala kall\u00ebzuese.<\/p>\n<p>Ajo ngre gjithashtu dyshime mbi m\u00ebnyr\u00ebn e administrimit t\u00eb dokumentacionit dhe procedurave, duke p\u00ebrmendur edhe ekzistenc\u00ebn e nj\u00eb shkres\u00eb t\u00eb kontestuar, e cila\u00a0p\u00ebrmban element\u00eb t\u00eb dyshuar si t\u00eb pasakt\u00eb apo t\u00eb falsifikuar.<\/p>\n<p>Avokatja shton se ka pasur komunikime aktive t\u00eb nj\u00eb prej personave t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtje me SPAK-un, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb\u00a0nuk \u00ebsht\u00eb ndjekur procedura standarde e thirrjes dhe regjistrimit si person n\u00ebn hetim.<\/p>\n<p><strong>Deklarata e plot\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>&#8220;N\u00eb fakt ne\u00a0k\u00ebto prova i kemi k\u00ebrkuar ne edhe n\u00eb prokurori, edhe n\u00eb Ministrin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb dhe nuk ishte detyra e SPAK-ut. Se ne p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e caktuara lidhje me ushtrimin e detyr\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj gjyqtares\u00a0\u00a0(t\u00eb kriminalizuar tashm\u00eb)\u00a0jo m\u00eb kot i jemi drejtuar dhe Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme, dhe Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb dhe KLGJ-s\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb SPAK-u ka pasur nj\u00eb detyr\u00eb tjet\u00ebr. Dhe ndryshimet ligjore n\u00eb 2016-\u00ebn i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb tagrin dhe legjitimitetin q\u00eb SPAK-u vet\u00eb t&#8217;i drejtohej edhe institucioneve greke, por edhe t\u00eb verifikonte n\u00eb m\u00ebnyr\u266a7\u00a0t\u00eb thelluar t\u00eb gjith\u00eb \u00e7\u00ebshtjen q\u00eb ne i kemi depozituar faktet, provat dhe t\u00eb gjitha k\u00ebto n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, jo vet\u00ebm krijojn\u00eb dyshime t\u00eb arsyeshme, po ka bindje p\u00ebrtej dyshimit t\u00eb arsyesh\u00ebm, q\u00eb jemi p\u00ebrpara veprave penale t\u00eb falsifikimit dhe shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nga ana e SPAK-ut, nuk \u00ebsht\u00eb hetuar fare p\u00ebr shembull, vepra penale e shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs q\u00eb ne e kemi kall\u00ebzuar. Nga ana tjet\u00ebr, ne kemi par\u00eb q\u00eb ka komunikuar Irena me tre mbiemra n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aktive me SPAK-un, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb SPAK-u nuk e kishte regjistruar. Pra, ka p\u00ebrplasje t\u00eb dispozitave ligjore dhe me faktin n\u00eb SPAK, q\u00eb ne nuk mund ta telerojm\u00eb se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkelje shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo ka \u00e7uar nj\u00eb memo dhe dy k\u00ebrkesa dhe sipas dokumentacionit t\u00eb SPAK-ut, \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar nga vet\u00eb Irena Gjoka t\u00eb merret n\u00eb pyetje, q\u00eb p\u00ebr mua ligji e ka t\u00eb ndaluar p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb k\u00ebta nuk e kishin Iren\u00ebn me disa mbiemra as person n\u00ebn hetim.<\/p>\n<p>Pra,\u00a0ajo pyetje q\u00eb i b\u00ebm\u00eb sot gjyqtares, \u00ebsht\u00eb p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb personat q\u00eb thrriten nga SPAK-u p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb deklarime, ju i keni par\u00eb t\u00eb\u00a0kalojn\u00eb k\u00ebtu? E kemi par\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb Iren\u00ebn t\u00eb vij\u00eb k\u00ebtu, t\u00eb kaloj\u00eb, t\u00eb futet n\u00eb SPAK, apo t\u00eb b\u00ebhet me dije mediat q\u00eb sot ne kemi thrritur Irena Gjok\u00ebn p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb deklarime.<\/p>\n<p>Ka nj\u00eb problem shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Ne, me cil\u00ebsin\u00eb e kall\u00ebzuesve, nuk u th\u00ebrrit\u00ebm asnj\u00ebher\u00eb. Dhe ajo q\u00eb ne ngrit\u00ebm pyetje p\u00ebrpara gjykat\u00ebs, \u00ebsht\u00eb q\u00eb\u00a0Irena Gjoka \u00ebsht\u00eb futur nga shkall\u00ebt e brendshme, nga hyrjet e brendshme dhe prandaj ne kishim kriterin baz\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjykim, shpalljen e moskompetenc\u00ebs.<\/p>\n<p>Patjet\u00ebr, kjo \u00ebsht\u00eb dhe nj\u00eb problem shum\u00eb i madh, por t\u00eb dyt\u00ebn her\u00eb rradhazi, prokurori nuk paraqitet n\u00eb \u00e7\u00ebshtje, duke treguar kat\u00ebr sip\u00ebrish q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi objektive p\u00ebr ta mbrojtur at\u00eb vendimmarrje t\u00eb pabazuar n\u00eb prova dhe n\u00eb ligj.<\/p>\n<p>Vendimi ose shkresa q\u00eb erdhi sot nga organi i akuz\u00ebs, ku pretendohej q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gabim material lidhur me firm\u00ebn e OPGJ-s\u00eb, shkresa mban dat\u00ebn 25 mars. Nd\u00ebrkoh\u00eb dosja mua n\u00eb dispozicion m\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb me dat\u00eb 5 prill. Pra, nga data 25 mars, n\u00ebse do ta merrshim t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb si nj\u00eb gabim material, minimalisht, kjo shkres\u00eb o do na vijej ne n\u00eb dispozicion kur na u vu dosja, ose duhet t\u00eb vinte me dat\u00eb 21 prill, si\u00e7 e dini q\u00eb ishte dhe seanca e par\u00eb.<\/p>\n<p>Fakti q\u00eb shkresa bie sot n\u00eb dispozicion t\u00eb gjykat\u00ebs dhe tonin, tregon q\u00eb ky dokument \u00ebsht\u00eb i falsifikuar dhe ne, n\u00eb referim t\u00eb dispozitave ligjore, i kemi k\u00ebrkuar gjyqtares q\u00eb t\u00eb referoj\u00eb kall\u00ebzim penal p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dokument t\u00eb falsifikuar.<\/p>\n<p>Pse? Sepse po b\u00ebjm\u00eb prap\u00eb nj\u00eb pyetje tjet\u00ebr retorike. P\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb ne kemi k\u00ebrkuar moskompetenc\u00ebn e k\u00ebsaj gjykate, kush do ta hetoj\u00eb Bledar Maksutin? Apo Altin Dumani do hetoj\u00eb Bledar Maksutin? K\u00ebshtu q\u00eb ne jemi p\u00ebrpara nj\u00eb situate q\u00eb me nj\u00eb vendim korrekt, me nj\u00eb vendim t\u00eb bazuar n\u00eb nenet e Kushtetut\u00ebs, por dhe n\u00eb Kodin e Procedur\u00ebs Penale, si dhe n\u00eb ligjin num\u00ebr 95 t\u00eb vitit 2016, kjo \u00e7\u00ebshtje duhet t\u00eb gjykohet n\u00eb nj\u00eb gjykat\u00eb q\u00eb nuk ka konflikt interesi p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs q\u00eb vazhdon t\u00eb ushtroj\u00eb, n\u00eb fakt, n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin dhe Kushtetut\u00ebn, nga Irena&#8217;.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Avokatja Adriana Kalaja ka deklaruar se n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen gjyq\u00ebsore n\u00eb fjal\u00eb jan\u00eb evidentuar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb\u00a0problematikash procedurale dhe ligjore, duke ngritur akuza ndaj veprimeve t\u00eb Prokuroris\u00eb dhe SPAK-ut.\u00a0Sipas saj, provat p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje jan\u00eb k\u00ebrkuar m\u00eb her\u00ebt n\u00eb Prokurori, Ministrin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb dhe institucione t\u00eb tjera t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, nd\u00ebrsa thekson se SPAK nuk ka ushtruar kompetencat &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":113315,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-141933","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/141933","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=141933"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/141933\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":141935,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/141933\/revisions\/141935"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/113315"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=141933"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=141933"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=141933"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}