{"id":141936,"date":"2026-05-04T17:00:07","date_gmt":"2026-05-04T17:00:07","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=141936"},"modified":"2026-05-04T17:00:07","modified_gmt":"2026-05-04T17:00:07","slug":"sekti-rama-atentator-i-palodhur-ndaj-pavaresise-editoriale-dhe-lirise-se-shtypit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/05\/04\/sekti-rama-atentator-i-palodhur-ndaj-pavaresise-editoriale-dhe-lirise-se-shtypit\/","title":{"rendered":"Sekti Rama: atentator i palodhur ndaj pavar\u00ebsis\u00eb editoriale dhe liris\u00eb s\u00eb shtypit!"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Nga Bujar Leskaj<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Liria e shtypit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga shtyllat kryesore t\u00eb demokracis\u00eb funksionale, pasi garanton t\u00eb drejt\u00ebn e qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u2019u informuar, p\u00ebr t\u00eb debatuar dhe p\u00ebr t\u00eb mbajtur p\u00ebrgjegj\u00ebs pushtetin. N\u00eb Shqip\u00ebri, megjith\u00ebse kushtetuta dhe legjislacioni e njohin lirin\u00eb e medias, n\u00eb 14 vitet e fundit jan\u00eb shfaqur shqet\u00ebsime t\u00eb vazhdueshme dhe t\u00eb thella p\u00ebr p\u00ebrkeq\u00ebsimin e klim\u00ebs s\u00eb ushtrimit t\u00eb gazetaris\u00eb s\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb pavarur.<\/p>\n<p>Sikurse shprehet sot, n\u00eb Dit\u00ebn Bot\u00ebrore t\u00eb Liris\u00eb s\u00eb Shtypit, n\u00eb nj\u00eb shkrim t\u00eb tij personaliteti i gazetaris\u00eb dhe publicistik\u00ebs shqiptare Elez Biberaj, \u201c<em>Dita Bot\u00ebrore e Liris\u00eb s\u00eb Shtypit e k\u00ebtij viti p\u00ebrkon me nj\u00eb r\u00ebnie shqet\u00ebsuese globale t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shtypit. Gazetar\u00ebt po veprojn\u00eb n\u00ebn presion intensifikues, nd\u00ebrsa mediat p\u00ebrballen me detyrim politik dhe ekonomik n\u00eb rritje<\/em>\u201d. Imagjinoni sa ka r\u00ebn\u00eb kjo liri tek ne!<\/p>\n<p>Raportet e organizatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si \u201cReporter\u00ebt pa Kufij\u201d, \u201cFreedom House\u201d dhe vet\u00eb Komisioni Europian d\u00ebshmojn\u00eb se Shqip\u00ebria ka shfaqur dob\u00ebsi serioze n\u00eb garantimin e pavar\u00ebsis\u00eb editoriale, transparenc\u00ebs s\u00eb pron\u00ebsis\u00eb mediatike dhe mbrojtjes s\u00eb gazetar\u00ebve. R\u00ebnia n\u00eb renditjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare nuk \u00ebsht\u00eb thjesht statistik\u00eb, por tregues i nj\u00eb klime ku presioni politik i sektit Rama n\u00eb pushtet, presioni ekonomik dhe institucional mbi median \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb i duksh\u00ebm dhe n\u00eb disa raste paralizues.<\/p>\n<p>Shqet\u00ebsim madhor \u00ebsht\u00eb presioni politik dhe ekonomik ndaj gazetar\u00ebve. Gazetar\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri raportojn\u00eb shpesh p\u00ebr kontrolle t\u00eb targetuara financiare ndaj mediave t\u00eb tyre, kritike me rregjimin e Ram\u00ebs, p\u00ebr aplikime gjobash nga strukturat tatimore, t\u00eb motivuara politikisht, p\u00ebr t\u00eb gjunj\u00ebzuar pronar\u00ebt e mediave, p\u00ebr sulme verbale, intimidim dhe padi gjyq\u00ebsore, t\u00eb cilat p\u00ebrdoren nga qeveria dhe strukturat e tjera shtet\u00ebrore, p\u00ebr t\u00eb ushtruar presion mbi gazetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Trysnia qeveritare ndaj gazetar\u00ebve ka arritur n\u00eb apogje dhe \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e padurueshme. Rastet flagrant\u00eb m\u00eb t\u00eb fundit jan\u00eb goditjet dhe gjobat miliona euro p\u00ebr t\u00eb gjunj\u00ebzuar dhe shkat\u00ebrruar median kritike Balkan Web dhe televizionin \u201cNews 24\u201d.<\/p>\n<p>Padit\u00eb e qeveris\u00eb dhe disa deputet\u00ebve t\u00eb mazhoranc\u00ebs jan\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb shqet\u00ebsim n\u00eb rritje, pasi individ\u00eb apo institucione t\u00eb fuqishme p\u00ebrdorin sistemin gjyq\u00ebsor, p\u00ebr t\u00eb d\u00ebmtuar r\u00ebnd\u00eb sa financiarisht, po ashtu edhe psikologjikisht median kritike.<\/p>\n<p>Administrata \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb e centralizuar politikisht, duke krijuar nj\u00eb klim\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb pafavorshme, por edhe mbyt\u00ebse p\u00ebr median kritike dhe gazetarin\u00eb e pavarur.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga shqet\u00ebsimet kryesore lidhet me aksesin e gazetar\u00ebve n\u00eb informacion publik. Edhe pse ekziston kuadri ligjor p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e informimit, shum\u00eb media dhe organizata t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile kan\u00eb raportuar vonesa, refuzime ose p\u00ebrgjigje jo t\u00eb plota nga institucionet shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Me \u00a0informacioni q\u00eb filtrohet p\u00ebrmes kontrollit politik dhe burokratik shtet\u00ebror, aft\u00ebsia e medias p\u00ebr t\u00eb informuar publikun dhe p\u00ebr ta mbajtur si duhet n\u00eb korent p\u00ebr pun\u00ebt publike, dob\u00ebsohet ndjesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr problem \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra sesi komunikimi publik \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendruar. N\u00eb vend t\u00eb konferencave t\u00eb hapura dhe pyetjeve spontane, komunikimi institucional shpesh zhvillohet p\u00ebrmes deklaratave t\u00eb kuruara, rrjeteve sociale dhe aktiviteteve t\u00eb kontrolluara me raportim t\u00eb servirur. Kjo kufizon mund\u00ebsin\u00eb e gazetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb pyetje kritike dhe p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar llogaridh\u00ebnie direkte nga zyrtar\u00ebt.<\/p>\n<p>P\u00ebrzgjedhjet e mediave p\u00ebr akordimin e njoftimeve dhe reklamat shtet\u00ebrore me pages\u00eb, kontratave publike dhe marr\u00ebdh\u00ebniet ekonomike po p\u00ebrdoren gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb si mekanizma presioni mbi mediat. N\u00eb nj\u00eb treg t\u00eb vog\u00ebl mediatik si Shqip\u00ebria, var\u00ebsia financiare ndikon r\u00ebnd\u00eb n\u00eb linj\u00ebn editoriale dhe nxit n\u00eb maksimum autocensur\u00ebn.<\/p>\n<p>Politizimi ekstrem i administrat\u00ebs publike p\u00ebrmes patronazhist\u00ebve p\u00ebrkthehet edhe n\u00eb anti-kultur\u00ebn institucionale. Kur administrata perceptohet si e lidhur fort me mazhoranc\u00ebn e radh\u00ebs, media kritike shpesh shihet jo si partner demokratik, por si kund\u00ebrshtare politike. Kjo qasje ushqen m\u00ebri t\u00eb pabaza ndaj gazetar\u00ebve kritik\u00eb\u00a0 dhe krijon tensione t\u00eb panevojshme, duke ushqyer nj\u00eb klim\u00eb mosbesimi.<\/p>\n<p>xxx<\/p>\n<p>Liria e medias nuk matet vet\u00ebm nga mungesa e censur\u00ebs formale, por nga mund\u00ebsia reale e gazetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb investiguar, pyetur dhe kritikuar pushtetin, pa frik\u00eb nga presioni politik apo ai ekonomik. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, Shqip\u00ebria ka b\u00ebr\u00eb hapa t\u00eb r\u00ebnd\u00eb prapa n\u00eb k\u00ebto 14 vite t\u00eb sektit Rama n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>Liria e shtypit nuk \u00ebsht\u00eb luks p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike, por domosdoshm\u00ebri. Nj\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb synon integrimin europian dhe forcimin e institucioneve nuk mund t\u00eb ket\u00eb demokraci t\u00eb sh\u00ebndetshme pa media t\u00eb lira, kritike dhe t\u00eb mbrojtura. R\u00ebnia e saj duhet t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si alarm p\u00ebr institucionet, shoq\u00ebrin\u00eb civile dhe vet\u00eb komunitetin mediatik.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar Leskaj Liria e shtypit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga shtyllat kryesore t\u00eb demokracis\u00eb funksionale, pasi garanton t\u00eb drejt\u00ebn e qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u2019u informuar, p\u00ebr t\u00eb debatuar dhe p\u00ebr t\u00eb mbajtur p\u00ebrgjegj\u00ebs pushtetin. N\u00eb Shqip\u00ebri, megjith\u00ebse kushtetuta dhe legjislacioni e njohin lirin\u00eb e medias, n\u00eb 14 vitet e fundit jan\u00eb shfaqur shqet\u00ebsime t\u00eb vazhdueshme dhe t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":127384,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-141936","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/141936","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=141936"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/141936\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":141937,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/141936\/revisions\/141937"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/127384"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=141936"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=141936"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=141936"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}