{"id":141992,"date":"2026-05-05T09:36:31","date_gmt":"2026-05-05T09:36:31","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=141992"},"modified":"2026-05-05T09:36:31","modified_gmt":"2026-05-05T09:36:31","slug":"rama-permendet-dhjetra-here-ne-dosjen-e-mc-gonigal-avokati-ngritja-e-komisioneve-hetimore-e-drejte-kushtetuese","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/05\/05\/rama-permendet-dhjetra-here-ne-dosjen-e-mc-gonigal-avokati-ngritja-e-komisioneve-hetimore-e-drejte-kushtetuese\/","title":{"rendered":"Rama p\u00ebrmendet dhjetra her\u00eb n\u00eb dosjen e Mc Gonigal\/ Avokati: Ngritja e komisioneve hetimore e drejt\u00eb kushtetuese"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese po mbahet seanca publike p\u00ebr shqyrtimin e ankimit t\u00eb PD-s\u00eb pasi maxhoranca refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore, p\u00ebr McGonigal dhe p\u00ebr zgjedhjet parlamentare t\u00eb 11 majit.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi ligjor i PD-s\u00eb Marash Logu argumentoi se refuzimi i shumic\u00ebs parlamentare p\u00ebr t\u00eb ngritur komisionet p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb cenim thelb\u00ebsor t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs kushtetuese t\u00eb pakic\u00ebs. E drejta p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar nj\u00eb komision hetimor \u00ebsht\u00eb e sanksionuar n\u00eb Kushtetut\u00eb dhe se mazhoranca nuk ka t\u00eb drejt\u00eb ta bllokoj\u00eb at\u00eb p\u00ebrmes vot\u00ebs n\u00eb seanc\u00eb plenare, por vet\u00ebm t\u00eb sigurohet q\u00eb respektohen parimet kushtetuese.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebrkesat plot\u00ebsonin t\u00eb 3 kushtet q\u00eb ka p\u00ebrcaktuar jurisprudence kushtetuese p\u00ebr ngritjen e komisionit hetimor. Edhe n\u00eb p\u00ebrmbajtjen e k\u00ebrkesave tona dhe gjat\u00eb debatit parlamentar \u00ebsht\u00eb n\u00ebnvizuar se komisioni ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb hetoj\u00eb e t\u00eb b\u00ebj\u00eb transparenc\u00eb duke respektuar parimet koshtutuese dhe fokusuar tek parimi i ndarjes s\u00eb pushteteve, parimi i procesit t\u00eb rregullt ligjor, respektimi i t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb jet\u00ebs private dhe paanshm\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Shumica parlamentare nuk ka t\u00eb drejt\u00eb t&#8217;ia n\u00ebnshtroj\u00eb debatit parlamentar ngritjen ose jo t\u00eb komisionit hetimor, q\u00eb mbetet nj\u00eb e drejt\u00eb e paprekur, por vet\u00ebm respektimin e standarteve dhe t\u00eb parimeve kushtetuese. N\u00ebse shumica parlamentare pretendon se objekti i hetimit c\u00ebnon standartet apo parimet kushtetuese, ajo ka detyrimin q\u00eb t\u00eb propozoj\u00eb formulim alternativ t\u00eb objektit t\u00eb hetimit. K\u00ebto formulime miratohen nga Kuvendi vet\u00ebm me p\u00eblqimin e pakic\u00ebs parlamentare dhe me kusht q\u00eb ato nuk c\u00ebnojn\u00eb thelbin e objektit t\u00eb hetimit, pra q\u00eb nuk i pamund\u00ebsojn\u00eb komisionit hetimor kryerjen e veprimtaris\u00eb s\u00eb tij.\u201d tha Logu.<\/p>\n<p>Komisioni p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen \u201cMcGonigal\u201d synonte t\u00eb verifikonte zbatimin e ligjit nga n\u00ebpun\u00ebsit publik\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb raportet e tyre me ish-agjentin e FBI-s\u00eb, duke u bazuar n\u00eb dokumente zyrtare nga autoritetet e drejt\u00ebsis\u00eb amerikane dhe shqiptare. Nd\u00ebrsa komisioni p\u00ebr zgjedhjet e 11 majit ishte i fokusuar n\u00eb kontrollin e p\u00ebrdorimit t\u00eb burimeve publike dhe administrat\u00ebs shtet\u00ebrore p\u00ebr q\u00ebllime elektorale, duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb raportet e OSBE\/ODIHR-it dhe organizmave t\u00eb tjer\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas maxhoranc\u00ebs k\u00ebrkesat jan\u00eb rr\u00ebzuar me pretendimin se nuk ka indicie, por PD u solli argumentet konkrete<\/p>\n<p>&#8220;N\u00eb rastin e par\u00eb, n\u00eb rastin e e komisionit t\u00eb k\u00ebrkuar p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen McGonigal, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar ngritja e nj\u00eb komisioni hetimor p\u00ebr t\u00eb verifikuar apo p\u00ebr t\u00eb kontrolluar zbatimin e ligjit nga n\u00ebpun\u00ebsit shqiptar\u00eb n\u00eb raportet q\u00eb ata kan\u00eb pasur me ish-agjentin amerikan, Charles McGonigal.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, ne jemi fokusuar n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje pik\u00ebrisht konkrete, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb pah marr\u00ebdh\u00ebniet q\u00eb ka pasur kryeministri apo zyrtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb publik\u00eb me k\u00ebt\u00eb agjent dhe kemi paraqitur t\u00eb dh\u00ebna dhe indicie t\u00eb mjaftueshme q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb apo justifikojn\u00eb nevoj\u00ebn e hetimit.<\/p>\n<p>Konkretisht, dokumentat q\u00eb ne kemi paraqitur bashk\u00eb me k\u00ebrkes\u00ebs ton\u00eb p\u00ebr ngritjen e komisionit hetimor, kan\u00eb pasur, jan\u00eb n\u00eb fakt dokumenta t\u00eb prodhuara nga autoritetet e drejt\u00ebsis\u00eb amerikane, pra dokumenta zyrtare, si dhe dokumenta t\u00eb tjera t\u00eb prodhuara nga autoritetet e drejt\u00ebsis\u00eb shqiptare, vler\u00ebsuar k\u00ebto apo n\u00eb vler\u00ebsimin ton\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar nevoj\u00ebn p\u00ebr hetim parlamentar.<\/p>\n<p>Edhe sa i p\u00ebrket komisionit hetimor p\u00ebr zgjedhjet parlamentare t\u00eb 11 majit 2025, ne jemi fokusuar n\u00eb kontrollin e zbatimit t\u00eb ligjit nga organet e pushtetit qendror dhe vendor sa i p\u00ebrket p\u00ebrdorimit t\u00eb burimeve shtet\u00ebrore apo burimeve publike n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb 11 majit 2025 p\u00ebr nevoja elektorale.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtje kjo sigurisht konkrete, sepse fokusohet vet\u00ebm n\u00eb p\u00ebrdorimin e burimeve t\u00eb administrat\u00ebs shtet\u00ebrore p\u00ebr q\u00ebllime elektorale, si dhe kemi paraqitur kryesisht dometh\u00ebn\u00eb raporte t\u00eb cilat ishin raporte zyrtare n\u00eb fakt, t\u00eb v\u00ebzhguesve t\u00eb OSBE-ODIHR-it, t\u00eb Parlamentit Europian, t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt po themi kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb gjat\u00eb fushat\u00ebs elektorale, gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve dhe pas dhe kan\u00eb prodhuar raporte ku kan\u00eb konstatuar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb shqet\u00ebsimesh&#8217;<\/p>\n<p>Logu tha se k\u00ebrkesat p\u00ebr ngritjen e komisioneve hetimore jan\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb dokumente konkrete t\u00eb autoriteteve amerikane, nd\u00ebrsa maxhoranca nuk ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb refuzoj\u00eb ngritjen e komisioneve hetimore por n\u00ebse vler\u00ebson se jan\u00eb c\u00ebnuar parimet kushtetuese t\u00eb ofroj\u00eb nj\u00eb formulim alternativ.<\/p>\n<p>\u201cBazuar n\u00eb jurispruden\u00ebn e Gjykat\u00ebs Kushtetuese detyrimi p\u00ebr ofrimin e nj\u00eb formulimi alternativ kur vler\u00ebsohet apo ngrihen pretendimet q\u00eb c\u00ebnohen parimet kushtetuese nuk \u00ebsht\u00eb detyrim i k\u00ebrkuesve por atyre q\u00eb ngren\u00eb k\u00ebt\u00eb pretendim. Pra shumic\u00ebs parlamentare. N\u00eb rastin konkret nuk ka pasur asnj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb vetme p\u00ebr t\u00eb ofruar nj\u00eb formulim alternative t\u00eb objektit t\u00eb hetimit. Nga ana tjet\u00ebr ka pasur pretendim se k\u00ebrkesa nuk \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar me fakte dhe prova q\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb se autoritetet shtet\u00ebrore kan\u00eb kryer veprime t\u00eb paligjshme q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb hetim parlamentar. Por kjo \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht e pav\u00ebrtet\u00eb dhe leht\u00ebsisht e verifikueshme.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa jon\u00eb p\u00ebr ngritjen e komisionit hetimor p\u00ebr Mc Goinigal shoq\u00ebrohej nga dokumente zyrtare t\u00eb prodhuara nga drejt\u00ebsia amerikane, dokumente zyrtare t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb shqiptare dhe t\u00eb arbitrazhit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim kushti p\u00ebr t\u00eb shoq\u00ebruar k\u00ebrkes\u00ebn me dokumente ishte m\u00ebse I plot\u00ebsuar nga dokumente qoft\u00eb t\u00eb SHBA-s\u00eb qoft\u00eb shqiptare\u201d<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb ngritur pretendim se nuk ka akuz\u00eb ndaj nj\u00eb zyrtari shqiptar. Por fakt \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha dokumentet e drejt\u00ebsis\u00eb amerikane t\u00eb dor\u00ebzuara nga ana jon\u00eb p\u00ebrmendet Kryeministri Edi Rama me dhjetra her\u00eb por dhe zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb form\u00eb apo form\u00eb tjet\u00ebr&#8217; n\u00ebnvizoi Logu.<\/p>\n<p>PD i k\u00ebrkon Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb detyroj\u00eb Kuvendin t\u00eb ngrej\u00eb 2 komisionit hetimore dhe t\u00eb deklaroj\u00eb vendimet nr 77 dhe 78 t\u00eb kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb si t\u00eb papajtuesh\u00ebm me Kushtetut\u00ebn.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa e PD-s\u00eb<\/p>\n<p>M\u00eb 11 n\u00ebntor 2025, 38 deputet\u00ebt t\u00eb opozit\u00ebs iu drejtuan Gjykat\u00ebs Kushtetuese me k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr:<\/p>\n<p>Zgjidhjen e mosmarr\u00ebveshjes s\u00eb kompetenc\u00ebs nd\u00ebrmjet jo m\u00eb pak se nj\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt\u00ebs s\u00eb deputet\u00ebve dhe Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, duke p\u00ebrcaktuar detyrimin e Kuvendit p\u00ebr ngritjen e Komisionit Hetimor t\u00eb Kuvendit:<\/p>\n<p>1 \u201cP\u00ebr verifikimin e ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb veprimeve t\u00eb zyrtar\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb raport me ish-agjentin special t\u00eb FBI-s\u00eb Charles McGonigal\u201d;<\/p>\n<p>2- \u201cP\u00ebr kontrollin e ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb organeve t\u00eb pushtetit q\u00ebndror dhe pushtetit vendor, si dhe p\u00ebr t\u00eb verifikuar p\u00ebrdorimin e burimeve t\u00eb administrat\u00ebs shtet\u00ebrore p\u00ebr q\u00ebllime elektorale n\u00eb zgjedhjet e 11 majit 2025\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e 38 deputet\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs theksohej n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbledhur se vendimet e Kuvendit p\u00ebr rr\u00ebzimin e dy k\u00ebrkesave t\u00eb opozit\u00ebs p\u00ebr ngritjen e dy Komisioneve Hetimore, binte ndesh me nenin 77 t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe jurisprudenc\u00ebn e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, sepse: \u00cbsht\u00eb cenuar e drejta e pakic\u00ebs parlamentare p\u00ebr ngritjen e komisionit hetimor, e cila nuk mund t\u00eb mohohet apo t\u00eb kufizohet n\u00ebp\u00ebrmjet vendimmarrjes s\u00eb shumic\u00ebs parlamentare. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e drejt\u00eb kushtetuese.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese po mbahet seanca publike p\u00ebr shqyrtimin e ankimit t\u00eb PD-s\u00eb pasi maxhoranca refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore, p\u00ebr McGonigal dhe p\u00ebr zgjedhjet parlamentare t\u00eb 11 majit. N\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi ligjor i PD-s\u00eb Marash Logu argumentoi se refuzimi i shumic\u00ebs parlamentare p\u00ebr t\u00eb ngritur komisionet p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb cenim thelb\u00ebsor t\u00eb s\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":122668,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-141992","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/141992","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=141992"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/141992\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":141993,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/141992\/revisions\/141993"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/122668"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=141992"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=141992"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=141992"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}