{"id":142026,"date":"2026-05-05T11:41:01","date_gmt":"2026-05-05T11:41:01","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=142026"},"modified":"2026-05-05T11:41:01","modified_gmt":"2026-05-05T11:41:01","slug":"berisha-me-qeverite-ne-kosove-kam-bashkepunuar-njesoj-me-te-gjithe-procesi-ne-hage-nuk-ka-asnje-prove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/05\/05\/berisha-me-qeverite-ne-kosove-kam-bashkepunuar-njesoj-me-te-gjithe-procesi-ne-hage-nuk-ka-asnje-prove\/","title":{"rendered":"Berisha: Me qeverit\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb kam bashk\u00ebpunuar nj\u00ebsoj me t\u00eb gjith\u00eb! Procesi n\u00eb Hag\u00eb nuk ka asnj\u00eb prov\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha, n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr media, u pyet lidhur me raportet e tij me ish-presidentin e Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i, dhe q\u00ebndrimin ndaj procesit gjyq\u00ebsor q\u00eb po zhvillohet n\u00eb Hag\u00eb.<br \/>\nBerisha tha se gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebpunimit me qeverit\u00eb e Kosov\u00ebs ka pasur marr\u00ebdh\u00ebnie institucionale t\u00eb q\u00ebndrueshme, pavar\u00ebsisht ndryshimeve politike, duke theksuar se ka ndjekur gjithmon\u00eb nj\u00eb qasje t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb bashk\u00ebpunimi me t\u00eb gjitha qeverit\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Ardit Hoxha, EuroNews:<\/strong> Z. Berisha, kam dy pyetje, po s\u00eb pari do t\u00eb doja t\u00eb b\u00ebja nj\u00eb pyetje q\u00eb nuk ka shum\u00eb lidhje qoft\u00eb me aktualitetin politik, po edhe me at\u00eb q\u00eb ju deklaruat. Po marr shkas nga nj\u00eb intervist\u00eb e mbr\u00ebmjes s\u00eb djeshme publikuar n\u00eb mediat shqiptare e ish-presidentit t\u00eb Kosov\u00ebs, z. Hashim Tha\u00e7i, nga Haga ku ai q\u00ebndron prej gati 5 vitesh tashm\u00eb. Pavar\u00ebsisht raportit jo aq t\u00eb mir\u00eb q\u00eb ju keni pasur n\u00eb periudh\u00ebn 16-20 dhe p\u00ebrplasjeve n\u00eb distanc\u00eb, s\u00ebrish n\u00eb intervist\u00ebn e tij z. Tha\u00e7i ruante nj\u00eb lloj mir\u00ebnjohje dhe respekti p\u00ebr bashk\u00ebpunimin me ju. Pyetja q\u00eb un\u00eb kam p\u00ebr ju z. Berisha \u00ebsht\u00eb: gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe q\u00eb z. Tha\u00e7i ka qen\u00eb n\u00eb burg, ju keni pasur mund\u00ebsi t\u00eb kontaktoni me t\u00eb qoft\u00eb edhe telefonikisht dhe n\u00ebse nga Partia Demokratike ka pasur ndonj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr mb\u00ebshtetje apo lobim p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb komandant\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb q\u00eb ndodhen n\u00eb Hag\u00eb, n\u00eb paraburgim?<\/p>\n<p><strong>Sali Berisha:<\/strong> Pyetje shum\u00eb e drejt\u00eb. S\u00eb pari nj\u00ebher\u00eb, Hashim Tha\u00e7i ka th\u00ebn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Un\u00eb nuk kam b\u00ebr\u00eb dhe s&#8217;do b\u00ebj kurr\u00eb dallim n\u00eb bashk\u00ebpunim si qeveri me qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs, pavar\u00ebsisht se kush \u00ebsht\u00eb n\u00eb pushtet. Un\u00eb jam p\u00ebrpjekur t\u00eb kem marr\u00ebdh\u00ebniet m\u00eb t\u00eb mira dhe mendoj se i kemi patur.<br \/>\nJan\u00eb b\u00ebr\u00eb hapat m\u00eb historik\u00eb n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb, si\u00e7 e dini ju, t\u00eb bashk\u00ebpunimit.<br \/>\nNatyrisht, ndarja jon\u00eb ka ardhur p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje thelb\u00ebsore dhe k\u00ebto jan\u00eb t\u00eb gj\u00ebra s&#8217;po hyj t\u00eb b\u00ebj k\u00ebtu, por un\u00eb e kam th\u00ebn\u00eb dhe e them, kam ndjekur me shum\u00eb interes procesin gjyq\u00ebsor. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute, nuk kam konstatuar qoft\u00eb dhe nj\u00eb prov\u00eb t\u00eb vetme t\u00eb krimeve p\u00ebr t\u00eb cilat ata burra jan\u00eb akuzuar. Jo!<br \/>\nDhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, thirrja ime ka \u00ebsht\u00eb shpallje ndaj gjykat\u00ebs, shpallja e pafaj\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre. Tani, si opozit\u00eb, mund\u00ebsit\u00eb e lobimit jan\u00eb t\u00eb pakta, por qeveria n\u00eb vler\u00ebsimin tim dhe \u00e7far\u00eb fshihet pas k\u00ebsaj, i ka d\u00ebmtuar. I ka d\u00ebmtuar! Edhe sot po t\u00eb vish n\u00eb Dick Marty, n\u00eb Asamblen\u00eb Parlamentare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs dhe t\u00eb pyes\u00ebsh aty t\u00eb pranishmit p\u00ebr fjal\u00ebn e Edi Ram\u00ebs, ajo ka l\u00ebn\u00eb p\u00ebrshtypjen m\u00eb neverit\u00ebse, m\u00eb t\u00eb keqe.<br \/>\nNj\u00eb akuz\u00eb absurde ndaj parlamentit, ndaj deputet\u00ebve, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur kishte nj\u00eb mund\u00ebsi tjet\u00ebr absolute. N\u00eb momentin kur u faktua se nuk ka patur transplant organesh, q\u00eb ishte dhe akuza num\u00ebr nj\u00eb m\u00eb kryesore, qeveria shqiptare duhet t\u00eb nd\u00ebrmerrte n\u00eb rrug\u00eb diplomatike dhe miq\u00ebsore, t\u00eb dyja, hapat m\u00eb t\u00eb vendosura q\u00eb t\u00eb amendohej rezoluta dhe raporti ku flitej p\u00ebr transplant organesh.<br \/>\nDhe qeveria shqiptare kishte t\u00eb drejt\u00eb legjitime sepse thuhej, transplanti ka ndodhur n\u00eb Burrel dhe n\u00eb Fush\u00eb-Kruj\u00eb. N\u00eb k\u00ebto zona. Ky zot\u00ebria, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb, shkoi aty dhe foli si Gedafi.<br \/>\nDhe shko pyet ti, ia anuluan dark\u00ebn zyrtare. Ta them me p\u00ebrgjegj\u00ebsi absolute. Sa mbaroi fjalimin u mblodh\u00ebn menj\u00ebher\u00eb ata. Ky ishte n\u00eb pritje edhe vendos\u00ebn t&#8217;ia anulojn\u00eb dark\u00ebn dhe shkuan ia komunikuan.<br \/>\nPrit, marrim tjetr\u00ebn. Ky shkon n\u00eb Bordin e Paqes n\u00eb Uashington. Shkon aty. Bordi i Paqes, ishte mbledhur. Ju e kuptoni vet\u00eb p\u00ebr q\u00ebllimet, lidhjen e mesme n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, pastaj t\u00eb tjera. Dhe ky zot\u00ebri i pacip\u00eb, histerik, mund t&#8217;i thuash \u00e7do gj\u00eb, fjalimin, ia kushton Hag\u00ebs, gjyqit t\u00eb tyre, presidentit, me altoparlant.<br \/>\nPo ti n\u00eb qoft\u00eb se do i ndihmosh, q\u00eb s&#8217;kishte asnj\u00eb lidhje me tem\u00ebn aty, q\u00eb o zot\u00ebri, n\u00eb qoft\u00eb se do i ndihmosh ata, dhe duhet t&#8217;i ndihmosh, at\u00ebher\u00eb ti, n\u00eb rrug\u00eb diplomatike i drejton nj\u00eb let\u00ebr Presidentit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe i k\u00ebrkon ndihm\u00eb p\u00ebr nj\u00eb, dy, tre, kat\u00ebr, pes\u00eb.<br \/>\nPrisni! Ti shfryt\u00ebzon t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr ta \u00e7uar n\u00eb tavolin\u00ebn e tij dokumentin q\u00eb ai ta lexoj\u00eb dhe ta shqyrtoj\u00eb, n\u00ebse mund ket\u00eb ndonj\u00eb. Po ky, si nj\u00eb histerik i v\u00ebrtet\u00eb, aty. Prit tani, m\u00eb e keqja. Para nj\u00eb jave n\u00eb Athin\u00eb, n\u00eb Delf, i thot\u00eb gazetarit, se: ti ia ke \u00e7uar dhe Trumpit. Po, por s&#8217;m\u00eb ka kthyer p\u00ebrgjigje. Nuk \u00ebsht\u00eb budalla ky se, n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mund t\u00eb flas\u00eb si nj\u00eb budalla. Po jo, nuk e b\u00ebn nga budallall\u00ebku.<br \/>\nPse \u00e7a t\u00eb kthej\u00eb p\u00ebrgjigje? Fjalimit t\u00ebnd aty ishin krejt \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera, ti fole p\u00ebr at\u00eb? Po po, Trumpi nuk m\u00eb ka kthyer p\u00ebrgjigje akoma p\u00ebr at\u00eb pun\u00eb. Imagjinoni ju se kush e d\u00ebmton \u00e7\u00ebshtjen e tyre. Faleminderit!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha, n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr media, u pyet lidhur me raportet e tij me ish-presidentin e Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i, dhe q\u00ebndrimin ndaj procesit gjyq\u00ebsor q\u00eb po zhvillohet n\u00eb Hag\u00eb. Berisha tha se gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebpunimit me qeverit\u00eb e Kosov\u00ebs ka pasur marr\u00ebdh\u00ebnie institucionale t\u00eb q\u00ebndrueshme, pavar\u00ebsisht ndryshimeve politike, duke theksuar &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":142027,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-142026","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/142026","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=142026"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/142026\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":142029,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/142026\/revisions\/142029"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/142027"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=142026"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=142026"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=142026"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}