{"id":142034,"date":"2026-05-05T11:50:43","date_gmt":"2026-05-05T11:50:43","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=142034"},"modified":"2026-05-05T11:50:43","modified_gmt":"2026-05-05T11:50:43","slug":"berisha-per-gazetaret-kam-respektin-me-te-madh-persa-i-perket-pronareve-ky-eshte-vetem-fillimi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/05\/05\/berisha-per-gazetaret-kam-respektin-me-te-madh-persa-i-perket-pronareve-ky-eshte-vetem-fillimi\/","title":{"rendered":"Berisha: P\u00ebr gazetar\u00ebt kam respektin m\u00eb t\u00eb madh, p\u00ebrsa i p\u00ebrket pronar\u00ebve ky \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm fillimi!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Osman Stafa, News24:<\/strong> Z. Berisha, ju keni deklaruar se vazhdimisht, q\u00eb kur keni ardhur n\u00eb krye t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, se me Edi Ram\u00ebn n\u00eb zgjedhje, pra n\u00eb gar\u00eb me t\u00eb nuk fitohet sepse ai votat ua vjedh. Thoni q\u00eb mbroni vot\u00ebn, por edhe k\u00ebto ua vjedh Rama se k\u00ebshtu keni ju argumentin kryesor, se ai vjedh votat, prandaj ju nuk vini dot n\u00eb pushtet dhe s&#8217;ka gar\u00eb. Thoni se protesta \u00ebsht\u00eb e vetmja rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar Edi Ram\u00ebn, po deri m\u00eb tani Edi Rama nuk \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar. Do shkoni n\u00eb 22 maj p\u00ebr t&#8217;u rikonfirmuar si kryetar i Partis\u00eb Demokratike. A keni nj\u00eb strategji? E keni k\u00ebt\u00eb gar\u00eb p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb krye t\u00eb opozit\u00ebs, apo e keni k\u00ebt\u00eb gar\u00eb p\u00ebr t\u00eb mundur Edi Ram\u00ebn? Pyetja e par\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Sali Berisha:<\/strong> K\u00ebt\u00eb gar\u00eb e kam kund\u00ebr narkodiktatur\u00ebs, Edi Ram\u00ebs dhe narkodiktatur\u00ebs. Dhe n\u00eb qoft\u00eb se, sigurisht ti ke ndjekur deklaratat e mia. Nuk kam th\u00ebn\u00eb kurr\u00eb se do i mbroj me pushk\u00eb. Kam deklaruar gjithnj\u00eb se, nuk i mbroj me kallashnikov. Por n\u00eb rast se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb mbrojtje vote n\u00eb historin\u00eb e k\u00ebtij vendi, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb mbrojtje vote k\u00ebto dy vitet e fundit. Ja ku i ke, ja ku jan\u00eb k\u00ebtu. Kjo \u00ebsht\u00eb mbrojtja.<br \/>\nNj\u00eb minut\u00eb. Mbrojtje vote, ja ku i ke. Zgjedhjet, Osman, kam shkruajtur n\u00eb at\u00eb koh\u00eb dhe e kam ballin hapur sot, u pla\u00e7kit\u00ebn dhe n\u00eb 2021-shin. Por ai q\u00eb ishte, kishte zgjedhur t\u00eb hynte n\u00eb qeveri me Edi Ram\u00ebn. U pla\u00e7kit\u00ebn me dokumente. Kurr\u00eb nuk mund t\u00eb rr\u00ebzosh nj\u00eb zgjedhje pa dokumente. \u00cbsht\u00eb beteja m\u00eb DonKishoteske q\u00eb mund t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00ebsh.<br \/>\nDhe n\u00eb 21-shin kishim dokumente t\u00eb plota. Me qindra e qindra, mij\u00ebra fatura thesari t\u00eb disbursuara n\u00eb 12.000 familje, n\u00eb muajin prill. 130 milion\u00eb euro. Po ai zot\u00ebria, ai kishte r\u00ebn\u00eb dakord q\u00eb t\u00eb hynte n\u00eb qeveri, dhe nuk e ndoqi. B\u00ebri at\u00eb q\u00eb b\u00ebri n\u00eb zgjedhjet lokale.<br \/>\n\u2018Libri i Zi\u2019 ia nxiu faqen k\u00ebtij. Dhe ja ku jan\u00eb, k\u00ebto gj\u00ebra shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnda. Mos harro! Pra, mbrojta vot\u00ebn. Por, p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb, q\u00eb opozita t\u00eb fitoj\u00eb ka nj\u00eb kusht. Pa t\u00eb cilin opozita s&#8217;fiton kurr\u00eb. Nuk g\u00ebnjen opozit\u00ebn. Opozita nuk fiton farsa elektorale.<br \/>\nDuhet t\u00eb ket\u00eb zgjedhje. Po s&#8217;pati zgjedhje, opozita nuk fiton. Farsat i ka gjithmon\u00eb autokracia.<\/p>\n<p><strong>Osman Stafa:<\/strong> P\u00ebr t&#8217;u rikthyer tek numrat. Basha i shitur sipas jush n\u00eb zgjedhjet e vitit 2021, Basha i shitur n\u00eb zgjedhje\u2026<\/p>\n<p><strong>Sali Berisha:<\/strong> Po pse ai p\u00ebr grosh\u00eb shkoi me Taulant Ball\u00ebn tek Desada? Po p\u00ebr ndonj\u00eb grosh\u00eb te Desada? M\u00eb thuaj mua pak. Se ka qen\u00eb mbrapa kjo.<\/p>\n<p><strong>Osman Stafa:<\/strong> Pra, Basha i shitur sipas jush n\u00eb zgjedhjet e vitit 2021, Partia Demokratike dhe LSI-ja e asaj kohe kan\u00eb qen\u00eb minus 38.000 vota larg Partis\u00eb Socialiste. Nd\u00ebrkoh\u00eb Partia Demokratike n\u00eb koalicion, e drejtuar nga Sali Berisha, vet\u00ebm me votat e, pra jo diaspora, \u00ebsht\u00eb n\u00eb 2025-\u00ebn minus 240.000 sipas Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve. At\u00ebher\u00eb, Rama ka vjedhur m\u00eb shum\u00eb Bash\u00ebn apo juve, se ju thoni ne kemi b\u00ebr\u00eb betej\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe.<\/p>\n<p><strong>Sali Berisha:<\/strong> At\u00ebher\u00eb, i nderuar zot\u00ebri, Basha nuk u arrestua n\u00eb fushat\u00eb elektorale, n\u00eb vitin elektoral. Ilir Meta nuk u arrestua n\u00eb vitin elektoral. Fatmir Mediu nuk u akuzua n\u00eb vitin elektoral. Edi Rama nuk p\u00ebrs\u00ebriti Zajedin e Tunizis\u00eb n\u00eb vitin elektoral. Nj\u00eb.<br \/>\nDy. Edi Rama nuk dekretoi 29.000 hektar\u00eb kanabis n\u00eb vitin elektoral. Tre. Edi Rama nuk fali 2.1 miliard\u00eb euro gjoba dhe kamata me impakt tek 210.000 familje dhe 84.000 biznese aktive, Osman.<br \/>\nNj\u00eb minut\u00eb, se desha t\u00eb jap nj\u00eb sugjerim. Edi Rama nuk u dha pensionist\u00ebve 100 euro n\u00eb mes t\u00eb fushat\u00ebs elektorale. Dha 12.000 familjeve, disbursoi euro apo para p\u00ebr nga t\u00ebrmeti. Kaq b\u00ebri dhe thash\u00eb vota vdiq pa hyr\u00eb n\u00eb kuti. Kurse t\u00eb gjitha k\u00ebto t\u00eb tjerat b\u00ebn\u00eb q\u00eb sot ky raport i firmosur nga socialist\u00ebt, nga edhe t\u00eb majt\u00eb fare, jo vet\u00ebm t\u00eb djatht\u00eb, t\u00eb thot\u00eb q\u00eb linja midis shtetit dhe partis\u00eb u fshi.<br \/>\nNdaj dhe, dometh\u00ebn\u00eb, duhet t\u00eb dish nj\u00eb gj\u00eb. Ku \u00ebsht\u00eb fatkeq\u00ebsia? Fatkeq\u00ebsia \u00ebsht\u00eb se p\u00ebrdoret n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb automatike termi zgjedhje, q\u00eb duhet t\u00eb ishte termi fars\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Un\u00eb, q\u00eb the ti, rikandidoj, po. S&#8217;do rikandidoja kurr\u00eb po t\u00eb kishte patur zgjedhje t\u00eb lira, kurr\u00eb.<br \/>\nTa them haptazi, dhe e kam provuar un\u00eb k\u00ebt\u00eb. E kam provuar un\u00eb k\u00ebt\u00eb. Nuk ka njeri q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen sa un\u00eb. Asnj\u00eb. Por farsa jo. Farsa nuk \u00ebsht\u00eb zgjedhje. Nuk legjitimoj fars\u00ebn un\u00eb. Problemi \u00ebsht\u00eb se ju duhet t\u00eb realizoni, t\u00eb pakt\u00ebn k\u00ebto q\u00eb thon\u00eb, jo ato q\u00eb thot\u00eb opozita, po k\u00ebto q\u00eb thot\u00eb Komisioni Europian, Parlamenti Europian. Kjo \u00ebsht\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Osman Stafa:<\/strong> Dhe pyetja e fundit. Se m\u00eb that\u00eb q\u00eb ka gazetar\u00eb q\u00eb m\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb BalkanWeb paska publikuar 16 lajme n\u00eb kat\u00ebr or\u00eb. Po kjo \u00ebsht\u00eb e num\u00ebruar. At\u00ebher\u00eb, un\u00eb si gazetar i asaj medie, n\u00eb qoft\u00eb se ju keni nj\u00eb prov\u00eb, e nxirrni me screenshot-e, me \u00e7far\u00eb do t\u00eb tjet\u00ebr, por un\u00eb ju siguroj q\u00eb p\u00ebr ask\u00ebnd, se nuk ka as Salianji, as kush tjet\u00ebr 16 \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr t\u00eb diskutuar dhe nuk ka aktivitet politik p\u00ebr ta mbaruar, p\u00ebr t&#8217;ju b\u00ebr\u00eb pyetjen, ju lutem. Dhe Sali Berisha q\u00eb del n\u00eb konferencat me gazetar\u00ebt n\u00eb or\u00ebn 12, mbledh grupin parlamentar n\u00eb or\u00ebn 13:30, b\u00ebn dhe nj\u00eb takim n\u00eb or\u00ebn 18:00 q\u00eb transmetohen t\u00eb gjitha n\u00eb News 24. Por dhe t\u00eb thoni ju q\u00eb News 24 merr urdh\u00ebra nga zyra e Ram\u00ebs, teksa gazetar\u00ebt jan\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb 6 t\u00eb m\u00ebngjesit nga zyrat e tyre, apo bizneset q\u00eb mbajn\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb News 24-\u00ebn jan\u00eb shembur hotele e t\u00eb tjer\u00eb dhe merr urdh\u00ebra, a ju b\u00ebn juve t\u00eb pabesuesh\u00ebm n\u00eb syt\u00eb e publikut?<\/p>\n<p><strong>Sali Berisha:<\/strong> A mund t\u00eb t\u00eb jap nj\u00eb k\u00ebshill\u00eb? L\u00ebre Fanen t\u00eb marr\u00eb avokat\u00ebt e tij. Mos e krahaso veten me t\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Osman Stafa:<\/strong> Z. Berisha, un\u00eb s&#8217;jam avokat. Un\u00eb avokat i kujt nuk b\u00ebhem kurr\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Sali Berisha:<\/strong> Po ja pra, t\u00eb them un\u00eb ty. Prit nj\u00eb minut\u00eb. Dhe po t\u00eb tregoj disa fakte. N\u00eb qoft\u00eb se ju keni fakte t\u00eb tjera, jam dakord p\u00ebr t&#8217;i d\u00ebgjuar. T\u00eb them un\u00eb ty.<br \/>\nAtij zot\u00ebris\u00eb i \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb, un\u00eb s&#8217;kam komunikuar kurr\u00eb me t\u00eb. As me telefon, me as me gj\u00eb. Jo. Ja \u00e7&#8217;them. Ai zot\u00ebria, meq\u00eb m\u00eb thua tani, e gjen nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb p\u00ebrlotur at\u00eb Alesian. \u00c7&#8217;ke moj, i thot\u00eb? Ja thot\u00eb, s&#8217;po m\u00eb japin hap\u00ebsir\u00eb pune. Eja thot\u00eb. Eja te un\u00eb. Po \u00e7far\u00eb je ti? Ajo foli si p\u00ebrfaq\u00ebsuese e shtetit. N\u00ebnkryetare e forumit thot\u00eb.<br \/>\nE marrin n\u00eb telefon Osman, prit tani se desha t\u00eb them. E marrin n\u00eb telefon kryetari i forumit. dhe i thot\u00eb, zot\u00ebria, ajo nuk ka nj\u00eb funksion. S&#8217;ka asnj\u00ebfar\u00eb, n\u00ebnkryetare ajo. Tjet\u00ebr, e merr n\u00eb telefon sekretari i p\u00ebrgjithsh\u00ebm. Po, po. Un\u00eb s&#8217;e kam marr\u00eb kurr\u00eb, ta them haptazi.<br \/>\nVazhdonte, e servirte n\u00ebnkryetarja e Forumit Rinor. K\u00ebto Osman duhet t\u00eb mbaj\u00eb goj\u00ebn k\u00ebtu para jush dhe para shqiptar\u00ebve, se meritojn\u00eb \u00e7do epitet. Dhe nuk kam un\u00eb me, shiko, ka t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb sillen si ai dhe m\u00eb keq dhe un\u00eb s&#8217;merrem m\u00eb. Por ka disa gj\u00ebra q\u00eb s&#8217;mund t&#8217;i b\u00ebj\u00eb kurr\u00eb njeriu. Jo, ka k\u00ebt\u00eb s&#8217;mund ta b\u00ebj\u00eb kurr\u00eb. Se pastaj, n\u00eb qoft\u00eb se hyn n\u00eb k\u00ebto, hyn n\u00eb gj\u00ebra q\u00eb s&#8217;duhet t\u00eb prish goj\u00ebn k\u00ebtu dhe e lam\u00eb me kaq. Po.<\/p>\n<p><strong>Osman Stafa:<\/strong> Z. Berisha, po t\u00eb k\u00ebrkoni n\u00eb media, po t\u00eb k\u00ebrkoni n\u00eb Google, Alesia Balliu, n\u00ebnkryetare e FRPD-s\u00eb, p\u00ebrpara se k\u00ebt\u00eb ta nxirrte News-i, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lapsus i atyre gazetar\u00ebve&#8230; Me \u00e7&#8217;rast e ka shkruajtur? Po. Pra, ka qen\u00eb nj\u00eb lapsus i atyre gazetar\u00ebve q\u00eb ju zbardhin juve dhe p\u00ebr tre or\u00eb dhe q\u00eb nuk ka p\u00ebr, t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr asnj\u00eb lloj q\u00ebllimi. Po t\u00eb shikoni mediat e tjera e kan\u00eb publikuar, dhe \u00ebsht\u00eb referuar atyre, por nuk mendoj se News 24 e cila n\u00eb asnj\u00eb moment nuk i ka mohuar z\u00ebrin opozit\u00ebs apo \u00e7do kritiku tjet\u00ebr, apo \u00e7do individi q\u00eb ka dashur, t\u00eb cil\u00ebsohet p\u00ebr nj\u00eb lajm t\u00eb till\u00eb q\u00eb dezinformon.<\/p>\n<p><strong>Sali Berisha:<\/strong> Tani, Osman, p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb jesh i sigurt ti. Dometh\u00ebn\u00eb, un\u00eb kam treguar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konstante respekt p\u00ebr gazetar\u00ebt dhe tregoj. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb jesh i sigurt. Nd\u00ebrsa, p\u00ebrsa u p\u00ebrket pronar\u00ebve, nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm fillimi ky q\u00eb po b\u00ebj.<br \/>\nVet\u00ebm fillimi, po ta them k\u00ebtu. Pse? Se absolutisht, mbroj interesin publik. Dhe s&#8217;b\u00ebj asgj\u00eb tjet\u00ebr, s&#8217;mbroj fare Sali Berish\u00ebn. Po interesin publik do ta mbroj gjer n\u00eb fund. Dhe un\u00eb at\u00eb q\u00eb u b\u00ebjn\u00eb, censur\u00ebn. Ja e pe ti. Censurohet ai lajm?<br \/>\nShqip\u00ebria e censuron, kush nuk e censuron n\u00eb bot\u00eb k\u00ebt\u00eb lajmin. K\u00ebshtu q\u00eb, nuk kam un\u00eb nj\u00eb betej\u00eb me gazetar\u00ebt un\u00eb. Nuk kam betej\u00eb me gazetar\u00ebt. Beteja ime \u00ebsht\u00eb me mafien m\u00eb t\u00eb rrezikshme, mafien e fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb.<br \/>\nE thot\u00eb Konfuci: Kur fjal\u00ebt humbasin kuptimin, njeriu nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb i lir\u00eb. Dhe tani po t\u00eb marr\u00ebsh, e keqja banale q\u00eb ka, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb, ka m\u00ebnyrat, ka mjetet me t\u00eb cilat shtrihet.<br \/>\nNuk impresionohem un\u00eb kurr\u00eb nga asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur at\u00eb q\u00eb besoj. Dhe un\u00eb besoj se hap\u00ebsira, se qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb duhet t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb komunikative t\u00eb drejt\u00eb. Val\u00ebt jan\u00eb t\u00eb tyre, jo t\u00eb pronar\u00ebve, jo t\u00eb qeveris\u00eb, jan\u00eb t\u00eb publikut dhe ato val\u00eb duhet t&#8217;i informojn\u00eb ata si duhet.<br \/>\nFaleminderit dhe suksese!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Osman Stafa, News24: Z. Berisha, ju keni deklaruar se vazhdimisht, q\u00eb kur keni ardhur n\u00eb krye t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, se me Edi Ram\u00ebn n\u00eb zgjedhje, pra n\u00eb gar\u00eb me t\u00eb nuk fitohet sepse ai votat ua vjedh. Thoni q\u00eb mbroni vot\u00ebn, por edhe k\u00ebto ua vjedh Rama se k\u00ebshtu keni ju argumentin kryesor, se ai &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":142000,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-142034","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/142034","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=142034"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/142034\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":142035,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/142034\/revisions\/142035"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/142000"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=142034"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=142034"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=142034"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}