{"id":142051,"date":"2026-05-05T13:28:30","date_gmt":"2026-05-05T13:28:30","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=142051"},"modified":"2026-05-05T13:30:21","modified_gmt":"2026-05-05T13:30:21","slug":"kaso-kandidatura-e-kryetari-sali-berisha-ploteson-kriteret-per-garen-e-23-majit-salianji-nuk-eshte-anetar-i-pd","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/05\/05\/kaso-kandidatura-e-kryetari-sali-berisha-ploteson-kriteret-per-garen-e-23-majit-salianji-nuk-eshte-anetar-i-pd\/","title":{"rendered":"Kaso: Kandidatura e kryetari Sali Berisha plot\u00ebson kriteret p\u00ebr gar\u00ebn e 23 majit! Salianji nuk \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar i PD"},"content":{"rendered":"<p>Kryesia e Partis\u00eb Demokratike ka miratuar unanimisht kandidatur\u00ebn e Sali Berish\u00ebs si t\u00eb vetmin n\u00eb gar\u00ebn p\u00ebr kreun e partis\u00eb. N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat, Ivi Kaso, an\u00ebtar i Komisionit p\u00ebr Organizimin dhe Kontrollin e Operacioneve Elektorale (KOKOE), shpjegoi arsyet e vendimeve, duke konfirmuar se vet\u00ebm Berisha i plot\u00ebsonte t\u00eb gjitha kriteret e vendosura.<\/p>\n<p>Sipas Kasos, kandidatura e paraqitur nga Sali Berisha m\u00eb 18 mars ishte e vetmja q\u00eb p\u00ebrmbushte t\u00eb gjitha kushtet, p\u00ebrfshir\u00eb at\u00eb t\u00eb t\u00eb qenit an\u00ebtar, eksperienc\u00ebn drejtuese komb\u00ebtare dhe rajonale, si dhe kriteret e integritetit sipas ligjit t\u00eb dekriminalizimit. Kaso theksoi se k\u00ebto kritere jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat q\u00eb jan\u00eb aplikuar edhe n\u00eb zgjedhjet e vitit 2022, pa asnj\u00eb shtes\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Ivi Kaso:<\/strong> Mor\u00ebn n\u00eb shqyrtim raportin e Komisionit t\u00eb Operacioneve Elektorale p\u00ebr shqyrtimin dhe miratimin e kandidaturave p\u00ebr kryetar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<br \/>\nKryesia u njoh me tre kandidatura dhe aplikime t\u00eb cilat u konsideruan zyrtare nga komisioni, nga KOKOE-ja, t\u00eb cilat plot\u00ebsonin kushtin themelor, at\u00eb t\u00eb paraqitjes nga an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, si\u00e7 ishte kandidatura e paraqitur n\u00eb dat\u00ebn 18 mars nga kryetari i Partis\u00eb Demokratike, profesor doktor Sali Berisha, si dhe kandidaturat e paraqitura n\u00eb dat\u00ebn 30 prill, data n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrfundonte afati i paraqitjes s\u00eb kandidaturave, nga zonja Mereme Msela dhe nga zoti Vladimir Mulaj.<br \/>\nKandidatura e kryetarit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, profesor doktor Sali Berish\u00ebs, plot\u00ebsonte t\u00eb gjitha kriteret e p\u00ebrcaktuara n\u00eb vendimmarrjen e dat\u00ebs 18.03.2026 i KOKOE-s, pra t\u00eb Komisionit t\u00eb Organizimit dhe t\u00eb Kontrollit t\u00eb Operacioneve Elektorale, q\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin me at\u00eb t\u00eb qenies n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb an\u00ebtar i Partis\u00eb Demokratike, m\u00eb pas eksperienc\u00eb drejtuese n\u00eb nivel komb\u00ebtar dhe rajonal n\u00eb betejat politike t\u00eb Partis\u00eb Demokratike p\u00ebr kauzat qytetare dhe politike, si dhe kriteret e zgjedhshm\u00ebris\u00eb sipas ligjit 138\/2015, pra t\u00eb integritetit t\u00eb personave q\u00eb zgjidhen, q\u00eb em\u00ebrohen n\u00eb funksione publike.<br \/>\nTheksoj se t\u00eb gjitha k\u00ebto kritere, p\u00ebr q\u00eb i p\u00ebrkasin gar\u00ebs s\u00eb dat\u00ebs 23 maj, jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat kritere t\u00eb cilat po ky komision, KOKOE-ja, dhe Partia Demokratike ka aplikuar edhe n\u00eb gar\u00ebn p\u00ebr kryetar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike t\u00eb vitit 2022, ku zoti Berisha garoi p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb kandidati tjet\u00ebr. Pra nuk ka asnj\u00eb kriter shtes\u00eb n\u00eb raport me kriteret e kat\u00ebr viteve m\u00eb p\u00ebrpara.<br \/>\nKomisioni nj\u00ebz\u00ebri vler\u00ebsoi se zoti Berisha i plot\u00ebsonte t\u00eb treja k\u00ebto kritere, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb dy kandidat\u00ebt e tjer\u00eb, pavar\u00ebsisht se plot\u00ebsonin kushtin e t\u00eb qenit an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, si zonja Sela dhe zoti Mulaj, nuk plot\u00ebsonin kriteret e tjera p\u00ebrsa i p\u00ebrket eksperienc\u00ebs s\u00eb tyre drejtuese n\u00eb strukturat qendrore dhe vendore t\u00eb Partis\u00eb Demokratike p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 10-vje\u00e7are, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye u konsideruan t\u00eb pap\u00ebrshtatshme nga KOKOE-ja dhe u konsideruan gjithashtu t\u00eb pap\u00ebrshtatshme dhe nga kryesia e Partis\u00eb Demokratike p\u00ebr t\u00eb garuar.<br \/>\nSikund\u00ebr, kryesia u njoh me arsyetimin e KOKOE-s p\u00ebrsa i p\u00ebrket disa k\u00ebrkesave t\u00eb tjera t\u00eb paraqitura, t\u00eb cilat n\u00ebp\u00ebr deklarata t\u00eb tjera publike nga individ\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm jan\u00eb konsideruar si aplikime t\u00eb vlefshme p\u00ebr gar\u00ebn p\u00ebr kryetar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike.<br \/>\nK\u00ebto k\u00ebrkesa, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, KOKOE-ja vler\u00ebsoi dhe kryesia e Partis\u00eb Demokratike nj\u00ebz\u00ebri miratoi k\u00ebt\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb KOKOE-s, se jan\u00eb paraqitur nga persona t\u00eb cil\u00ebt nuk plot\u00ebsojn\u00eb kushtin themelor, at\u00eb t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Partis\u00eb Demokratike, i cili sipas nenit 10 dhe sipas nenit 19 t\u00eb statutit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, \u00ebsht\u00eb rekuziti thelb\u00ebsor p\u00ebr hyrjen n\u00eb gar\u00ebn p\u00ebr kryetar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike.<br \/>\nP\u00ebrsa i p\u00ebrket kandidatur\u00ebs s\u00eb ish-deputetit Salianji, i cili ishte nj\u00eb nga kandidaturat t\u00eb cilat mediatikisht \u00ebsht\u00eb promovuar si kandidatur\u00eb ose aplikim i vlefsh\u00ebm n\u00eb gar\u00ebn p\u00ebr kryetar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, KOKOE-ja vler\u00ebsoi se ky kandidat nuk plot\u00ebson kushtin thelb\u00ebsor, at\u00eb t\u00eb qenies an\u00ebtar i Partis\u00eb Demokratike, pasi me veprimet e tija dhe me aktet e veta politike, \u00ebsht\u00eb n\u00eb shkelje t\u00eb Kodit t\u00eb Etik\u00ebs s\u00eb Partis\u00eb Demokratike, nenit 10 t\u00eb tij, si dhe t\u00eb nenit 24 t\u00eb statutit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, p\u00ebrsa i p\u00ebrket lidhjeve t\u00eb pap\u00ebrshtatshme me eksponent\u00eb t\u00eb krimit t\u00eb organizuar, \u00e7ka e b\u00ebjn\u00eb automatikisht jo an\u00ebtar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike.<br \/>\nE nj\u00ebjta gj\u00eb vlen, i nj\u00ebjti arsyetim edhe p\u00ebr kandidat\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt ndon\u00ebse mund t\u00eb quhen ose vet\u00ebquhen themelues ose rithemelues t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, n\u00eb momentin q\u00eb nj\u00ebra prej tyre n\u00eb vitin, mos gaboj, dat\u00ebn 18 qershor 2024, ka krijuar nj\u00eb formacion t\u00eb ri politik, konkurrent me Partin\u00eb Demokratike n\u00eb gar\u00ebn elektorale t\u00eb vitit 2025, automatikisht, sipas nenit 19 t\u00eb statutit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, kjo pasjell\u00eb mosqenien an\u00ebtare t\u00eb Partis\u00eb Demokratike.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, kryesia e Partis\u00eb Demokratike n\u00eb mbledhjen e sotme u njoh dhe me k\u00ebto k\u00ebrkesa dhe me k\u00ebto pretendime t\u00eb disa personave q\u00eb pretendonin se kishin b\u00ebr\u00eb aplikime t\u00eb vlefshme, miratoi nj\u00ebz\u00ebri k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb KOKOE-s dhe me unanimitet, t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e kryesis\u00eb s\u00eb Partis\u00eb Demokratike vendos\u00ebn q\u00eb t\u00eb miratonin vendimin num\u00ebr 120, dat\u00eb 1.5.2026 t\u00eb Komisionit t\u00eb Organizimit dhe t\u00eb Kontrollit t\u00eb Operacioneve Elektorale t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, duke miratuar kandidatur\u00ebn e zotit Sali Berisha si kandidat p\u00ebr kryetar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb zgjedhjet e dat\u00ebs 23.5.2026. Kjo ishte n\u00eb thelb pika e tret\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn mori koh\u00eb dhe interes mbledhja e kryesis\u00eb s\u00eb Partis\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p><strong>Pyetje: Dit\u00ebn e djeshme zonja Sela ka d\u00ebrguar n\u00eb gjykat\u00eb shkresat p\u00ebr t\u00eb cilat nuk \u00ebsht\u00eb pranuar k\u00ebtu nga selia e Partis\u00eb Demokratike p\u00ebr t\u00eb kandiduar. Keni nj\u00eb koment p\u00ebr k\u00ebt\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ivi Kaso:<\/strong> Nuk \u00ebsht\u00eb pranuar p\u00ebr t\u00eb kandiduar, ju referojeni vendimmarrjes e cila nuk e ka kualifikuar. Un\u00eb besoj q\u00eb vendimi i KOKOE-s \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb dhe i arsyetuar.<br \/>\nNdalet n\u00eb rastin e zonj\u00ebs Sela, e cila si\u00e7 KOKOE e ka v\u00ebrejtur dhe ka shqyrtuar, plot\u00ebson vet\u00ebm nj\u00eb kriter nga ato t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb vendimmarrjen e dat\u00ebs 18.03, pra vet\u00ebm kriterin e an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb.<br \/>\nAs nga pik\u00ebpamja formale dokumentacioni i zonj\u00ebs Sela nuk ishte i plot\u00eb, pasi i mungonte dhe kriteri tjet\u00ebr thelb\u00ebsor, pra paraqitja e formularit t\u00eb dekriminalizimit, t\u00eb cilin zonja nuk e ka paraqitur pran\u00eb Partis\u00eb Demokratike, por tutje asaj, p\u00ebr shkak se nuk plot\u00ebsonte kriterin themelor, at\u00eb t\u00eb nj\u00eb figure me eksperienc\u00eb drejtuese 10, t\u00eb pakt\u00ebn 10 vje\u00e7are n\u00eb strukturat e larta drejtuese t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, automatikisht ka pasjell\u00eb skualifikimin e k\u00ebsaj zonje.<br \/>\nSigurisht statuti parashikon edhe m\u00ebnyrat n\u00eb t\u00eb cilat ankohet ndaj k\u00ebsaj vendimmarrje kushdo i interesuar q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e gar\u00ebs, dhe sigurisht ankimimi i drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti n\u00eb gjykat\u00eb, n\u00eb qoft\u00eb se \u00ebsht\u00eb kjo q\u00eb ka ndodhur, nuk \u00ebsht\u00eb rruga e duhur statutore, pasi statuti parashikon q\u00eb n\u00eb k\u00ebto raste ankimimi i drejtohet s\u00eb pari gjykat\u00ebs s\u00eb partis\u00eb dhe mbas ezaurimit t\u00eb k\u00ebsaj rruge administrative, eventualisht \u00e7\u00ebshtja mund t\u00eb b\u00ebhet objekt shqyrtimi edhe gjyq\u00ebsor.<br \/>\nPor besoj q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast jo vet\u00ebm statuti, por edhe kriteret e vendosura dhe transparenca q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb KOKOE n\u00eb vendimmarrjen e saj p\u00ebrsa i p\u00ebrket k\u00ebsaj zonje, l\u00eb pak vend p\u00ebr diskutim.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryesia e Partis\u00eb Demokratike ka miratuar unanimisht kandidatur\u00ebn e Sali Berish\u00ebs si t\u00eb vetmin n\u00eb gar\u00ebn p\u00ebr kreun e partis\u00eb. N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat, Ivi Kaso, an\u00ebtar i Komisionit p\u00ebr Organizimin dhe Kontrollin e Operacioneve Elektorale (KOKOE), shpjegoi arsyet e vendimeve, duke konfirmuar se vet\u00ebm Berisha i plot\u00ebsonte t\u00eb gjitha kriteret e vendosura. Sipas &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":142052,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-142051","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/142051","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=142051"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/142051\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":142055,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/142051\/revisions\/142055"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/142052"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=142051"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=142051"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=142051"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}