{"id":142069,"date":"2026-05-05T17:37:43","date_gmt":"2026-05-05T17:37:43","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=142069"},"modified":"2026-05-05T17:37:43","modified_gmt":"2026-05-05T17:37:43","slug":"boci-ne-vlore-reforma-territoriale-e-2014-deshtoi-ishte-reforme-e-pushtetit-dhe-jo-e-qytetarit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/05\/05\/boci-ne-vlore-reforma-territoriale-e-2014-deshtoi-ishte-reforme-e-pushtetit-dhe-jo-e-qytetarit\/","title":{"rendered":"Bo\u00e7i n\u00eb Vlor\u00eb: Reforma territoriale e 2014 d\u00ebshtoi, ishte reform\u00eb e pushtetit dhe jo e qytetarit!"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti i\u00a0PD, Lu\u00e7iano Bo\u00e7i deklaroi se reforma e vitit 2014 ka d\u00ebshtuar dhe se vendi ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb model t\u00eb ri, t\u00eb bazuar te qytetari, sh\u00ebrbimet dhe decentralizimi real. Q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb t\u2019i sh\u00ebrbejm\u00eb qytetarit\u00ebr reform\u00ebn administrativo-territoriale.<\/p>\n<p>Bo\u00e7i theksoi se d\u00ebgjesat publike nuk duhet t\u00eb mbeten nj\u00eb ushtrim formal, por duhet t\u00eb prodhojn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfundim konsensual mes opozit\u00ebs dhe mazhoranc\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cKy komision duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb konkluzion konsensual. P\u00ebrndryshe, t\u00eb gjitha d\u00ebgjesat, gjith\u00eb fjal\u00ebt e mira dhe gjith\u00eb investimi i b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe nuk vlejn\u00eb,\u201d u shpreh Bo\u00e7i.<\/p>\n<p>Ai tha se territori nuk mund t\u00eb lexohet vet\u00ebm n\u00eb Kuvend apo n\u00eb komisione parlamentare, por n\u00eb realitetin e p\u00ebrditsh\u00ebm t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Sipas Bo\u00e7it, reforma e vitit 2014 nisi si reform\u00eb administrative, por p\u00ebrfundoi si projekt politik q\u00eb e ktheu pushtetin vendor n\u00eb zgjatim t\u00eb pushtetit qendror.<\/p>\n<p><strong>Bo\u00e7i:\u00a0<\/strong>T\u00eb dashur qytetar\u00eb t\u00eb Vlor\u00ebs, t\u00eb nderuar deputet\u00eb dhe drejtues t\u00eb pushtetit vendor,<\/p>\n<p>Sot \u00ebsht\u00eb d\u00ebgjesa e kat\u00ebrt p\u00ebr reform\u00ebn territoriale. Vlora ka specifik\u00ebn e vet, sepse shpirti vlonjat e thot\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.<\/p>\n<p>E p\u00ebrsh\u00ebndes pun\u00ebn e komisionit dhe faktin q\u00eb po zhvillohen d\u00ebgjesa me komunitetet. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e mir\u00eb, por nuk duhet t\u00eb mbetet vet\u00ebm k\u00ebtu. Ajo q\u00eb kemi k\u00ebrkuar si p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, dhe dua ta insistoj s\u00ebrish, \u00ebsht\u00eb q\u00eb ky komision duhet t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb nj\u00eb konkluzion konsensual, t\u00eb dakord\u00ebsuar nga PD dhe mazhoranca. P\u00ebrndryshe, t\u00eb gjitha k\u00ebto d\u00ebgjesa, gjith\u00eb k\u00ebto fjal\u00eb t\u00eb mira dhe gjith\u00eb investimi i b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe nuk vlejn\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo d\u00ebgjes\u00eb vlen m\u00eb shum\u00eb se bisedat e mbyllura n\u00eb salla dhe vendimet e marra brenda kat\u00ebr mureve. K\u00ebto d\u00ebgjesa nuk duhen vet\u00ebm p\u00ebr denoncime apo lavd\u00ebrime, por p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb propozime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme nga z\u00ebri i qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Territori nuk lexohet n\u00eb Kuvend dhe as vet\u00ebm n\u00eb komision. Territori lexohet n\u00eb d\u00ebgjesat publike, n\u00eb rrug\u00ebt e braktisura, n\u00eb fshatrat e Vlor\u00ebs, n\u00eb problemet q\u00eb ka Saranda, Orikumi, Kota, Selenica dhe e gjith\u00eb hap\u00ebsira e madhe e k\u00ebtij qarku, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmit n\u00eb vend. Vlora z\u00eb gati 10% t\u00eb sip\u00ebrfaqes s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe ka nj\u00eb pesh\u00eb t\u00eb madhe edhe n\u00eb popullsi sipas censusit.<\/p>\n<p>Reformat jan\u00eb ato q\u00eb duhet t\u00eb sjellin ndikim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb te qytetar\u00ebt. Jam dakord q\u00eb pushteti vendor ka lidhje t\u00eb fort\u00eb me ndjeshm\u00ebrin\u00eb qytetare. Prandaj kjo reform\u00eb ka r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe dhe specifike.<\/p>\n<p>Pse kemi ardhur p\u00ebrs\u00ebri te kjo reform\u00eb? Sepse duket sikur po jetojm\u00eb n\u00eb regjimin e reformave. Por ne nuk duhet t\u00eb krahasojm\u00eb veten thjesht me vitin 2014. Duhet t\u00eb krahasojm\u00eb at\u00eb q\u00eb u premtua n\u00eb vitin 2014 me at\u00eb q\u00eb solli realisht kjo reform\u00eb. K\u00ebtu \u00ebsht\u00eb esenca e q\u00ebndrimit ton\u00eb.<\/p>\n<p>A d\u00ebshtoi reforma e vitit 2014? P\u00ebrgjigjja ndaj k\u00ebsaj pyetjeje tregon se ku ndodhemi sot. A \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb jeta e qytetarit para apo pas k\u00ebsaj reforme? Le ta shohim realisht se ku ndodhet sot pushteti vendor n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Na duhet sinqeritet, personalitet dhe guxim p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer qytetarit dhe pushtetit vendor. K\u00ebtu nuk na ka sjell\u00eb \u201creforma e suksesshme\u201d e vitit 2014. K\u00ebtu na kan\u00eb sjell\u00eb shqet\u00ebsimet dhe nevojat e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Ajo reform\u00eb nuk u ka dh\u00ebn\u00eb liri as kryetar\u00ebve t\u00eb bashkive, t\u00eb cil\u00ebt i kan\u00eb duart e lidhura nga pushteti qendror. Madje nuk na ka sjell\u00eb k\u00ebtu as Bashkimi Europian, edhe pse ne duam t\u00eb jemi pjes\u00eb e tij. Na kan\u00eb sjell\u00eb k\u00ebtu nevojat reale t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>D\u00ebshtimin e vitit 2014 e prekim n\u00eb \u00e7do cep, por n\u00eb Vlor\u00eb ju e ndjeni m\u00eb mir\u00eb. N\u00eb Gjirokast\u00ebr pam\u00eb nj\u00eb ndarje territoriale m\u00eb t\u00eb balancuar n\u00eb lidhje me popullsin\u00eb, por p\u00ebrs\u00ebri kishte probleme decentralizimi. Elbasani ka probleme edhe n\u00eb ndarjen territoriale, edhe n\u00eb decentralizim. Vlora \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast miks.<\/p>\n<p>Edhe raporti i Bank\u00ebs Bot\u00ebrore i vitit 2024 e thot\u00eb k\u00ebt\u00eb, duke marr\u00eb si shembull Selenic\u00ebn dhe bashki t\u00eb tjera, ku madh\u00ebsia e bashkive nuk e zmadhoi qytetarin, por e zvog\u00ebloi at\u00eb. K\u00ebto ndarje territoriale ul\u00ebn fuqin\u00eb e sh\u00ebrbimeve, pa folur p\u00ebr diskriminimin mes territorit, zonave urbane dhe rurale.<\/p>\n<p>Edhe k\u00ebtu n\u00eb Vlor\u00eb kemi diferenca t\u00eb m\u00ebdha sh\u00ebrbimesh n\u00eb lagje t\u00eb caktuara. Sepse Vlora nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm Lungomare. Vlora \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e madhe.<\/p>\n<p>Mbi t\u00eb gjitha, ajo q\u00eb shmanget dhe duhet artikuluar qart\u00eb \u00ebsht\u00eb se reforma e viteve 2014\u20132015 nisi si reform\u00eb administrative dhe p\u00ebrfundoi si reform\u00eb politike. Nisi si ide administrative, por u kthye n\u00eb projekt politik. Pushteti vendor u perceptua si zgjatim i pushtetit qendror.<\/p>\n<p>Kjo var\u00ebsi e ka shkat\u00ebrruar pushtetin vendor. Ajo ishte reform\u00eb e pushtetit, jo e qytetarit. Dhe si e till\u00eb nuk i sh\u00ebrben qytetarit.<\/p>\n<p>Sot po shohim se vendet e pun\u00ebs jan\u00eb shtuar, abuzimi \u00ebsht\u00eb shtuar, centralizimi \u00ebsht\u00eb rritur dhe 43 kryetar\u00eb apo ish-kryetar\u00eb bashkish kan\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00eb dyert e SPAK. Ky \u00ebsht\u00eb realiteti<\/p>\n<p>A duam zgjidhje? Po. Ne jemi t\u00eb qart\u00eb n\u00eb q\u00ebndrimin ton\u00eb: funksionalitet, dh\u00ebnie kompetencash dhe shtim sh\u00ebrbimesh. Duhet mb\u00ebshtetje nga buxheti i shtetit dhe nj\u00eb ndarje territoriale q\u00eb i sh\u00ebrben qytetarit.<\/p>\n<p>Orikumi duhet t\u00eb jet\u00eb bashki m\u00eb vete. Mifoli duhet t\u00eb jet\u00eb bashki m\u00eb vete. Zona e Kot\u00ebs duhet t\u00eb jet\u00eb bashki m\u00eb vete.<\/p>\n<p>Ne duhet t\u00eb flasim p\u00ebr sh\u00ebrbimet dhe p\u00ebr territorin, sepse territori nuk \u00ebsht\u00eb q\u00ebllim n\u00eb vetvete. Q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb t\u2019i sh\u00ebrbejm\u00eb qytetarit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i\u00a0PD, Lu\u00e7iano Bo\u00e7i deklaroi se reforma e vitit 2014 ka d\u00ebshtuar dhe se vendi ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb model t\u00eb ri, t\u00eb bazuar te qytetari, sh\u00ebrbimet dhe decentralizimi real. Q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb t\u2019i sh\u00ebrbejm\u00eb qytetarit\u00ebr reform\u00ebn administrativo-territoriale. Bo\u00e7i theksoi se d\u00ebgjesat publike nuk duhet t\u00eb mbeten nj\u00eb ushtrim formal, por duhet t\u00eb prodhojn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfundim &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":142070,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-142069","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/142069","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=142069"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/142069\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":142071,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/142069\/revisions\/142071"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/142070"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=142069"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=142069"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=142069"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}