{"id":142179,"date":"2026-05-06T18:17:16","date_gmt":"2026-05-06T18:17:16","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=142179"},"modified":"2026-05-06T18:17:16","modified_gmt":"2026-05-06T18:17:16","slug":"berisha-raporti-i-parlamentit-europian-ka-gozhduar-edi-ramen-ne-cdo-rresht","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/05\/06\/berisha-raporti-i-parlamentit-europian-ka-gozhduar-edi-ramen-ne-cdo-rresht\/","title":{"rendered":"Berisha: Raporti i Parlamentit Europian ka gozhduar Edi Ram\u00ebn n\u00eb \u00e7do rresht!\u00a0"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Raporti i Parlamentit Europian ka gozhduar Edi Ram\u00ebn n\u00eb \u00e7do rresht.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb takimin me qytetar\u00ebt n\u00eb Deg\u00ebn e Nj\u00ebsia 5, Tiran\u00eb, Berisha, Berisha theksoi se ai raport i miratuar me unanimitet nga t\u00eb gjitha forcat politike \u00ebsht\u00eb identik me tet\u00eb rezolutat.<\/p>\n<p><strong>Berisha: <\/strong>Kjo q\u00ebndres\u00eb, ky shpirt i pamposhtur i juaji, b\u00ebri q\u00eb opozita shqiptare t\u00eb kaloj\u00eb kaluarin m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb nj\u00eb forc\u00eb politike mund t\u00eb ket\u00eb kaluar ndoshta n\u00eb 100 vitet e fundit n\u00eb Europ\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo q\u00ebndres\u00eb e juaja b\u00ebri q\u00eb PD nga forca politike m\u00eb e izoluar n\u00eb planet, t\u00eb shnd\u00ebrrohet jo me deus ex machina, por me q\u00ebndres\u00ebn dhe guximin tuaj, t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb forc\u00ebn politike m\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb t\u00ebr\u00eb historin\u00eb e saj, n\u00eb forc\u00ebn politike m\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb Europ\u00eb.<\/p>\n<p>Ndaj dhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shp\u00ebrblim p\u00ebr lodhjen tuaj.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shp\u00ebrblim p\u00ebr sakrific\u00ebn tuaj.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shp\u00ebrblim i padiskutuesh\u00ebm p\u00ebr shpirtin tuaj t\u00eb pamposhtur.<\/p>\n<p>Miq, 8 rezoluta n\u00eb t\u00eb cilat u sanksionuan narkoshteti i Edi Ram\u00ebs, vjedhjet e Edi Ram\u00ebs, pushteti i tij absolut, farsa e tij elektorale, q\u00ebndrimet e tij antikushtetuese nj\u00ebra pas tjetr\u00ebs t\u00eb votuara nga t\u00eb gjitha partit\u00eb e qendr\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb dhe t\u00eb djathta n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb thoshte propaganda?<\/p>\n<p>Jan\u00eb rezoluta partiake.<\/p>\n<p>Edhe partiake, ato kishin nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme se ato parti q\u00eb firmos\u00ebn ato rezoluta, qeverisin bot\u00ebn sot.<\/p>\n<p>Por, prisni, z\u00ebri juaj u d\u00ebgjua. Q\u00ebndresa juaj u d\u00ebgjua sepse vet\u00ebm dy tre muaj m\u00eb par\u00eb, k\u00ebtu erdh\u00ebn p\u00ebr t\u00eb par\u00eb n\u00eb vend ngjarjet, zhvillimet, dy misione faktmbledh\u00ebse nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmet n\u00eb historin\u00eb e vendit.<\/p>\n<p>Edhe do u rr\u00ebfej nj\u00eb gj\u00eb, ta dini.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb tona ka qen\u00eb dhe vazhdon edhe sot t\u00eb jet\u00eb, se ndodhit\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb t\u00eb pabesueshme.<\/p>\n<p>Dhe jo nj\u00eb, por po u them, gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve, me dhjet\u00ebra miq, personalitete, n\u00eb fund t\u00eb bised\u00ebs m\u00eb thon\u00eb: Sali k\u00ebto jan\u00eb gj\u00ebra t\u00eb pabesueshme.<\/p>\n<p>Dhe \u00e7\u2019ndodhi?<\/p>\n<p>Prandaj dhe erdh\u00ebn edhe dy misione faktmbledh\u00ebse. I pan\u00eb k\u00ebtu.<\/p>\n<p>Nj\u00ebri p\u00ebrb\u00ebhej nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e 30 partive politike t\u00eb Europ\u00ebs, i kryesuar nga Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i PPE. Tjetri, misioni faktmbledh\u00ebs i Komisionit t\u00eb Jasht\u00ebm t\u00eb Parlamentit, i cili ka n\u00eb gjirin e vet 180 parlamentar\u00eb europian\u00eb, erdhi i kryesuar nga kryetari i nj\u00eb komisioni.<\/p>\n<p>Q\u00ebndruan.<\/p>\n<p>Takuan qytetar\u00eb.<\/p>\n<p>Takuan forca politike.<\/p>\n<p>Takuan mediat.<\/p>\n<p>Takuan shoq\u00ebrin\u00eb civile.<\/p>\n<p>Dhe, dje u votua raporti.<\/p>\n<p>Ai raport, u them un\u00eb ju, \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb pik\u00eb e ujit e ndar\u00eb n\u00eb dysh me t\u00eb gjitha rezolutat e miratuara gjer sot nga forcat politike.<\/p>\n<p>Por ai raport nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb i partive t\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb dhe t\u00eb djatht\u00eb, por ai raport \u00ebsht\u00eb i votuar nga i gjith\u00eb spektri politik evropian n\u00eb Parlamentin Evropian.<\/p>\n<p>Madje, p\u00ebr ta ditur jo, raporteri \u00ebsht\u00eb socialist, an\u00ebtar shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb grupin parlamentar socialist n\u00eb PE.<\/p>\n<p>Dhe aty, pas nj\u00eb pune intensive, raporti ka gozhduar Edi Ram\u00ebn n\u00eb \u00e7do rresht.<\/p>\n<p>Raporti ka gozhduar Lubi Ballukun.<\/p>\n<p>U ka mbrojtur ju, ka mbrojtur qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb, ka mbrojtur procesin e integrimit, ka mbrojtur t\u00eb ardhmen e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Ja pra, n\u00eb qoft\u00eb se ju nuk do protestonit, mund t\u00eb imagjinoni se do ishte ky raport? Kurr\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb qoft\u00eb se ju nuk do t\u00eb protestonit, do kishin ardhur misionet faktmbledh\u00ebse? Jo.<\/p>\n<p>Kurr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb z\u00ebri juaj nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebgjuar m\u00eb shum\u00eb dhe ju e keni b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00eb kushtet m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira. T\u00eb nj\u00eb terrori psikologjik, t\u00eb nj\u00eb terrori ekonomik, t\u00eb nj\u00eb terrori t\u00eb gjithansh\u00ebm.<\/p>\n<p>Dhe thoshte nj\u00eb student nj\u00eb dit\u00eb, zoti Berisha, un\u00eb jam n\u00eb universitet, un\u00eb shprehem, nuk duroj dot, pavar\u00ebsisht se \u00e7\u2019mund t\u2019u b\u00ebjn\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb mi, por un\u00eb e marr parasysh, un\u00eb dua t\u00eb flas, t\u00eb them t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.<\/p>\n<p>Por ka shok\u00eb t\u00eb mi q\u00eb nuk e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb, preferojn\u00eb heshtjen.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo heshtje?<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb e keqja banale.<\/p>\n<p>Hannah Arendt, nj\u00eb filozofe e shquar e shekullit t\u00eb kaluar, shkon n\u00eb gjyqin e Eichmann. Eichmann ishte nj\u00eb oficer i lart\u00eb nazist, n\u00ebp\u00ebr duart e t\u00eb cilit kishin kaluar dokumentet p\u00ebr miliona hebrenj n\u00eb furrat e kampeve t\u00eb p\u00ebrqendrimit.<\/p>\n<p>Dhe ky ulur.<\/p>\n<p>Dhe kjo shkon se do t\u00eb shoh\u00eb monstr\u00ebn e njer\u00ebzimit aty.<\/p>\n<p>Shkon aty, ndjek gjyqin, ai ishte njeri i zakonsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ai ishte njeri q\u00eb i thoshte gjykat\u00ebsit, zoti gjykat\u00ebs, un\u00eb zbatova urdhrin, ky urdh\u00ebr me erdhi nga filani.<\/p>\n<p>Me nj\u00eb fjal\u00eb, ai ndjehej nj\u00eb n\u00ebpun\u00ebs. Por ai kishte humbur \u00e7do aft\u00ebsi njeri p\u00ebr t\u00eb protestuar, p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar urdhrin.<\/p>\n<p>Ndaj dhe heshtja \u00ebsht\u00eb e keqe banale.<\/p>\n<p>Sepse qytetari nuk hesht kurr\u00eb para k\u00ebtij shkat\u00ebrrimi t\u00eb kombit.<\/p>\n<p>Sepse qytetari nuk hesht kurr\u00eb kur sheh q\u00eb u larguan 720 mij\u00eb t\u00eb rinj nga Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Sepse qytetari nuk hesht kurr\u00eb kur sheh q\u00eb varf\u00ebria po b\u00ebhet e lemerishme \u00e7do muaj e m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Sepse qytetari nuk hesht kurr\u00eb kur sheh spitale t\u00eb shkat\u00ebrruara, sh\u00ebrbime t\u00eb shkat\u00ebrruara. Kur sheh pasiguri t\u00eb madhe kudo.<\/p>\n<p>Pra ne, ndaj e nisa me ju, elita e v\u00ebrtet\u00eb e kombit ju jeni.<\/p>\n<p>Po, po, absolutisht.<\/p>\n<p>Dhe ne do vazhdojm\u00eb k\u00ebt\u00eb mision se ky mision \u00ebsht\u00eb fati yn\u00eb i madh p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer vetes, familjes dhe vendit ton\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe ne do e fitojm\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb.<\/p>\n<p>Edi Rama \u00ebsht\u00eb i plagosur p\u00ebr vdekje. Edi Rama nuk e merr m\u00eb veten. Jo!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Raporti i Parlamentit Europian ka gozhduar Edi Ram\u00ebn n\u00eb \u00e7do rresht. Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb takimin me qytetar\u00ebt n\u00eb Deg\u00ebn e Nj\u00ebsia 5, Tiran\u00eb, Berisha, Berisha theksoi se ai raport i miratuar me unanimitet nga t\u00eb gjitha forcat politike \u00ebsht\u00eb identik me tet\u00eb rezolutat. Berisha: Kjo q\u00ebndres\u00eb, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":142180,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-142179","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/142179","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=142179"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/142179\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":142181,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/142179\/revisions\/142181"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/142180"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=142179"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=142179"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=142179"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}