{"id":142223,"date":"2026-05-07T10:23:33","date_gmt":"2026-05-07T10:23:33","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=142223"},"modified":"2026-05-07T10:24:58","modified_gmt":"2026-05-07T10:24:58","slug":"licencimi-i-jet-bank-9-pyetjet-e-kellicit-qe-rama-ka-frike-tu-pergjigjet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/05\/07\/licencimi-i-jet-bank-9-pyetjet-e-kellicit-qe-rama-ka-frike-tu-pergjigjet\/","title":{"rendered":"A jan\u00eb n\u00eb dijeni partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb p\u00ebr licencimin e &#8220;Jet Bank&#8221;? K\u00eblli\u00e7i 9 pyetje Ram\u00ebs"},"content":{"rendered":"<div class=\"readmore-text-here\">\n<p>Kryeministri Edi Rama refuzoi interpelanc\u00ebn urgjente e thirrur nga opozita n\u00eb lidhje me Jet Bank, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn opozita ka ngritur dyshime p\u00ebr lidhje me familjen kryeministrit.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb sqarime lidhur me licencimin e bank\u00ebs Jet Bank nga Banka e Shqip\u00ebris\u00eb, si dhe ndikimin e mundsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebtij licencimi mbi vler\u00ebsimin nga MONEYVAL, d\u00ebrgoi ministren e Shtetit p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebnien me Parlamentin, Eriona Ismaili.<\/p>\n<p>Pas licencimit t\u00eb k\u00ebsaj banke brenda 7 muajsh, opozita ka dyshime p\u00ebr pastrim parash dhe lidhje t\u00eb err\u00ebta.<\/p>\n<p>Deputeti i PD, Belind K\u00eblli\u00e7i, n\u00eb fjal\u00ebn e tij tha se, Ismaili ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr detyr\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur Bank\u00ebn e Edi Ram\u00ebs pasi as Ministri i Financave nuk ka si ta marr\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe parashtroi pyetjet t\u00eb cilat kishte p\u00ebrgatitur p\u00ebr kryeministrin\u00a0Rama por q\u00eb i pari i vendit ka frik\u00eb t&#8217;i p\u00ebrgjigjet.<\/p>\n<p><strong>Fjala e K\u00eblli\u00e7it<\/strong><\/p>\n<p>I nderuar z. Kryetar i Kuvendit,<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar Koleg\u00eb,<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar qytetar\u00eb,<\/p>\n<p>Jav\u00ebn e kaluar kam k\u00ebrkuar zhvillimin e nj\u00eb interpelance urgjente me Kryeministrin n\u00eb lidhje me nj\u00eb shqet\u00ebsim t\u00eb ngritur nga un\u00eb q\u00eb n\u00eb janar t\u00eb vitit 2026 p\u00ebr dh\u00ebnien e li\u00e7ens\u00ebs p\u00ebr bank\u00ebn e par\u00eb 100% digjitale n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Jet Bank ka marr\u00eb miratimin paraprak n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2025 dhe \u00ebsht\u00eb li\u00e7ensuar p\u00ebrfundimisht n\u00eb mars t\u00eb vitit 2026. I gjith\u00eb procesi nuk ka zgjatur m\u00eb shum\u00eb 7 muaj.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb shqet\u00ebsim kam nisur disa k\u00ebrkesa n\u00eb Bank\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb. Kjo e fundit p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb m\u00eb ka nisur informacion p\u00ebr e p\u00ebr pjes\u00ebn tjet\u00ebr jam ende n\u00eb pritje.<\/p>\n<p>Sigurisht si p\u00ebr \u00e7do shqet\u00ebsim tjet\u00ebr t\u00eb ngritur nga opozita, p\u00ebrgjigja apo reagimi institucional, jo vetem q\u00eb l\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshiruar, por k\u00ebrcet leku n\u00eb media ku par\u00ebsor nuk \u00ebsht\u00eb interesi publik, por pazari i rradh\u00ebs apo denigrimi i opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Li\u00e7ensimi i nj\u00eb banke nuk \u00ebsht\u00eb dhe nuk duhet t\u00eb shihet si nj\u00eb proces formal apo thjesht\u00eb burokratik, por si nj\u00eb pro\u00e7es gjithp\u00ebrfshir\u00ebs, pasi nj\u00eb vendimmarrje e till\u00eb ka ndikim shum\u00eb m\u00eb t\u00eb gj\u00ebr\u00eb jo vet\u00ebm n\u00eb sigurin\u00eb e parave t\u00eb shqiptar\u00ebve, por dhe n\u00eb sistemin bankar n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Institucionet tona duhet t\u00eb ushtrojn\u00eb vigjilenc\u00eb t\u00eb shtuar n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur Shqip\u00ebria ka hapur grupkapitujt kryesor\u00eb n\u00eb procesin e integrimit dhe aspiron ti bashkohet familjes Evropiane, por nd\u00ebrkoh\u00eb jemi edhe n\u00ebn monitorimin e MONEYVAL.<\/p>\n<p>Aspekti me shqet\u00ebsues ku duhet t\u00eb ishte dhe fokusi i Qeveris\u00eb dhe institucioneve n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb saj \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht pastrimi i parave.<\/p>\n<p>Vitet e fundit kjo sall\u00eb ka lexuar e d\u00ebgjuar shum\u00eb raporte nga titullar\u00eb t\u00eb Struktur\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, e \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht kjo struktur\u00eb e specializuar hetimore q\u00eb ka ngritur alarmin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fenomen, pra nuk flasim p\u00ebr nj\u00eb aludim apo akuz\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs p\u00ebr politik\u00eb, por p\u00ebr nj\u00eb fenomen q\u00eb po g\u00ebrryen dhe shkat\u00ebrron ekonomin\u00eb e vendit.<\/p>\n<p>Sot Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb baz\u00eb jo vet\u00ebm e parave t\u00eb pista t\u00eb grupeve kriminale, t\u00eb cilat marrin tendera e leje nd\u00ebrtimi p\u00ebr ti p\u00ebrdorur si lavatri\u00e7e, por ajo \u00ebsht\u00eb edhe baza e t\u00eb ashtuquajturave Call Center, me an\u00eb t\u00eb s\u00eb cilave mashtrohen qytetar\u00ebt Evropian\u00eb n\u00eb vlera qindra milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>E gjitha kjo nodh n\u00ebn hundn, apo e th\u00ebn\u00eb tro\u00e7 dhe shkoqur, me bekimin e institucioneve t\u00eb shtetit, ku m\u00eb kryesor\u00ebt jan\u00eb Agjencia e Inteligjenc\u00ebs Financiare Policia e Shtetit dhe Sh\u00ebrbimi Informativ Shtet\u00ebror.<\/p>\n<p>P\u00ebr miratimin e nj\u00eb li\u00e7ense bankare, Banka Q\u00ebndrore p\u00ebr t\u00eb certifikuar reputacionin dhe past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs s\u00eb aksioner\u00ebve t\u00eb bank\u00ebs aplikuese, komunikon pik\u00ebrisht me Agjencin\u00eb e Inteligjenc\u00ebs financiare dhe SHISH.<\/p>\n<p>T\u00eb dyja k\u00ebto institucione n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave dhe Kryeministris\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj dhe sot kisha th\u00ebrritur n\u00eb interplanc\u00eb Edi Ram\u00ebn dhe jo Eriona Ismailin.<\/p>\n<p>Un\u00eb e kuptoj q\u00eb Ismaili paska marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr detyr\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur Bank\u00ebn e Edi Ram\u00ebs pasi as Ministri i Financave nuk ka si ta mare k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi, se Ministrja e Ekonomis\u00eb, mbase dhe p\u00ebr arsye personale, dihet q\u00eb jo e jo.<\/p>\n<p>N\u00ebse kushdo n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb apo edhe qeveri do t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb thjesht\u00eb n\u00eb internet se cilat jan\u00eb problematikat e ngritura nga Autoritet Mbik\u00ebqyr\u00ebse Evropiane p\u00ebr bankat digjitale si N26, Revolut, StarligBank etj, do t\u00eb konstatonte se, Autoritetet monitoruese n\u00eb Evrop\u00eb, si Banka Qendrore Evropiane (BQE) dhe Autoriteti Bankar Evropian (EBA), kan\u00eb ngritur disa shqet\u00ebsime ky\u00e7e p\u00ebr bankat digjitale (neobanks) dhe sektorin financiar q\u00eb po digjitalizohet me shpejt\u00ebsi p\u00ebr vitet 2025-2026.<\/p>\n<p>K\u00ebto shqet\u00ebsime kryesore konsistojn\u00eb n\u00eb:<\/p>\n<p>1- Pastrimi i parave<br \/>\n2- Siguria Kibernetike<br \/>\n3- Stabiliteti financiar dhe likuiditeti<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb gjitha sa thash m\u00eb sip\u00ebr kam k\u00ebrkuar k\u00ebt\u00eb interpelanc\u00eb duke i drejtuar dhe\u00a0<strong>pyetjet e m\u00ebposhtme Kryeministrit:<\/strong><\/p>\n<p><strong>A ka dijeni Kryeministri Edi Rama\u00a0<\/strong>p\u00ebr lidhjet e dokumentuara nga autoritetet rregullatore gjermane, britanike, spanjolle dhe estoneze t\u00eb shtetasit Oliver Hemmer, drejtor i shoq\u00ebris\u00eb Constador LTD (aksionar 71.52% i JET BANK), me skem\u00ebn mashtruese 4XFX dhe rrjetin e Gal Barakut t\u00eb d\u00ebnuar n\u00eb Austri p\u00ebr mashtrim me d\u00ebm mbi 200 milion\u00eb euro?<\/p>\n<p><strong>A mund t\u00eb garantoj\u00eb Kryeministri Edi Rama\u00a0<\/strong>p\u00ebr qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb se depozitat e tyre n\u00eb JET BANK do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb sigurta, duke pasur parasysh se: i) Agjencia e Sigurimit t\u00eb Depozitave mbulon vet\u00ebm shuma t\u00eb kufizuara p\u00ebr depozitues; ii) fondi i ASD-s\u00eb financohet nga kontributet e t\u00eb gjitha bankave t\u00eb tjera n\u00eb treg, duke e kthyer riskun e nj\u00eb banke t\u00eb re n\u00eb nj\u00eb risk q\u00eb, n\u00eb rast d\u00ebshtimi, do t\u00eb p\u00ebrballohej nga fondi i krijuar prej kontributeve t\u00eb sistemit bankar dhe do t\u00eb kishte pasoja mbi besimin e qytetar\u00ebve n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb sistemin financiar; dhe iii) asnj\u00eb prej aksionar\u00ebve dhe an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb bordit t\u00eb JET BANK nuk ka eksperienc\u00eb t\u00eb m\u00ebparshme n\u00eb drejtim bankar, as nuk ka operuar kurr\u00eb nj\u00eb bank\u00eb tregtare n\u00eb ndonj\u00eb vend tjet\u00ebr t\u00eb bot\u00ebs?<\/p>\n<p><strong>A ka k\u00ebrkuar Kryeministri<\/strong>, pa c\u00ebnuar pavar\u00ebsin\u00eb ligjore t\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb Ministria e Financave, Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Parandalimit t\u00eb Pastrimit t\u00eb Parave, sh\u00ebrbimet p\u00ebrgjegj\u00ebse t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare dhe institucionet ligjzbatuese t\u00eb verifikojn\u00eb burimin e kapitalit, pron\u00ebsin\u00eb p\u00ebrfituese, lidhjet e raportuara me platforma t\u00eb palicencuara financiare dhe \u00e7do risk t\u00eb mundsh\u00ebm p\u00ebr pastrim parash q\u00eb lidhet me li\u00e7ensimin dhe nisjen e aktivitetit t\u00eb JET Bank?<\/p>\n<p><strong>A ka k\u00ebrkuar Kryeministri Edi Rama verifikime<\/strong>\u00a0t\u00eb holl\u00ebsishme nga Sh\u00ebrbimi Informativ Shtet\u00ebror (SHISH) dhe Agjencis\u00eb s\u00eb Inteligjenc\u00ebs Financiare mbi aksionar\u00ebt, pronar\u00ebt p\u00ebrfitues dhe an\u00ebtar\u00ebt e organeve drejtuese t\u00eb JET BANK, ve\u00e7an\u00ebrisht mbi shtetasit Oliver Hemmer, Idan Avishai, Rami Solomon dhe Saniel Sanilevich, duke pasur parasysh se lidhjet e disa prej tyre sipas disa burimeve t\u00eb hapura, i lidhin me struktura t\u00eb dokumentuara nga autoritetet policore evropiane si rrjete pastrimi parash, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje me implikime t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare dhe stabilitetin financiar t\u00eb vendit?<\/p>\n<p>A\u00a0<strong>mund t\u00eb konfirmoj\u00eb apo mohoj\u00eb Kryeministri Edi Rama\u00a0<\/strong>pretendimet publike se li\u00e7ensimi i JET BANK \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur nga \u201cpersona me ndikim pran\u00eb Qeveris\u00eb\u201d, sipas informacioneve t\u00eb raportuara nga media serioze n\u00eb vend, dhe a \u00ebsht\u00eb hetuar kjo \u00e7\u00ebshtje nga organet p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb Qeveris\u00eb?<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb shpjegimi ka Kryeministri Edi Rama<\/strong>\u00a0p\u00ebr faktin se kapitali i JET BANK u rrit nga vlera nominale e blerjes prej 927 mij\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb 10 milion\u00eb euro brenda m\u00eb pak se tre muajve, dhe a jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni organet ligjzbatuese dhe Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Parandalimit t\u00eb Pastrimit t\u00eb Parave p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rritje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb kapitalit?<\/p>\n<p><strong>A \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar informacion\u00a0<\/strong>nga autoritetet homologe britanike, gjermane, estoneze, qipriote, holandeze, izraelite dhe kroate p\u00ebr aksionar\u00ebt, administrator\u00ebt, pronar\u00ebt p\u00ebrfitues dhe shoq\u00ebrit\u00eb e p\u00ebrfshira n\u00eb struktur\u00ebn e JET Bank, p\u00ebrpara dhe pas dh\u00ebnies s\u00eb li\u00e7ens\u00ebs p\u00ebrfundimtare? N\u00ebse po, cilat institucione jan\u00eb pyetur dhe \u00e7far\u00eb p\u00ebrgjigjesh jan\u00eb marr\u00eb?<\/p>\n<p><strong>A jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni partner\u00ebt tan\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb,<\/strong>\u00a0ve\u00e7an\u00ebrisht Komisioni Evropian, Banka Qendrore Evropiane, Autoriteti i BE-s\u00eb kund\u00ebr Pastrimit t\u00eb Parave (AMLA), si dhe Delegacioni i BE-s\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr licencimin e k\u00ebsaj banke dhe p\u00ebr struktur\u00ebn e saj t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb?<\/p>\n<p><strong>A ka marr\u00eb Qeveria masa<\/strong>\u00a0p\u00ebr t\u00eb parandaluar konfliktin e mundsh\u00ebm t\u00eb interesit q\u00eb lind nga fakti q\u00eb Jet Holdings B.V. zot\u00ebron nj\u00ebkoh\u00ebsisht JET BANK (bank\u00eb e li\u00e7ensuar nga BSH) dhe JET TECH (shoq\u00ebri e regjistruar n\u00eb Durana Tech Park me leht\u00ebsira fiskale), duke krijuar mund\u00ebsin\u00eb e transferimit t\u00eb fitimeve nga banka drejt nj\u00eb shoq\u00ebrie s\u00eb nj\u00ebjt\u00eb grupi me regjim tatimor preferencial?<\/p>\n<p>Faleminderit!<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama refuzoi interpelanc\u00ebn urgjente e thirrur nga opozita n\u00eb lidhje me Jet Bank, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn opozita ka ngritur dyshime p\u00ebr lidhje me familjen kryeministrit. P\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb sqarime lidhur me licencimin e bank\u00ebs Jet Bank nga Banka e Shqip\u00ebris\u00eb, si dhe ndikimin e mundsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebtij licencimi mbi vler\u00ebsimin nga MONEYVAL, d\u00ebrgoi &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":140499,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-142223","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/142223","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=142223"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/142223\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":142225,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/142223\/revisions\/142225"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/140499"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=142223"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=142223"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=142223"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}