{"id":142274,"date":"2026-05-07T16:47:34","date_gmt":"2026-05-07T16:47:34","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=142274"},"modified":"2026-05-07T16:47:34","modified_gmt":"2026-05-07T16:47:34","slug":"sot-shqiptaret-kane-te-drejte-te-zemerohen-aty-ku-protestohet-ka-ende-shprese","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/05\/07\/sot-shqiptaret-kane-te-drejte-te-zemerohen-aty-ku-protestohet-ka-ende-shprese\/","title":{"rendered":"Sot shqiptar\u00ebt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb zem\u00ebrohen, aty ku protestohet ka ende shpres\u00eb!"},"content":{"rendered":"<div id=\"rekl-49\"><strong>Fjala e deputetit Agron Gjekmarkaj n\u00eb Kuvend<\/strong><\/div>\n<div class=\"readmore-text-here\">\n<p>T\u00eb nderuar qytetar\u00eb,<br \/>\nT\u00eb nderuar\u00a0 koleg\u00eb,<\/p>\n<p>Ka momente kur nj\u00eb vend nuk bllokohet vet\u00ebm nga trafiku edhe pse ai e karakterizon Shqiperine si trajektore milingonash !<\/p>\n<p>Bllokohet nga korrupsioni, bllokohet nga\u00a0 paaft\u00ebsia, bllokohet nga klientelizmi, bllokohet nga deliret!<\/p>\n<p>Reja e hutimit bie mbi t\u00eb gjith\u00eb nga zhurma , llakerdia\u00a0 q\u00eb shet \u00ebndrra luksi mbi nj\u00eb realitet shuarje.<\/p>\n<p>Sot Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend i bllokuar.<br \/>\nI bllokuar n\u00eb rrotacion politik!<\/p>\n<p>I bllokuar n\u00eb rrug\u00ebt q\u00eb fillojn\u00eb e nuk mbarojn\u00eb kurr\u00eb, i bllokuar nga \u00e7mimi i naftes , i bllokuar nga mungesa e siguris\u00eb se udhetimit !<\/p>\n<p>T\u00eb vret pijaneci , te vret krimineli, te vret i droguari, t\u00eb vret adoloshenti i perkedheluar, t\u00eb vret syshkelja e segmenteve t\u00eb korruptuara t\u00eb policis\u00eb, t\u00eb vret mungesa e standarteve n\u00eb rruge, fakte keto qe e kane shnderruar jeten e qytetarit n\u00eb vler\u00eb relative ndersa rastesine e fatin n\u00eb absolute!<\/p>\n<p>Shqiperi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend i bllokuar n\u00eb ekonomi ku mungojne shanset e barabarta per biznesin, shanset ekzistojne vetem per klientet e qeverise!<\/p>\n<p>Shqiperia eshte nje vend bllokuar n\u00eb drejt\u00ebsi e cila perdoret kunder lidershipet te opozites po bllokohet me fuqine e kartonit kur ajo tenton te veproje ndaj Qeverise!<\/p>\n<p>Shqiperia eshte nje vend i bllokuar\u00a0 nga mashtrimet e p\u00ebrditshme t\u00eb nj\u00eb qeverie q\u00eb nuk nd\u00ebrton prioritete komb\u00ebtare, por monumente propagande dhe sulmon te verteten me \u00e7do instrument dhe me korin e bretkocave!<\/p>\n<p>Shikoni absurdin ku kemi mb\u00ebrritur.<\/p>\n<p>N\u00eb nje kohe krize pas bllokimit te Hormuzit\u00a0 \u00e7mimet e naft\u00ebs, energjis\u00eb dhe jetes\u00ebs jan\u00eb rritur prej\u00a0 saj , po kudo jane\u00a0 m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta e po kaq t\u00eb rimbursueshme nga qeverite e ndryshme , qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb paguajn\u00eb nd\u00ebr karburantet m\u00eb t\u00eb shtrenjta n\u00eb rajon me pagat m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta n\u00eb kontinent, puaguajn\u00eb m\u00eb shtrenjt se Kosova, m\u00eb shtrenjt se Maqedonia, m\u00eb shtrenjt se Mali i Zi\u00a0 !<br \/>\nNafta n\u00eb Shqiperi \u00ebsht\u00eb \u00e7eshtje monopoli ! Dordomuzet abuzojne me Hormuzin!<\/p>\n<p>Bash ne kete moment kur kjo\u00a0 \u00a0qeveri e cila u ka mbyllur gojen artisteve shqiptare , duke i lene te vetmuar n\u00eb marxhinat e mbijeteses , ku shume prej tyre gjallojne\u00a0 vetem me dasma mendon t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb stadium te perkohshem 50 milion\u00eb eurosh p\u00ebr nj\u00eb k\u00ebng\u00ebtar q\u00eb vjen nga Amerika i cili shquhet\u00a0 per predikimet e tij kunder hebrejve , i ndaluar ne shume vende te botes !<\/p>\n<p>Pes\u00ebdhjet\u00eb milion\u00eb euro!<\/p>\n<p>Nj\u00eb \u00e7menduri por ne vendin tone \u00e7mendurite vijne nga pasioni qe pushtetaret kane per korrupsionin!<br \/>\nAi i ben ata t\u00eb guximshem, fantaziste, atlete , edepseze te pakonlurueshem!<\/p>\n<p>Do t\u00eb ishte shume m\u00eb mir\u00eb t\u00eb na kendonte ketu n\u00eb sall\u00eb Ministri Gonxhe do na binte shume me lire e mbase na argeton me shume me sfumaturat e zerit te tij virtuoz!<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb vend ku rrug\u00ebt komb\u00ebtare jan\u00eb plag\u00eb t\u00eb hapura.<br \/>\nN\u00eb nj\u00eb vend ku veriu trajtohet si periferi elektorale.<br \/>\nN\u00eb nj\u00eb vend ku shqiptar\u00ebt e Veriut e ata te Kosov\u00ebs presin me or\u00eb t\u00eb t\u00ebra n\u00eb ferrin e trafikut \u00e7do sezon turistik sic eshte aksi i tmerrshem Milot -Balldren ! Le tu kujtojme qe paguajne dy here traun!<\/p>\n<p>Po ama 50 milion\u00a0 jepen per\u00a0 spektak\u00ebl. P\u00ebr alegri qeveritare. P\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr histori q\u00eb nes\u00ebr mund t\u00eb dal\u00eb histori korrupsioni.<\/p>\n<p>Por problemi nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm stadiumi.<br \/>\nProblemi \u00ebsht\u00eb filozofia e k\u00ebsaj qeverie: gjith\u00e7ka q\u00eb prodhon iluzione<br \/>\nka prioritet; gjith\u00e7ka q\u00eb i sh\u00ebrben qytetarit shtyhet pafund.<\/p>\n<p>Rruga Milot\u2013Balldren.<\/p>\n<p>Prej vitesh d\u00ebgjojm\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn fjali:<br \/>\n\u201cP\u00ebr dy jav\u00eb hapet tenderi.\u201d<br \/>\n\u201cP\u00ebr pak dit\u00eb nis puna.\u201d<br \/>\n\u201cShum\u00eb shpejt fillon projekti.\u201d Se fundi keto fjali magjike i shqiptoi me nje lehtesi te paperballueshme te qenies se tij politike edhe ministri Karaka\u00e7i !<\/p>\n<p>Dhe \u00e7far\u00eb kemi marre nder vite?<br \/>\nFjale qe i merr era dhe nje bllokim torturues .<br \/>\nKeta e kane desemantizuar gjuhen shqipe, e kane zhveshur ate nga kumti, nga thelbi nga aftesia komunikuese!<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, kostoja?<br \/>\n374 milion\u00eb euro p\u00ebr vet\u00ebm 17 kilometra rrug\u00eb!<\/p>\n<p>Nj\u00eb shif\u00ebr q\u00eb n\u00eb \u00e7do vend normal europian do t\u00eb shkaktonte hetim parlamentar, revolt\u00eb publike dhe dor\u00ebheqje qeveritare.<\/p>\n<p>K\u00ebtu paraqitet si sukses.<\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb infrastruktur\u00eb europiane.<br \/>\nKjo \u00ebsht\u00eb ekonomia e korrupsionit.<\/p>\n<p>Sepse korrupsioni nuk vjedh vet\u00ebm para.<br \/>\nKorrupsioni vjedh koh\u00eb.<br \/>\nVjedh zhvillim.<br \/>\nVjedh jet\u00eb njer\u00ebzish dhe te venos traun e trete ne veri !<\/p>\n<p>Sa familje kan\u00eb humbur or\u00eb t\u00eb t\u00ebra n\u00eb trafik, tani deri ne teror eshte e pamundur te udhetosh per ne lezhe, shengjin, apo shkoder nje kalvar i vertete! Nje fyerje e pamerituar!<\/p>\n<p>Sa turist\u00eb largohen t\u00eb zhg\u00ebnjyer?<br \/>\nSa biznese humbasin?<br \/>\nSa aksidente ndodhin n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb pap\u00ebrfunduara?<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria sot nuk ka vet\u00ebm rrug\u00eb q\u00eb zgjasin me vite.<br \/>\nKa edhe rrug\u00eb q\u00eb nuk b\u00ebhen kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk shkon dot n\u00eb veri se mbetesh ne Milot !<br \/>\nNuk shkon dot n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, sepse bllokohesh n\u00eb aksin e Elbasanit apo ne Qafe-Pllo\u00e7\u00eb!<br \/>\nNuk shkon dot n\u00eb Vlor\u00eb, sepse p\u00ebr 6 kilometra n\u00eb hyrje t\u00eb Durr\u00ebsit duhen dy vite punime.<\/p>\n<p>Dy vite p\u00ebr 6 kilometra!<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb metafora perfekte e k\u00ebsaj qeverie: shum\u00eb zhurm\u00eb, shum\u00eb tabela, shum\u00eb dron\u00eb propagande\u2026 dhe pak Shqip\u00ebri reale.<\/p>\n<p>Veriu diskriminohet prej vitesh.<br \/>\nKosovar\u00ebt trajtohen si turist\u00eb sezonal\u00eb q\u00eb duhen duruar, jo si v\u00ebllez\u00ebr q\u00eb lidhin ekonomin\u00eb dhe kombin shqiptar.<br \/>\nKorridori kryesor europian i veriut vazhdon t\u00eb mbetet peng i vonesave, interesave dhe aferave. Kjo ndodh pas 14 vitesh qeverisje socialiste! Socializmi juaj eshte shakaja me e madhe e kohrave moderne! Shakaxhinj te Perparimit do na kujtonte prelati e poeti Noli !<\/p>\n<p>Filozofi francez Montesquieu shkruante se:<br \/>\n\u201cKur korrupsioni hyn n\u00eb qeveri, ligjet b\u00ebhen dekor dhe pasuria publike b\u00ebhet pla\u00e7k\u00eb.\u201d Ketu miratohen ligje me ritem fabrike qe pakush e merr vesh \u00e7fare jane , por nje Shqiperia qe kafshohet shihet nga toka deti e ajri, nje Shqiperi qe shemtohet nga vdekja urbane eshte bere pjese e jetes sone ! Tirana te ofron vetem kulla ajer te ndotur kafe e llafe do thoshte Fishta!\u2019<\/p>\n<p>Dhe pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb po jetojm\u00eb sot.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shtet ku projekti nuk matet me dobin\u00eb publike, por me fitimin privat.<br \/>\nNj\u00eb shtet ku kilometri i rrug\u00ebs kushton si tunel alpin europian, por p\u00ebrfundon si koncept mitologjik i kalebdave greke.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shtet ku qytetari paguan gjithmon\u00eb tre\u00a0 her\u00eb: nj\u00eb her\u00eb me taksa nj\u00eb her\u00eb me koh\u00ebn e humbur dhe nje here tjeter me cilesine e keqe te cdo sherbimi !<\/p>\n<p>Por historia ka treguar di\u00e7ka tjet\u00ebr:<\/p>\n<p>Asnj\u00eb qeveri e korruptuar nuk \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrjetshme.<\/p>\n<p>Sepse ekziston nj\u00eb forc\u00eb m\u00eb e madhe se propaganda.<br \/>\nM\u00eb e madhe se parat\u00eb.<br \/>\nM\u00eb e madhe se arroganca e pushtetit.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb forca e qytetar\u00ebve q\u00eb nuk pranojn\u00eb m\u00eb t\u00eb heshtin.<\/p>\n<p>Vaclav Havel thoshte:<br \/>\n\u201cFuqia e t\u00eb pafuqishm\u00ebve lind kur njer\u00ebzit refuzojn\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr.\u201d<\/p>\n<p>Dhe protesta pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb b\u00ebn.<\/p>\n<p>Protesta \u00ebsht\u00eb momenti kur qytetari i zakonsh\u00ebm i thot\u00eb pushtetit:<br \/>\n\u201cNuk keni t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb talleni m\u00eb me ne.\u201d<\/p>\n<p>Ndaj protesta nuk \u00ebsht\u00eb problem.<br \/>\nProtesta \u00ebsht\u00eb shenj\u00eb shprese.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm vendet e vdekura nuk protestojn\u00eb.<br \/>\nVet\u00ebm shoq\u00ebrit\u00eb q\u00eb kan\u00eb humbur besimin nuk reagojn\u00eb m\u00eb.<\/p>\n<p>Kur protestohet, do t\u00eb thot\u00eb se ende ekziston nd\u00ebrgjegjja qytetare.<\/p>\n<p>Kur protestohet, do t\u00eb thot\u00eb se ende ekziston besimi se Shqip\u00ebria mund t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Kur protestohet, do t\u00eb thot\u00eb se qytetar\u00ebt nuk duan t\u00eb jen\u00eb viktima e spektatore\u00a0 t\u00eb korrupsionit.<\/p>\n<p>Dhe sot shqiptar\u00ebt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb zem\u00ebrohen. Skalionet e te zemeruarve po rriten cdo dite!<\/p>\n<p>Sepse nuk k\u00ebrkojn\u00eb luks.<br \/>\nKerkojne drejtesi normale<br \/>\nZgjedhje normale<br \/>\nK\u00ebrkojn\u00eb rrug\u00eb normale.<br \/>\nK\u00ebrkojn\u00eb shtet normal qe taksat e tyre mos te pasurojne klientet e qeverise po te jene dobi publike! Ata kerkojne<br \/>\nEkonomi qe i mban bijet e bijat e tyre ketu dhe nuk i shnderron ne shtegtar pa atdhe!<\/p>\n<p>K\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebri ku prioritet \u00ebsht\u00eb qytetari, jo Kryeministri .<\/p>\n<p>Ky vend nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr stadiume propagande.<br \/>\nKa nevoj\u00eb p\u00ebr rrug\u00eb q\u00eb bashkojn\u00eb shqiptar\u00ebt.<br \/>\nKa nevoj\u00eb p\u00ebr investime q\u00eb zhvillojn\u00eb ekonomin\u00eb.<br \/>\nKa nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb qeveri q\u00eb mat suksesin me jet\u00ebn e njer\u00ebzve, jo me videot n\u00eb rrjetet sociale. Ky vend ka nevoje per institucione qe respektojne opoziten dhe qe nuk e burgosin ate!<\/p>\n<p>Dhe deri at\u00ebher\u00eb, protesta mbetet rruga e vetme morale.<\/p>\n<p>Sepse aty ku protestohet, ka ende shpres\u00eb.<br \/>\nAty ku qytetar\u00ebt ngrihen, demokracia ende merr frym\u00eb.<br \/>\nAty ku njer\u00ebzit refuzojn\u00eb t\u00eb n\u00ebnshtrohen, Shqip\u00ebria ende nuk \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar.<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fjala e deputetit Agron Gjekmarkaj n\u00eb Kuvend T\u00eb nderuar qytetar\u00eb, T\u00eb nderuar\u00a0 koleg\u00eb, Ka momente kur nj\u00eb vend nuk bllokohet vet\u00ebm nga trafiku edhe pse ai e karakterizon Shqiperine si trajektore milingonash ! Bllokohet nga korrupsioni, bllokohet nga\u00a0 paaft\u00ebsia, bllokohet nga klientelizmi, bllokohet nga deliret! Reja e hutimit bie mbi t\u00eb gjith\u00eb nga zhurma , &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":130765,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-142274","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/142274","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=142274"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/142274\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":142275,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/142274\/revisions\/142275"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/130765"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=142274"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=142274"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=142274"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}