{"id":142604,"date":"2026-05-11T16:05:51","date_gmt":"2026-05-11T16:05:51","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=142604"},"modified":"2026-05-11T16:05:51","modified_gmt":"2026-05-11T16:05:51","slug":"alimehmeti-autizmi-nga-mosha-e-madhe-e-prinderve-dhe-ndotja-ambientale-jo-vaksinat-e-fruthit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/05\/11\/alimehmeti-autizmi-nga-mosha-e-madhe-e-prinderve-dhe-ndotja-ambientale-jo-vaksinat-e-fruthit\/","title":{"rendered":"Alimehmeti: Autizmi nga mosha e madhe e prind\u00ebrve dhe ndotja ambientale, jo vaksinat e fruthit!"},"content":{"rendered":"<p>Ekziston dyshimi tek shum\u00eb njer\u00ebz se autizmi ka ardhur si pasoj\u00eb e vaksinave t\u00eb fruthit.<\/p>\n<p>Mjeku infeksionist, Ilir Alimehmeti, n\u00eb \u201cAldo Morning Show\u201d, ka sqaruar se ky pretendim \u00ebsht\u00eb i gabuar.<\/p>\n<p>Ai thekson se vaksina kund\u00ebr fruthit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr dekada dhe ka qen\u00eb shum\u00eb efektive, duke e b\u00ebr\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb nj\u00eb vend pa fruth p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb. M\u00eb pas, n\u00eb vitin 2018, vendi p\u00ebrjetoi nj\u00eb epidemi t\u00eb madhe dhe u raportuan shum\u00eb raste n\u00eb OBSH, gj\u00eb q\u00eb solli humbjen e statusit si vend pa fruth.<\/p>\n<p>\u201c<em>Si popull kemi qen\u00eb shum\u00eb t\u00eb vaksinuar ndaj fruthit. Kujtoj edhe nj\u00eb her\u00eb, vaksin\u00eb q\u00eb e njohim prej shum\u00eb dekadash, ia dim\u00eb gjith\u00e7ka dhe pluset dhe minuset. Ishim nj\u00eb vend zyrtarisht pa fruth. Gjat\u00eb viteve, n\u00eb 2018, kemi pasur epidemi t\u00eb madhe. Kemi raportuar 1 mij\u00eb e 468 raste n\u00eb OBSH nga Shqip\u00ebria. Q\u00eb t\u00eb jemi t\u00eb qart\u00eb, kur raportojm\u00eb 1 mij\u00eb e 468 raste nga Shqip\u00ebria, jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se sa aq dhe neve na u hoq statusi i vendit pa fruth. Ne jemi zyrtarisht vend me fruth, nj\u00ebkoh\u00ebsisht iu hoq Greqis\u00eb, Anglis\u00eb, pra ta kuptojm\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem vet\u00ebm i yni<\/em>\u201c, tha ai.<\/p>\n<p>Mjeku shpjegon se r\u00ebnia e vaksinimit nuk lidhet me arsye shkencore, por me frik\u00eb t\u00eb krijuar nga nj\u00eb studim i vjet\u00ebr dhe m\u00eb pas i t\u00ebrhequr, i cili sugjeronte nj\u00eb lidhje mes vaksin\u00ebs dhe autizmit. Sipas tij, ky pretendim \u00ebsht\u00eb hedhur posht\u00eb nga studime t\u00eb shumta me miliona f\u00ebmij\u00eb, t\u00eb cilat nuk kan\u00eb gjetur asnj\u00eb lidhje mes vaksinave dhe autizmit.<\/p>\n<p>\u201c<em>Nd\u00ebrkoh\u00eb ka r\u00ebn\u00eb shum\u00eb vaksinimi. Pse? Dhe ta themi pse, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb frik\u00eb e bazuar n\u00eb asnj\u00eb lloj argumenti se kjo ka qen\u00eb risk\u2026 ka qen\u00eb publikim i vjet\u00ebr, i vog\u00ebl, i cili u t\u00ebrhoq se ishte i parregullt nga ana shkencore, ku mendohej se kjo vaksin\u00eb ishte e lidhur me autizmin. M\u00eb kupton q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb s\u00ebmundje tejet e r\u00ebnd\u00eb dhe duhen kuptuar prind\u00ebrit q\u00eb rezervohen. U hodh bota menj\u00ebher\u00eb, se ishte nj\u00eb flamur i kuq kur doli ky studim dhe jan\u00eb studiuar miliona e miliona f\u00ebmij\u00eb dhe u pa q\u00eb k\u00ebto t\u00eb dyja s\u2019kan\u00eb asnj\u00eb lidhje. Tani, e heqim k\u00ebt\u00eb nga ana shkencore, ta flasim pak nga ana praktike? Ne, brezi yn\u00eb, kemi qen\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb vaksinuar. Nuk na pyeste njeri asokohe, do ti, s\u2019do ti, t\u00eb vinte, t\u00eb ngulte gjilp\u00ebr\u00ebn dhe mbaronte pun\u00eb. Sa ishte autizmi at\u00ebher\u00eb? Duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb rritur ata sot, ku jan\u00eb, pse s\u2019jan\u00eb? Sepse nuk lidhej me vaksin\u00ebn, ka lidhje me di\u00e7ka tjet\u00ebr. E dyta, gjat\u00eb viteve vaksinimi ka r\u00ebn\u00eb, autizmi \u00e7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb, ka r\u00ebn\u00eb apo ka shtuar? Ka shtuar. N\u00ebse shkaku do t\u00eb ishte vaksinimi, at\u00ebher\u00eb r\u00ebnia e vaksinimit do t\u00eb shoq\u00ebrohej me r\u00ebnie t\u00eb autizmit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ne shohim t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn<\/em>\u201c, tha ai.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, ai argumenton se n\u00eb praktik\u00eb, autizmi nuk ka r\u00ebn\u00eb edhe pse vaksinimi ka r\u00ebn\u00eb, gj\u00eb q\u00eb sipas tij tregon se nuk ka lidhje shkak\u00ebsore mes tyre. P\u00ebrkundrazi, ai p\u00ebrmend faktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb mundsh\u00ebm si rritja e mosh\u00ebs s\u00eb prind\u00ebrve dhe ndotja mjedisore, t\u00eb cilat jan\u00eb m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb zonat urbane ku edhe rastet jan\u00eb m\u00eb t\u00eb shpeshta.<\/p>\n<p>\u201c<em>N\u00eb zonat rurale ka shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr vaksinim se sa n\u00eb zonat urbane. N\u00eb zonat urbane ka m\u00eb pak vaksinim. Autizmi \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrhapur shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb zonat urbane se sa n\u00eb zonat rurale. Dalim tek e v\u00ebrteta q\u00eb njohim, se shohim q\u00eb trendi \u00ebsht\u00eb i kund\u00ebrt. S\u2019ka lidhje fare me vaksinimin. Kjo ka lidhje me dy gj\u00ebra: q\u00eb nj\u00ebri \u00ebsht\u00eb problem i madh shoq\u00ebror, tjetri \u00ebsht\u00eb problem i madh ambiental. Nj\u00ebra \u00ebsht\u00eb mosha e prind\u00ebrve, ne f\u00ebmij\u00ebt po i b\u00ebjm\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb von\u00eb dhe k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb edhe mosha e n\u00ebn\u00ebs edhe e babait, ndryshe nga sindroma Down q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebna kryesorja dhe e dyta \u00ebsht\u00eb ndotja. Ndotja e madhe ambientale. Dhe ku e kemi ndotjen m\u00eb t\u00eb madhe? N\u00eb qytete se sa n\u00eb fshatra dhe me vite a na \u00ebsht\u00eb rritur ndotja e ajrit? Na \u00ebsht\u00eb rritur. K\u00ebshtu q\u00eb faktet i kemi shum\u00eb t\u00eb qarta dhe studime t\u00eb shumta e kan\u00eb provuar<\/em>\u201c, tha ai.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ekziston dyshimi tek shum\u00eb njer\u00ebz se autizmi ka ardhur si pasoj\u00eb e vaksinave t\u00eb fruthit. Mjeku infeksionist, Ilir Alimehmeti, n\u00eb \u201cAldo Morning Show\u201d, ka sqaruar se ky pretendim \u00ebsht\u00eb i gabuar. Ai thekson se vaksina kund\u00ebr fruthit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr dekada dhe ka qen\u00eb shum\u00eb efektive, duke e b\u00ebr\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb nj\u00eb vend pa fruth p\u00ebr &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":142605,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-142604","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/142604","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=142604"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/142604\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":142606,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/142604\/revisions\/142606"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/142605"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=142604"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=142604"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=142604"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}