{"id":142712,"date":"2026-05-12T16:17:44","date_gmt":"2026-05-12T16:17:44","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=142712"},"modified":"2026-05-12T16:19:36","modified_gmt":"2026-05-12T16:19:36","slug":"boci-ne-fier-reforma-territoriale-e-vitit-2014-deshtoi-pushteti-vendor-duhet-tu-rikthehet-qytetareve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/05\/12\/boci-ne-fier-reforma-territoriale-e-vitit-2014-deshtoi-pushteti-vendor-duhet-tu-rikthehet-qytetareve\/","title":{"rendered":"Bo\u00e7i: Reforma Territoriale nuk mund t\u00eb b\u00ebhet nga zyrat e PS! Pushteti vendor duhet t\u2019u rikthehet qytetar\u00ebve!"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Fier u zhvillua sot takimi i radh\u00ebs i Komisionit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm Parlamentar p\u00ebr Reform\u00ebn Administrativo-Territoriale, ku mor\u00ebn pjes\u00eb qytetar\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb pushtetit vendor, organizata joqeveritare dhe deputet\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn hap\u00ebse, bashk\u00ebkryetari i Komisionit dhe n\u00ebnkryetari i Partis\u00eb Demokratike, Lu\u00e7iano Bo\u00e7i, theksoi se reforma territoriale e vitit 2014 ka d\u00ebshtuar n\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim, n\u00eb ofrimin e sh\u00ebrbimeve dhe n\u00eb garantimin e autonomis\u00eb vendore.<\/p>\n<p>Bo\u00e7i deklaroi se Fieri ka qen\u00eb nj\u00eb nga qarqet q\u00eb nuk e ka pranuar ndarjen territoriale t\u00eb vitit 2014 dhe se ekzistojn\u00eb k\u00ebrkesa legjitime p\u00ebr nj\u00eb riorganizim t\u00eb ri administrativ.<\/p>\n<p>Sipas tij, nj\u00eb reform\u00eb territoriale nuk mund t\u00eb nd\u00ebrtohet n\u00eb zyrat e qeveris\u00eb apo mbi variante t\u00eb paracaktuara politike, por duhet t\u00eb bazohet tek d\u00ebgjimi i qytetar\u00ebve dhe nevojat reale t\u00eb komuniteteve.<\/p>\n<p><strong>Lu\u00e7iano Bo\u00e7i: <\/strong>Faleminderit t\u00eb dashur qytetar\u00eb t\u00eb Fierit, t\u00eb nderuar deputet\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb pushtetit vendor dhe organizatave joqeveritare.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi q\u00eb gjendemi bashk\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb diskutim. Jo bashk\u00eb me Partin\u00eb Socialiste, por bashk\u00eb me ju qytetar\u00ebt. Ne kemi piketat tona, t\u00eb cilat nuk ngjasojn\u00eb me ato t\u00eb PS-s\u00eb.<\/p>\n<p>Sot jemi n\u00eb qarkun e Fierit, nj\u00eb nga qarqet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb Shqip\u00ebri, me potencial t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm bujq\u00ebsor, historik dhe industrial. Fieri ka qen\u00eb nj\u00eb nga qarqet q\u00eb nuk e ka pranuar ndarjen territoriale t\u00eb vitit 2014, pasi k\u00ebtu ka k\u00ebrkesa p\u00ebr nj\u00eb ndarje t\u00eb re administrativo-territoriale. Ne jemi k\u00ebtu p\u00ebr t\u2019i d\u00ebgjuar k\u00ebto k\u00ebrkesa, t\u00eb cilat jan\u00eb legjitime dhe t\u00eb domosdoshme.<\/p>\n<p>Nj\u00eb reform\u00eb territoriale nuk realizohet n\u00eb zyrat e qeveris\u00eb dhe nuk mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb vendim i paracaktuar politik, si\u00e7 ndodhi kur u hodh\u00ebn variante t\u00eb gatshme. Kjo reform\u00eb nuk mund t\u00eb nd\u00ebrtohet vet\u00ebm teknikisht nga nj\u00eb komision me p\u00ebrb\u00ebrje teknike dhe politike. Teknik\u00ebt mund ta kishin shum\u00eb t\u00eb leht\u00eb nd\u00ebrtimin e nj\u00eb harte, por ajo do t\u00eb ishte e pamjaftueshme n\u00ebse qytetar\u00ebt nuk do t\u00eb d\u00ebgjoheshin.<\/p>\n<p>Un\u00eb mendoj se mendimet tuaja do t\u00eb d\u00ebgjohen dhe do t\u00eb merren parasysh, sidomos nga ana jon\u00eb si Parti Demokratike.<\/p>\n<p>Kjo sall\u00eb ka tension dhe e kuptoj pse. Ne e dim\u00eb q\u00eb reforma territoriale e vitit 2014 d\u00ebshtoi. Sfida nuk \u00ebsht\u00eb krahasimi me periudh\u00ebn para saj, por me objektivat q\u00eb ajo kishte vendosur p\u00ebr veten. Reforma e vitit 2014, nj\u00eb dit\u00eb p\u00ebrpara votimit n\u00eb Kuvend, kishte 46 nj\u00ebsi vendore dhe m\u00eb pas u b\u00eb me 61 p\u00ebr arsye politike. Pra, ishte nj\u00eb hart\u00eb politike.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga arsyet pse Partia Demokratike e ka kund\u00ebrshtuar vazhdimisht, sepse ne dim\u00eb q\u00eb kjo reform\u00eb ka d\u00ebshtuar n\u00eb shum\u00eb nivele, sidomos n\u00eb nivelin e p\u00ebrfaq\u00ebsimit. Shum\u00eb komunitete jan\u00eb larguar nga p\u00ebrfaq\u00ebsimi dhe pushteti vendor nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb nj\u00eb instrument llogaridh\u00ebnieje.<\/p>\n<p>M\u00eb par\u00eb, llogaridh\u00ebnia vinte nga komunikimi i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me qytetarin. Sot ka nj\u00eb diferenc\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe, e v\u00ebrtetuar edhe nga raportet e SIGMA-s, mes sh\u00ebrbimeve q\u00eb ofrohen pran\u00eb qendrave urbane dhe atyre n\u00eb zonat rurale. Sh\u00ebrbimet nuk jan\u00eb n\u00eb standardin q\u00eb duhet t\u00eb ishin dhe kjo ka sjell\u00eb pasoja t\u00eb forta p\u00ebr zonat rurale. Fieri e vuan nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Shpopullimi ka prekur si veriun ashtu edhe jugun e vendit. Natyrisht n\u00eb Shqip\u00ebri kemi migracion t\u00eb brendsh\u00ebm, por shum\u00eb qytetar\u00eb po largohen edhe jasht\u00eb vendit dhe kjo lidhet edhe me munges\u00ebn e nj\u00eb pushteti vendor efikas. Nj\u00eb pushtet vendor funksional do t\u00eb ofronte m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb Fier situata \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb. Lexova nj\u00eb statistik\u00eb q\u00eb tregonte se lindshm\u00ebria ka r\u00ebn\u00eb ndjesh\u00ebm, sidomos n\u00eb k\u00ebt\u00eb qark.<\/p>\n<p>Pas reform\u00ebs s\u00eb vitit 2014, bashkit\u00eb e m\u00ebdha kishin m\u00eb shum\u00eb t\u00eb ardhura, nd\u00ebrsa bashkit\u00eb e vogla m\u00eb pak. Ky hendek \u00ebsht\u00eb thelluar, sepse qeveria nuk ofron modelin gjerman t\u00eb financimit vendor, por vet\u00ebm nj\u00eb p\u00ebrqindje t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb GDP-s\u00eb. Kjo ka ndikuar drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb dob\u00ebsimin e pushtetit vendor.<\/p>\n<p>Sot kemi nj\u00eb demokraci t\u00eb rr\u00ebnuar n\u00eb pushtetin lokal, pasi mungon autonomia financiare dhe decentralizimi real.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesat kryesore t\u00eb Europ\u00ebs lidhen me mjedisin, korrupsionin dhe raportin mes Parlamentit dhe ekzekutivit, jo vet\u00ebm me pushtetin vendor. K\u00ebto d\u00ebgjesa zhvillohen p\u00ebr t\u2019ia afruar pushtetin vendor qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb ekziston sot n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb tensioni territorial. Njer\u00ebzit duan t\u00eb riformatojn\u00eb territorin dhe k\u00ebrkojn\u00eb bashki t\u00eb forta, funksione t\u00eb qarta, kompetenca t\u00eb qarta dhe autonomi financiare reale.<\/p>\n<p>Ndarja e vitit 2014 ishte politike dhe jo n\u00eb funksion t\u00eb qytetar\u00ebve. Ka tension sepse opozita u la jasht\u00eb procesit dhe sepse jan\u00eb hedhur variante q\u00eb synojn\u00eb rritjen e numrit t\u00eb bashkive n\u00eb Fier dhe n\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb. Bashkit\u00eb e m\u00ebdha mund ta ken\u00eb zgjeruar territorin, por kan\u00eb larguar dhe zbehur pavar\u00ebsin\u00eb lokale.<\/p>\n<p>Prandaj, t\u00eb dashur miq, k\u00ebrkoj q\u00eb mendimet dhe fjal\u00ebt tuaja t\u00eb mos jen\u00eb n\u00eb raport me politik\u00ebn, por me qytetarin. Duhet sinqeritet dhe guxim p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nj\u00eb pushtet vendor real, q\u00eb i sh\u00ebrben jet\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve dhe p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tyre, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ata t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb territoret ku banojn\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Fier u zhvillua sot takimi i radh\u00ebs i Komisionit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm Parlamentar p\u00ebr Reform\u00ebn Administrativo-Territoriale, ku mor\u00ebn pjes\u00eb qytetar\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb pushtetit vendor, organizata joqeveritare dhe deputet\u00eb. N\u00eb fjal\u00ebn hap\u00ebse, bashk\u00ebkryetari i Komisionit dhe n\u00ebnkryetari i Partis\u00eb Demokratike, Lu\u00e7iano Bo\u00e7i, theksoi se reforma territoriale e vitit 2014 ka d\u00ebshtuar n\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim, n\u00eb ofrimin e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":142713,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-142712","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/142712","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=142712"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/142712\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":142715,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/142712\/revisions\/142715"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/142713"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=142712"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=142712"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=142712"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}