{"id":142734,"date":"2026-05-12T17:59:16","date_gmt":"2026-05-12T17:59:16","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=142734"},"modified":"2026-05-12T17:59:16","modified_gmt":"2026-05-12T17:59:16","slug":"teliti-mazhoranca-mbyll-mbledhjen-e-keshillit-bashkiak-sapo-opozita-mori-fjalen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/05\/12\/teliti-mazhoranca-mbyll-mbledhjen-e-keshillit-bashkiak-sapo-opozita-mori-fjalen\/","title":{"rendered":"Teliti: Mazhoranca mbyll mbledhjen e K\u00ebshillit Bashkiak sapo opozita mori fjal\u00ebn!"},"content":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetari i K\u00ebshillit Bashkiak t\u00eb Tiran\u00ebs, Dorian Teliti, ka l\u00ebshuar akuza t\u00eb r\u00ebnda ndaj mazhoranc\u00ebs socialiste, duke e cil\u00ebsuar mbledhjen e sotme t\u00eb k\u00ebshillit si \u2018antikushtetuese\u2019 dhe \u2018jasht\u00eb \u00e7do funksioni demokratik\u2019. Sipas Telitit, k\u00ebshilltar\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs iu mbyll\u00ebn mikrofonat dhe kamerat n\u00eb momentin q\u00eb do t\u00eb prezantonin amendamentet p\u00ebr uljen e taksave.<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pas mbylljes s\u00eb mbledhjes nga PS, Teliti akuzoi mazhoranc\u00ebn se ka frik\u00eb nga debati dhe llogaridh\u00ebnia. Ai theksoi se mbledhja u mbyll me procedur\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpejtuar sapo radha p\u00ebr t\u00eb folur i kaloi opozit\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Deklarata e n\u00ebnkryetarit t\u00eb k\u00ebshillit bashkiak t\u00eb Tiran\u00ebs, Dorian Teliti<\/strong><\/p>\n<p>Edhe sot n\u00eb mbledhjen e sotme t\u00eb k\u00ebtij k\u00ebshilli i cili ka humbur dhe ka dal\u00eb jasht\u00eb \u00e7do lloj funksioni. Nj\u00eb k\u00ebshill ku nuk debatohet, nj\u00eb k\u00ebshill ku nuk lejohen k\u00ebshilltar\u00ebt e opozit\u00ebs t\u00eb shprehen mbi aktet e rendit t\u00eb dit\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb k\u00ebshill i cili tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb kthyer tamam n\u00eb nj\u00eb \u00e7et\u00eb personash, k\u00ebshilltar\u00ebsh, kartongrit\u00ebsish, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb momentin e par\u00eb q\u00eb k\u00ebshilltar\u00ebt e opozit\u00ebs u vjen radha p\u00ebr t\u00eb folur, ngren\u00eb kartonin dhe mbyllin mbledhjen duke kaluar menj\u00ebher\u00eb n\u00eb procedur\u00eb votimi.<\/p>\n<p>Kishim akte shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme sot p\u00ebr t\u00eb diskutuar dhe p\u00ebr t\u00eb ngritur shqet\u00ebsimin n\u00eb em\u00ebr t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs. Nuk doni k\u00ebshilltar\u00ebt e mazhoranc\u00ebs, q\u00eb ne sot t\u00eb flisnim p\u00ebr Eko-parkun dhe p\u00ebr Eco Tiran\u00ebn, ku i shtohen 9 milion\u00eb euro fond, buxhet shtes\u00eb dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht i hiqet e drejta K\u00ebshillit Bashkiak p\u00ebr t\u00eb n\u00ebnshkruar \u00e7do ndryshim t\u00eb kontrat\u00ebs, duke ja kaluar ekzekutivit. K\u00ebtij ekzekutivi t\u00eb korruptuar, i cili sot sipas modelit t\u00eb Veliajt \u00ebsht\u00eb n\u00eb SPAK dhe n\u00eb gjykat\u00eb, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur q\u00eb ne t\u00eb mos marrim vesh gj\u00eb se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodhi n\u00eb t\u00eb ardhmen me menaxhimin e plehrave dhe pastrimin e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Nuk donin sot q\u00eb ne t\u00eb ngrinim shqet\u00ebsimin p\u00ebrsa i p\u00ebrket tatimeve, taksave, tarifave q\u00eb paguajn\u00eb qytetar\u00ebt e Tiran\u00ebs. Ku ne kishim plot shtat\u00eb amendamente t\u00eb dor\u00ebzuara n\u00eb K\u00ebshillin Bashkiak dhe do t&#8217;i prezantonim po sot, p\u00ebrsa i p\u00ebrket uljes s\u00eb barr\u00ebs fiskale si p\u00ebr familjen, si p\u00ebr individin ashtu dhe p\u00ebr biznesin e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Nuk donin sot t\u00eb d\u00ebgjonin mbi falimentimet me dhjet\u00ebra, me qindra q\u00eb po ndodhin \u00e7do dit\u00eb n\u00eb biznesin e Tiran\u00ebs. Nuk donin sot t\u00eb d\u00ebgjonin mbi braktisjen q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb fermerit dhe me talljen q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb sot duke i dh\u00ebn\u00eb \u00e7do fermeri t\u00eb Tiran\u00ebs praktikisht vet\u00ebm 6 mij\u00eb lek subvencion n\u00eb vitin 2026 q\u00eb jemi.<\/p>\n<p>Nuk donin q\u00eb ne sot t\u00eb ngrinim z\u00ebrin e fuqish\u00ebm dhe t\u00eb flisnim p\u00ebrsa i p\u00ebrket tjet\u00ebrsimit t\u00eb pron\u00ebs publike, t\u00eb cil\u00ebt duan t&#8217;ia japin me qira klientit t\u00eb radh\u00ebs, mu n\u00eb zon\u00ebn e TEG-ut, n\u00eb zon\u00eb preferenciale, nga m\u00eb t\u00eb shtrenjtat e Tiran\u00ebs, p\u00ebr ta gjoja, p\u00ebr ta futur at\u00eb n\u00eb funksione kulturore dhe arsimore.<\/p>\n<p>Nuk donin q\u00eb ne sot t\u00eb flisnim p\u00ebrsa i p\u00ebrket problematikave t\u00eb transportit urban, problematikave q\u00eb kan\u00eb qytetar\u00ebt me hap\u00ebsirat publike t\u00eb z\u00ebna nga ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb klientel\u00ebs, por ama, t\u00eb dhunuar hap\u00ebsirat publike nga po kjo polici bashkiake, nga po kjo, po kjo bashki, dy muaj m\u00eb par\u00eb, kur nd\u00ebrmori aksionin e saj t\u00eb famsh\u00ebm, duke d\u00ebrrmuar biznesin e Tiran\u00ebs dhe duke e falimentuar me dhjet\u00ebra me qindra prej tyre.<\/p>\n<p>Pse nuk hyn n\u00eb Bllok policia bashkiake t\u00eb liroj\u00eb hap\u00ebsirat publike? Pse n\u00eb zonat e tjera ka nd\u00ebrhyr\u00eb dhe n\u00eb Bllok jo? Pse ka rrug\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs q\u00eb nuk hyn policia bashkiake p\u00ebr t\u00eb liruar gjoja hap\u00ebsirat publike t\u00eb z\u00ebna nga bizneset, ama n\u00eb zona t\u00eb tjera nd\u00ebrhyn.<\/p>\n<p>Pse aty ku \u00ebsht\u00eb klientela e preferuar e Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, ata q\u00eb marrin tendera nga Bashkia e Tiran\u00ebs, ata q\u00eb marrin parat\u00eb e buxhetit t\u00eb Tiran\u00ebs dhe i fusin n\u00eb xhepat e tyre pa i dh\u00ebn\u00eb sh\u00ebrbimin Tiran\u00ebs mbrapsht, pse ata t\u00eb tolerohen, nd\u00ebrsa qytetar\u00ebt e Tiran\u00ebs vazhdojn\u00eb t\u00eb vuajn\u00eb n\u00eb kurrizin e tyre p\u00ebrkeq\u00ebsimin ditor, t\u00eb duksh\u00ebm t\u00eb jetes\u00ebs son\u00eb dhe t\u00eb mir\u00ebqenies ton\u00eb.<\/p>\n<p>Si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb sot ata nuk kishin vullnetin dhe e mbyll\u00ebn menj\u00ebher\u00eb mbledhjen sapo ju erdhi fjala k\u00ebshilltar\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs p\u00ebr t\u00eb folur, p\u00ebr t\u00eb folur p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje q\u00eb kan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb, \u00e7erdhet, kopshtet, shkollat, atyre shkollave me dy turne.<\/p>\n<p>Si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb p\u00ebrs\u00ebri kemi nj\u00eb mazhoranc\u00eb socialiste n\u00eb K\u00ebshillin Bashkiak t\u00eb Tiran\u00ebs, q\u00eb pasi i d\u00ebgjuam me respektin m\u00eb t\u00eb madh, dy or\u00eb t\u00eb plota, mbi q\u00ebndrimet e tyre dhe vendimmarrjet e tyre, momentin q\u00eb na erdhi minutazhi, k\u00ebshilltar\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs p\u00ebr t&#8217;u shprehur, ata e mbyll\u00ebn mbledhjen n\u00eb shkelje t\u00eb hapur t\u00eb Kushtetut\u00ebs, n\u00eb shkelje t\u00eb hapur t\u00eb ligjit p\u00ebr qeverisjen vendore dhe n\u00eb shkelje t\u00eb hapur t\u00eb rregullores.<\/p>\n<p>Ata mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb \u00e7&#8217;t\u00eb duan, mund t\u00eb na i mbyllin mikrofonat si\u00e7 i mbyll\u00ebn, mund t\u00eb na i mbyllin dhe kamerat si\u00e7 i mbyll\u00ebn, po opozita dhe ekipi jon\u00eb i jurist\u00ebve q\u00eb dit\u00ebn e nes\u00ebrme, nuk ka m\u00eb negociat\u00eb p\u00ebr t\u00eb respektuar t\u00eb drejtat e opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Do t&#8217;i drejtohemi Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht dhe Gjykat\u00ebs Administrative, duke filluar m\u00eb p\u00ebrpara edhe me Prefektin e Tiran\u00ebs, p\u00ebr shpalljen antikushtetuese, p\u00ebr shpalljen t\u00eb k\u00ebsaj mbledhjeje, t\u00eb k\u00ebsaj mbledhjeje jo nj\u00eb mbledhje normale, jo nj\u00eb mbledhje ligjore, por nj\u00eb mbledhje jasht\u00eb \u00e7do standardi.<\/p>\n<p>Nj\u00eb standard i cili duhet t\u00eb rivendoset, pasi prej tre vitesh fatkeq\u00ebsisht, q\u00eb prej 29 qershorit t\u00eb vitit 2023, q\u00eb jemi i konstituuar si K\u00ebshill Bashkiak, nuk respektohen absolutisht t\u00eb drejtat e opozit\u00ebs. Dhe e fundit fare, p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebr t\u00eb 35-in muaj, u refuzua p\u00ebrs\u00ebri nga ana e mazhoranc\u00ebs ngritja e komisionit t\u00eb kontrollit t\u00eb brendsh\u00ebm financiar. Kan\u00eb frik\u00eb t\u00eb hetohen.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetari i K\u00ebshillit Bashkiak t\u00eb Tiran\u00ebs, Dorian Teliti, ka l\u00ebshuar akuza t\u00eb r\u00ebnda ndaj mazhoranc\u00ebs socialiste, duke e cil\u00ebsuar mbledhjen e sotme t\u00eb k\u00ebshillit si \u2018antikushtetuese\u2019 dhe \u2018jasht\u00eb \u00e7do funksioni demokratik\u2019. Sipas Telitit, k\u00ebshilltar\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs iu mbyll\u00ebn mikrofonat dhe kamerat n\u00eb momentin q\u00eb do t\u00eb prezantonin amendamentet p\u00ebr uljen e taksave. Menj\u00ebher\u00eb pas mbylljes &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":123981,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-142734","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/142734","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=142734"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/142734\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":142735,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/142734\/revisions\/142735"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/123981"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=142734"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=142734"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=142734"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}