{"id":142757,"date":"2026-05-13T09:35:57","date_gmt":"2026-05-13T09:35:57","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=142757"},"modified":"2026-05-13T09:35:57","modified_gmt":"2026-05-13T09:35:57","slug":"boci-reforma-territoriale-nuk-mund-te-parapercaktohet-politikisht","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/05\/13\/boci-reforma-territoriale-nuk-mund-te-parapercaktohet-politikisht\/","title":{"rendered":"Bo\u00e7i: Reforma territoriale nuk mund t\u00eb parap\u00ebrcaktohet politikisht!"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb mbledhjen e Komisionit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm Parlamentar p\u00ebr Reform\u00ebn Administrativo-Territoriale, bashk\u00ebkryetari i komisionit dhe n\u00ebnkryetari i Partis\u00eb Demokratike, Lu\u00e7iano Bo\u00e7i, k\u00ebrkoi q\u00eb procesi t\u00eb mos udh\u00ebhiqet nga vendime t\u00eb paracaktuara politikisht, por nga nj\u00eb analiz\u00eb objektive mbi suksesin ose d\u00ebshtimin e reform\u00ebs s\u00eb vitit 2014.<\/p>\n<p>Bo\u00e7i theksoi se komisioni ka p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb n\u00ebse reforma aktuale ka qen\u00eb efektive dhe n\u00ebse ka nevoj\u00eb p\u00ebr korrigjime, duke kund\u00ebrshtuar qasjen q\u00eb, sipas tij, e konsideron reform\u00ebn si t\u00eb suksesshme pa nj\u00eb shqyrtim t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb mbledhjen e komisionit, Bo\u00e7i u shpreh se opozita nuk k\u00ebrkon rikthim te 373 nj\u00ebsit\u00eb vendore, por nj\u00eb optimizim t\u00eb numrit t\u00eb bashkive, duke argumentuar se 61 bashki jan\u00eb t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsim dhe sh\u00ebrbime cil\u00ebsore.<\/p>\n<p>Bo\u00e7i: Pra, mos dalim n\u00eb p\u00ebrfundime t\u00eb paracaktuara, se duken t\u00eb paracaktuara politikisht. Komisioni, nj\u00eb nd\u00ebr misionet q\u00eb ka \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, q\u00eb ishte i suksessh\u00ebm apo jo, duhet korrigjuar apo jo. Ne ende pa nisur mir\u00eb, ne dalim n\u00eb p\u00ebrfundimin q\u00eb paska qen\u00eb shum\u00eb i mir\u00eb. Dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, k\u00ebrkesa jon\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkes\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb godas\u00eb konsolidimin, sepse ne po themi t\u00eb shtojm\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb optimale numrin e bashkive.<\/p>\n<p>Nuk ka nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb kthimit tek 373-shi. Ta b\u00ebjm\u00eb shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb dhe suksesi matet me pritshm\u00ebrit\u00eb, e kam th\u00ebn\u00eb edhe n\u00eb d\u00ebgjesa, me pritshm\u00ebrit\u00eb q\u00eb nd\u00ebrtoi reforma e 2014-\u00ebs. Jo me para 2014-\u00ebs, sepse ka nj\u00eb konsensus t\u00eb pranuar n\u00eb opinion q\u00eb po, 373 ishin shum\u00eb, por sikurse ka nj\u00eb mendim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb opinion q\u00eb 61 jan\u00eb shum\u00eb pak. Dhe ne s&#8217;mund t\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn rrug\u00eb, sepse sot ne gjendemi p\u00ebrball\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb qytetarit p\u00ebr sh\u00ebrbime, p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsim, p\u00ebr demokratizim t\u00eb pushtetit vendor dhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi, nuk \u00ebsht\u00eb e ardhur thjesht nga politika, po vjen bruto nga qytetari.<\/p>\n<p>Dhe ne patjet\u00ebr q\u00eb duhet t\u00eb kalojm\u00eb n\u00eb d\u00ebgjesat me komunitetet. Metodologjin\u00eb e kemi p\u00ebrcaktuar q\u00eb po, t\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb qarqe, edhe me d\u00ebgjesa nga publiku, t\u00eb vazhdojm\u00eb, ndoshta k\u00ebtu do k\u00ebrkohet debat, me d\u00ebgjesat tematike, me d\u00ebgjesat e kryetar\u00ebve t\u00eb bashkive dhe t\u00eb kalohet pastaj me d\u00ebgjesat nga komunitetet. Un\u00eb do mendoja q\u00eb ne t\u00eb kalojm\u00eb direkt pas d\u00ebgjesave q\u00eb organizojm\u00eb n\u00eb qarqe, paralelisht me kryetar\u00ebt e bashkive, t\u00eb kalojm\u00eb direkt n\u00eb d\u00ebgjesat e komuniteteve. Ka shum\u00eb k\u00ebrkesa, k\u00ebrkesa q\u00eb jan\u00eb transmetuar edhe n\u00eb takimet tona, por dhe k\u00ebrkesa q\u00eb kan\u00eb ardhur n\u00ebp\u00ebrmjet rrug\u00ebve t\u00eb tjera zyrtare.<\/p>\n<p>Pra, t\u00eb jemi shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb n\u00eb at\u00eb \u00e7ka po ndodh, jo se t\u00eb b\u00ebjm\u00eb sikur s&#8217;ka ndodhur asgj\u00eb dhe t\u00eb vazhdohet n\u00eb at\u00eb vendim t\u00eb paracaktuar dhe thjesht ta mbushim q\u00ebllimin dhe vendimin me nj\u00eb shou politik, shou d\u00ebgjesash, q\u00eb n\u00eb fund ne e mor\u00ebm mendimin e p\u00ebrbashk\u00ebt, por mendimi i p\u00ebrbashk\u00ebt na rezultoka si mendimi i paracaktuar q\u00eb qenkemi shum\u00eb mir\u00eb, madje t\u00eb avancojm\u00eb nga 61 t&#8217;i b\u00ebjm\u00eb akoma m\u00eb pak, ta ulim numrin, sepse vet\u00ebm k\u00ebshtu mund t\u00eb arrihet suksesi, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ajo \u2018dreq\u2019, po e them k\u00ebshtu me pozitivitet, Europe, s\u00eb cil\u00ebs i referohemi, nuk e ka fare tendenc\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Ka tendenc\u00eb q\u00eb t\u00eb \u00e7oj\u00eb sh\u00ebrbimin te qytetari fundor.<\/p>\n<p>Ka p\u00ebrcaktuar disa parametra, 6000 banor\u00eb mesatarisht p\u00ebr nj\u00ebsi vendore, ne e kemi 40.000. Ka p\u00ebrcaktuar dhe koh\u00ebn e arritjes s\u00eb sh\u00ebrbimit, 60 minuta. Ka p\u00ebrcaktuar dhe m\u00ebnyr\u00ebn si mb\u00ebshteten financiarisht, diku n\u00ebp\u00ebrmjet menaxhimit t\u00eb taksave nga vet\u00eb pushteti vendor, diku n\u00ebp\u00ebrmjet buxhetit t\u00eb shtetit me nj\u00eb mb\u00ebshtetje q\u00eb qeveria duhet t&#8217;ia jap\u00eb pushtetit vendor, apo formave t\u00eb alternuara. Dhe, p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebndoshur pun\u00ebn q\u00eb ka komisioni.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb pengon pun\u00ebn e komisionit, q\u00eb un\u00eb e kam shprehur si shqet\u00ebsim dhe po e ngre prap\u00eb, \u00ebsht\u00eb vendosja e nj\u00eb kufiri t\u00eb p\u00ebrfundimit t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb komisionit. Po, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb ka intensitet, b\u00ebjm\u00eb dy d\u00ebgjesa n\u00eb jav\u00eb, nj\u00eb d\u00ebgjes\u00eb me kryetar\u00ebt e bashkive, tre dit\u00eb t\u00eb jav\u00ebs jan\u00eb t\u00eb ngarkuara me pun\u00ebn e komisionit. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nga t\u00eb gjith\u00eb ekspert\u00ebt, nga t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, n\u00eb t\u00eb gjitha takimet, ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb atakuar ka qen\u00eb koha e ngusht\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb reform\u00eb. Po b\u00ebjm\u00eb reform\u00eb apo po b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb shou reform\u00eb?<\/p>\n<p>Q\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb reform\u00eb, reforma do koh\u00ebn, nuk ka kompleks PD-ja pse mbaron her\u00ebt apo pse mbaron von\u00eb. Jo. Ka k\u00ebrkes\u00ebn q\u00eb \u00e7do gj\u00eb t\u00eb jet\u00eb objektive, \u00e7do gj\u00eb t\u00eb jet\u00eb e konsultuar, edhe puna e ekspert\u00ebve t\u00eb jet\u00eb e till\u00eb, e shtrir\u00eb dhe n\u00eb koh\u00eb, por dhe n\u00eb q\u00ebllime, nj\u00eb pun\u00eb profesionale. Mbi baz\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb duan, mbi baz\u00eb t\u00eb koh\u00ebs q\u00eb \u00e7do pun\u00eb e k\u00ebrkon, dhe pa pasur asnj\u00eb lloj q\u00ebllimi q\u00eb ju e interpretoni sabotues. Nuk&#8230; opozita e ka d\u00ebshmuar qartazi, ka q\u00ebndrimin e vet, k\u00ebrkon optimizim se nuk e k\u00ebrkon PD-ja, mos e transmetojm\u00eb k\u00ebshtu.<\/p>\n<p>E k\u00ebrkojn\u00eb qytetar\u00ebt, i kemi d\u00ebgjuar vet\u00eb. Madje un\u00eb e di shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb secili prej kryetar\u00ebve t\u00eb bashkive, pa u intimiduar fare, mendojn\u00eb q\u00eb bashkit\u00eb e tyre nuk mund t\u00eb shkrihen me bashki t\u00eb tjera. Nuk mund t\u00eb shkrihen sepse kan\u00eb identitet territorial, ekonomik, shpirt\u00ebror, historik dhe \u00ebsht\u00eb krejt e pamundur n\u00eb logjik\u00ebn e tyre, sepse dhe nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e tyre vijn\u00eb nga terreni dhe e din\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj konstitucioni q\u00eb ata marrin n\u00eb takimet e tyre me qytetar\u00ebt. Sigurisht nuk e kan\u00eb t\u00eb leht\u00eb ta shprehin, nuk e kan\u00eb t\u00eb leht\u00eb, po ta b\u00ebjm\u00eb ne, po duhet ta b\u00ebjm\u00eb dhe ne dhe qytetar\u00ebt q\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>A mund t\u00eb shtojm\u00eb n\u00eb Elbasan ne? Se s&#8217;e kemi kryetarin e Bashkis\u00eb s\u00eb Elbasanit k\u00ebtu. Patjet\u00ebr q\u00eb mund t\u00eb shtojm\u00eb. Elbasani \u00ebsht\u00eb i shtrir\u00eb, ka nj\u00eb lloj pamje shum\u00eb kontradiktore brenda bashkis\u00eb vet\u00eb. Ka Zavalin\u00ebn e larg\u00ebt, ka pjes\u00ebn e qytetit q\u00eb kan\u00eb natyra krejt t\u00eb ndryshme t\u00eb zhvillimit t\u00eb tyre, ekonomik apo edhe t\u00eb vazhdim\u00ebsis\u00eb s\u00eb unitetit t\u00eb territorit dhe vazhdim\u00ebsive t\u00eb tjera. Pra, un\u00eb bashkohem me Xhelalin pjes\u00ebn q\u00eb po, ne duhet t\u00eb kemi dhe mbledhje t\u00eb tjera n\u00eb vazhdim\u00ebsi t\u00eb, t\u00eb b\u00ebjm\u00eb dhe nj\u00eb konkludim.<\/p>\n<p>Kemi b\u00ebr\u00eb pes\u00eb d\u00ebgjesa. At\u00ebher\u00eb ku ka ecur puna, ku nuk ka ecur puna? Si duhet t\u00eb ndryshojm\u00eb metodologjin\u00eb? Duhet t\u00eb shtojm\u00eb njer\u00ebzit e thjesht\u00eb, sepse un\u00eb kam d\u00ebgjuar p\u00ebr shembull n\u00eb d\u00ebgjesat, p\u00ebr t\u00eb cilat nuk jam dakord. Nuk mund t\u00eb flasi nj\u00eb drejtor i nj\u00eb bashkie objektivisht p\u00ebr reform\u00ebn territoriale. \u00cbsht\u00eb krejt\u00ebsisht e pamundur. Nuk mund t\u00eb flasi nj\u00eb administrator, nuk \u00ebsht\u00eb qytetar. N\u00eb kuptimin bruto t\u00eb fjal\u00ebs, sepse \u00ebsht\u00eb i kufizuar nga puna q\u00eb ai b\u00ebn. Dhe ajo q\u00eb e plot\u00ebson k\u00ebt\u00eb puzzle q\u00eb ne duam ta plot\u00ebsojm\u00eb jan\u00eb d\u00ebgjesat me komunitetet. Ato jan\u00eb d\u00ebgjesa pastaj bruto fare, q\u00eb ne duhet t&#8217;i stimulojm\u00eb, t&#8217;i shtyjm\u00eb p\u00ebrpara dhe t&#8217;i realizojm\u00eb. Faleminderit!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb mbledhjen e Komisionit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm Parlamentar p\u00ebr Reform\u00ebn Administrativo-Territoriale, bashk\u00ebkryetari i komisionit dhe n\u00ebnkryetari i Partis\u00eb Demokratike, Lu\u00e7iano Bo\u00e7i, k\u00ebrkoi q\u00eb procesi t\u00eb mos udh\u00ebhiqet nga vendime t\u00eb paracaktuara politikisht, por nga nj\u00eb analiz\u00eb objektive mbi suksesin ose d\u00ebshtimin e reform\u00ebs s\u00eb vitit 2014. Bo\u00e7i theksoi se komisioni ka p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb n\u00ebse &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":139858,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-142757","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/142757","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=142757"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/142757\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":142759,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/142757\/revisions\/142759"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/139858"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=142757"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=142757"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=142757"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}