{"id":142779,"date":"2026-05-13T11:57:28","date_gmt":"2026-05-13T11:57:28","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=142779"},"modified":"2026-05-13T11:57:28","modified_gmt":"2026-05-13T11:57:28","slug":"balliu-9-vende-te-be-kerkojne-shpjegime-shtese-per-shqiperine-qeveria-prezanton-raport-propagandistik-per-integrimin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/05\/13\/balliu-9-vende-te-be-kerkojne-shpjegime-shtese-per-shqiperine-qeveria-prezanton-raport-propagandistik-per-integrimin\/","title":{"rendered":"Balliu: 9 vende t\u00eb BE k\u00ebrkojn\u00eb shpjegime shtes\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, qeveria prezanton raport propagandistik p\u00ebr integrimin"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti i PD, Klevis Balliu n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb nga Kryesia e Kuvendit, akuzoi qeverin\u00eb se raporti i paraqitur n\u00eb Komisionin e Jasht\u00ebm p\u00ebr procesin e integrimit europian \u00ebsht\u00eb \u201cpropagandistik\u201d dhe nuk pasqyron realitetin n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Sipas tij, vonesat n\u00eb procesin e IBAR-it dhe shqet\u00ebsimet e disa vendeve t\u00eb BE-s\u00eb tregojn\u00eb probleme serioze n\u00eb drejt\u00ebsi, korrupsion dhe krim t\u00eb organizuar. Balliu tha se integrimi nuk matet me statistika apo ligje t\u00eb miratuara, por me funksionimin real t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai ngriti gjithashtu akuza p\u00ebr ndikimin e krimit t\u00eb organizuar n\u00eb ekonomi, rritjen artificiale t\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb pronave dhe munges\u00ebn e rezultateve konkrete n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit.<\/p>\n<p><strong>Deklarata<\/strong><\/p>\n<p>Dit\u00ebn e djeshme qeveria solli n\u00eb Komisionin e Jasht\u00ebm raportin p\u00ebr integrimin, i cili nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pasqyr\u00eb reale e gjendjes s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn europiane, por nj\u00eb dokument propagandistik i nd\u00ebrtuar mbi statistika formale apo burokratike dhe retorik\u00eb vet\u00eblavd\u00ebruese. Dhe prova m\u00eb e qart\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb fakti se procesi i IBAR-it p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb \u00ebsht\u00eb vonuar s\u00ebrish, pasi 9 vende an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Europian kan\u00eb k\u00ebrkuar shpjegime shtes\u00eb p\u00ebr problematikat serioze n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt i r\u00ebnd\u00eb dhe problematik p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne si shoq\u00ebri. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se me raporte propagandistike nuk integrohet askush n\u00eb Bashkimin Europian. Integrimi nuk matet me numrin e ligjeve t\u00eb miratuara apo konferencave p\u00ebr shtyp t\u00eb Edi Ram\u00ebs, por me funksionimin real t\u00eb shtetit, me pavar\u00ebsin\u00eb e drejt\u00ebsis\u00eb, me luft\u00ebn efektive kund\u00ebr krimit dhe korrupsionit. Sot Shqip\u00ebria vazhdon t\u00eb identifikohet n\u00eb raporte nd\u00ebrkomb\u00ebtare si korridori i trafikimit t\u00eb drog\u00ebs, si qend\u00ebr e pastrimit t\u00eb parave dhe si vend ku krimi i organizuar ka dep\u00ebrtuar n\u00eb ekonomi, nd\u00ebrtim dhe institucione publike.<\/p>\n<p>Raportet e antimafies italiane, departamentit amerikan t\u00eb shtetit dhe institucioneve t\u00eb tjera nd\u00ebrkomb\u00ebtare kan\u00eb ngritur vazhdimisht alarmin p\u00ebr procedimin e sektorit t\u00eb nd\u00ebrtimit, p\u00ebr pastrim parash nga kartele t\u00eb rrezikshme shqiptare, por dhe t\u00eb huaja, p\u00ebrfshir\u00eb grupe t\u00eb lidhura me Ndraghet\u00ebn dhe kartelin e Sinaloas. Pasojat jan\u00eb katastrofike edhe p\u00ebr ekonomin\u00eb komb\u00ebtare, kullat q\u00eb po mbin\u00eb kudo nuk p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb zhvillim ekonomik real, por deformim kriminal t\u00eb tregut. \u00c7mimet e pronave jan\u00eb rritur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb artificiale duke shkat\u00ebrruar sigurin\u00eb ekonomike t\u00eb qytetar\u00ebve dhe duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb pamundur p\u00ebr familjet shqiptare blerjen e nj\u00eb banese normale.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, raporti shmang me vet\u00ebdije t\u00eb plot\u00eb \u00e7\u00ebshtje tep\u00ebr sensitive p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare dhe interesin publik. Skandalin Balluku ku ish-z\u00ebvend\u00ebskryeministrja dhe ministrja e Energjetik\u00ebs dhe Infrastruktur\u00ebs \u00ebsht\u00eb aktualisht n\u00ebn hetim, si dhe shmang pjes\u00ebn kur qeveria e ka mbrojtur at\u00eb me kartonat e pushtetit nga drejt\u00ebsia, duke penguar k\u00ebshtu drejt\u00ebsin\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb detyr\u00ebn e vet. Skandalin e Akshit dhe dyshimet p\u00ebr korrupsion e manipulim tendrash n\u00eb infrastruktur\u00eb kritike dixhitale. Projektin Smart City Albania q\u00eb prek mbik\u00ebqyrjen masive dhe t\u00eb dh\u00ebnat personale t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Portin e Durr\u00ebsit dhe Porto Romanon, infrastruktur\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi strategjike p\u00ebr NATO-n, \u00e7\u00ebshtjen Kajo dhe dhe dyshimet p\u00ebr konflikt interesi n\u00eb sektorin e mbrojtjes. Madje \u00ebsht\u00eb trondit\u00ebse q\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb pas takimit me ambasadorin e Bashkimit Europian z. Silvio Gonzato, Edi Rama doli publikisht me flamurin e Bashkimit Europian p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb n\u00eb mbrojtje Akshin dhe zonj\u00ebn Mirlinda Kar\u00e7anaj duke tentuar t\u00eb jap\u00eb mesazhin se Bashkimi Europian nuk e ka problem m\u00eb k\u00ebt\u00eb afer\u00eb dhe nuk ka problem as sulmet e Edi Ram\u00ebs ndaj prokuror\u00ebve. Patjet\u00ebr kjo s&#8217;ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb aspak me realitetin.<\/p>\n<p>P\u00ebrkundrazi, por p\u00ebrdorimi i flamurit europian p\u00ebr t\u00eb mbrojtur skandale dhe p\u00ebr t\u00eb sulmuar drejt\u00ebsin\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt i turpsh\u00ebm dhe i r\u00ebnd\u00eb q\u00eb kompromenton seriozisht besimin ndaj procesit t\u00eb integrimit. Raporti injoron gjithashtu konstatimet e OSBE\/ODIHR p\u00ebr zgjedhjet e 11 majit t\u00eb 2025-\u00ebs, ku evidentohen p\u00ebrdorimi i burimeve shtet\u00ebrore, presione ndaj administrat\u00ebs dhe ndikimi i element\u00ebve kriminal\u00eb n\u00eb procesin zgjedhor. Demokracia zgjedhore \u00ebsht\u00eb themeli i integrimit europian dhe nuk mund t\u00eb relativizohet apo t\u00eb fshihet pas propagand\u00ebs qeveritare.<\/p>\n<p>Po ashtu, qeveria flet p\u00ebr suksese n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb realiteti \u00ebsht\u00eb krejt tjet\u00ebr. Vet\u00ebm pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, Komisioni i Jasht\u00ebm i Parlamentit Europian konfirmoi publikisht se Shqip\u00ebria kishte r\u00ebn\u00eb me 11 vende n\u00eb indeksin e luft\u00ebs kund\u00ebr korrupsionit. Qeveria p\u00ebrmend statistika p\u00ebr masa ndaj krimit t\u00eb organizuar, por shmang pyetjen thelb\u00ebsore, ku jan\u00eb rezultatet reale? Jan\u00eb prer\u00eb qindra flet\u00ebarresti, por 231 prej tyre vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb paekzekutuara.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb thot\u00eb se kapen vet\u00ebm ushtar\u00ebt, nd\u00ebrsa drejtuesit e organizatave kriminale nuk preken kurr\u00eb dhe arsyeja \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb, operacionet dekonspirohen nga segmente t\u00eb inkriminuara t\u00eb policis\u00eb dhe strukturave shtet\u00ebrore. Po aq alarmante \u00ebsht\u00eb gjendja n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor. Qeveria e paraqet at\u00eb gjendje, \u00e7\u00ebshtjen e stokut t\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve gjyqsore, si nj\u00eb administrim i suksessh\u00ebm.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb realiteti \u00ebsht\u00eb krejt ndryshe. Aktualisht, Gjykata e Lart\u00eb ka 16.445 \u00e7\u00ebshtje, Gjykata e Apelit 56.990 \u00e7\u00ebshtje, Apeli Administrativ 24.530 \u00e7\u00ebshtje, Gjykata e P\u00ebrgjithshme 39.767 \u00e7\u00ebshtje, Gjykata Administrative 8.396 \u00e7\u00ebshtje, GJKKO-ja 223 \u00e7\u00ebshtje. N\u00eb total sistemi shqiptar ka sot 147.351 \u00e7\u00ebshtje t\u00eb mbartura nga 143.000 q\u00eb ishin n\u00eb fund t\u00eb vitit 2024. Pra jo vet\u00ebm q\u00eb nuk ka p\u00ebrmir\u00ebsim, por kemi p\u00ebrkeq\u00ebsim t\u00eb thell\u00eb t\u00eb situat\u00ebs dhe rritje t\u00eb stokut t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb vonuar. Por kur kemi drejt\u00ebsi t\u00eb vonuar, ajo \u00ebsht\u00eb patjet\u00ebr drejt\u00ebsi e mohuar.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb qeveri q\u00eb mbron veten, klient\u00ebt e saj politik\u00eb dhe aferat korruptive. Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb qeveri q\u00eb mbron interesin komb\u00ebtar dhe t\u00eb ardhmen europiane t\u00eb shqiptar\u00ebve. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e n\u00ebnkryetarit t\u00eb komisionit t\u00eb pun\u00ebve t\u00eb brendshme dhe dhe si p\u00ebrfaq\u00ebsues i opozit\u00ebs, ne sot k\u00ebrkojm\u00eb transparenc\u00eb t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr kapitullin 24 dhe procesin e Ibarit, auditim t\u00eb pavarur p\u00ebr Akshin dhe projektin Smart City Albania, transparenc\u00eb mbi sigurin\u00eb kibernetike dhe infrastruktur\u00ebn strategjike, rezultate konkrete dhe t\u00eb verifikueshme n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar dhe reformim real t\u00eb sistemit gjyqsor, jo propagand\u00eb statistikore.<\/p>\n<p>Integrimi europian nuk \u00ebsht\u00eb dekor politik p\u00ebr propagand\u00ebn e qeveris\u00eb. Integrimi europian \u00ebsht\u00eb standard, shtet ligjor dhe besim. Dhe sot p\u00ebr fat t\u00eb keq Shqip\u00ebria po largohet nga k\u00ebto standarde, p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb qeverie q\u00eb ka zgjedhur t\u00eb bashk\u00ebjetoj\u00eb, t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb me korrupsionin dhe krimin n\u00eb vend q\u00eb t&#8217;i luftoj\u00eb ato.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i PD, Klevis Balliu n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb nga Kryesia e Kuvendit, akuzoi qeverin\u00eb se raporti i paraqitur n\u00eb Komisionin e Jasht\u00ebm p\u00ebr procesin e integrimit europian \u00ebsht\u00eb \u201cpropagandistik\u201d dhe nuk pasqyron realitetin n\u00eb Shqip\u00ebri. Sipas tij, vonesat n\u00eb procesin e IBAR-it dhe shqet\u00ebsimet e disa vendeve t\u00eb BE-s\u00eb tregojn\u00eb probleme serioze n\u00eb drejt\u00ebsi, korrupsion &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":137871,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-142779","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/142779","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=142779"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/142779\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":142780,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/142779\/revisions\/142780"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/137871"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=142779"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=142779"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=142779"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}