{"id":142852,"date":"2026-05-14T09:55:37","date_gmt":"2026-05-14T09:55:37","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=142852"},"modified":"2026-05-14T09:55:37","modified_gmt":"2026-05-14T09:55:37","slug":"vokshi-edi-rama-po-ndryshon-ligjin-per-ti-dhene-vetes-imunitet-kerkon-te-mbroje-veten-e-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/05\/14\/vokshi-edi-rama-po-ndryshon-ligjin-per-ti-dhene-vetes-imunitet-kerkon-te-mbroje-veten-e-tij\/","title":{"rendered":"Vokshi: Edi Rama po ndryshon ligjin p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb vetes imunitet, k\u00ebrkon t\u00eb mbroj\u00eb veten e tij!"},"content":{"rendered":"<p>Deputetja e PD, Albana Vokshi, gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb saj n\u00eb Kuvend deklaroi se, rezoluta n\u00eb diskutim ishte mbi 90% kontribut i forc\u00ebs s\u00eb saj politike, duke theksuar se ky \u00ebsht\u00eb rezultati kur opozita p\u00ebrfshihet dhe nuk p\u00ebrjashtohet.<\/p>\n<p>N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb kritikave ishte raporti vjetor i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, i cil\u00ebsuar si \u201ci p\u00ebrcipt\u00eb, i dob\u00ebt dhe q\u00eb nuk informon publikun\u201d. Sipas deputetes, ky raport nuk adreson asnj\u00eb nga problematikat reale me t\u00eb cilat p\u00ebrballet vendi, problematika t\u00eb cilat, sipas saj, ngrihen vazhdimisht nga organizmat nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>Vokshi tha se, n\u00eb Shqip\u00ebri pushtetet jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrqendruara n\u00eb nj\u00eb dor\u00eb, me median, shoq\u00ebrin\u00eb civile dhe drejt\u00ebsin\u00eb n\u00ebn kontroll. Ajo theksoi se zgjedhjet e fundit u karakterizuan nga shkrirja e partis\u00eb me shtetin, keqp\u00ebrdorimi i burimeve administrative, blerja e vot\u00ebs dhe influenca e bandave kriminale.<\/p>\n<p><strong>Albana Vokshi:<\/strong> Duhet t\u00eb them q\u00eb ky variant, kjo rezolut\u00eb, draft rezolut\u00eb q\u00eb po diskutohet dhe uroj t\u00eb miratohet n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebsaj seance, \u00ebsht\u00eb mbi 90% kontribut i opozit\u00ebs. Ja \u00e7&#8217;do t\u00eb thot\u00eb kur opozita nuk p\u00ebrjashtohet, kur opozita nuk refuzohet, kur opozita lejohet q\u00eb t\u00eb marri pjes\u00eb n\u00eb procese, kur opozit\u00ebs i jepet vendi, i merret mendimi, i lejohet kontributi dhe arrihet n\u00eb rezoluta t\u00eb cilat un\u00eb gjykoj q\u00eb jan\u00eb n\u00eb form\u00eb shum\u00eb serioze dhe p\u00ebrmendin t\u00eb gjitha problematikat, t\u00eb cilat n\u00eb fakt, raporti vjetor i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave nuk i prek. Dhe un\u00eb mendoj q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb arritja e rezolut\u00ebs.<\/p>\n<p>Ne kemi dal\u00eb p\u00ebrtej raportit q\u00eb ka sjell\u00eb K\u00ebshilli i Ministrave, i cili nuk jep asnj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr asnj\u00eb \u00e7\u00ebshtje, p\u00ebr asnj\u00eb shqet\u00ebsim t\u00eb ngritur n\u00eb t\u00eb gjitha raportet e fundit t\u00eb t\u00eb gjitha organizmave nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. Dhe s\u00eb fundmi, edhe raporti i miratuar n\u00eb Komisionin e Jasht\u00ebm t\u00eb Parlamentit Europian, i cili ka ngritur shqet\u00ebsime konkrete dhe ka v\u00ebn\u00eb edhe alarmin madje n\u00eb disa prej \u00e7\u00ebshtjeve shum\u00eb sensitive, t\u00eb cilat i prek edhe rezoluta. Ajo q\u00eb un\u00eb dua t&#8217;i referohem, sepse rezoluta bazohet mbi raportin, mbi raportin e sjell\u00eb.<\/p>\n<p>Raporti \u00ebsht\u00eb, p\u00ebr mua, nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb p\u00ebrciptit dhe raportet m\u00eb t\u00eb dobta ndonj\u00ebher\u00eb. Nuk i jep p\u00ebrgjigje asnj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje dhe nuk informon publikun. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb edhe arsyeja q\u00eb juve t\u00eb gjith\u00eb procesin e mbani sekret. Ja vura n\u00eb dukje edhe kryenegociatores, kur u paraqit n\u00eb komision, meq\u00ebn\u00ebse sot ka refuzuar q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e pranishme dhe e p\u00ebrs\u00ebris q\u00eb ajo duhet t\u00eb ishte sot k\u00ebtu p\u00ebr t&#8217;ju dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb gjitha shqet\u00ebsimeve t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb deputet\u00ebve.<\/p>\n<p>Edi Rama nuk duhet t\u00eb flasi serbisht, por duhet t\u00eb flasi shqip. Duhet t\u00eb ishte sot k\u00ebtu. Nuk mund t\u00eb krijoj\u00eb axhenda m\u00eb vete integrimi, por duhet t\u00eb jet\u00eb k\u00ebtu, t\u00eb flasi p\u00ebr raportin dhe t&#8217;i jap\u00eb p\u00ebrgjigje pse Shqip\u00ebria sot \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb keq se Mali i Zi. Dhe Mali i Zi shum\u00eb shpejt do mbylli t\u00eb gjith\u00eb kapitujt, ka krijuar edhe grupin negociator dhe do hyj\u00eb shum\u00eb m\u00eb par\u00eb se Shqip\u00ebria n\u00eb familjen europiane.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb proces pra q\u00eb po e mbani sekret, hermetik. Nuk ka asgj\u00eb t\u00eb publikuar. Pse? Pse nuk publikohen kushtet? \u00c7far\u00eb sekreti mbani? Pse nuk duhet ta din\u00eb qytetar\u00ebt? Madje, ju k\u00ebrkohen dhe certifikata sigurie personave q\u00eb b\u00ebjn\u00eb negociatat. A e keni d\u00ebgjuar ndonj\u00ebher\u00eb q\u00eb t\u00eb marrin certifikat\u00eb sigurie kur TIMS-i, AKSHI, t\u00eb gjitha sistemet jan\u00eb duart e krimit t\u00eb organizuar? Ku kontrollohen nga krimi i organizuar? Pse duhet t\u00eb jet\u00eb hermetik procesi i integrimit?<\/p>\n<p>E p\u00ebrmend\u00ebn dhe koleg\u00ebt, hera e par\u00eb q\u00eb raportohet p\u00ebr integrimin, p\u00ebr nj\u00eb proces q\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb fakt n\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb e \u00e7do komisioni parlamentar, n\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb e aktivitetit parlamentar. Realiteti q\u00eb keni d\u00ebshmuar n\u00eb raport, n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb krejt i, ajo q\u00eb keni d\u00ebshmuar n\u00eb raport \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt krejt i ndrysh\u00ebm nga realiteti. Duket sikur flitet p\u00ebr dy vende t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb p\u00ebrgjigje n\u00eb raport pse \u201cV-Dem Institute\u201d, mbas raportit final t\u00eb ODIHR-it, e konsideron Shqip\u00ebrin\u00eb autokraci elektorale. Ku t\u00eb gjitha pushtetet p\u00ebrq\u00ebndrohen n\u00eb nj\u00eb dor\u00eb. Ku media \u00ebsht\u00eb e kontrolluar, ku shoq\u00ebria civile \u00ebsht\u00eb e kontrolluar, ku drejt\u00ebsia \u00ebsht\u00eb e kontrolluar. Pretendohet q\u00eb b\u00ebhen zgjedhje, po n\u00eb fakt zgjedhjet dhunohen, opozita shantazhohet, persekutohet, arrestohet, burgoset.<\/p>\n<p>E thon\u00eb qart\u00eb t\u00eb gjitha raportet, por raporti i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave nuk thot\u00eb asgj\u00eb. Edhe Komisioni Europian, edhe AFETI s\u00eb fundmi ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb po, kemi ligje, kemi legjislacionin q\u00eb lejon zgjedhje t\u00eb lira, por zgjedhjet n\u00eb fakt nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb lira. Strukturat partiake jan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00ebsh me strukturat shtet\u00ebrore. Partia shtet i dhunoi zgjedhjet. Partia shtet i shantazhoi qytetar\u00ebt. U keqp\u00ebrdor\u00ebn masivisht burimet administrative.<\/p>\n<p>Vota u ble dhe pati dhe influenc\u00eb t\u00eb bandave kriminale. Por raporti nuk thot\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Dhe n\u00eb saj\u00eb t\u00eb propozimit t\u00eb opozit\u00ebs, kjo \u00ebsht\u00eb adresuar. \u00cbsht\u00eb adresuar qoft\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn e Kuvendit, detyrave t\u00eb Kuvendit, por edhe k\u00ebrkesave p\u00ebr qeverin\u00eb. \u00cbsht\u00eb t\u00eb intensifikohet ritmi i reform\u00ebs zgjedhore n\u00eb zbatim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb rekomandimeve t\u00eb OSBE-ODIHR-it dhe Komisionit t\u00eb Venecias, p\u00ebr garantimin e zgjedhjeve t\u00eb lira.<\/p>\n<p>E thot\u00eb rezoluta. Po a do i p\u00ebrmbaheni ju rezolut\u00ebs t\u00eb cil\u00ebn po e miratojm\u00eb sot? Shpresoj q\u00eb po, q\u00eb t\u00eb mos mbetet vet\u00ebm n\u00eb let\u00ebr. T\u00eb gjitha k\u00ebto duhen b\u00ebr\u00eb plan pune. Asgj\u00eb nuk thot\u00eb raporti i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave p\u00ebr indeksin e perceptimit t\u00eb korrupsionit. 11 vende kemi r\u00ebn\u00eb n\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb vit. Ka ngritur alarmin AFETI. Korrupsioni thot\u00eb \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje madhore, i shp\u00ebrndar\u00eb kudo, n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet. Asgj\u00eb nuk thot\u00eb raporti.<\/p>\n<p>Nuk flet raporti as p\u00ebr shqet\u00ebsimin madje q\u00eb ka ngritur po AFETI, q\u00eb ka folur jo vet\u00ebm p\u00ebr korrupsionin si shqet\u00ebsim madhor, por ka folur edhe p\u00ebr at\u00eb q\u00eb super-imunitetin, t\u00eb cilin na e kan\u00eb propozuar kryetari i grupit, kryetari i Komisionit t\u00eb Ligjeve dhe kryeministri dora vet\u00eb. Super-imuniteti p\u00ebr t\u00eb mbrojtur korrupsionin jo t\u00eb lindave t\u00eb tij, jo. Korrupsionin e tij. Edi Rama me ndryshimet e nenit 242 k\u00ebrkon t\u00eb mbroj\u00eb veten e tij, ask\u00ebnd tjet\u00ebr&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputetja e PD, Albana Vokshi, gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb saj n\u00eb Kuvend deklaroi se, rezoluta n\u00eb diskutim ishte mbi 90% kontribut i forc\u00ebs s\u00eb saj politike, duke theksuar se ky \u00ebsht\u00eb rezultati kur opozita p\u00ebrfshihet dhe nuk p\u00ebrjashtohet. N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb kritikave ishte raporti vjetor i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, i cil\u00ebsuar si \u201ci p\u00ebrcipt\u00eb, i dob\u00ebt &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":40552,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-142852","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/142852","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=142852"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/142852\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":142853,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/142852\/revisions\/142853"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/40552"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=142852"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=142852"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=142852"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}