{"id":142904,"date":"2026-05-14T18:43:33","date_gmt":"2026-05-14T18:43:33","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=142904"},"modified":"2026-05-14T18:43:33","modified_gmt":"2026-05-14T18:43:33","slug":"kellici-pervec-ballukut-gjermanet-kane-dhe-dosjen-e-akshi-t","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/05\/14\/kellici-pervec-ballukut-gjermanet-kane-dhe-dosjen-e-akshi-t\/","title":{"rendered":"K\u00eblli\u00e7i: P\u00ebrve\u00e7 Ballukut, gjerman\u00ebt kan\u00eb dhe dosjen e AKSHI-t"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti i PD, Belind K\u00eblli\u00e7i deklaron se opozita nuk do t\u00eb ndryshoj\u00eb kursin e saj politik dhe se shum\u00eb shpejt do t\u00eb njoftohet protesta e radh\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb televizive, K\u00eblli\u00e7i tha se opozita mbetet plot\u00ebsisht pro integrimit europian dhe akuzoi linja lobimi pran\u00eb qeveris\u00eb Rama se kan\u00eb d\u00ebrguar raporte n\u00eb Bruksel ku PD paraqitet si forc\u00eb kund\u00ebr Bashkimit Europian.<\/p>\n<p>Deputeti demokrat u ndal edhe te \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb sipas tij po shqet\u00ebsojn\u00eb partner\u00ebt europian\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrve\u00e7 dosjes Balluku, gjerman\u00ebt kan\u00eb edhe dosjen e AKSHI-t\u201d, deklaroi ai, duke shtuar se kjo \u00e7\u00ebshtje mund t\u00eb sjell\u00eb pasoja t\u00eb r\u00ebnda politike p\u00ebr qeverin\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00eblli\u00e7i paralajm\u00ebroi intensifikim t\u00eb protestave dhe tha se opozita do t\u00eb vijoj\u00eb \u201cdemaskimin e \u00e7do afere korruptive\u201d n\u00eb vend.<\/p>\n<p>\u201cNuk ndryshon fare q\u00ebndrimi i opozit\u00ebs, opozita do vijoj\u00eb besoj n\u00eb dit\u00ebt, besoj nes\u00ebr apo n\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vijim, dy dit\u00ebt n\u00eb vijim, njoftohet protesta e radh\u00ebs. Pa diskutim, aktiviteti denoncues dhe retorika e opozit\u00ebs do vijoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb ajo q\u00eb ka qen\u00eb: narkoshteti, standardet, drejt\u00ebsia e kapur, sa e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb ne t\u00eb kemi institucione t\u00eb pavarura dhe e gjith\u00eb beteja q\u00eb ne b\u00ebjm\u00eb me korrupsionin, q\u00eb \u00ebsht\u00eb sot gangrena m\u00eb e madhe n\u00eb vend. Bazuar dhe vet\u00eb n\u00eb raportin e NUMBEOS q\u00eb e keni par\u00eb sot, ka dal\u00eb me statistika q\u00eb krahasuar me pes\u00eb vite m\u00eb par\u00eb, me 2021-shin, \u00e7mimet e shport\u00ebs dhe qirat\u00eb jan\u00eb rritur me t\u00eb pakt\u00ebn 60% n\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. 60% \u00ebsht\u00eb shif\u00ebr e \u00e7mendur kjo. N\u00eb pes\u00eb vitet e fundit, \u00ebsht\u00eb m\u00eb e larta n\u00eb Europ\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb t\u00eb gjitha ne k\u00ebto do vijojm\u00eb, aksionin ton\u00eb politik do e vijojm\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk ka njeri n\u00eb BE q\u00eb mendon q\u00eb mund ta v\u00ebr\u00eb n\u00eb dyshim orientimin tuaj per\u00ebndimor. Jo q\u00eb e kan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim, por ti i ke institucionet e shtetit ton\u00eb, ti i ke zyrtar\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb Bashkimit Europian, dhe k\u00ebt\u00eb po e them, edhe linja t\u00eb ndryshme lobimi t\u00eb Edi Ram\u00ebs, q\u00eb n\u00eb zgjedhjet e kaluara, n\u00eb fars\u00ebn elektorale t\u00eb 11 majit t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, kan\u00eb \u00e7uar raporte n\u00eb Komisionin Europian q\u00eb Partia Demokratike \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian dhe q\u00eb madje ne do t\u00eb financoheshim p\u00ebr shkak se kishte ardhur si strateg i fushat\u00ebs son\u00eb, strategu i fushat\u00ebs s\u00eb Donald Trumpit, Chris LaCivita, ne na ishin premtuar 10.000, 10 miliard\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndaluar rrug\u00ebtimin e procesit t\u00eb integrimit Europian t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb si parti politike, n\u00ebse vinim n\u00eb pushtet, dhe ne do t\u00eb ishim t\u00eb par\u00ebt q\u00eb do t\u00eb hiqnim dor\u00eb nga orientimi, le t\u00eb themi, i familjes europiane, orientimi drejt an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE si forc\u00eb politike n\u00eb Ballkan, do ishim t\u00eb par\u00ebt, nd\u00ebr gjasht\u00eb vendet e Bashkimit, nd\u00ebr gjasht\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb ne kemi nisur nga ky moment, pra n\u00eb maj t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, ka patur raporte zyrtare t\u00eb depozituara n\u00eb Komisionin Europian, t\u00eb t\u00eb relatuara n\u00eb institucionet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb Parlamentit Europian, q\u00eb Partia Demokratike e Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb, n\u00ebse fiton zgjedhjet, do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb t\u00eb ndal\u00eb rrug\u00ebtimin europian t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb familjen e madhe europiane t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe do t\u00eb shk\u00ebputet nga i gjith\u00eb rrug\u00ebtimi i p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb at\u00eb moment me Malin e Zi p\u00ebr t\u00eb demontuar fillimisht mashtrimet e qeveris\u00eb, mashtrimet e Edi Ram\u00ebs, linjat e tij t\u00eb lobimit, e tjer\u00eb e tjer\u00eb, dhe p\u00ebr t\u00eb arritur p\u00ebr t\u2019i, p\u00ebr t\u2019i faktuar t\u00eb gjith\u00ebve me format nga m\u00eb t\u00eb ndryshme, qoft\u00eb edhe me rezolut\u00eb. Ky kap\u00ebrcim kam p\u00ebrshtypjen q\u00eb n\u00eb, n\u00eb format edhe zyrtar, edhe formal, besoj q\u00eb kryhet n\u00eb tre apo kat\u00ebr jav\u00ebt e fundit edhe kjo me letra. Pra, se \u00e7far\u00eb programi ka Partia Demokratike, se kush ka qen\u00eb oferta jon\u00eb ekonomike, se kush ka qen\u00eb oferta jon\u00eb p\u00ebr institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb, se kush ka qen\u00eb oferta jon\u00eb p\u00ebr taksat, se kush ka qen\u00eb oferta jon\u00eb p\u00ebr procesin e integrimit e t\u00eb gjitha, ne e kemi patur edhe n\u00eb zgjedhje, edhe n\u00eb proces elektoral dhe e kemi dhe n\u00eb retorik\u00ebn ton\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe Kuvendi Komb\u00ebtar i Partis\u00eb Demokratike n\u00eb dat\u00eb 30 Maj, n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij muaji, ku do t\u00eb finalizohet i gjith\u00eb vullneti apo vizioni politik i Partis\u00eb Demokratike n\u00eb kat\u00ebr vitet q\u00eb vijn\u00eb, i gjith\u00eb orientimi yn\u00eb si forc\u00eb dhe e gjith\u00eb alternativa jon\u00eb, se aty ai \u00ebsht\u00eb i plot\u00ebsuar. K\u00ebto jan\u00eb evente madhore, q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb forc\u00eb politike si\u00e7 \u00ebsht\u00eb PD-ja, p\u00ebrve\u00e7 se jan\u00eb publike, evente q\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr t\u00eb informuar apo p\u00ebr t\u00eb komunikuar me qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb, k\u00ebto evente, dhe Kuvendi Komb\u00ebtar i PD-s\u00eb \u00ebsht\u00eb aktiviteti m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm politik n\u00eb kat\u00ebr vite i nj\u00eb force son\u00eb politike, sh\u00ebrben p\u00ebr t\u00eb treguar dhe orientimin dhe linj\u00ebn ton\u00eb ideologjike dhe mbi t\u00eb gjitha politike n\u00eb raport edhe me t\u00eb gjith\u00eb partner\u00ebt tan\u00eb, edhe vendet tona partnere. Pra \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mesazh q\u00eb i jepet edhe institucioneve t\u00eb Bashkimit Europian, edhe vendit ton\u00eb aleat kryesor, Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, dhe t\u00eb gjith\u00eb partner\u00ebve tan\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb kjo, edhe kjo n\u00eb let\u00ebr, n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre, do t\u00eb zyrtarizohet brenda k\u00ebtij muaji dhe q\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb asnj\u00eb ekuivok, asnj\u00eb pik\u00ebpyetje, t\u00eb mos ket\u00eb asnj\u00eb ambasador q\u00eb vijon t\u00eb dal\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebta ambasador\u00ebt e lan\u00eb opozit\u00ebn tre vjet pa vul\u00eb, pa logo. K\u00ebta ambasador\u00ebt desh vran\u00eb opozit\u00ebn n\u00eb vend q\u00eb kishin projekt \u00e7uan nj\u00ebrin n\u00eb opozit\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri. K\u00ebta ambasador\u00eb dhe kjo qeverisje e dezinjoi Berish\u00ebn non-grata para pes\u00eb vitesh, q\u00eb tashi t\u00eb gjith\u00eb e pranojn\u00eb, o ka qen\u00eb gabim. Po k\u00ebta e b\u00ebn\u00eb. Se nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb vetvetiu kjo. K\u00ebshtu q\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos patur m\u00eb k\u00ebto q\u00ebndrime q\u00eb dalin dhe thon\u00eb q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb, opozita nuk duhet t\u00eb ket\u00eb vet\u00ebm rolin e saj denoncues por duhet t\u00eb ket\u00eb edhe rolin e saj si alternativ\u00eb, pa diskutim. Edhe kjo \u00e7\u00ebshtje, n\u00ebse i duan k\u00ebto by the book, q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb checklist t\u00eb gjitha, i b\u00ebn PD-ja. I ka t\u00eb gjitha PD-ja. Pra dhe programin, ka dhe orientimin, ka dhe diskursin, ka dhe denoncimin, i ka t\u00eb gjitha detyrat e sht\u00ebpis\u00eb, n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre, pra t\u00eb kryera dhe t\u00eb b\u00ebra edhe para qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, edhe para institucioneve t\u00eb Brukselit. E r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb me mazhoranc\u00ebn. Tani, numri i vendeve skeptike \u00ebsht\u00eb shtuar, jan\u00eb n\u00ebnt\u00eb, aktualisht q\u00eb ne flasim. Prihen nga Gjermania, q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe lokomotiva kryesore e t\u00eb gjith\u00eb Bashkimit Europian, e vendeve t\u00eb Bashkimit Europian.<\/p>\n<p>Tani ju e dini fare mir\u00eb q\u00eb p\u00ebrpos dosjes Balluku, gjerman\u00ebt kan\u00eb dhe nj\u00eb dosje tjet\u00ebr, q\u00eb n\u00ebse i shkohet deri n\u00eb fund, pa diskutim, n\u00eb gjykimin tim \u00e7on n\u00eb rr\u00ebzimin e qeveris\u00eb shqiptare, q\u00eb \u00ebsht\u00eb dosja e AKSHI-t. Se aty ka shtetas me n\u00ebnshtet\u00ebsi gjermane, biznesmen\u00eb q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb peng nga, nga koordinatori i Edi Ram\u00ebs p\u00ebr krimin e organizuar e tjer\u00eb me radh\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb, th\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb ne t\u00eb shohim se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb nga java e ardhshme dhe n\u00eb vijim n\u00eb raport me vet\u00eb qeverin\u00eb. Tani un\u00eb e di q\u00eb Edi Rama mundet ta p\u00ebrdor\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebr propagand\u00eb. Mundet ta p\u00ebrdor\u00eb edhe p\u00ebr PR, mund ta p\u00ebrdor\u00eb edhe p\u00ebr t\u00eb ulur pak tensionet, edhe p\u00ebr t\u00eb mashtruar institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. I gjith\u00eb aksioni politik i PD-s\u00eb, i gjith\u00eb aktiviteti politik i PD-s\u00eb nuk do t\u00eb ket\u00eb as edhe nj\u00eb ndryshim kursi. Do t\u00eb vijoj\u00eb denoncimi, do t\u00eb vijoj\u00eb beteja, do t\u00eb vijoj\u00eb protesta. Pa diskutim, mendoj q\u00eb do duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb intensifikim shum\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb fort\u00eb t\u00eb protest\u00ebs dhe do duhet t\u00eb vijoj\u00eb demaskimi i \u00e7do afere korruptive n\u00eb vend, sepse k\u00ebto jan\u00eb arsyet, s\u00eb bashku me kapjen e gjyq\u00ebsorit edhe me kthimin e parlamentit n\u00eb mburoj\u00eb p\u00ebr Edi Ram\u00ebn, se mbrojtja e Ballukut \u00ebsht\u00eb p\u00ebr Edi Ram\u00ebn. K\u00ebto jan\u00eb arsyet pse ne nuk kalojm\u00eb Ibarin, k\u00ebto jan\u00eb arsyet pse ne kemi ngelur n\u00eb klas\u00eb, k\u00ebto jan\u00eb arsyet pse nuk ecim para. K\u00ebshtu q\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto do t\u00eb varen jo vet\u00ebm nga vullneti i qeveris\u00eb, por edhe nga opozita.<\/p>\n<p>Opozita k\u00ebt\u00eb pun\u00eb ka. Kur ka mund\u00ebsin\u00eb, se keni dhe nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb th\u00ebn\u00eb para nj\u00eb jave, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, t\u2019ia rikthej n\u00eb v\u00ebmendje. Para nj\u00eb jave keni par\u00eb Taulant Ball\u00ebn q\u00eb doli n\u00eb parlament dhe sulmoi PD-n\u00eb dhe tha q\u00eb ju keni 23 ligje q\u00eb jan\u00eb rekomandime t\u00eb Bashkimit Europian q\u00eb s\u2019i miratoni. Nd\u00ebrkoh\u00eb ne jemi \u00e7uar n\u00eb seanc\u00eb dhe i kemi th\u00ebn\u00eb, ne nuk kemi as edhe nj\u00eb informacion p\u00ebr as edhe nj\u00eb nism\u00eb ligjore q\u00eb t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb rekomandim i BE-s\u00eb dhe q\u00eb t\u00eb ket\u00eb hedhur n\u00eb seanc\u00eb dhe ne mos ta kemi votuar. Sepse p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb Sonila, me vendim qeverie, VKM-t\u00eb q\u00eb flasin p\u00ebr pozicionin negociues t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare dhe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb si vend, se qeveria shqiptare nuk p\u00ebrfaq\u00ebson vet\u00ebm PS-n\u00eb, por p\u00ebrfaq\u00ebson t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb, pozicioni negociues i Shqip\u00ebris\u00eb, i Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb mbajtur sekret. Me VKM sekrete. Ne nuk dim\u00eb, kur nuk din\u00eb deputet\u00ebt se \u00e7far\u00eb p\u00ebrmban, \u00e7far\u00eb ka t\u00eb shkruar n\u00eb k\u00ebto vendime, imagjino nj\u00eb qytetar t\u00eb zakonsh\u00ebm t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Kur nuk dim\u00eb ne se cilat jan\u00eb rekomandimet, kur p\u00ebrjashtohet opozita nga i gjith\u00eb procesi i integrimit. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb legjislatur\u00eb u shkri dhe Komisioni i Integrimit, vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019ia hequr opozit\u00ebs dhe p\u00ebr t\u2019ia kaluar mazhoranc\u00ebs, kur ne na zihen t\u00eb gjitha hap\u00ebsirat, kur ne p\u00ebrjashtohemi nga ky proces, at\u00ebher\u00eb nuk kemi se si ta faktojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb retorik\u00ebn ton\u00eb ose ta faktojm\u00eb vullnetin ton\u00eb\u201d, tha K\u00eblli\u00e7i.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i PD, Belind K\u00eblli\u00e7i deklaron se opozita nuk do t\u00eb ndryshoj\u00eb kursin e saj politik dhe se shum\u00eb shpejt do t\u00eb njoftohet protesta e radh\u00ebs. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb televizive, K\u00eblli\u00e7i tha se opozita mbetet plot\u00ebsisht pro integrimit europian dhe akuzoi linja lobimi pran\u00eb qeveris\u00eb Rama se kan\u00eb d\u00ebrguar raporte n\u00eb Bruksel ku PD paraqitet &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":132310,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-142904","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/142904","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=142904"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/142904\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":142905,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/142904\/revisions\/142905"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/132310"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=142904"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=142904"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=142904"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}