{"id":142978,"date":"2026-05-15T18:39:09","date_gmt":"2026-05-15T18:39:09","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=142978"},"modified":"2026-05-15T18:39:40","modified_gmt":"2026-05-15T18:39:40","slug":"droga-bleu-zgjedhjet-peka-krimi-i-mundesoi-fitoren-ps-ne-lokalet-e-2015-dhe-parlamentaret-e-2017","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/05\/15\/droga-bleu-zgjedhjet-peka-krimi-i-mundesoi-fitoren-ps-ne-lokalet-e-2015-dhe-parlamentaret-e-2017\/","title":{"rendered":"Droga &#8216;bleu&#8217; zgjedhjet\/ Peka: Krimi i mund\u00ebsoi fitoren PS n\u00eb lokalet e 2015 dhe parlamentaret e 2017"},"content":{"rendered":"<p>Departamenti i Rendit dhe Siguris\u00eb n\u00eb Partin\u00eb Demokratike nuk ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb panoram\u00eb t\u00eb mir\u00eb, sa i p\u00ebrket situat\u00ebs s\u00eb kriminalitetit n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb fundit, teksa ka folur me shifra dhe fakte konkrete.<\/p>\n<p>Drejtuesi, Avenir\u00a0Peka n\u00eb takimin e organizuar n\u00eb selin\u00eb blu me tem\u00eb \u2018Qeveria e Pasiguris\u00eb \u2013 D\u00ebshtimi i Ram\u00ebs dhe alternativa e opozit\u00ebs\u2019, me pjes\u00ebmarrjen edhe t\u00eb kreut t\u00eb PD, Sali Berisha, tha se krimi i organizuar n\u00eb vend ka evoluar nga kultivimi masiv i kanabisit n\u00eb trafik nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb drogave t\u00eb forta dhe mashtrime kibernetike, duke gjeneruar miliarda dollar\u00eb, t\u00eb cilat dyshohet se kan\u00eb pasur nj\u00eb ndikim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb proceset zgjedhore.<\/p>\n<p>Sipas tij, n\u00eb periudh\u00ebn 2014-2017, e cila konsiderohet kulmi i fenomenit t\u00eb kanabisit, raportet nd\u00ebrkomb\u00ebtare vler\u00ebsojn\u00eb se n\u00eb Shqip\u00ebri u prodhuan rreth 1,300 ton\u00eb kanabis, ndon\u00ebse zyrtarisht u sekuestruan vet\u00ebm 101.7 ton\u00eb, duke gjeneruar nj\u00eb vler\u00eb marramend\u00ebse prej 7 miliard\u00eb dollar\u00ebsh.<\/p>\n<p><strong>Avenir\u00a0Peka:<\/strong> Nga ana tjet\u00ebr kemi realitetet e jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb qytetar\u00ebve tan\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt tregojn\u00eb nj\u00eb tablo shqet\u00ebsuese. Element\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb cil\u00ebt do diskutojm\u00eb sot n\u00eb k\u00ebt\u00eb tavolin\u00eb t\u00eb rrumbullak\u00ebt jan\u00eb krimi i organizuar q\u00eb operon n\u00eb nj\u00eb liri t\u00eb paprecedent. Korrupsioni i thelluar brenda institucioneve t\u00eb rendit, drejt\u00ebsia e vonuar dhe selektive, qytetar\u00eb q\u00eb ndihen t\u00eb pasigurt dhe t\u00eb braktisur nga shteti, k\u00ebrc\u00ebnimet e reja kibernetike, pa asnj\u00eb mbrojtje institucionale, dhe institucione t\u00eb cilat n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr garantimin dhe ofrimin e sh\u00ebrbimeve, jan\u00eb kthyer n\u00eb streh\u00eb t\u00eb korrupsionit.<\/p>\n<p>Departamenti i Rendit dhe Siguris\u00eb n\u00eb Partin\u00eb Demokratike ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb \u00eb, p\u00ebrmbledhje t\u00eb gjendjes s\u00eb kriminalitetit n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb 12, 13 vitet e fundit. Organizatat kriminale shqiptare kan\u00eb evoluar n\u00eb aktivitete nga aktivitetet lokale, kryesisht n\u00eb kultivimin e kanabisit, \u00ebh, n\u00eb futjen n\u00eb tregun europian t\u00eb drogave. Sipas raportit t\u00eb EUDA t\u00eb vitit 2022, Shqip\u00ebria kaloi nga nj\u00eb prodhues i madh i kanabisit n\u00eb trafikun e drogave t\u00eb forta me Amerik\u00ebn Latine dhe n\u00eb diversifikimin n\u00eb krimin n\u00eb krimin kibernetik dhe pastrimin e parave. Faktor\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb k\u00ebtij evolucioni jan\u00eb presioni i madh nd\u00ebrkomb\u00ebtar, operacionet e p\u00ebrbashk\u00ebta me Italin\u00eb, me Europolin dhe me vendet e tjera, presioni i madh mbi policin\u00eb e shtetit, oportunitetet e reja ekonomike q\u00eb kan\u00eb \u00e7uar n\u00eb sofistikimin e krimit duke p\u00ebrdorur kripton, nd\u00ebrtimin dhe call centerin.<\/p>\n<p>N\u00eb vler\u00ebsimet ekonomike nga viti 2014 deri n\u00eb vitin 2017, p\u00ebrllogaritet sipas raporteve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, prodhimi i drog\u00ebs n\u00eb vend 7 miliard\u00eb dollar\u00eb. M\u00eb von\u00eb, q\u00eb i p\u00ebrket kanabisit. M\u00eb von\u00eb pastaj u kalua tek kokaina, \u00e7mimi i cili shkon 30.000 deri n\u00eb 50.000 p\u00ebr kilogram, dhe pastaj n\u00eb operacionet me mashtrimet kibernetike n\u00ebp\u00ebrmjet call centerave, q\u00eb sipas statistikave jan\u00eb t\u00eb kapura 50, 50 milion\u00eb, por shifrat jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. 7 miliard\u00eb dollar\u00eb t\u00eb ardhura nga krimi i organizuar n\u00eb vitet 2014-2017, jan\u00eb para t\u00eb cilat mund\u00ebsuan fitoren e zgjedhjeve lokale t\u00eb vitit 2015 dhe fitoren e zgjedhjeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb vitit 2017.<\/p>\n<p>N\u00eb periudh\u00ebn 2014-2018, n\u00eb kulmin e kanabisit, jan\u00eb kapur 101.7 ton, por raportet nd\u00ebrkomb\u00ebtare tregojn\u00eb q\u00eb kultivimi i tyre ka qen\u00eb 1300 ton t\u00eb pakt\u00ebn. \u00c7mimi ra nga 600 n\u00eb 1000, nga 600 euro deri n\u00eb 1000 euro p\u00ebr kilogram, p\u00ebr shkak t\u00eb sasis\u00eb s\u00eb madhe t\u00eb prodhuar, deri n\u00eb 150 euro p\u00ebr kilogram. Vlera si\u00e7 e thash\u00eb ishte n\u00eb miliarda. Sikur k\u00ebto miliarda t\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs t\u00eb ishin p\u00ebrkthyer n\u00eb miliarda nga investimet e huaja direkte n\u00eb Shqip\u00ebri, Shqip\u00ebria do ishte vendi i par\u00eb n\u00eb Ballkan p\u00ebrsa i p\u00ebrket investimeve t\u00eb huaja.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket grafikut t\u00eb sekuestrimeve t\u00eb kanabisit, si\u00e7 e shikoni edhe n\u00eb tabel\u00eb, ka ardhur duke u ulur nga viti 2014, n\u00eb 2016-\u00ebn q\u00eb \u00ebsht\u00eb pika kulminante me 1300 ton t\u00eb prodhuar, dhe deri n\u00eb vitin 2020 n\u00eb shifra t\u00eb pap\u00ebrfillshme. P\u00ebr shkak t\u00eb presionit t\u00eb madh publik t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, t\u00eb opinionit publik dhe t\u00eb faktorit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, sidomos t\u00eb institucioneve t\u00eb zbatimit t\u00eb ligjit, pas vitit 2017-2018, u kalua n\u00eb trafikimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb drogave t\u00eb forta. Vihet re zhvendosja e grupeve shqiptare t\u00eb krimit t\u00eb organizuar nga Shqip\u00ebria dhe Europa n\u00eb Amerik\u00ebn Latine dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb kemi edhe operacione t\u00eb m\u00ebdha nd\u00ebrkomb\u00ebtare, t\u00eb cilat jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00ebrisht me bashk\u00ebpunimin e policis\u00eb shqiptare, por do e trajtojm\u00eb edhe pjes\u00ebn e rolit t\u00eb policis\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Nga 2020-2021-shi jan\u00eb kapur 36.8 ton. N\u00eb 2020, n\u00eb 2020 n\u00eb, n\u00eb Anverpen, n\u00eb portin e Anverpit u kap\u00ebn 12 ton q\u00eb i p\u00ebrkisnin grupeve shqiptare. Pastaj n\u00eb Hamburg n\u00eb vitin 2021, 16 ton. Vler\u00ebn e tyre llogariteni vet\u00eb, 50 kg, 50.000 euro p\u00ebr kilogram, q\u00eb shkon diku n\u00eb mbi 6 miliard\u00eb dollar. N\u00eb slajdin tjet\u00ebr kemi nj\u00eb ndarje t\u00eb vendeve ku jan\u00eb kapur dhe rrjetet kryesore t\u00eb q\u00eb jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb, n\u00eb trafikun nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Pastaj, pas nd\u00ebrhyrjeve t\u00eb institucioneve t\u00eb zbatimit t\u00eb ligjit t\u00eb vendeve t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, por edhe vende t\u00eb tjera t\u00eb Bashkimit Europian, madje edhe vende t\u00eb Amerik\u00ebs Latine, krahas trafikut nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb drog\u00ebs, u vu re nj\u00eb fenomen i ri q\u00eb \u00ebsht\u00eb mashtrimet kibernetike. Call Center, Forex edhe Kripto.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Departamenti i Rendit dhe Siguris\u00eb n\u00eb Partin\u00eb Demokratike nuk ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb panoram\u00eb t\u00eb mir\u00eb, sa i p\u00ebrket situat\u00ebs s\u00eb kriminalitetit n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb fundit, teksa ka folur me shifra dhe fakte konkrete. Drejtuesi, Avenir\u00a0Peka n\u00eb takimin e organizuar n\u00eb selin\u00eb blu me tem\u00eb \u2018Qeveria e Pasiguris\u00eb \u2013 D\u00ebshtimi i Ram\u00ebs dhe alternativa &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":142979,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-142978","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/142978","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=142978"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/142978\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":142981,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/142978\/revisions\/142981"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/142979"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=142978"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=142978"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=142978"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}