{"id":142999,"date":"2026-05-15T19:26:22","date_gmt":"2026-05-15T19:26:22","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=142999"},"modified":"2026-05-15T19:26:22","modified_gmt":"2026-05-15T19:26:22","slug":"gjunkshi-shqiperia-ne-krize-sigurie-policia-eshte-politizuar-dhe-krimi-ka-depertuar-kudo","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/05\/15\/gjunkshi-shqiperia-ne-krize-sigurie-policia-eshte-politizuar-dhe-krimi-ka-depertuar-kudo\/","title":{"rendered":"Gjunkshi: Shqip\u00ebria n\u00eb kriz\u00eb sigurie, policia \u00ebsht\u00eb politizuar dhe krimi ka dep\u00ebrtuar kudo!"},"content":{"rendered":"<p>K\u00ebshilltari p\u00ebr sigurin\u00eb n\u00eb Partin\u00eb Demokratike dhe ish-deputeti, Xhemal Gjunkshi, ka akuzuar qeverin\u00eb e kryeministrit Edi Rama p\u00ebr d\u00ebshtim n\u00eb garantimin e siguris\u00eb komb\u00ebtare dhe rendit publik, duke deklaruar se vendi po p\u00ebrballet me nj\u00eb nga krizat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb 35 vitet e fundit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb mbajtur n\u00eb takimin p\u00ebr sigurin\u00eb, t\u00eb organizuar nga Departamenti i Siguris\u00eb n\u00eb PD, Gjunkshi tha se siguria komb\u00ebtare dhe rendi publik jan\u00eb themelet e nj\u00eb shteti funksional, nd\u00ebrsa sipas tij, dob\u00ebsimi i tyre ka sjell\u00eb humbje t\u00eb besimit te shteti, rritje t\u00eb emigracionit, fuqizim t\u00eb krimit dhe dob\u00ebsim t\u00eb ekonomis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Fjala e Xhemal Gjunkshit<\/strong><\/p>\n<p>Ju faleminderit.<\/p>\n<p>E nderuar, i nderuar kryetar i Partis\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p>Mir\u00ebmbr\u00ebma t\u00eb gjith\u00ebve t\u00eb pranish\u00ebm k\u00ebtu dhe gjith\u00eb atyre q\u00eb na ndjekin n\u00ebp\u00ebrmjet televizionit. Ajo q\u00eb dua t\u00eb theksoj un\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb sigurisht jemi k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb par\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb theksuar shkaqet e d\u00ebshtimit t\u00eb qeveris\u00eb Rama dhe sigurisht duke dh\u00ebn\u00eb dhe alternativ\u00ebn e opozit\u00ebs p\u00ebr sigurin\u00eb dhe rendin publik.<\/p>\n<p>K\u00ebtu \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pun\u00eb mjaft e lavd\u00ebrueshme nga t\u00eb gjith\u00eb, qoft\u00eb nga drejtuesit e departamentit t\u00eb siguris\u00eb, nga t\u00eb gjith\u00eb koleg\u00ebt, nga t\u00eb gjith\u00eb shok\u00ebt t\u00eb pranish\u00ebm k\u00ebtu. I nderuar doktor, siguria komb\u00ebtare dhe rendi publik jan\u00eb themelet e nj\u00eb shteti funksional.<\/p>\n<p>Kur bie siguria, bie besimi i qytetar\u00ebve tek shteti, bie ekonomia, rritet emigracioni, fuqizohet krimi dhe dob\u00ebsohet vet\u00eb kombi. Shqip\u00ebria sot ndodhet p\u00ebrball\u00eb t\u00eb nj\u00eb prej krizave m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb siguris\u00eb dhe rendit publik n\u00eb 35 vitet e fundit. Qeveria e kriminalizuar e Edi Ram\u00ebs nuk nd\u00ebrtoi shtet ligjor.<\/p>\n<p>P\u00ebrkundrazi, nd\u00ebrtoi nj\u00eb sistem t\u00eb kapur nga korrupsioni, nga krimi i organizuar dhe patronazhimi politik. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, qytetar\u00ebt sot jetojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb klim\u00eb pasigurie t\u00eb p\u00ebrhershme. Un\u00eb nuk do zgjatem shum\u00eb, sepse k\u00ebtu u tha por si u shkat\u00ebrrua siguria dhe rendi publik n\u00ebp\u00ebrmjet kanabizimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb moderne t\u00eb k\u00ebtij vendit, Shqip\u00ebria u kthye, si\u00e7 ju tha dhe m\u00eb par\u00eb, n\u00eb baz\u00ebn kryesore t\u00eb kultivimit t\u00eb kanabisit n\u00eb Europ\u00eb. Zona t\u00eb t\u00ebra t\u00eb territorit ran\u00eb n\u00ebn kontrollin e grupeve kriminale, strukturat e shtetit hesht\u00ebn ose bashk\u00ebpunuan.<\/p>\n<p>Ashtu si\u00e7 e kam theksuar dhe m\u00eb par\u00eb dhe gjat\u00eb mandatit si deputet n\u00eb parlament, deti Adriatik u kthye n\u00eb autostrad\u00ebn e trafikimit t\u00eb drog\u00ebs. n\u00ebp\u00ebrmjet ndihm\u00ebs direkte, koordinimit t\u00eb p\u00ebrsosur t\u00eb ministres, ish-ministres s\u00eb Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe strukturave t\u00eb tjera t\u00eb policis\u00eb s\u00eb shtetit. Gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe q\u00eb bie akoma m\u00eb shum\u00eb n\u00eb sy, \u00ebsht\u00eb q\u00eb ndiqet e nj\u00ebjta politik\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk ka aspak dhe asnj\u00eb reflektim n\u00eb p\u00ebrsa i p\u00ebrket aspektit t\u00eb em\u00ebrimit dhe t\u00eb vendosjes s\u00eb personelit. E thash\u00eb q\u00eb kanabizimi nuk ishte thjesht nj\u00eb problem droge, ishte nj\u00eb projekt i mir\u00ebfillt\u00eb kriminal q\u00eb deformoi shtetin shqiptar.<\/p>\n<p>Dhe ky ka qen\u00eb nj\u00eb alarm komb\u00ebtar. Oficer\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb policis\u00eb bashk\u00ebpunonin me trafikant\u00eb, strukturat e antidrog\u00ebs ishin kompromentuar, informacione operative dekonspiroheshin te grupet kriminale.<\/p>\n<p>Policia n\u00eb shum\u00eb raste u p\u00ebrdor p\u00ebr mbrojtjen e interesave kriminale dhe jo t\u00eb qytetar\u00ebve. Kur policia infiltron, krimin ose kontrollohet prej tij, shteti humbet monopolin e forc\u00ebs ligjore. Grupet kriminale fituan ndikim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb strukturat e rendit. Dhe \u00e7far\u00eb solli kjo?<\/p>\n<p>Kjo solli shkat\u00ebrrimin e zinxhirit komandues, theksimin e efektiv\u00ebve dhe profesionist\u00ebve, p\u00ebrdorimin, p\u00ebrdorimin selektiv t\u00eb ligjit dhe mbrojtjen e individ\u00ebve me lidhje politike.<\/p>\n<p>Penetrimi i thell\u00eb i grupeve kriminale n\u00eb polici dhe administrat\u00eb. Krimi i organizuar nuk mbeti jasht\u00eb institucioneve. Ai dep\u00ebrtoi brenda tyre. Sot, grupet kriminale ndikojn\u00eb n\u00eb tendera publik\u00eb, n\u00eb em\u00ebrime administrative, n\u00eb procese zgjedhore, n\u00eb ekonomin\u00eb informale, n\u00eb trafikun nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb drog\u00ebs, n\u00eb pastrimin e parave, dhe intimidimin e qytetar\u00ebve dhe bizneseve.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria, pra, si\u00e7 u theksua dhe m\u00eb par\u00eb, \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar nga nj\u00eb vend tranzit n\u00eb nj\u00eb nyje operacionale t\u00eb krimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Emergjenca politike dhe patronazhimi n\u00eb polici. Policia e Shtetit u kthye n\u00eb instrument partie.<\/p>\n<p>N\u00eb shum\u00eb raste, patronazhist\u00ebt politik\u00eb u autorizuan n\u00eb pun\u00ebsime dhe grada. Militantizmi politik z\u00ebvend\u00ebsoi profesionalizmin, presioni ndaj efektiv\u00ebve u rrit dhe policia u p\u00ebrdor p\u00ebr interesa elektorale. Gj\u00eb e cila \u00ebsht\u00eb motoja e drejtimit t\u00eb k\u00ebsaj qeverie, e k\u00ebtij kryeministri.<\/p>\n<p>Dhe kjo \u00e7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb? Kjo ka d\u00ebmtuar r\u00ebnd\u00eb neutralitetin institucional, moralin e trup\u00ebs policore, dhe mbi t\u00eb gjitha besimin e qytetar\u00ebve. Largimi i paligjsh\u00ebm i profesionist\u00ebve t\u00eb policis\u00eb.<\/p>\n<p>Qindra drejtues dhe specialist\u00eb me eksperienc\u00eb u larguan padrejt\u00ebsisht nga puna. U z\u00ebvend\u00ebsuan me individ\u00eb pa integritet profesional. Dhe si p\u00ebrfundim, nj\u00eb pjes\u00eb shum\u00eb e mir\u00eb e tyre u detyruan t\u00eb emigrojn\u00eb. Pasojat e k\u00ebsaj, \u00ebsht\u00eb humbje e memories operacionale, dob\u00ebsim i kapaciteteve hetimore, rritje e korrupsionit t\u00eb brendsh\u00ebm, ulje e efektivitetit.<\/p>\n<p>Sa i madh \u00ebsht\u00eb ky d\u00ebm? Pasojat kryesore t\u00eb k\u00ebsaj qeverisje t\u00eb pasiguris\u00eb, rritja e fuqis\u00eb ekonomike t\u00eb krimit t\u00eb organizuar, pastrimi masiv i parave n\u00eb nd\u00ebrtim dhe ekonomi, rritja e trafikut nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb kokain\u00ebs dhe heroin\u00ebs, fuqizimi i bandave kriminale, rritja e vrasjeve mafioze dhe atentateve, frik\u00ebsimi i gazetar\u00ebve dhe denoncuesve, emigrimi masiv i t\u00eb rinjve dhe profesionist\u00ebve, humbja e besimit tek drejt\u00ebsia dhe policia, r\u00ebnia e bashk\u00ebpunimit qytetar me organet ligjzbatuese, dob\u00ebsimi i siguris\u00eb komb\u00ebtare, ekspozimi i Shqip\u00ebris\u00eb ndaj ndikimeve kriminale dhe t\u00eb huaja armiq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Pse ndodhi kjo? Kjo ndodhi p\u00ebr shkak se shteti u kap politikisht. Krimi u p\u00ebrdor si instrument pushteti, u shkat\u00ebrrua meritokracia, u sulmuan profesionist\u00ebt, u tolerua korrupsioni dhe institucionet u kthyen n\u00eb vegla t\u00eb nj\u00eb partie. Kur pushteti bashk\u00ebjeton me krimin, siguria e qytetar\u00ebve b\u00ebhet viktima e par\u00eb.<\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto ka dikush q\u00eb mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Kush mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi? P\u00ebrgjegj\u00ebsia \u00ebsht\u00eb politike, \u00ebsht\u00eb institucionale, \u00ebsht\u00eb morale, dhe mbi t\u00eb gjitha komb\u00ebtare. P\u00ebrgjegj\u00ebsia bie mbi drejtuesit politik\u00eb q\u00eb lejojn\u00eb kapjen e shtetit, drejtuesit e policis\u00eb q\u00eb hesht\u00ebn, zyrtar\u00ebt e korruptuar dhe ata q\u00eb p\u00ebrdor\u00ebn policin\u00eb p\u00ebr pushtet e jo p\u00ebr ligjin.<\/p>\n<p>Cila \u00ebsht\u00eb alternativa e opozit\u00ebs p\u00ebr sigurin\u00eb dhe rendin publik? T\u00eb gjitha k\u00ebto q\u00eb u than\u00eb k\u00ebtu, t\u00eb gjitha ato q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrgatitur dhe sigurisht dhe puna q\u00eb do t\u00eb vijoj\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb ardhmen, \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb Partia Demokratike mbi t\u00eb gjitha do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb alternativ\u00eb prezente p\u00ebr qytetar\u00ebt n\u00eb lidhje me sigurin\u00eb dhe rendin publik.<\/p>\n<p>Ajo do t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb platform\u00eb t\u00eb qart\u00eb n\u00eb lidhje me dekriminalizimin real t\u00eb institucioneve, me nj\u00eb veting real n\u00eb polici, hetimin e lidhjeve me krimin, konfiskimin e pasurive kriminale, rikthimin e profesionist\u00ebve, rikthimin e oficer\u00ebve t\u00eb larguar padrejt\u00ebsisht, promovim mbi baz\u00eb meritokracie.<\/p>\n<p>Depolitizim total i policis\u00eb s\u00eb shtetit, t\u00eb cil\u00ebt un\u00eb gjykoj dhe mendoj q\u00eb dhe sugjeroj, i nderuar zoti kryetar, q\u00eb depolitizimi i policis\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga kushtet kryesore q\u00eb t\u00eb ket\u00eb rend, q\u00eb t\u00eb ket\u00eb siguri n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend.<\/p>\n<p>Luft\u00eb agresive kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar, goditje e financave kriminale, partneritet me DEA-n, FBI-n\u00eb, Europol-in, Interpol-in, struktur\u00eb speciale, si\u00e7 u tha, kund\u00ebr krimit, kund\u00ebr infiltrimit kriminal. Siguri p\u00ebr qytetar\u00ebt, rritje e prezenc\u00ebs policore, teknologji moderne survejimi, luft\u00eb kund\u00ebr arm\u00ebmbajtjes pa leje, mbrojtje p\u00ebr bizneset dhe komunitetet.<\/p>\n<p>Siguri komb\u00ebtare moderne, forcimi i inteligjenc\u00ebs komb\u00ebtare, luft\u00eb kund\u00ebr sulmeve kibernetike, strategji kund\u00ebr ekstremizmit dhe terrorizmit, bashk\u00ebpunim m\u00eb i thell\u00eb me NATO-n. Si p\u00ebrfundim, mendoj se Shqip\u00ebria nuk mund t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb demokraci me polici t\u00eb kapur, me krim t\u00eb organizuar, t\u00eb fuqizuar dhe me institucione t\u00eb kontrolluara politikisht.<\/p>\n<p>Siguria nuk \u00ebsht\u00eb propagand\u00eb. Siguria \u00ebsht\u00eb shtet, siguria \u00ebsht\u00eb ligj, siguria \u00ebsht\u00eb drejt\u00ebsi, siguria \u00ebsht\u00eb besimi i qytetar\u00ebve tek institucionet.<\/p>\n<p>Dhe pa rikthyer k\u00ebt\u00eb besim, nuk mund t\u00eb ket\u00eb as zhvillim ekonomik, as integrim europian, as t\u00eb ardhme p\u00ebr shqiptar\u00ebt.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebshilltari p\u00ebr sigurin\u00eb n\u00eb Partin\u00eb Demokratike dhe ish-deputeti, Xhemal Gjunkshi, ka akuzuar qeverin\u00eb e kryeministrit Edi Rama p\u00ebr d\u00ebshtim n\u00eb garantimin e siguris\u00eb komb\u00ebtare dhe rendit publik, duke deklaruar se vendi po p\u00ebrballet me nj\u00eb nga krizat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb 35 vitet e fundit. Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb mbajtur n\u00eb takimin p\u00ebr sigurin\u00eb, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":143000,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-142999","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/142999","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=142999"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/142999\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":143001,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/142999\/revisions\/143001"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/143000"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=142999"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=142999"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=142999"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}