{"id":143026,"date":"2026-05-16T09:43:11","date_gmt":"2026-05-16T09:43:11","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=143026"},"modified":"2026-05-16T09:43:11","modified_gmt":"2026-05-16T09:43:11","slug":"berisha-jemi-serish-ne-diktature-edi-rama-dekoroi-babane-e-tij-xhelat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/05\/16\/berisha-jemi-serish-ne-diktature-edi-rama-dekoroi-babane-e-tij-xhelat\/","title":{"rendered":"Berisha: Jemi s\u00ebrish n\u00eb diktatur\u00eb, Edi Rama dekoroi baban\u00eb e tij xhelat!"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha, gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb nj\u00eb aktivitet publik, deklaroi se n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb rikthyer nj\u00eb diktatur\u00eb autoritare, duke akuzuar qeverin\u00eb aktuale p\u00ebr shkelje t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb standardeve demokratike dhe p\u00ebr q\u00ebndrime armiq\u00ebsore ndaj Kosov\u00ebs.<br \/>\nBerisha u ndal edhe te marr\u00ebdh\u00ebniet historike dhe aktuale mes Tiran\u00ebs dhe Prishtin\u00ebs, duke theksuar se bashk\u00ebpunimi me Serbin\u00eb po cenon unitetin komb\u00ebtar shqiptar.<br \/>\nN\u00eb fjalimin e tij, Berisha akuzoi gjithashtu Ram\u00ebn p\u00ebr dekorimin e figurave t\u00eb lidhura me regjimin komunist, duke e cil\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb akt q\u00eb fyen viktimat e diktatur\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Berisha:<\/strong> Triumfi i k\u00ebsaj greve ishte edhe fundi i planeve t\u00eb Ramiz Alis\u00eb p\u00ebr t\u00eb konsoliduar nj\u00eb demokratur\u00eb, nj\u00eb diktatur\u00eb autoritare.<br \/>\nQeveria q\u00eb erdhi nga K\u00ebshilli Presidencial pu\u00e7ist, u p\u00ebrmbys.<br \/>\nNj\u00eb qeveri tjet\u00ebr u krijua, e cila u quajt qeveri e stabilitetit, por e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se ajo qeveri, q\u00eb vendosi provizorisht nj\u00eb qet\u00ebsi, ishte qeveri jet\u00ebshkurt\u00ebr dhe PD p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb konsultim t\u00eb vazhduesh\u00ebm me Sindikatat, u largua nga ajo qeveri n\u00eb nj\u00eb akt jasht\u00ebzakonisht t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm.<br \/>\nNj\u00eb akt q\u00eb b\u00ebri t\u00eb mundur fitoren plebishitare mbi diktatur\u00ebn n\u00eb zgjedhjet e 22 marsit.<br \/>\nPor, bashkimi juaj i sindikatave \u00ebsht\u00eb l\u00ebvizja kombative m\u00eb jet\u00ebgjat\u00eb ndoshta n\u00eb Evrop\u00ebn postkomuniste, por edhe m\u00eb gj\u00ebr\u00eb.<br \/>\nNga 11 janari i vitit 1991, gjer dit\u00ebt e sotme, n\u00eb qindra e qindra her\u00eb, BSPSH u b\u00eb z\u00ebri i nd\u00ebrgjegjes s\u00eb minator\u00ebve shqiptar\u00ebve, z\u00ebri i nd\u00ebrgjegjes s\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb.<br \/>\nNdikoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb thelb\u00ebsore n\u00eb reformat e vendit, n\u00eb mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb minator\u00ebve dhe t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve, fitoi nj\u00eb reputacion t\u00eb madh nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<br \/>\nU shnd\u00ebrrua n\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb t\u00eb respektuar, jo vet\u00ebm nj\u00eb organizat\u00eb antikomuniste si\u00e7 u themelua n\u00eb fillim, por n\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb t\u00eb fuqishme t\u00eb sindikalizmit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, t\u00eb mbrojtjes t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve.<br \/>\nNdaj dhe ajo u b\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb e respektuar n\u00eb rajon, n\u00eb Evrop\u00eb dhe n\u00eb bot\u00eb.<br \/>\nFitoi nam p\u00ebr veprat e saj, p\u00ebr rezistenc\u00ebn e saj, p\u00ebr q\u00ebndres\u00ebn e saj.<br \/>\n35 vite kam k\u00ebnaq\u00ebsi q\u00eb kam parasysh k\u00ebtu heronj si G\u00ebzim Kalaja, Sami Karriqi dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<br \/>\nPor nuk mund t\u00eb mos ndalemi t\u00eb shohim t\u00eb sotmen, ku jemi.<br \/>\nSot, n\u00eb Shqip\u00ebri, \u00ebsht\u00eb vendosur nj\u00eb diktatur\u00eb autoritare, e cila n\u00eb rrafshin komb\u00ebtar \u00ebsht\u00eb po aq armiq\u00ebsore sa \u00e7\u2019ishte diktatura hoxhiste.<br \/>\n\u00c7do shqiptar \u00ebsht\u00eb i lutur t\u00eb mendoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb moment aktet antishqiptare t\u00eb Edi Ram\u00ebs ndaj Kosov\u00ebs.<br \/>\nNuk e harroj, ishte data 10 gusht dhe Ramiz Alia organizoi nj\u00eb takim me 40 intelektual\u00eb.<br \/>\nI them un\u00eb, q\u00eb heqja e bustit t\u00eb Stalinit \u00ebsht\u00eb e domosdoshme se ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb armik i kombit. Se ai i tha Titos gllab\u00ebrojeni Shqip\u00ebrin\u00eb.<br \/>\nPo, tha, Sali se un\u00eb dhe ti je nga pak kosovar. Un\u00eb jam, i thash\u00eb, p\u00ebr ty nuk e di.<br \/>\nDhe filloi tani t\u00eb sulmoj\u00eb Kosov\u00ebn dhe kosovar\u00ebt pse kishin q\u00ebndrime antikomuniste.<br \/>\nPra, nj\u00eb q\u00ebndrim si\u00e7 kishin mbajtur, b\u00ebm\u00eb mir\u00eb thoshte Enver Hoxha q\u00eb e lam\u00eb me Jugosllavin\u00eb, Kosov\u00ebn.<br \/>\nErdhi tani kryeministri aktual. Po t\u00eb krahasoni q\u00ebndrimet publike t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7it jan\u00eb armiq\u00ebsore n\u00eb palc\u00eb dhe identike.<br \/>\nNj\u00ebri vjen dhe thot\u00eb n\u00eb Zubin Patok se Serbia do b\u00ebhet m\u00eb e madhe. Tjetri thot\u00eb se veriu i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb toka e askujt.<br \/>\nNj\u00ebri thot\u00eb se me k\u00ebta shqiptar\u00ebt e Tiran\u00ebs merrem vesh, me skiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs, ata jan\u00eb dru me pre.<br \/>\nDhe pastaj ulen dhe b\u00ebjn\u00eb planin p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb Kosov\u00ebn.<br \/>\nEdi Rama \u00ebsht\u00eb autori i projektit p\u00ebr asociacionin, t\u00eb marr\u00eb n\u00eb sirtar\u00ebt e Vu\u00e7i\u00e7it.<br \/>\nI vuri sanksione Kosov\u00ebs, i pari.<br \/>\nE hoqi nga harta Kosov\u00ebn.<br \/>\nB\u00ebri mini-Jugosllavin\u00eb.<br \/>\nPor duhet t\u00eb dim\u00eb nj\u00eb gj\u00eb, kombi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dhe i pandar\u00eb.<br \/>\nKurr\u00eb nuk je i lir\u00eb n\u00eb qoft\u00eb se gjysma e kombit t\u00ebnd \u00ebsht\u00eb e pushtuar.<br \/>\nE v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se Kosov\u00ebs ai v\u00ebrtet i ka b\u00ebr\u00eb d\u00ebme, por fatmir\u00ebsisht Kosova \u00ebsht\u00eb e pavarur, ka qeverin\u00eb e vet.<br \/>\nPor d\u00ebmet m\u00eb t\u00eb tmerrshme, m\u00eb shkat\u00ebrrimtare ia ka b\u00ebr\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<br \/>\nShqip\u00ebrin\u00eb, ky e shpopulloi dy her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se pushtimi serb Kosov\u00ebn.<br \/>\nShqip\u00ebrin\u00eb e shpopulloi me nj\u00eb shpejt\u00ebsi t\u00eb papar\u00eb duke p\u00ebrdorur dy arm\u00eb, varf\u00ebrin\u00eb dhe frik\u00ebn.<br \/>\nSot, qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb keqpaguarit n\u00eb rajon dhe n\u00eb Europ\u00eb.<br \/>\nPor n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kontinent nuk ekzistojn\u00eb 28 mij\u00eb kilometra katror\u00eb m\u00eb t\u00eb pasura. Askund nuk gjenden pasuri t\u00eb tilla p\u00ebrrallore.<br \/>\nT\u00eb gjitha sot shfryt\u00ebzohen si n\u00eb nj\u00eb sistem t\u00ebr\u00ebsisht kolonial.<br \/>\nQeveritar\u00eb hajdut\u00eb, kriminel\u00eb, organizata kriminale, kartele droge, t\u00eb cil\u00ebt pla\u00e7kisin dhe i shnd\u00ebrrojn\u00eb n\u00eb pasuri p\u00ebr vete pasurit\u00eb e shqiptar\u00ebve.<br \/>\nNdaj dhe minator\u00ebt nuk marrin at\u00eb q\u00eb meritojn\u00eb.<br \/>\nDy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, Edi Rama nderoi me mir\u00ebnjohje t\u00eb atin e tij xhelat.<br \/>\nSkulptori Kristaq Rama ka qen\u00eb nj\u00eb xhelat i v\u00ebrtet\u00eb i diktatur\u00ebs. \u00cbsht\u00eb an\u00ebtar i nomenklatur\u00ebs komuniste q\u00eb ka kryer gjenocid ndaj shqiptar\u00ebve.<br \/>\nFlasim ne p\u00ebr gjenocid serb n\u00eb Kosov\u00eb dhe ka qen\u00eb, por nj\u00eb gj\u00eb nuk duhet ta harrojm\u00eb, gjenocidi komunist n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb i sanksionuar n\u00eb t\u00eb gjitha dokumentet, vendimet dhe ligjet e k\u00ebtij shteti.<br \/>\nDhe ky gjenocid u krye nga shqiptari ndaj shqiptar\u00ebve p\u00ebr q\u00ebllime klasore.<br \/>\nPardje dekoroi t\u00eb atin, i cili ka firmosur, ky pseudo-intelektual ka firmosur krahas Ramiz Alis\u00eb, ngjitur mke firm\u00ebn e tij, varjen n\u00eb litar t\u00eb Havzi Nel\u00ebs.<br \/>\n\u00c7far\u00eb ishte Havzi Nela?<br \/>\nNj\u00eb poet i apasionuar. Pes\u00eb mij\u00eb vargje p\u00ebr Kosov\u00ebn.<br \/>\nNj\u00eb atdhetar i flakt\u00eb q\u00eb nuk mund t\u00eb pranonte kurr\u00eb pushtimin serb.<br \/>\nPor nuk mund t\u00eb pranonte as diktatur\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri.<br \/>\nDhe ai m\u00eb 10 gusht 1988 firmos varjen n\u00eb litar t\u00eb poetit. Ajo \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00ebra firm\u00eb.<br \/>\nPor ky xhelat ka nj\u00eb seri firmash t\u00eb tjera.<br \/>\nEdhe fshatari i thjesht\u00eb n\u00eb Vithkuq, Sigurimi i Shtetit i duhej p\u00ebr kurthet q\u00eb b\u00ebnte, vret nj\u00eb njeri. Vret dhe i thon\u00eb e vrave ti. Pasi e shtrojn\u00eb jav\u00eb t\u00eb t\u00ebra n\u00eb dru, i pranon. Arm\u00ebn ma solli zbulimi grek, ma la tek nj\u00eb pish\u00eb, e mora dhe e vrava.<br \/>\nTani \u00e7far\u00eb ndodh? Shkon n\u00eb gjykat\u00eb dhe i thot\u00eb, un\u00eb jam familje e persekutuar, n\u00eb jet\u00ebn time nuk kam pasur pushk\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb duar, kam pasur vet\u00ebm pushk\u00eb druri. Dhe un\u00eb, jo q\u00eb nuk kam vrar\u00eb kurr\u00eb njeri, por nuk kam kapur kurr\u00eb pushk\u00eb zjarri n\u00eb dor\u00eb.<br \/>\nI kthehet diktatori, e kan\u00eb shtruar n\u00eb dru n\u00eb prokurori, prandaj i ka th\u00ebn\u00eb ato.<br \/>\nPrisni tani, n\u00eb vend q\u00eb t\u2019i falej jeta t\u00eb pakt\u00ebn, q\u00eb t\u00eb dy, Ramizi dhe Kristaqi firmosin q\u00eb t\u00eb ekzekutohet.<br \/>\nDhe fshatari ekzekutohet.<br \/>\nKa shum\u00eb episode t\u00eb tjera, por ky zgjedh t\u00eb nderoj\u00eb xhelatin n\u00eb vend se t\u00eb nderoj\u00eb aktet makabre t\u00eb atit t\u00eb tij.<br \/>\nDhe zgjedh edhe m\u00eb keq, p\u00ebrdor pafaj\u00ebsin\u00eb e f\u00ebmij\u00ebs, mendon se do mund ta maskoj\u00eb.<br \/>\nI them k\u00ebtu se jo pafaj\u00ebsia e f\u00ebmij\u00ebve, por as hyjnia e engj\u00ebjve nuk t\u00eb shp\u00ebton dot ty q\u00eb nuk d\u00ebnon krimin makab\u00ebr t\u00eb babait t\u00ebnd.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha, gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb nj\u00eb aktivitet publik, deklaroi se n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb rikthyer nj\u00eb diktatur\u00eb autoritare, duke akuzuar qeverin\u00eb aktuale p\u00ebr shkelje t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb standardeve demokratike dhe p\u00ebr q\u00ebndrime armiq\u00ebsore ndaj Kosov\u00ebs. Berisha u ndal edhe te marr\u00ebdh\u00ebniet historike dhe aktuale mes Tiran\u00ebs dhe Prishtin\u00ebs, duke theksuar se &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":143027,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-143026","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/143026","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=143026"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/143026\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":143029,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/143026\/revisions\/143029"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/143027"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=143026"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=143026"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=143026"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}