{"id":143234,"date":"2026-05-19T08:39:06","date_gmt":"2026-05-19T08:39:06","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=143234"},"modified":"2026-05-19T08:39:06","modified_gmt":"2026-05-19T08:39:06","slug":"porti-i-porto-romanos-anatomia-e-nje-tenderi-te-kontestuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/05\/19\/porti-i-porto-romanos-anatomia-e-nje-tenderi-te-kontestuar\/","title":{"rendered":"Porti i Porto Romanos: Anatomia e nj\u00eb tenderi t\u00eb kontestuar"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb tetor t\u00eb vitit 2022, n\u00eb zyr\u00ebn e kryeministrit Edi Rama mb\u00ebrriti nj\u00eb propozim i pak\u00ebrkuar.<\/p>\n<p>Letra ishte n\u00ebnshkruar nga kompania holandeze, Van Oord Dredging and Marine Contractors dhe kishte p\u00ebr q\u00ebllim shprehjen e interesit p\u00ebr t\u2019u angazhuar n\u00eb nj\u00ebrin prej projekteve m\u00eb strategjike t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare \u2013 portin e ri tregtar t\u00eb Porto Romanos.<\/p>\n<p>Bashkangjitur ndodhej edhe nj\u00eb propozim financiar, bashk\u00eb me garancin\u00eb se kompania kishte siguruar tashm\u00eb rreth 95% t\u00eb fondeve p\u00ebr nd\u00ebrtimin e portit.<\/p>\n<p>\u201cKemi besim t\u00eb madh te fizibiliteti i projektit, kemi hulumtuar mund\u00ebsit\u00eb e financimit dhe kemi mundur t\u00eb gjejm\u00eb nj\u00eb zgjidhje\u2026,\u201d shkruante Van Oord n\u00eb letr\u00ebn adresuar Ram\u00ebs. \u201cMe besimin se propozimi yn\u00eb p\u00ebrmbush interesat tuaja, ne jemi t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr \u00e7do takim sqarues\u201d.<\/p>\n<p>Van Oord b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb klubin e vog\u00ebl t\u00eb kompanive m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb specializuara n\u00eb nd\u00ebrtimin e marinave detare dhe thellimeve inxhinierike n\u00eb det, e njohur p\u00ebr projektin e saj m\u00eb ikonik t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb ishullit artificial, Palm Jumeirah n\u00eb Dubai.<\/p>\n<div class=\"jnews_inline_related_post_wrapper left\">\n<div class=\"jnews_inline_related_post\">\n<div class=\"jeg_postblock_29 jeg_postblock jeg_module_hook jeg_pagination_disable jeg_col_2o3 jnews_module_1692367_0_6a0c1f42122e7   \" data-unique=\"jnews_module_1692367_0_6a0c1f42122e7\">\n<div class=\"jeg_block_heading jeg_block_heading_6 jeg_subcat_right\"><\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"jeg_ad jeg_ad_article jnews_content_inline_2_ads  \">\n<div class=\"ads-wrapper align-center \">\n<div class=\"ads_code\">Por oferta e saj koncesionare p\u00ebr zhvillimin e portit t\u00eb ri tregtar t\u00eb Porto Romanos mbeti n\u00eb hije, pasi qeveria vendosi q\u00eb ta financoj\u00eb nd\u00ebrtimin e tij me nj\u00eb fond buxhetor prej 399.6 milion\u00eb eurosh p\u00ebrmes nj\u00eb tenderi nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>Pes\u00eb kompani t\u00eb huaja, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Van Oord, mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb tenderin e shpallur n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2024 nga Autoriteti Portual i Durr\u00ebsit, por Shqip\u00ebria d\u00ebshtoi t\u00eb gjente mes tyre nj\u00eb kontraktor p\u00ebr nd\u00ebrtimin.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb publike n\u00eb fillim t\u00eb marsit, kryeministri Edi Rama faj\u00ebsoi faktor\u00eb t\u00eb huaj armiq\u00ebsor\u00eb ndaj projektit, por BIRN mundet tani t\u00eb zbuloj\u00eb se n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb d\u00ebshtimit ka m\u00eb shum\u00eb gjasa t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb procedurat e prokurimit sesa ndonj\u00eb konspiracion nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Dokumentet e analizuara nga BIRN sugjerojn\u00eb se autoritetet shqiptare anuluan nj\u00eb tender, ndryshuan rregullat e loj\u00ebs dhe p\u00ebrdor\u00ebn standarde t\u00eb ndryshme p\u00ebr ta \u00e7uar gar\u00ebn drejt kualifikimit t\u00eb nj\u00eb konkurenti t\u00eb vet\u00ebm \u2013 i cili gjithsesi u t\u00ebrhoq n\u00eb fund nga paraqitja e nj\u00eb oferte.<\/p>\n<p>Prej dhjetorit t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, tenderi po hetohet nga Prokuroria e Posa\u00e7me pas nj\u00eb kall\u00ebzimi t\u00eb dor\u00ebzuar nga kompania Van Oord p\u00ebr veprat penale t\u00eb shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs dhe shkeljes s\u00eb barazis\u00eb s\u00eb pjesmarr\u00ebsve n\u00eb tender.<\/p>\n<p>\u201cProcedura tenderuese p\u00ebr Portin e ri Tregtar t\u00eb Porto Romanos ka ngritur shqet\u00ebsime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme lidhur me transparenc\u00ebn dhe konkurrenc\u00ebn reale,\u201d tha Eduart Gjokutaj, drejtues i organizat\u00ebs ALTAX me fokus te transparenca dhe politikat e q\u00ebndrueshme t\u00eb zhvillimit.<\/p>\n<p>\u201cSkualifikimi i operator\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhenj nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb n\u00eb fazat teknike, duke l\u00ebn\u00eb paraprakisht nj\u00eb ofertues kryesor krijoi nj\u00eb perceptim t\u00eb dob\u00ebt t\u00eb procesit,\u201d shtoi ai, duke theksuar se verifikimet e SPAk e thelluan pasigurin\u00eb.<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama shprehu \u00e7udi p\u00ebr pyetjen e BIRN mbi shqyrtimin e ofert\u00ebs s\u00eb Van Oord n\u00eb vitin 2022, duke pohuar p\u00ebrmes nj\u00eb k\u00ebshilltareje p\u00ebr mediat se \u201cpropozimet financiare t\u00eb kompanive nuk \u00e7ohen te kryeministri\u201d, por te autoritetet p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>Kryeministri u distancua gjithashtu nga ndonj\u00eb verifikim i mundsh\u00ebm i pretendimeve t\u00eb kompanis\u00eb p\u00ebr shkelje gjat\u00eb procesit t\u00eb tenderit.<\/p>\n<p>\u201cEdhe kjo pyetje \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e \u00e7uditshme, sepse kryeministri nuk \u00ebsht\u00eb instanc\u00eb ankimore e kompanive q\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb gara publike,\u201d tha Rama, duke kujtuar se gara n\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb administruar nga Royal Haskoning \u2013 nj\u00eb kompani sipas tij me \u201cprestigj global t\u00eb padyshimt\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Autoriteti Portual i Durr\u00ebsit tha n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim se procedurat kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me dispozitat e legjislacionit p\u00ebr prokurimin publik, nd\u00ebrsa shtoi se nuk mund t\u00eb komentone mbi hetimin penal t\u00eb iniciuar nga SPAK.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebt ekonomik\u00eb jan\u00eb trajtuar mbi baz\u00ebn e t\u00eb nj\u00ebjtit dokumentacion tenderi, t\u00eb nj\u00ebjtave afate dhe t\u00eb nj\u00ebjtave kritere kualifikimi,\u201d tha APD.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, kompania Royal Haskoning tha se nuk ishte n\u00eb dijeni t\u00eb hetimit t\u00eb SPAK, nd\u00ebrsa theksoi se ekipi i saj, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt, i ka kryer detyrat \u201cn\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me rregulloret dhe procedurat e tenderimit n\u00eb Shqip\u00ebri.\u201d<\/p>\n<p><strong>Tranzicion me rrisqe<\/strong><\/p>\n<figure id=\"attachment_1692368\" class=\"wp-caption alignnone\" aria-describedby=\"caption-attachment-1692368\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-1692368\" src=\"https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/270924534_284604297040911_5633252930345263026_n-640x427.jpg\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 100vw, 640px\" srcset=\"https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/270924534_284604297040911_5633252930345263026_n-640x427.jpg 640w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/270924534_284604297040911_5633252930345263026_n-750x500.jpg 750w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/270924534_284604297040911_5633252930345263026_n.jpg 960w\" alt=\"\" width=\"640\" height=\"427\" data-pin-no-hover=\"true\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-1692368\" class=\"wp-caption-text\"><strong><em>Kryeministri Edi Rama, Mohamed Alabbar, Belinda Balluku dhe Arben Ahmetaj duke par\u00eb nj\u00eb maket t\u00eb portit turistik t\u00eb Durr\u00ebsit | Foto: Facebook\/Edi Rama<\/em><\/strong><\/figcaption><\/figure>\n<p>Portet nuk jan\u00eb ve\u00e7se kalata t\u00eb thjeshta p\u00ebr t\u00eb ankoruar anijet \u2013 ato jan\u00eb qendra strategjike q\u00eb drejtojn\u00eb rrjedh\u00ebn e tregtis\u00eb dhe ndikojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb zhvillimin ekonomik t\u00eb nj\u00eb vendi.<\/p>\n<p>P\u00ebr qeverit\u00eb e vendeve t\u00eb varfra si Shqip\u00ebria, portet shkaktojn\u00eb gjithashtu dhimbje koke p\u00ebr t\u2019u nd\u00ebrtuar, pasi k\u00ebrkojn\u00eb kapital t\u00eb madh financiar, inxhinieri komplekse n\u00eb mjediset ujore dhe rregullore strikte p\u00ebr ndikimin n\u00eb mjedis.<\/p>\n<p>Projekti i portit t\u00eb ri tregtar t\u00eb Porto Romanos \u00ebsht\u00eb relativisht i ri; ai lindi paralelisht me vendimin kontrovers t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare p\u00ebr ta shnd\u00ebrruar portin historik t\u00eb Durr\u00ebsit n\u00eb nj\u00eb biznes imobiliar multimilion\u00ebsh n\u00eb favor t\u00eb investitorit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Mohamed Alabbar.<\/p>\n<p>Projekti synon zgjerimin dhe modernizimin e portit kryesor tregtar t\u00eb vendit p\u00ebrkrah dy porteve t\u00eb tjera private ekzistuese t\u00eb hidrokarbureve n\u00eb Porto Romano. Nj\u00eb baz\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr flotiljen e Forc\u00ebs Detare t\u00eb ushtris\u00eb shqiptare pritet gjithashtu t\u00eb nd\u00ebrtohet me kosto t\u00eb tjera shtes\u00eb.<\/p>\n<p>Gjokutaj e vler\u00ebson shpalljen nga qeveria t\u00eb modernizimit portual si nj\u00eb prioritet strategjik, por dyshon se modeli i ndjekur po krijon nj\u00eb tranzicion me rrisqe financiare dhe operacionale p\u00ebr vendin.<\/p>\n<p>Autoriteti Portual i Durr\u00ebsit ka shpenzuar deri m\u00eb tani dhjetramilion\u00eb euro p\u00ebr projektin e portit t\u00eb Porto Romanos, 24 milion\u00eb prej t\u00eb cilave kan\u00eb shkuar p\u00ebr t\u00eb kontraktuar kompanin\u00eb konsulente holandeze, Royal Haskoning, p\u00ebr sh\u00ebrbimet e projektimit t\u00eb detajuar teknik si dhe m\u00eb von\u00eb p\u00ebr procedurat e tenderimit, kontraktimit dhe mbik\u00ebqyrjes s\u00eb projektit.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej kostove t\u00eb konsiderueshme paraprake, Gjokutaj thekson se vonesat dhe paqart\u00ebsit\u00eb mund t\u2019i kushtojn\u00eb shum\u00ebfish m\u00eb tep\u00ebr taksapaguesve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Ai p\u00ebrmend inflacionin e kostove t\u00eb nd\u00ebrtimit me 8-10 p\u00ebr qind n\u00eb vit si nj\u00eb faktor q\u00eb mund ta fryj\u00eb fatur\u00ebn e portit me dhjetramilion\u00eb euro p\u00ebr \u00e7do vit vones\u00eb.<\/p>\n<p>D\u00ebmi strategjik vler\u00ebsohet t\u00eb jet\u00eb edhe m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb \u2013 me humbje t\u00eb trafikut tregtar n\u00eb favor t\u00eb porteve fqinje dhe dob\u00ebsim t\u00eb korridorit 8.<\/p>\n<p>\u201cSkenari m\u00eb i keq do t\u00eb ishte vazhdimi i vonesave t\u00eb gjata, anulime t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura tenderash, tejkalimi i kostove mbi 50 p\u00ebr qind dhe humbje progresive e trafikut tregtar n\u00eb favor t\u00eb porteve fqinje si Selaniku apo Bari,\u201d paralajm\u00ebroi Gjokutaj p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, Shqip\u00ebria do t\u00eb paguante nj\u00eb kosto fiskale shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb pa p\u00ebrfitime proporcionale, nd\u00ebrsa do t\u00eb d\u00ebmtohej edhe imazhi i vendit si destinacion investimi,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>E pyetur mbi planet e ardhshme p\u00ebr realizimin e projektit, qeveria tha se \u201cnuk kishte asnj\u00eb koment\u201d.<\/p>\n<p><strong>Kall\u00ebzimi n\u00eb SPAK<\/strong><\/p>\n<p>Pas skualifikimit nga gara, kompania holandeze Van Oord iu drejtua Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me me nj\u00eb kall\u00ebzim n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2025 ndaj Autoritetit Portual t\u00eb Durr\u00ebsit. Van Oord pretendon n\u00eb kall\u00ebzim se tenderi i portit t\u00eb Porto Romanos u zhvillua n\u00eb shkelje t\u00eb legjislacionit shqiptar dhe standardeve t\u00eb Bashkimit Europian p\u00ebr konkurrenc\u00ebn, transparenc\u00ebn dhe trajtimin e barabart\u00eb t\u00eb pjesmarr\u00ebsve.<\/p>\n<p>\u201cKompania ka shprehur vazhdimisht interes t\u00eb madh p\u00ebr t\u00eb kontribuar n\u00eb zhvillimin e infrastruktur\u00ebs detare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht me projektin e Porto Romanos..,\u201d thot\u00eb Van Oord n\u00eb kall\u00ebzim.<\/p>\n<p>\u201cMegjithat\u00eb, procesi i tenderit u kompromentua nga parregullsit\u00eb, trajtimi i pabarabart\u00eb i konkurrent\u00ebve, veprime administrative kontradiktore dhe komunikime proceduriale mashtruese,\u201d shton ajo m\u00eb tej.<\/p>\n<p>Van Oord pretendon n\u00eb kall\u00ebzim se skualifikimi i padrejt\u00eb erdhi si rrjedhoj\u00eb e anulimit t\u00eb tenderit t\u00eb par\u00eb, ndryshimit t\u00eb kritereve, interpretimit t\u00eb nj\u00ebansh\u00ebm t\u00eb kritereve si dhe veprimeve aktive keqinformuese nga ana e autoritetit kontraktor.<\/p>\n<p>Van Oord thot\u00eb se ishte e vetmja kompani q\u00eb p\u00ebrmbushi kushtin e garancis\u00eb s\u00eb ofert\u00ebs duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb projektit shum\u00ebn prej 7.8 milion\u00eb eurosh n\u00eb tenderin e shpallur n\u00eb korrik 2024, por kur konkurrent\u00ebt e tjer\u00eb nuk e plot\u00ebsuan k\u00ebt\u00eb kriter, autoriteti kontraktor e anuloi tenderin p\u00ebr ta rihapur m\u00eb von\u00eb pa asnj\u00eb detyrim garancie p\u00ebr pjesmarrje.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb heqje e till\u00eb arbitrare e kushtit t\u00eb detyruesh\u00ebm financiar jo vet\u00ebm q\u00eb prishi barazin\u00eb e gar\u00ebs, por shkaktoi gjithashtu d\u00ebm material p\u00ebr kompanin\u00eb, e cila kishte vendosur shuma t\u00eb konsiderueshme duke demonstruar mir\u00ebbesim,\u201d thot\u00eb Van Oord, duke pretenduar se ky modifikim solli shkelje t\u00eb barazis\u00eb s\u00eb pjesmarr\u00ebsve n\u00eb d\u00ebm t\u00eb saj, duke favorizuar t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>APD i tha BIRN se procedura e par\u00eb e prokurimit u anulua duke pasur si q\u00ebllim rritjen e konkurrenc\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cRishikimi i element\u00ebve t\u00eb dokumentacionit t\u00eb tenderit, p\u00ebrfshir\u00eb edhe \u00e7\u00ebshtje q\u00eb lidhen me garancin\u00eb e ofert\u00ebs, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb rritjes s\u00eb konkurrenc\u00ebs, pjes\u00ebmarrjes m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe sigurimit t\u00eb nj\u00eb procedure sa m\u00eb efektive dhe funksionale p\u00ebr nj\u00eb projekt me kompleksitet t\u00eb lart\u00eb teknik dhe financiar,\u201d tha APD.<\/p>\n<p>\u201cNdryshimet n\u00eb dokumentacion jan\u00eb reflektuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb transparente dhe t\u00eb publikuara n\u00eb sistemin elektronik t\u00eb prokurimit,\u201d shtoi Autoriteti.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 anulimit t\u00eb tenderit t\u00eb par\u00eb, Van Oord kund\u00ebrshton gjithashtu skualifikimin p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb licensave t\u00eb ekuivalentuara n\u00eb tenderin e dyt\u00eb, duke pretenduar se sipas versionit zyrtar n\u00eb anglisht t\u00eb dokumenteve standarde, ato duhej t\u00eb paraqiteshin n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb m\u00ebvonshme, p\u00ebrpara lidhjes s\u00eb kontrat\u00ebs.<\/p>\n<p>Kompania holandeze thot\u00eb gjithashtu n\u00eb kall\u00ebzim se u p\u00ebrball me barriera t\u00eb panevojshme gjat\u00eb procesit t\u00eb aplikimit p\u00ebr licensat dhe se linku i nisur nga Autoriteti Kontraktor p\u00ebr aplikimin online e drejtoi gabimisht te nj\u00eb website i aksesuesh\u00ebm vet\u00ebm nga entitete ligjore shqiptare t\u00eb regjistruara.<\/p>\n<p>\u201cVet\u00ebm pas disa k\u00ebrkesave t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura, Autoriteti Kontraktor pranoi se linku ishte d\u00ebrguar gabimisht,\u201d thot\u00eb Van Oord, duke theksuar se kjo sjellje, qoft\u00eb nga neglizhenca apo e q\u00ebllimshme, solli dizavantazh p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Nga shp\u00ebrfillja e ofert\u00ebs fillestare e deri te skualifikimi nga gara, Van Oord pretendon se sjellja administrative nuk ishte as e paanshme dhe as e ligjshme.<\/p>\n<p>\u201cTenderi u zhvillua n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb injoronte angazhimet e m\u00ebparshme, transparenc\u00ebn dhe parimin e trajtimit t\u00eb barabart\u00eb t\u00eb sanksionuar si nga legjislacioni shqiptar ashtu edhe nga ligji i prokurimeve t\u00eb Bashkimit Europian,\u201d thuhet n\u00eb kall\u00ebzim.<\/p>\n<p><strong>Rregulla \u201cjasht\u00ebzakonisht t\u00eb rrepta\u201d<\/strong><\/p>\n<figure id=\"attachment_1692369\" class=\"wp-caption alignnone\" aria-describedby=\"caption-attachment-1692369\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-1692369\" src=\"https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Anije-konteniere-te-ankoruara-ne-portin-e-Durresit.-Foto_Nensi-Bogdani-2048x1365-1-640x427.jpg\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 100vw, 640px\" srcset=\"https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Anije-konteniere-te-ankoruara-ne-portin-e-Durresit.-Foto_Nensi-Bogdani-2048x1365-1-640x427.jpg 640w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Anije-konteniere-te-ankoruara-ne-portin-e-Durresit.-Foto_Nensi-Bogdani-2048x1365-1-1280x853.jpg 1280w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Anije-konteniere-te-ankoruara-ne-portin-e-Durresit.-Foto_Nensi-Bogdani-2048x1365-1-1024x683.jpg 1024w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Anije-konteniere-te-ankoruara-ne-portin-e-Durresit.-Foto_Nensi-Bogdani-2048x1365-1-1536x1024.jpg 1536w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Anije-konteniere-te-ankoruara-ne-portin-e-Durresit.-Foto_Nensi-Bogdani-2048x1365-1-750x500.jpg 750w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Anije-konteniere-te-ankoruara-ne-portin-e-Durresit.-Foto_Nensi-Bogdani-2048x1365-1-1140x760.jpg 1140w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Anije-konteniere-te-ankoruara-ne-portin-e-Durresit.-Foto_Nensi-Bogdani-2048x1365-1.jpg 2048w\" alt=\"\" width=\"640\" height=\"427\" data-pin-no-hover=\"true\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-1692369\" class=\"wp-caption-text\"><em><strong>Anije kontejniere te ankoruara ne portin e Durresit. Foto Ilustruese: Nensi Bogdani<\/strong><\/em><\/figcaption><\/figure>\n<p>Procedurat e prokurimit publik n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb procese p\u00ebrgjith\u00ebsisht t\u00eb mbyllura dhe kan\u00eb rezultuar me rrisqe t\u00eb larta korrupsioni dhe nivele t\u00eb ul\u00ebta t\u00eb konkurrenc\u00ebs mes operator\u00ebve privat\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e tenderit t\u00eb portit t\u00eb Porto Romanos, edhe pse konkurrenca fillestare u duk e lart\u00eb, u reduktua n\u00eb kualifikimin e nj\u00eb operatori t\u00eb vet\u00ebm. Procesi u administrua nga Komisioni i Vler\u00ebsimit t\u00eb Ofertave, i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga tre an\u00ebtar\u00eb t\u00eb kompanis\u00eb Royal Haskoning, nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i APD dhe nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues nga Ministria e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb.<\/p>\n<p>Faza e par\u00eb u p\u00ebrmbyll n\u00eb prill 2025 me skualifikimin e kompanive China Communications Construction Company, Webuild SPA dhe Jan De Nul. Nj\u00eb ankes\u00eb e kompanis\u00eb s\u00eb madhe belge, Jan De Nul n\u00eb Komisionin e Prokurimit Publik nuk u mor fare n\u00eb shqyrtim me argumentin se nuk arriti t\u00eb paguante nj\u00eb fatur\u00eb t\u00eb kripur prej 2 milion\u00eb eurosh si tarif\u00eb ankimi.<\/p>\n<p>Faza e dyt\u00eb e shqyrtimit t\u00eb dokumentacionit fizik u zhvillua n\u00ebp\u00ebrmjet dy kompanive t\u00eb mbetura n\u00eb gar\u00eb, Van Oord dhe Archirodon Construction, mes datave 6 maj \u2013 22 shtator 2025.<\/p>\n<p>Por edhe pse Komisioni i Vler\u00ebsimit t\u00eb Ofertave, KVO, konstatoi mungesa n\u00eb dokumentacion p\u00ebr t\u00eb dy konkurrent\u00ebt, ai vendosi t\u00eb skualifikoj\u00eb pa vonesa kompanin\u00eb Van Oord dhe t\u00eb kualifikoj\u00eb kompanin\u00eb Archirodon, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shpenzoi gati nj\u00eb muaj koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb verifikuar autenticitetin e dokumenteve t\u00eb saj n\u00eb Dhom\u00ebn e Tregtis\u00eb s\u00eb Jeddah n\u00eb Arabin\u00eb Saudite.<\/p>\n<p>Sipas procesverbalit t\u00eb mbledhjes s\u00eb KVO, kompania Van Oord nuk kishte paraqitur licensat profesionale t\u00eb shoq\u00ebrive t\u00eb ekuivalentuara sipas legjislacionit shqiptar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb dokumentet e paraqitura nga Archirodon p\u00ebr pun\u00eb t\u00eb ngjashme, mungonin vulat noteriale, por p\u00ebrmbanin certifikim elektronik nga Dhoma Tregtare e Jeddah.<\/p>\n<p>Kompania Van Oord paraqiti disa k\u00ebrkesa p\u00ebrball\u00eb Komisionit t\u00eb Vler\u00ebsimit t\u00eb Ofertave, duke pretenduar se licensat profesionale, sipas Dokumenteve Standarde t\u00eb Tenderit, duheshin paraqitur vet\u00ebm p\u00ebrpara n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs dhe fillimit t\u00eb punimeve. Por kompania dokumentoi gjithashtu p\u00ebr KVO nisjen e procesit t\u00eb aplikimit p\u00ebr licensat n\u00eb Shqip\u00ebri dhe k\u00ebrkoi shtyrjen e afatit p\u00ebr dor\u00ebzimin e tyre.<\/p>\n<p>M\u00eb 12 qershor 2025, KVO arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se k\u00ebrkesat e Van Oord ishin t\u00eb pabazuara ligj\u00ebrisht dhe theksoi se nuk mund ta shtynte afatin e dor\u00ebzimit t\u00eb licensave profesionale. Van Oord i siguroi licensat e ekuivalentuara nga nj\u00eb komision i posa\u00e7\u00ebm pran\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs m\u00eb 30 qershor 2025.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Van Oord po p\u00ebrpiqej q\u00eb t\u00eb merrte licensat e validuara n\u00eb Shqip\u00ebri, an\u00ebtar\u00ebt e KVO u p\u00ebrfshin\u00eb aktivisht n\u00eb verifikimin e dokumenteve t\u00eb paraqitura nga Archirodon mes datave 17 qershor- 14 korrik 2025, duke angazhuar edhe stafin e Royal Haskoning n\u00eb Arabin\u00eb Saudite.<\/p>\n<p>Pasi mori konfirmimin se dokumentet ishin autentike, KVO vendosi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb unanime t\u00eb konfirmonte vet\u00ebm kompanin\u00eb Archirodon p\u00ebr faz\u00ebn finale.<\/p>\n<p>APD i tha BIRN se ekuivalentimi t\u00eb licencave profesionale ishte i nevojsh\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e kritereve t\u00eb kualifikimit dhe dor\u00ebzimi i tyre brenda afateve mbetej p\u00ebrgjegj\u00ebsi e operator\u00ebve ekonomik\u00eb pjesmarr\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb rastin e bashkimit t\u00eb operator\u00ebve ekonomik\u00eb \u201cVan Oord Dredging and Marine Contractors B.V. \u2013 N.V. BESIX S.A.\u201d, Komisioni i Vler\u00ebsimit t\u00eb Ofertave konstatoi munges\u00ebn e licencave profesionale t\u00eb ekuivalentuara, si dhe mungesa n\u00eb dokumentacionin mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb personelit t\u00eb deklaruar, elemente t\u00eb detyrueshme sipas Dokumenteve Standarde t\u00eb Tenderit dhe legjislacionit n\u00eb fuqi,\u201d tha APD.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni i Vler\u00ebsimit t\u00eb Ofertave vler\u00ebsoi se pranimi i dokumentacionit t\u00eb ri thelb\u00ebsor pas afatit t\u00eb p\u00ebrcaktuar do t\u00eb binte ndesh me parimet e trajtimit t\u00eb barabart\u00eb, siguris\u00eb juridike dhe integritetit t\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb prokurimit,\u201d shtoi Autoriteti.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, sa i takon dokumentacionit t\u00eb Archirodon, APD deklaroi se verifikimet e kryera nga Komisioni n\u00eb Arabin\u00eb Saudite kan\u00eb pasur karakter administrativ dhe verifikues mbi dokumentacionin e dor\u00ebzuar brenda afatit t\u00eb procedur\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto veprime nuk kan\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb plot\u00ebsim t\u00eb ofert\u00ebs me dokumentacion t\u00eb ri thelb\u00ebsor pas afatit t\u00eb dor\u00ebzimit t\u00eb dokumentacionit, por verifikim t\u00eb dokumentacionit ekzistues t\u00eb paraqitur n\u00eb procedur\u00eb,\u201d tha APD.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr rrjedhoj\u00eb, vendimmarrja \u00ebsht\u00eb bazuar mbi dokumentacionin e disponuesh\u00ebm n\u00eb momentin e vler\u00ebsimit dhe mbi detyrimin ligjor p\u00ebr zbatimin e nj\u00ebjt\u00eb t\u00eb rregullave t\u00eb procedur\u00ebs p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebt ekonomik\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs,\u201d p\u00ebrfundoi Autoriteti.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Royal Haskoning tha se Van Oord dhe Archirodon kaluan me sukses faz\u00ebn e par\u00eb t\u00eb procesit t\u00eb parakualifikimit, por n\u00eb faz\u00ebn e dyt\u00eb nuk iu dha koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb korrigjuar mang\u00ebsit\u00eb teknike.<\/p>\n<p>\u201cMang\u00ebsit\u00eb teknike dol\u00ebn n\u00eb pah si pjes\u00eb e procesit t\u00eb vler\u00ebsimit nga Komisioni i Vler\u00ebsimit t\u00eb Ofertave,\u201d tha kompania konsulente.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni m\u00eb pas i shqyrtoi k\u00ebto mang\u00ebsi, por n\u00eb p\u00ebrputhje me legjislacionin shqiptar, nuk ishte n\u00eb gjendje t\u2019u jepte ofertuesve mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u2019i korrigjuar ato,\u201d shtoi ajo.<\/p>\n<p>Kompania holandeze faj\u00ebsoi rregullat \u201cjasht\u00ebzakonisht t\u00eb rrepta\u201d t\u00eb prokurimit publik n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr d\u00ebshtimin e tenderit. Sipas Royal Haskoning, p\u00ebrmbushja e k\u00ebtyre kritereve \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmuar p\u00ebrtej kapaciteteve t\u00eb shumic\u00ebs s\u00eb kontraktor\u00ebve, duke sjell\u00eb nj\u00eb vones\u00eb t\u00eb konsiderueshme n\u00eb procesin e tenderimit.<\/p>\n<p>\u201cGjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe vonese, kostot e materialeve t\u00eb nd\u00ebrtimit dhe t\u00eb fuqis\u00eb pun\u00ebtore jan\u00eb rritur ndjesh\u00ebm,\u201d tha kompania. \u201cSi pasoj\u00eb, buxheti fillestar i projektit nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb i mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb realizuar t\u00eb gjith\u00eb gam\u00ebn e punimeve t\u00eb parashikuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb tender,\u201d p\u00ebrfundoi ajo.\u00a0<strong><em>\/BIRN\/<\/em><\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb tetor t\u00eb vitit 2022, n\u00eb zyr\u00ebn e kryeministrit Edi Rama mb\u00ebrriti nj\u00eb propozim i pak\u00ebrkuar. Letra ishte n\u00ebnshkruar nga kompania holandeze, Van Oord Dredging and Marine Contractors dhe kishte p\u00ebr q\u00ebllim shprehjen e interesit p\u00ebr t\u2019u angazhuar n\u00eb nj\u00ebrin prej projekteve m\u00eb strategjike t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare \u2013 portin e ri tregtar t\u00eb Porto Romanos. &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":143235,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-143234","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/143234","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=143234"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/143234\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":143236,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/143234\/revisions\/143236"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/143235"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=143234"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=143234"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=143234"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}