{"id":143240,"date":"2026-05-19T08:45:19","date_gmt":"2026-05-19T08:45:19","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=143240"},"modified":"2026-05-19T08:45:19","modified_gmt":"2026-05-19T08:45:19","slug":"teknologjia-e-re-me-mendesine-e-vjeter","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/05\/19\/teknologjia-e-re-me-mendesine-e-vjeter\/","title":{"rendered":"Teknologjia e re me mend\u00ebsin\u00eb e vjet\u00ebr"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Arlind Bajaj<\/strong><\/p>\n<p>Pak dit\u00eb pas intervist\u00ebs s\u00eb bujshme t\u00eb ish-drejtoresh\u00ebs s\u00eb Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit (AKSHI), Mirlinda Kar\u00e7anaj, n\u00eb nj\u00eb prej televizioneve t\u00eb drejtuara nga krim-ministri Edi Rama, propaganda qeveris\u00ebse b\u00ebri s\u00ebrish pun\u00ebn e saj. P\u00ebrmir\u00ebsimi i sistemit e-Albania dhe sjellja e versionit t\u00eb ri (e-Albania 2.0) \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i mundur p\u00ebr qytetar\u00ebt dit\u00ebn e djeshme. E gjitha kjo, vet\u00ebm p\u00ebr faktin se shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb harrojn\u00eb intervist\u00ebn e d\u00ebshtuar t\u00eb ish-drejtueses s\u00eb AKSHI-t, e cila edhe me nj\u00eb regji t\u00eb organizuar deri n\u00eb detaj dhe me pyetje e p\u00ebrgjigje t\u00eb inskenuara, p\u00ebrs\u00ebri nuk ia doli t\u00eb justifikonte dot pasurin\u00eb e saj miliona euro.<br \/>\nE p\u00ebrs\u00ebri, gabimi q\u00eb Rama pa dashjen e tij kreu, \u00ebsht\u00eb rikthimi i v\u00ebmendjes edhe nj\u00eb her\u00eb te Agjencia e AKSHI-t. E-Albania 2.0 n\u00eb fakt nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim dosido. Por, nj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim i datuar q\u00eb prej korrikut t\u00eb vitit 2024, dat\u00eb kur n\u00eb krye t\u00eb AKSHI-t (Agjencis\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr portalin e-Albania) ishte Mirlinda Kar\u00e7anaj.<br \/>\nA \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimi nj\u00eb aspekt negativ?<br \/>\nJo, p\u00ebrkundrazi. Mir\u00ebpo, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, p\u00ebrmir\u00ebsimi i k\u00ebtij portali i ka kushtuar shqiptar\u00ebve p\u00ebraf\u00ebrsisht 17.2 milion\u00eb euro ose ndryshe 17.2 miliard\u00eb lek\u00eb. Nj\u00eb shum\u00eb gjigande p\u00ebr nj\u00eb projekt q\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn deri m\u00eb tani, duket se ka ndryshuar kryesisht fasad\u00ebn vizuale t\u00eb sistemit dhe jo thelbin e tij. Dhe pik\u00ebrisht k\u00ebtu nis problemi m\u00eb i madh: transparenca mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si jan\u00eb shpenzuar k\u00ebto miliona euro dhe rezultati real q\u00eb kan\u00eb prodhuar.<br \/>\nSepse shqiptar\u00ebt e kan\u00eb par\u00eb edhe m\u00eb par\u00eb k\u00ebt\u00eb skenar. Qeveria e krim-ministrit Edi Rama premton mrekulli edhe pse nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb fushat\u00eb, AKSHI organizon propagand\u00ebn mediatike dhe n\u00eb fund qytetar\u00ebve u shitet si sukses nj\u00eb projekt q\u00eb n\u00eb thelb rezulton vjedhja e rradh\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse rikthimi n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes i Mirlinda Kar\u00e7anajt nuk \u00ebsht\u00eb aspak rast\u00ebsi. Ish-drejtoresha e AKSHI-t ka qen\u00eb n\u00eb krye t\u00eb institucionit pik\u00ebrisht n\u00eb periudh\u00ebn kur jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb dhe menaxhuar k\u00ebto fonde miliona euro, ndaj \u00e7do \u201csukses\u201d q\u00eb Rama tenton t\u00eb reklamoj\u00eb sot, mban drejtp\u00ebrdrejt edhe vul\u00ebn e saj.<br \/>\nDhe ironia q\u00ebndron tek fakti se e-Albania 2.0 prezantohet si nj\u00eb revolucion teknologjik, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sistemi vazhdon t\u00eb mbaj\u00eb mbi supe njoll\u00ebn e nj\u00eb prej skandaleve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha kibernetike n\u00eb historin\u00eb e shtetit shqiptar. Miliona t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb qytetar\u00ebve u ekspozuan nga hakerat iranian\u00eb, nd\u00ebrsa sot e nj\u00ebjta struktur\u00eb politike k\u00ebrkon t\u00eb bind\u00eb shqiptar\u00ebt se gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb m\u00eb moderne vet\u00ebm sepse \u00ebsht\u00eb ndryshuar dizajni i portalit.<br \/>\nSulmi kibernetik iranian nuk ishte thjesht nj\u00eb incident teknik q\u00eb kaloi pa pasoja. Ai nxori zbuluar nivelin real t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb institucioneve shqiptare dhe tregoi se sistemi i shum\u00ebreklamuar nga Rama dhe AKSHI ishte n\u00eb fakt shum\u00eb m\u00eb i brisht\u00eb sesa propaganda qeveritare p\u00ebrpiqej ta shiste. T\u00eb dh\u00ebna personale, paga, dokumente shtet\u00ebrore, l\u00ebvizje dhe informacione sensitive t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb qarkulluan publikisht n\u00eb internet, nd\u00ebrsa qeveria mundohej ta minimizonte situat\u00ebn me deklarata politike dhe konferenca propagandistike. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb kishte transparenc\u00eb dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi, shqiptar\u00ebve iu servir s\u00ebrish spektak\u00ebl mediatik.<br \/>\nDhe pik\u00ebrisht k\u00ebtu lind pyetja m\u00eb e madhe p\u00ebr e-Albania 2.0: \u00e7far\u00eb ka ndryshuar realisht p\u00ebrtej pamjes grafike? Sepse deri m\u00eb sot, askush nuk ka dh\u00ebn\u00eb garanci konkrete se siguria e sistemit \u00ebsht\u00eb ngritur n\u00eb standarde q\u00eb mund t\u00eb mbrojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e qytetar\u00ebve nga nj\u00eb tjet\u00ebr skandal i p\u00ebrmasave nd\u00ebrkomb\u00ebtare. P\u00ebrkundrazi, e gjith\u00eb fushata e prezantimit \u00ebsht\u00eb fokusuar tek \u201cpamja moderne\u201d, tek dizajni i ri dhe tek propaganda e zakonshme e Rilindjes, sikur problemi i vet\u00ebm i portalit t\u00eb kishte qen\u00eb estetika dhe jo fakti q\u00eb miliona t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebrfunduan n\u00eb duart e hakerave.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb histori nuk mungojn\u00eb as figurat e njohura t\u00eb sistemit, p\u00ebrfshir\u00eb edhe t\u00eb dypun\u00ebsuar\u00ebn Diella, e cila prej koh\u00ebsh \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb simbol i modelit rilindas ku besnik\u00ebria politike shp\u00ebrblehet m\u00eb shum\u00eb sesa profesionalizmi. Dhe nd\u00ebrsa t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt emra vazhdojn\u00eb t\u00eb qarkullojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr projekte milion\u00ebshe, shqiptar\u00ebve u k\u00ebrkohet t\u00eb besojn\u00eb se \u201cgjith\u00e7ka ka ndryshuar\u201d. N\u00eb realitet, duket se ka ndryshuar vet\u00ebm fasada, nd\u00ebrsa m\u00ebnyra e menaxhimit, propaganda dhe mungesa e llogaridh\u00ebnies mbeten ekzakt\u00ebsisht t\u00eb nj\u00ebjta.<br \/>\nPyetja mbetet e thjesht\u00eb: a jan\u00eb 17.2 milion\u00eb euro nj\u00eb investim real p\u00ebr sigurin\u00eb dhe funksionalitetin e sistemit, apo thjesht nj\u00eb tjet\u00ebr fatur\u00eb luksoze propagande p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb Edi Ram\u00ebs disa postime m\u00eb shum\u00eb n\u00eb rrjetet sociale dhe p\u00ebr t\u00eb pastruar imazhin e ish-drejtueses s\u00eb AKSHI-t?<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Arlind Bajaj Pak dit\u00eb pas intervist\u00ebs s\u00eb bujshme t\u00eb ish-drejtoresh\u00ebs s\u00eb Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit (AKSHI), Mirlinda Kar\u00e7anaj, n\u00eb nj\u00eb prej televizioneve t\u00eb drejtuara nga krim-ministri Edi Rama, propaganda qeveris\u00ebse b\u00ebri s\u00ebrish pun\u00ebn e saj. P\u00ebrmir\u00ebsimi i sistemit e-Albania dhe sjellja e versionit t\u00eb ri (e-Albania 2.0) \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i mundur p\u00ebr &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":106776,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-143240","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/143240","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=143240"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/143240\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":143241,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/143240\/revisions\/143241"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/106776"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=143240"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=143240"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=143240"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}