{"id":143293,"date":"2026-05-19T17:07:52","date_gmt":"2026-05-19T17:07:52","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=143293"},"modified":"2026-05-19T17:21:16","modified_gmt":"2026-05-19T17:21:16","slug":"boci-reforma-territoriale-e-vitit-2014-deshtoi-territori-nuk-eshte-thjesht-toke-por-identitet-dhe-pushtet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/05\/19\/boci-reforma-territoriale-e-vitit-2014-deshtoi-territori-nuk-eshte-thjesht-toke-por-identitet-dhe-pushtet\/","title":{"rendered":"Bo\u00e7i: Reforma territoriale e vitit 2014 d\u00ebshtoi, vendi ka nevoj\u00eb p\u00ebr model t\u00eb ri decentralizimi"},"content":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetari i PD dhe kryetari i Komisionit p\u00ebr Reform\u00ebn Territoriale, Lu\u00e7iano Bo\u00e7i, deklaroi nga Durr\u00ebsi se reforma territoriale e vitit 2014 ka d\u00ebshtuar, duke theksuar se nevoja p\u00ebr nj\u00eb reform\u00eb t\u00eb re buron nga problemet q\u00eb, sipas tij, modeli aktual ka krijuar n\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim, sh\u00ebrbime dhe zhvillim territorial.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, Bo\u00e7i u shpreh se territori nuk mund t\u00eb shihet thjesht si nj\u00eb ndarje administrative apo si tok\u00eb, por si identitet, p\u00ebrfaq\u00ebsim dhe pushtet p\u00ebr komunitetet lokale.<\/p>\n<p>Ai kritikoi munges\u00ebn e d\u00ebgjesave publike reale, duke argumentuar se qytetar\u00ebt jan\u00eb p\u00ebrjashtuar nga vendimmarrjet p\u00ebr projekte t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme lokale. Sipas tij, kjo ka sjell\u00eb konflikte dhe vendimmarrje t\u00eb nj\u00ebanshme n\u00eb \u00e7\u00ebshtje madhore p\u00ebr Durr\u00ebsin.<\/p>\n<p><strong>Fjala e plot\u00eb e Luciano Bo\u00e7it<\/strong><\/p>\n<p>Mir\u00eb se ju gjejm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb d\u00ebgjes\u00eb, q\u00eb dikush mund ta quaj\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, sepse, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, trajton nj\u00eb nga \u00e7\u00ebshtjet m\u00eb themelore p\u00ebr t\u00eb kuptuar se \u00e7far\u00eb jemi ne, si jetojm\u00eb ne dhe si e duam vendin ku jetojm\u00eb.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb nj\u00eb d\u00ebgjes\u00eb publike, do t\u00eb doja q\u00eb secili prej jush ta kishte p\u00ebrvoj\u00ebn e k\u00ebtyre d\u00ebgjesave m\u00eb shpesh, sepse d\u00ebgjesat publike jan\u00eb nj\u00eb nga format m\u00eb efektive p\u00ebrmes t\u00eb cilave pushteti vendor p\u00ebrfaq\u00ebson qytetarin, e p\u00ebrfshin at\u00eb n\u00eb vendimmarrje dhe realizon llogaridh\u00ebnien.<\/p>\n<p>K\u00ebto d\u00ebgjesa mungojn\u00eb aq shum\u00eb, sa kjo q\u00eb po zhvillojm\u00eb sot duket si di\u00e7ka e jasht\u00ebzakonshme. Dhe e them k\u00ebt\u00eb p\u00ebr nj\u00eb arsye t\u00eb thjesht\u00eb: po t\u00eb kishte d\u00ebgjesa publike reale n\u00eb Durr\u00ebs, besoj se Porti i Durr\u00ebsit do t\u00eb kishte nj\u00eb pamje tjet\u00ebr. Po t\u00eb kishte d\u00ebgjesa publike, projekti TID do t\u00eb ishte ndryshe nga m\u00ebnyra si po zbatohet sot. Dhe po t\u00eb kishte d\u00ebgjesa publike, nuk do t\u00eb kishim pasur at\u00eb furtun\u00eb dhe konflikt p\u00ebr \u201cVelier\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebgjes\u00eb e jasht\u00ebzakonshme dhe as nj\u00eb d\u00ebgjes\u00eb sa p\u00ebr sy e faqe. Nuk kemi ardhur k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb sikur po d\u00ebgjojm\u00eb qytetar\u00ebt, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vendimet merren n\u00eb zyrat e qeveris\u00eb apo t\u00eb Parlamentit.<\/p>\n<p>Jemi k\u00ebtu p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje disa pyetjeve themelore q\u00eb shqet\u00ebsojn\u00eb si ju, si p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb pushtetit vendor, ashtu edhe ne n\u00eb politik\u00eb.<\/p>\n<p>Pse duhet nj\u00eb reform\u00eb territoriale?<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb rritur funksionalitetin e pushtetit vendor, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb qytetarit t\u2019i sh\u00ebrbehet m\u00eb mir\u00eb, m\u00eb shpejt dhe m\u00eb me efikasitet.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej k\u00ebtij q\u00ebllimi, t\u00eb gjitha elementet e tjera, p\u00ebrfaq\u00ebsimi, territori, financat, sh\u00ebrbimet, jan\u00eb instrumente p\u00ebr t\u00eb realizuar k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim madhor. Dhe territori \u00ebsht\u00eb matrica q\u00eb kusht\u00ebzon t\u00eb gjith\u00eb element\u00ebt e tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Territori nuk \u00ebsht\u00eb thjesht tok\u00eb. Territori \u00ebsht\u00eb arkitektura e pushtetit n\u00eb realitet. Kur territori nd\u00ebrtohet gabim, pasoja \u00ebsht\u00eb boshatisja, humbja e identitetit dhe largimi i qytetarit nga territori i tij.<\/p>\n<p>Kjo hap\u00ebsir\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si qytetari koncepton jet\u00ebn e tij. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, territori as nuk mund t\u00eb asgj\u00ebsohet dhe as t\u00eb relativizohet n\u00eb em\u00ebr t\u00eb ekonomis\u00eb apo vazhdim\u00ebsis\u00eb administrative.<\/p>\n<p>Kush na ka sjell\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb reform\u00eb?<\/p>\n<p>Para 12 vitesh, ne b\u00ebm\u00eb nj\u00eb reform\u00eb territoriale q\u00eb u paraqit me shum\u00eb buj\u00eb, madje m\u00eb shum\u00eb se kjo reform\u00eb e sotme. P\u00ebr kuriozitetin tim dhe tuajin, lexova disa deklarata t\u00eb Kryeministrit t\u00eb asaj kohe dhe ajo q\u00eb m\u00eb b\u00ebri p\u00ebrshtypje ishte ideja se qyteti do t\u00eb ndihmonte fshatin. N\u00eb realitet, ndodhi e kund\u00ebrta.<\/p>\n<p>Jemi sot k\u00ebtu sepse reforma e vitit 2014 nuk ishte aq e suksesshme sa pretendohej. P\u00ebrkundrazi, qeveria vazhdoi m\u00eb tej me rajonet zhvillimore dhe me struktura t\u00eb tjera administrative, sepse realiteti tregoi q\u00eb duhej nd\u00ebrhyr\u00eb s\u00ebrish tek territori.<\/p>\n<p>Pra, ajo q\u00eb na ka sjell\u00eb sot k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb d\u00ebshtimi i reform\u00ebs s\u00eb vitit 2014, pavar\u00ebsisht benefiteve q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb marr\u00eb qendrat e m\u00ebdha urbane.<\/p>\n<p>Ky ka qen\u00eb nj\u00eb d\u00ebshtim spektakolar dhe k\u00ebt\u00eb nuk e thot\u00eb vet\u00ebm opozita, por edhe institucionet komb\u00ebtare, nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe vet\u00eb qeveria shqiptare. Mjafton t\u00eb lexoni dokumentin p\u00ebr rajonet zhvillimore, ku shkruhet qart\u00eb se kufijt\u00eb aktual\u00eb nuk pasqyrojn\u00eb dinamikat reale ekonomike dhe demografike.<\/p>\n<p>Sot kemi dy realitete t\u00eb ndryshme: bashki t\u00eb zhvilluara dhe bashki t\u00eb varfra. Zona urbane dhe zona rurale t\u00eb l\u00ebna n\u00eb harres\u00eb.<\/p>\n<p>Shikoni sa shkolla jan\u00eb mbyllur, sa qendra sh\u00ebndet\u00ebsore mungojn\u00eb, sa sh\u00ebrbime nuk ofrohen, sa kilometra rrug\u00eb mungojn\u00eb dhe sa shpenzon nj\u00eb qytetar vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbim baz\u00eb.<\/p>\n<p>Natyrisht q\u00eb duhet nj\u00eb reform\u00eb funksionale dhe territoriale q\u00eb t\u00eb ndihmoj\u00eb qytetarin. Nj\u00eb pun\u00eb e nisur mir\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb mir\u00eb, dhe anasjelltas.<\/p>\n<p>Ne nuk jemi k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb fituar nj\u00eb bast politik t\u00eb Partis\u00eb Demokratike apo p\u00ebr t\u00eb rikthyer debatin e vitit 2014. Ne jemi k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb ndryshuar nj\u00eb realitet q\u00eb lidhet me funksionin e pushtetit vendor dhe me qytetarin.<\/p>\n<p>K\u00ebtu nuk na ka sjell\u00eb Bashkimi Europian, sepse nuk kemi kushte apo detyrime konkrete nga BE p\u00ebr k\u00ebt\u00eb reform\u00eb. E vetmja k\u00ebrkes\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb sistemi t\u00eb jet\u00eb n\u00eb harmoni me Kart\u00ebn Europiane t\u00eb Vet\u00ebqeverisjes Vendore.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, k\u00ebtu na kan\u00eb sjell\u00eb qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Dhe jemi k\u00ebtu edhe p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar kritikat.<\/p>\n<p>Durr\u00ebsi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr historike dhe strategjike. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga d\u00ebshmit\u00eb m\u00eb t\u00eb qarta t\u00eb problemeve q\u00eb solli reforma e vitit 2014 dhe e d\u00ebshtimit t\u00eb ndarjes historike, tradicionale dhe kulturore.<\/p>\n<p>N\u00eb tre bashkit\u00eb e qarkut t\u00eb Durr\u00ebsit p\u00ebrfshihen qytete me histori dhe identitet t\u00eb tyre, si Sukthi dhe Manza, por sot kemi diferenca t\u00eb thella zhvillimore.<\/p>\n<p>K\u00ebtu lul\u00ebzojn\u00eb nd\u00ebrtimet, nd\u00ebrsa n\u00eb zonat rurale qytetar\u00ebt luftojn\u00eb ende p\u00ebr uj\u00ebsjell\u00ebsin apo p\u00ebr rrug\u00ebn q\u00eb t\u00eb \u00e7on n\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>Dhe kritikat dua t\u2019i d\u00ebgjoj nga qytetar\u00ebt. Nuk do t\u2019i shmangim ato.<\/p>\n<p>Ne jemi ulur n\u00eb k\u00ebt\u00eb tryez\u00eb sepse duhet t\u00eb japim zgjidhje p\u00ebr qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Sot kemi dy alternativa.<\/p>\n<p>Mazhoranca k\u00ebrkon konsolidim dhe vazhdimin e t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs rrug\u00eb t\u00eb vitit 2014: uljen e numrit t\u00eb bashkive, me pretendimin se k\u00ebshtu rritet efikasiteti financiar dhe administrativ.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa qasja jon\u00eb \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebr. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb qasje m\u00eb decentralizuese, q\u00eb synon rritjen e p\u00ebrfaq\u00ebsimit dhe optimizimin e numrit t\u00eb bashkive, jo kthimin tek 372 nj\u00ebsit\u00eb e dikurshme. Ne nuk kemi nostalgji dhe as dogma t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, nuk duam t\u00eb ruajm\u00eb verb\u00ebrisht as 61 bashkit\u00eb aktuale, sepse ato u p\u00ebrcaktuan politikisht dhe jo mbi kritere funksionale.<\/p>\n<p>Ne, si Parti Demokratike, duam t\u00eb ndryshojm\u00eb funksionet e pushtetit vendor, t\u00eb forcojm\u00eb kompetencat reale, t\u00eb rrisim bashk\u00ebpunimin nd\u00ebrbashkiak dhe t\u00eb zvog\u00eblojm\u00eb diferencat mes bashkive t\u00eb m\u00ebdha, t\u00eb mesme dhe t\u00eb vogla.<\/p>\n<p>Duam t\u00eb rrisim autonomin\u00eb financiare dhe t\u2019i japim akses real pushtetit vendor.<\/p>\n<p>Ka modele europiane q\u00eb funksionojn\u00eb. Modeli suedez dhe modeli gjerman tregojn\u00eb se nj\u00eb pushtet vendor funksional nd\u00ebrtohet mbi financa reale dhe kompetenca reale.<\/p>\n<p>Prandaj, n\u00ebse qeveria ka vullnet, mund t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga centralizimi dhe t\u2019i jap\u00eb m\u00eb shum\u00eb pushtet pushtetit vendor, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb ligje sektoriale q\u00eb bien n\u00eb kund\u00ebrshtim me vet\u00eb frym\u00ebn e decentralizimit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetari i PD dhe kryetari i Komisionit p\u00ebr Reform\u00ebn Territoriale, Lu\u00e7iano Bo\u00e7i, deklaroi nga Durr\u00ebsi se reforma territoriale e vitit 2014 ka d\u00ebshtuar, duke theksuar se nevoja p\u00ebr nj\u00eb reform\u00eb t\u00eb re buron nga problemet q\u00eb, sipas tij, modeli aktual ka krijuar n\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim, sh\u00ebrbime dhe zhvillim territorial. Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, Bo\u00e7i u shpreh &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":143294,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-143293","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/143293","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=143293"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/143293\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":143303,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/143293\/revisions\/143303"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/143294"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=143293"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=143293"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=143293"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}