{"id":143309,"date":"2026-05-19T20:08:17","date_gmt":"2026-05-19T20:08:17","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=143309"},"modified":"2026-05-19T20:08:17","modified_gmt":"2026-05-19T20:08:17","slug":"modeli-eshte-i-njejte-lufta-e-karteleve-te-droges-dhe-arrestimi-i-shefit-te-policise-se-vucic","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/05\/19\/modeli-eshte-i-njejte-lufta-e-karteleve-te-droges-dhe-arrestimi-i-shefit-te-policise-se-vucic\/","title":{"rendered":"Modeli \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb\/ Lufta e karteleve t\u00eb drog\u00ebs dhe arrestimi i shefit t\u00eb policis\u00eb s\u00eb Vu\u00e7i\u00e7"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb flitet p\u00ebr shefin e arrestuar t\u00eb policis\u00eb s\u00eb Beogradit, akuzat drejtohen ndaj Malit t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa publiku pret p\u00ebrgjigje pas arrestimit dhe shkarkimit t\u00eb drejtuesit kryesor t\u00eb policis\u00eb n\u00eb kryeqytetin e Serbis\u00eb, presidenti i k\u00ebtij vendi akuzon Malin e Zi se ka \u201cimportuar\u201d klane narkotike n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>K\u00ebto pretendime t\u00eb Aleksandar Vu\u00e7iqit, deri m\u00eb tani, nuk jan\u00eb komentuar nga Podgorica zyrtare.<\/p>\n<p>As Qeveria e Malit t\u00eb Zi dhe as Ministria e Brendshme e k\u00ebtij vendi nuk u jan\u00eb p\u00ebrgjigjur pyetjeve t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>E, z\u00ebvend\u00ebskryetari i Komisionit p\u00ebr Siguri dhe Mbrojtje n\u00eb Kuvendin e Malit t\u00eb Zi, Nikolla Zirojeviq, i ka vler\u00ebsuar k\u00ebto deklarata si t\u00eb pap\u00ebrshtatshme.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse e pyetni Vu\u00e7iqin, ne t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi jemi serb\u00eb, vet\u00ebm kriminel\u00ebt jan\u00eb malazez\u00eb dhe vijn\u00eb nga Mali i Zi\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>Ky deputet i opozit\u00ebs nga Socialdemokrat\u00ebt ka konsideruar se pyetja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb se \u201cpse dikush nga cilido shtet e sheh Serbin\u00eb si terren t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb me krim\u201d.<\/p>\n<p>\u201cDhe, mendoj se p\u00ebrgjigjja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pyetje duhet k\u00ebrkuar brenda kufijve t\u00eb Serbis\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht nga pushteti ekzekutiv n\u00eb Serbi\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Zirojeviq.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb p\u00ebr arrestimin e Milliqit?<\/strong><\/p>\n<p>Vesellin Milliq ka qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb nga pozicionet m\u00eb t\u00eb larta drejtuese n\u00eb Ministrin\u00eb e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme t\u00eb Serbis\u00eb (MUP) kur \u00ebsht\u00eb arrestuar.<\/p>\n<p>Ai dyshohet se ka fshehur vrasjen e nj\u00eb burri, t\u00eb cilin mediat e lidhin me nj\u00eb grup kriminal n\u00eb Beograd.<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb n\u00eb nj\u00eb restorant n\u00eb Beograd, ku ka qen\u00eb edhe Milliq.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtij t\u00eb fundit, jan\u00eb arrestuar edhe tre polic\u00eb.<\/p>\n<p>Prokuroria dyshon se Milliq ka qen\u00eb n\u00eb restorant n\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb dy personave t\u00eb dyshuar p\u00ebr vrasjen dhe se ai e ka telefonuar viktim\u00ebn, duke i propozuar q\u00eb t\u00eb shkonte p\u00ebr t\u00eb sqaruar mosmarr\u00ebveshjet mes tyre.<\/p>\n<p>Po ashtu, thuhet se i ka sugjeruar q\u00eb t\u00eb mos shkonte i shoq\u00ebruar nga sigurimi i tij.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb nj\u00eb paraqitjeje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, nj\u00eb dit\u00eb pas arrestimit t\u00eb shefit t\u00eb policis\u00eb s\u00eb Beogradit, Vu\u00e7iq nuk ka dh\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb detaje p\u00ebr rolin e Milliqit, por ka folur p\u00ebr klanet kriminale malazeze.<\/p>\n<p>Avokati dhe ish-ministri i Policis\u00eb serbe, Bozho Prelleviq, vler\u00ebson se deklaratat e Vu\u00e7iqit p\u00ebr Malin e Zi jan\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb larguar v\u00ebmendjen nga ajo q\u00eb ka ndodhur n\u00eb Beograd.<\/p>\n<p>\u201c&#8230; q\u00eb n\u00eb nj\u00eb restorant, i cili pothuajse \u00ebsht\u00eb i mbyllur p\u00ebr publikun, ka ndodhur nj\u00eb vrasje e r\u00ebnd\u00eb, q\u00eb trupi ka humbur dhe q\u00eb jan\u00eb arrestuar pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb MUP-it\u201d, thot\u00eb Prelleviq p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Trupi i t\u00eb vrarit ende nuk \u00ebsht\u00eb gjetur, nd\u00ebrsa n\u00eb k\u00ebrkime, sipas njoftimeve t\u00eb autoriteteve, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe ushtria.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr \u00e7far\u00eb e akuzon Vu\u00e7iq Malin e Zi?<\/strong><\/p>\n<p>Pa e lidhur drejtp\u00ebrdrejt me rastin ku \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb shefi i policis\u00eb s\u00eb Beogradit, Vu\u00e7iq, m\u00eb 16 maj, ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb akuzash ndaj Malit t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>\u201cNa e vran\u00eb gjysm\u00ebn e shtetit. Nuk jan\u00eb fshatrat Shkalari dhe Kava\u00e7i af\u00ebr Beogradit, por ju na e importuat k\u00ebt\u00eb t\u00eb keqe k\u00ebtu\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>Klani i Kava\u00e7it dhe ai i Shkalarit jan\u00eb dy grupe kriminale rivale nga zona e Kotorrit n\u00eb Mal t\u00eb Zi, konflikti i t\u00eb cilave zgjat q\u00eb nga viti 2014, kur n\u00eb Valencia \u00ebsht\u00eb zhdukur nj\u00eb ngarkes\u00eb me\u00a0<a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/33679532.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><strong>kokain\u00eb<\/strong><\/a>.<\/p>\n<p>Q\u00eb at\u00ebher\u00eb, n\u00eb p\u00ebrplasjet mes tyre n\u00eb territorin e Malit t\u00eb Zi, Serbis\u00eb dhe vendeve t\u00eb tjera jan\u00eb vrar\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 70 persona.<\/p>\n<p>K\u00ebto grupe lidhen me trafik nd\u00ebrkomb\u00ebtar droge, vrasje dhe vepra t\u00eb tjera penale.<\/p>\n<p>Radoje Zvicer konsiderohet si nj\u00eb nga udh\u00ebheq\u00ebsit e klanit fam\u00ebkeq t\u00eb Kava\u00e7it dhe ndodhet n\u00eb list\u00ebn e 50 personave m\u00eb t\u00eb k\u00ebrkuar n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga viti 2020, kur \u00ebsht\u00eb plagosur r\u00ebnd\u00eb n\u00eb Kiev, \u00e7do gjurm\u00eb e tij ka humbur.<\/p>\n<p>N\u00eb krye t\u00eb klanit t\u00eb Shkalarit ka qen\u00eb Jovan Vukotiq, i cili \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb n\u00eb vitin 2022 n\u00eb Stamboll.<\/p>\n<p>Gazetari hulumtues serb, Vuk Cvijiq, thot\u00eb se grupet kriminale v\u00ebshtir\u00eb mund t\u00eb ndahen mbi baza komb\u00ebtare, sepse jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrziera dhe bashk\u00ebpunojn\u00eb mes vete.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebt\u00eb e shohim edhe nga rastet q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfunduar me vendime t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb, si n\u00eb rastin e Darko Shariqit\u201d, thot\u00eb ai p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Shariq, shtetas serb q\u00eb nga viti 2005, por i lindur n\u00eb Mal t\u00eb Zi, \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar n\u00eb Beograd p\u00ebr kontraband\u00eb t\u00eb m\u00eb shum\u00eb se pes\u00eb ton\u00ebve kokain\u00eb.<\/p>\n<p>Cvijiq thot\u00eb se kriminel\u00ebt nga Serbia dhe Mali i Zi kan\u00eb pasaporta t\u00eb t\u00eb dyja shteteve.<\/p>\n<p>\u201cAta nuk do t\u00eb gjendeshin n\u00eb Serbi n\u00ebse nuk do t\u00eb ndiheshin t\u00eb sigurt k\u00ebtu\u201d, shton ai.<\/p>\n<p>Dikur, ministri i Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme i Serbis\u00eb, Ivica Da\u00e7iq, ka deklaruar se \u00ebsht\u00eb zvog\u00ebluar veprimtaria e grupeve kriminale nga Mali i Zi n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr shum\u00eb vite, grupet kriminale shfryt\u00ebzonin Beogradin dhe Serbin\u00eb p\u00ebr p\u00ebrplasje t\u00eb nd\u00ebrsjella. Por, ne i kemi prer\u00eb deg\u00ebt e oktapodit kriminal malazez dhe veprimtaria e tij n\u00eb Serbi \u00ebsht\u00eb zvog\u00ebluar\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Da\u00e7iq p\u00ebr Radio-Televizionin e Serbis\u00eb n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2024.<\/p>\n<p>Da\u00e7iq nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar publikisht q\u00eb nga arrestimi i shefit t\u00eb policis\u00eb s\u00eb Beogradit.<\/p>\n<p><strong>Roli i pretenduar i Millosh Medenic\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Vu\u00e7iq ka deklaruar, po ashtu, se disa pretendime p\u00ebr vrasjen n\u00eb Beograd jan\u00eb duke u publikuar n\u00eb rrjetin social X nga Millosh Medenica, nj\u00eb person n\u00eb arrati nga Mali i Zi.<\/p>\n<p>Besueshm\u00ebria e k\u00ebtyre videove, megjithat\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb konfirmuar nga Radio Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebt\u00eb e tha ky kriminel i d\u00ebnuar me vendim gjykate, p\u00ebrs\u00ebri nga Mali i Zi, t\u00eb cilin, sipas t\u00eb dh\u00ebnave tona t\u00eb inteligjenc\u00ebs, aktualisht e mbron klani i Kava\u00e7it dhe e mban n\u00eb territorin e Malit t\u00eb Zi\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Vu\u00e7iq.<\/p>\n<p>Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme e Malit t\u00eb Zi nuk u \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur pyetjeve t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb n\u00ebse policia malazeze ka informacione p\u00ebr Millosh Medenic\u00ebn, si\u00e7 ka pretenduar Vu\u00e7iq, apo n\u00ebse ka verifikuar origjin\u00ebn e videove.<\/p>\n<p>M\u00eb her\u00ebt, policia e Malit t\u00eb Zi ka deklaruar se videot, t\u00eb cilat jan\u00eb publikuar disa her\u00eb n\u00eb rrjetet sociale pas arratisjes s\u00eb Millosh Medenic\u00ebs, jan\u00eb krijuar me ndihm\u00ebn e inteligjenc\u00ebs artificiale, edhe pse ekspert\u00ebt thon\u00eb se nuk ka prova t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr k\u00ebto pretendime.<\/p>\n<p>Medenica \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar n\u00eb janar n\u00eb Mal t\u00eb Zi me dhjet\u00eb vjet burg p\u00ebr krim t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtij vendimi, ai \u00ebsht\u00eb arratisur nga arresti sht\u00ebpiak dhe ndaj tij \u00ebsht\u00eb l\u00ebshuar nj\u00eb urdh\u00ebrarrest nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Edhe n\u00ebna e tij, Vesna Medenica, ish-kryetare e Gjykat\u00ebs Supreme t\u00eb Malit t\u00eb Zi, \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar me dhjet\u00eb vjet burg.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrplasje n\u00eb 20-vjetorin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Malit t\u00eb Zi<\/strong><\/p>\n<p>Avokati Prelleviq vler\u00ebson se akuzat ndaj Malit t\u00eb Zi, i cili k\u00ebt\u00eb muaj sh\u00ebnon 20 vjet prej ndarjes nga bashk\u00ebsia shtet\u00ebrore me Serbin\u00eb, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr q\u00ebllime elektorale.<\/p>\n<p>\u201cA jan\u00eb tani problem kroat\u00ebt, malazez\u00ebt, maqedonasit? Duhet t\u00eb hidhet nj\u00eb bomb\u00eb tymi dhe dikush t\u00eb jap\u00eb shpjegime\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Prelleviq konsideron se \u00ebsht\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse edhe sjellja e tabloid\u00ebve proqeveritar\u00eb n\u00eb rastin e ish-shefit t\u00eb policis\u00eb s\u00eb Beogradit.<\/p>\n<p>\u201cKur ndodhi kjo, heshtje n\u00eb tabloid\u00ebt shtet\u00ebror\u00eb, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se nuk u lejuan t\u00eb shkruajn\u00eb. Pastaj, [Vu\u00e7iq] tha di\u00e7ka p\u00ebr malazez\u00ebt dhe ata menj\u00ebher\u00eb filluan t\u00eb shkruajn\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Vu\u00e7iq, me rastin e p\u00ebrvjetorit t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Malit t\u00eb Zi, ka b\u00ebr\u00eb deklarata t\u00eb ashpra ndaj k\u00ebtij vendi dhe ka refuzuar t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb festime.<\/p>\n<p>\u201cE dua Serbin\u00eb m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do gj\u00eb n\u00eb bot\u00eb dhe t\u00eb festoja di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb, do t\u00eb m\u00eb vinte turp dhe do t\u00eb p\u00ebshtyja mbi veten dhe mbi popullin tim\u201d, ka deklaruar ai m\u00eb 14 maj.<\/p>\n<p>Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme e Mal it t\u00eb Zi i ka vler\u00ebsuar k\u00ebto deklarata si politikisht t\u00eb pap\u00ebrgjegjshme.\/ REL<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb flitet p\u00ebr shefin e arrestuar t\u00eb policis\u00eb s\u00eb Beogradit, akuzat drejtohen ndaj Malit t\u00eb Zi. Nd\u00ebrsa publiku pret p\u00ebrgjigje pas arrestimit dhe shkarkimit t\u00eb drejtuesit kryesor t\u00eb policis\u00eb n\u00eb kryeqytetin e Serbis\u00eb, presidenti i k\u00ebtij vendi akuzon Malin e Zi se ka \u201cimportuar\u201d klane narkotike n\u00eb Serbi. K\u00ebto pretendime t\u00eb Aleksandar &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":143310,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[38],"tags":[],"class_list":["post-143309","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-bota"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/143309","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=143309"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/143309\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":143311,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/143309\/revisions\/143311"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/143310"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=143309"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=143309"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=143309"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}