{"id":143381,"date":"2026-05-20T16:36:13","date_gmt":"2026-05-20T16:36:13","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=143381"},"modified":"2026-05-20T16:36:13","modified_gmt":"2026-05-20T16:36:13","slug":"partizanin-malltezi-dhe-begeja-japin-detaje-lejen-e-ndertimit-dhe-zhvillimit-e-dha-edi-rama","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/05\/20\/partizanin-malltezi-dhe-begeja-japin-detaje-lejen-e-ndertimit-dhe-zhvillimit-e-dha-edi-rama\/","title":{"rendered":"\u201cPartizanin\u201d, Malltezi dhe Begeja japin detaje: Lejen e nd\u00ebrtimit dhe zhvillimit e dha Edi Rama"},"content":{"rendered":"<p>Seanca gjyq\u00ebsore n\u00eb GJKKO p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e ish-kompleksit \u201cPartizani\u201d \u00ebsht\u00eb shtyr\u00eb s\u00ebrish. N\u00eb nj\u00eb dalje p\u00ebr mediat pas seanc\u00ebs s\u00eb anuluar, t\u00eb pandehurit Jamarb\u00ebr Malltezi dhe Xhim Begeja hodh\u00ebn akuza ndaj prokuroris\u00eb dhe zbardh\u00ebn at\u00eb q\u00eb e cil\u00ebsuan si historikun e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb pron\u00ebs.<\/p>\n<p>Jamarb\u00ebr Malltezi argumentoi se zhvendosja e klubeve sportive \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fenomen normal i zhvillimit urban, duke e krahasuar rastin me klube gjigante evropiane. &#8220;Si Manchesteri, si Reali i Madridit, shum\u00eb klube q\u00eb nga themelimi e deri m\u00eb sot i kan\u00eb ndryshuar mbi tre-kat\u00ebr her\u00eb pozicionin. Vet\u00eb zhvillimi urban e k\u00ebrkon nj\u00eb zhvendosje t\u00eb klubeve,&#8221; deklaroi ai, duke akuzuar prokurorin\u00eb se po fsheh t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn lidhur me situat\u00ebn e pron\u00ebs. Sipas tij, argumenti i zhvendosjes s\u00eb fush\u00ebs \u00ebsht\u00eb i pabaz\u00eb dhe p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb situat\u00eb artificiale.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, Xhim Begeja paraqiti nj\u00eb kronologji t\u00eb ngjarjeve, duke pretenduar se prona ishte t\u00ebr\u00ebsisht e degraduar dhe e z\u00ebn\u00eb n\u00eb mas\u00ebn 90% para se ata ta merrnin n\u00eb zot\u00ebrim. Ai p\u00ebrmendi nj\u00eb s\u00ebr\u00eb dokumentesh zyrtare, duke filluar nga viti 2003, ku sipas tij, zyrtar\u00eb si Pandeli Majko dhe Arta Dade konstatonin pamund\u00ebsin\u00eb e marrjes n\u00eb dor\u00ebzim t\u00eb objekteve p\u00ebr shkak t\u00eb informalitetit.<\/p>\n<p>Ai shtoi se leja e sheshit t\u00eb nd\u00ebrtimit n\u00eb 2007 dhe leja e nd\u00ebrtimit n\u00eb 2008 jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga Rama.<\/p>\n<p><strong>Xhim Begeja:\u00a0<\/strong>Dy d\u00ebshmitar\u00ebt ishin t\u00eb pranish\u00ebm. Ne ishim p\u00ebrgatitur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb. \u00a0Shikojm\u00eb q\u00eb di\u00e7ka n\u00eb lidhje me, situat\u00ebn dhe me pron\u00ebn, shikojm\u00eb si prokuroria, por edhe, pjesa tjet\u00ebr di\u00e7ka fshehin n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn \u00a0q\u00eb ka, p\u00ebr pron\u00ebn e ish-klubit Partizani.<\/p>\n<p>Un\u00eb do them nj\u00eb di\u00e7ka, q\u00eb ne kemi hulumtuar p\u00ebr ndryshimin e fushave t\u00eb futbollit edhe t\u00eb ekipeve, t\u00eb ekipeve n\u00eb Evrop\u00eb. I keni n\u00eb internet. Q\u00eb, si Manchesteri, si Reali i Madridit. Q\u00eb nga viti i themelimit t\u00eb tyre si klube e deri m\u00eb sot i kan\u00eb ndryshuar mbi tre, kat\u00ebr her\u00eb pozicionin, sepse vet\u00eb zhvillimi urban n\u00eb vendet ku ata jan\u00eb, respektive, e k\u00ebrkon nj\u00eb zhvendosje t\u00eb klubeve. K\u00ebshtu q\u00eb p\u00ebr klubin Partizoni i fryhet, jo zhvendosje, iku fusha e k\u00ebto gj\u00ebrat, q\u00eb s&#8217;ka lidhje me, k\u00ebt\u00eb situat\u00ebn q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb, t\u00eb na e paraqesin ne si pronar\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Jamarb\u00ebr Malltezi:\u00a0<\/strong>At\u00ebher\u00eb, sot si\u00e7 e tha dhe Xhim Begeja, nuk u zhvillua seanca. Ne jemi p\u00ebrgatitur n\u00eb \u00e7far\u00ebdo lloj date le t\u00eb b\u00ebhet. Ju that\u00eb q\u00eb SPAK-u s&#8217;po heton p\u00ebr at\u00eb. T\u00eb keni parasysh q\u00eb te libri q\u00eb \u00ebsht\u00eb botuar, me ISBN dhe n\u00eb Shqip\u00ebri dhe jasht\u00eb shtetit, i \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb duhet d\u00ebrguar, ka 35 falsifikime. K\u00ebshtu q\u00eb nj\u00eb m\u00eb shum\u00eb apo nj\u00eb m\u00eb pak falsifikim nga SPAK-u as ngre as nuk ul. Tani, lidhur me situat\u00ebn q\u00eb kemi. Kemi nj\u00eb situat\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn, her\u00ebn e fundit ju ishit vet\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb, kur d\u00ebshmitar\u00ebt q\u00eb u thirr\u00ebn than\u00eb q\u00eb tokat ishin t\u00eb degraduara. Klubi ishte, klubet ishin t\u00eb degraduara, s&#8217;u merrte vesh kush hynte kush dilte.<\/p>\n<p>E dyta, kemi t\u00eb pakt\u00ebn 15 ose 16 letra, nga 2003-shi, Pandeli Majko, q\u00eb u b\u00ebn kalimin e pron\u00ebsis\u00eb, t\u00eb gjitha 90% jan\u00eb t\u00eb z\u00ebna. Arta Dade ngren komision, i kemi t\u00eb gjitha k\u00ebtu, do jua tregojm\u00eb her\u00ebn tjet\u00ebr n\u00eb sall\u00eb gjyqi, dhe komisioni vet\u00eb i shkruan drejtorit t\u00eb saj, i shkruan nuk e marrim dot n\u00eb dor\u00ebzim sepse mbi 70% t\u00eb objekteve jan\u00eb t\u00eb z\u00ebna. M\u00eb pas, kemi letra, shkresa t\u00eb 2006-\u00ebs, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn thon\u00eb nuk e kemi inventarizuar fare, sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb situat\u00eb e paprecedent\u00eb informaliteti, ku mbi 70% t\u00eb objekteve jan\u00eb t\u00eb z\u00ebna. M\u00eb pas kemi dy ndryshime destinacioni nga Edi Rama. Nj\u00eb t\u00eb 2004-\u00ebs p\u00ebr 17,000 metra katror\u00eb, zon\u00eb sportive q\u00eb e kthen zon\u00eb urbane dhe nj\u00eb t\u00eb 2006-\u00ebs p\u00ebr 7,000 metra t\u00eb tjer\u00eb. M\u00eb pas kemi lejen e sheshit t\u00eb nd\u00ebrtimit n\u00eb dhjetor 2007-\u00ebs po prap\u00eb nga Edi Rama. M\u00eb pas n\u00eb shkurt 2008-\u00ebs kemi po prap\u00eb edhe lejen e nd\u00ebrtimit nga Edi Rama.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto arsye, si mendoni juve? \u00c7far\u00eb do duhej b\u00ebr\u00eb? Do duhej,\u00a0l\u00ebn\u00eb si\u00e7 ishte, pra t\u00eb vijonte vjedhja, apo t\u00eb dilte koncesionari Olsi Rama q\u00eb ta vidhte k\u00ebt\u00eb me PPP? P\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto ne jemi krenar\u00eb q\u00eb kemi zhvilluar zon\u00ebn ton\u00eb, kemi marr\u00eb pron\u00ebn ton\u00eb, e kemi zhvilluar pa nxjerr\u00eb asnj\u00eb nga banor\u00ebt aty. Kemi mbajtur me parat\u00eb tona. Xhim Begeja ka nxjerr\u00eb paret e veta nga xhepi. Ka riparuar parketin aty. Ka v\u00ebn\u00eb sistemin e ndri\u00e7imit te fushat e basketbollit, p\u00ebr aq koh\u00eb sa Edi Rama e kishte l\u00ebn\u00eb sportive. Kur u kthye private, kur u kthye p\u00ebr nd\u00ebrtim, natyrisht pronar\u00ebt zhvilluan gj\u00ebrat e tyre.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Seanca gjyq\u00ebsore n\u00eb GJKKO p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e ish-kompleksit \u201cPartizani\u201d \u00ebsht\u00eb shtyr\u00eb s\u00ebrish. N\u00eb nj\u00eb dalje p\u00ebr mediat pas seanc\u00ebs s\u00eb anuluar, t\u00eb pandehurit Jamarb\u00ebr Malltezi dhe Xhim Begeja hodh\u00ebn akuza ndaj prokuroris\u00eb dhe zbardh\u00ebn at\u00eb q\u00eb e cil\u00ebsuan si historikun e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb pron\u00ebs. Jamarb\u00ebr Malltezi argumentoi se zhvendosja e klubeve sportive \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fenomen &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":141675,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-143381","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/143381","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=143381"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/143381\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":143382,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/143381\/revisions\/143382"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/141675"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=143381"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=143381"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=143381"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}