{"id":143396,"date":"2026-05-20T17:49:48","date_gmt":"2026-05-20T17:49:48","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=143396"},"modified":"2026-05-20T18:37:32","modified_gmt":"2026-05-20T18:37:32","slug":"kele-teknologjia-do-e-sherbeje-per-transparence-jo-propagande","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/05\/20\/kele-teknologjia-do-e-sherbeje-per-transparence-jo-propagande\/","title":{"rendered":"Denisa Kele prezanton planin p\u00ebr AI: Ky nuk \u00ebsht\u00eb projekt teknologjik, por betej\u00eb p\u00ebr besimin e humbur t\u00eb qytetar\u00ebve ndaj shtetit dhe institucioneve"},"content":{"rendered":"<p>Partia Demokratike ka prezantuar Departamentin e Inovacionit dhe Inteligjenc\u00ebs Artificiale, si pjes\u00eb e strategjis\u00eb s\u00eb saj p\u00ebr modernizimin e veprimtaris\u00eb opozitare dhe forcimin e transparenc\u00ebs institucionale. Ky departament synon t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb teknologjit\u00eb m\u00eb t\u00eb fundit digjitale p\u00ebr t\u00eb monitoruar aktivitetin qeveritar, p\u00ebr t\u00eb luftuar dezinformimin dhe p\u00ebr t\u00eb rritur llogaridh\u00ebnien publike.<\/p>\n<p>Drejtuesja e k\u00ebtij departamenti, Denisa Kele, deklaroi se Shqip\u00ebria ndodhet ende n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb ku fasada moderne e shtetit mbulon nj\u00eb burokraci mesjetare p\u00ebr qytetarin.<\/p>\n<p>Ajo solli n\u00eb v\u00ebmendje edhe disa tregues nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, duke p\u00ebrmendur renditjen e vendit n\u00eb demokracin\u00eb digjitale, nivelin e ul\u00ebt t\u00eb besimit te institucionet dhe kostot ekonomike q\u00eb, sipas saj, vijn\u00eb nga mungesa e sistemeve moderne.<\/p>\n<p><strong>FJALA E PEDAGOGES DHE DREJTUESES S\u00cb DEPARTAMENTIT T\u00cb AI N\u00cb PD, DENISA KELE<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb nderuar p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb medias,<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar koleg\u00eb,<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar qytetar\u00eb,<\/p>\n<p>D\u00ebshiroj q\u00eb sot ta filloj me fakte, jo me retorik\u00eb ose premtime, por disa fakte t\u00eb thjeshta.<\/p>\n<p>A e dinit se sipas Indeksit t\u00eb Demokracis\u00eb Dixhitale 2025, Shqip\u00ebria renditet n\u00eb pozicionin 87 nga 193 shtete n\u00eb treguesit e transparenc\u00ebs institucionale dhe qeverisjes dixhitale?<\/p>\n<p>A e dinit se sipas Eurobarometrit 2024, vet\u00ebm 23% e shqiptar\u00ebve deklarojn\u00eb se u besojn\u00eb institucioneve shtet\u00ebrore?<\/p>\n<p>Dhe se sipas vler\u00ebsimeve t\u00eb Bank\u00ebs Bot\u00ebrore, mungesa e sistemeve moderne i kushton ekonomis\u00eb shqiptare af\u00ebrsisht 2.3% t\u00eb GDP-s\u00eb vjetore, para t\u00eb taksapaguesve q\u00eb humbasin jo nga korrupsioni aktiv, por nga paaft\u00ebsia pasive.<\/p>\n<p>K\u00ebto nuk jan\u00eb shifra t\u00eb opozit\u00ebs, jan\u00eb shifra t\u00eb institucioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, jan\u00eb pasoj\u00eb e 12 viteve \u00e7b\u00ebrjeje dhe dob\u00ebsimi t\u00eb institucioneve, sepse institucionet e brishta kontrollohen, nd\u00ebrsa ato t\u00eb forta japin llogari.<\/p>\n<p>Kjo qeveri ka pasur 12 vite p\u00ebr t\u00eb modernizuar administrat\u00ebn publike. 12 vite p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsionin. 12 vite p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar sisteme transparente. Rezultati \u00ebsht\u00eb i dokumentuar, i matsh\u00ebm dhe i pamohuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Kjo qeveri e ka vjedhur edhe inovacionin. E ka vjedhur si koncept. E ka vjedhur si slogan. Dhe, mbi t\u00eb gjitha, e ka vjedhur si burim financimi.<\/p>\n<p>N\u00eb em\u00ebr t\u00eb \u201cdixhitalizimit\u201d dhe \u201cinovacionit\u201d, jan\u00eb shpenzuar miliona euro para publike p\u00ebr sisteme q\u00eb nuk funksionojn\u00eb, p\u00ebr platforma q\u00eb nuk p\u00ebrdoren, p\u00ebr kontrata q\u00eb shkojn\u00eb gjithmon\u00eb tek t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt njer\u00ebz. Tendera teknologjik\u00eb ku kushtet shkruhen pik\u00ebrisht p\u00ebr fituesin e paracaktuar. Projekte \u201csmart\u201d q\u00eb mbeten vet\u00ebm n\u00eb prezantime PowerPoint.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta e \u201cdixhitalizimit\u201d shqiptar: fasad\u00eb moderne p\u00ebr shtetin, dhe burokraci mesjetare p\u00ebr qytetarin.<\/p>\n<p>Por dua t\u00eb shtoj edhe di\u00e7ka tjet\u00ebr, di\u00e7ka q\u00eb edhe ne si opozit\u00eb duhet ta themi me ndershm\u00ebri.<\/p>\n<p>Nj\u00eb sistem AI n\u00eb duart e njer\u00ebzve t\u00eb pandersh\u00ebm \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb mjet m\u00eb i sofistikuar p\u00ebr t\u00eb vjedhur, jo p\u00ebr ta ndalur. N\u00eb duart e tyre, edhe algoritmet manipulohen dhe ngrihen plot paragjykime, t\u00eb dh\u00ebnat filtrohen dhe sistemet kan\u00eb \u201cdyer t\u00eb pasme\u201d p\u00ebr t\u00eb privilegjuarit ose ata n\u00eb pushtet. Inteligjenca artificiale, n\u00eb vetvete, nuk garanton asgj\u00eb. Nuk garanton transparenc\u00eb. Nuk garanton drejt\u00ebsi. Nuk garanton se parat\u00eb publike do t\u00eb shkojn\u00eb ku duhet.<\/p>\n<p>Qytetar\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb jan\u00eb mashtruar shum\u00eb her\u00eb me premtime teknologjike. Jan\u00eb mashtruar me sh\u00ebrbime digjitale q\u00eb nuk hapen dhe bien pik\u00ebrisht kur qytetari ose biznesi ka nevoj\u00eb. Me reforma \u201cdigjitale\u201d q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb fundit k\u00ebrkonin s\u00ebrish zarfin e njohur.<\/p>\n<p>Departamenti i Inovacionit dhe Inteligjenc\u00ebs Artificiale i Partis\u00eb Demokratike nuk \u00ebsht\u00eb produkt i nj\u00eb tendence teknologjike. Nuk \u00ebsht\u00eb fasad\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb faqe interneti e bukur pa asgj\u00eb brenda.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb p\u00ebrgjigje ndaj nj\u00eb diagnoze t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb dokumentuar: institucionet shqiptare vuajn\u00eb nga dy deficite t\u00eb r\u00ebnda, deficit besimi dhe deficit kapaciteti.<\/p>\n<p>Misioni im si drejtuese e par\u00eb e k\u00ebtij departamenti \u00ebsht\u00eb i thjesht\u00eb: ta b\u00ebjm\u00eb teknologjin\u00eb instrument t\u00eb demokracis\u00eb, jo dekor t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Kur them infrastruktur\u00eb, n\u00ebnkuptoj sisteme q\u00eb funksionojn\u00eb pavar\u00ebsisht se kush \u00ebsht\u00eb n\u00eb pushtet. Kjo \u00ebsht\u00eb thelbi i demokracis\u00eb \u2014 jo besimi te individi, por besimi te sistemi.<\/p>\n<p>Dhe kur them sistem, n\u00ebnkuptoj di\u00e7ka shum\u00eb konkrete.<\/p>\n<p>Lejom\u00ebni t\u2019ju prezantoj vizionin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb departament, pa fjal\u00eb t\u00eb bukura, por me thelb.<\/p>\n<p>Departamenti do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb mjet p\u00ebr qytetar\u00ebt, me qytetar\u00ebt, p\u00ebr nj\u00eb rrug\u00ebtim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt drejt demokracis\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, zhvillimit dhe konkurrueshm\u00ebris\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor.<\/p>\n<p><strong>POR \u00c7FAR\u00cb DO T\u00cb B\u00cbJM\u00cb NE?<\/strong><\/p>\n<p>Do t\u00eb luftojm\u00eb propagand\u00ebn dhe fasad\u00ebn e k\u00ebtij pushteti me fakte. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb do t\u00eb ngrem\u00eb nj\u00ebsin\u00eb Fact-Check, e cila do t\u00eb operoj\u00eb sipas metodologjis\u00eb s\u00eb organizatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare si IFCN, International Fact-Checking Network, me protokolle transparente, burime t\u00eb hapura dhe raporte periodike publike p\u00ebr t\u00eb luftuar dezinformimin. Kjo betej\u00eb b\u00ebhet me sisteme verifikimi q\u00eb funksionojn\u00eb pavar\u00ebsisht nga cikli elektoral. \u00c7do pretendim i qeveris\u00eb, \u00e7do shif\u00ebr buxhetore, \u00e7do premtim elektoral do t\u00eb kaloj\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb procesi rigoroz verifikimi, me burime t\u00eb cituara dhe metodologji t\u00eb hapur ndaj kritik\u00ebs publike.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebpunimi me organizata t\u00eb pavarura nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe ekspert\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm shqiptar\u00eb, n\u00eb vend dhe jasht\u00eb, do t\u00eb garantoj\u00eb q\u00eb kjo nj\u00ebsi t\u00eb mos jet\u00eb z\u00eb i nj\u00eb partie, por instrument i qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Po ju b\u00ebj nj\u00eb pyetje t\u00eb gjith\u00ebve: kush nga ju \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb m\u00eb thot\u00eb sot si ky pushtet po i shpenzon lek\u00ebt e taksapaguesve? Jam shum\u00eb e bindur q\u00eb secili prej jush mund t\u00eb dij\u00eb pak ose aspak. Pse t\u00eb mos p\u00ebrdorim teknologjin\u00eb p\u00ebr t\u00eb analizuar buxhetet, kontratat, shpenzimet e pushtetit dhe t\u00eb sinjalizojm\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb automatike parregullsit\u00eb, vjedhjet dhe shp\u00ebrdorimet? \u00c7do shpenzim publik, \u00e7do vendim buxhetor do t\u00eb jet\u00eb i lexuesh\u00ebm, i krahasuesh\u00ebm dhe i arritsh\u00ebm p\u00ebr \u00e7do qytetar.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar transparenc\u00ebn e buxhetit, ne do t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb baz\u00ebn e par\u00eb t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave publike t\u00eb hapura, duke agreguar dhe standardizuar t\u00eb dh\u00ebna si buxhete, kontrata, vendime administrative dhe do ta b\u00ebjm\u00eb at\u00eb t\u00eb aksesueshme, t\u00eb analizueshme dhe t\u00eb krahasueshme n\u00eb koh\u00eb reale.<\/p>\n<p>Mbi k\u00ebt\u00eb baz\u00eb, do t\u00eb aplikojm\u00eb modele inteligjence artificiale p\u00ebr identifikimin e anomalive n\u00eb shpenzimin publik. Kur nj\u00eb kontrat\u00eb publike devijon, sistemi sinjalizon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb automatike dhe jep mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb gjitha pal\u00ebt e interesuara t\u00eb mbrojn\u00eb interesin publik. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, do t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb platforma publike me t\u00eb dh\u00ebna qeveritare t\u00eb agreguara dhe t\u00eb vizualizuara, e cila mund t\u00eb p\u00ebrdoret nga kushdo: gazetar, analist, student, qytetar i thjesht\u00eb, pse jo edhe prokuror, n\u00eb funksion t\u00eb transparenc\u00ebs, llogaridh\u00ebnies ndaj taksapaguesve dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb morale dhe ligjore. Transparenca do t\u00eb jet\u00eb themeli i qeverisjes son\u00eb t\u00eb ardhshme dhe ky departament do t\u00eb jet\u00eb krahu mb\u00ebshtet\u00ebs.<\/p>\n<p>Shum\u00eb prej jush, me t\u00eb drejt\u00eb, do t\u00eb pyesin: si do ta sigurojm\u00eb besimin e qytetar\u00ebve? Pse ata do t\u00eb besojn\u00eb q\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat tona nuk jan\u00eb t\u00eb \u201cmanipuluara\u201d si ato t\u00eb pushtetit? Si do t\u2019i b\u00ebjm\u00eb kaq shum\u00eb gj\u00ebra n\u00eb kaq pak koh\u00eb dhe me pak burime?<\/p>\n<p>N\u00eb thelb t\u00eb \u00e7do platforme ton\u00eb do t\u00eb kemi teknologjit\u00eb e reja: inteligjenc\u00ebn artificiale, teknologjin\u00eb blockchain si element kryesor t\u00eb besimit dhe automatizimit.<\/p>\n<p>Shpesh shum\u00eb prej nesh e lidhin blockchain-in vet\u00ebm me kriptomonedhat, por ai \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se aq. Ai \u00ebsht\u00eb teknologjia n\u00eb themel jo vet\u00ebm e kriptomonedhave, por edhe e kontratave inteligjente, siguris\u00eb s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave dhe shum\u00eb inovacioneve t\u00eb k\u00ebtij shekulli. \u00cbsht\u00eb teknologjia e pandryshueshm\u00ebris\u00eb dhe transparenc\u00ebs. \u00c7do transaksion, vendim apo dokument i ruajtur n\u00eb infrastruktur\u00ebn blockchain \u00ebsht\u00eb i pamanipuluesh\u00ebm, i verifikuesh\u00ebm publikisht dhe nuk kontrollohet nga asnj\u00eb autoritet qendror. Dhe ne do t\u00eb shfryt\u00ebzojm\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb k\u00ebto teknologji, qoft\u00eb p\u00ebr t\u00eb fituar besimin e qytetar\u00ebve, qoft\u00eb p\u00ebr t\u00eb ngritur n\u00eb t\u00eb ardhmen e af\u00ebrt infrastruktur\u00ebn moderne t\u00eb qeverisjes s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Mund\u00ebsit\u00eb jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, dhe projekte si digjitalizimi i diplomave akademike ose implementimi i kontratave inteligjente (smart contract) t\u00eb qeveris\u00eb do t\u00eb jen\u00eb disa nga hapat q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrmarrim kur t\u00eb jemi n\u00eb qeverisje.<\/p>\n<p>Ne besojm\u00eb fuqimisht n\u00eb fuqin\u00eb dhe mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb inteligjenca artificiale ofron, dhe besojm\u00eb se mund t\u00eb pilotohet n\u00eb tre sektor\u00eb primar\u00eb: arsimin, sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb dhe ekonomin\u00eb e SME-ve, me q\u00ebllim p\u00ebrmir\u00ebsimin e eficenc\u00ebs dhe cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb sh\u00ebrbimeve ndaj qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>N\u00cb ARSIM:<\/strong><br \/>\nPo studiojm\u00eb adaptimin e modelit koreano-jugor t\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnies individuale me inteligjenc\u00eb artificiale, personalizim i trajektores m\u00ebsimore p\u00ebr \u00e7do nx\u00ebn\u00ebs, duke reduktuar pabarazin\u00eb arsimore t\u00eb lidhur me gjeografin\u00eb dhe statusin socio-ekonomik. Nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb n\u00eb Kuk\u00ebs dhe nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb duhet t\u00eb ken\u00eb akses n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin nivel cil\u00ebsor m\u00ebsimi. AI e mund\u00ebson k\u00ebt\u00eb, n\u00ebse ka vullnet politik.<\/p>\n<p><strong>N\u00cb SH\u00cbNDET\u00cbSI:<\/strong><br \/>\nPo analizojm\u00eb p\u00ebrdorimin e inteligjenc\u00ebs artificiale n\u00eb diagnostikimin e hersh\u00ebm t\u00eb s\u00ebmundjeve t\u00eb ndryshme. Studimet kan\u00eb treguar reduktim deri n\u00eb 40% t\u00eb kostove spitalore n\u00eb vende pilot. Digjitalizimin e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb pacient\u00ebve n\u00eb nivel komb\u00ebtar duke p\u00ebrdorur teknologjin\u00eb blockchain p\u00ebr t\u00eb ofruar siguri t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave, akses t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm n\u00eb emergjenca dhe eliminim t\u00eb abuzimeve n\u00eb sistemin e sh\u00ebndetit publik.<\/p>\n<p><strong>N\u00cb EKONOMI:<\/strong><br \/>\nP\u00ebrdorimin e modeleve ekonomike inteligjente p\u00ebr SME-t\u00eb shqiptare, bizneset e vogla dhe t\u00eb mesme q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb 80% t\u00eb ekonomis\u00eb vendase, por kan\u00eb akses minimal n\u00eb instrumentet moderne t\u00eb planifikimit dhe analiz\u00ebs. K\u00ebto nuk jan\u00eb utopi, jan\u00eb pilot\u00eb t\u00eb dokumentuar shkenc\u00ebrisht.<\/p>\n<p><strong>DEMOKRACIA P\u00cbRFAQ\u00cbSUESE\u00a0<\/strong>po kalon kriz\u00ebn e saj m\u00eb t\u00eb thell\u00eb strukturore n\u00eb dekada. Zgjedhjet \u00e7do kat\u00ebr vite nuk mjaftojn\u00eb m\u00eb si mekaniz\u00ebm llogaridh\u00ebnieje n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb ku informacioni qarkullon n\u00eb sekonda dhe ku qytetari pret reagim, jo vet\u00ebm p\u00ebrfaq\u00ebsim.<\/p>\n<p>N\u00eb funksion t\u00eb k\u00ebtyre ndryshimeve tektonike, ne mendojm\u00eb zhvillimin e platformave p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb vendimmarrje, duke k\u00ebrkuar mendimin e tyre n\u00eb lidhje me problematika dhe \u00e7\u00ebshtje q\u00eb i prekin drejtp\u00ebrdrejt. Kjo qasje mb\u00ebshtetet edhe n\u00eb teorin\u00eb e \u201czgjuarsis\u00eb s\u00eb mas\u00ebs\u201d, e cila thot\u00eb se mesatarja e vendimit t\u00eb mas\u00ebs \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb m\u00eb e mir\u00eb se \u00e7do vendimmarrje individuale. K\u00ebto platforma do t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si instrumente t\u00eb demokracis\u00eb deliberative, nj\u00eb koncept i teoricien\u00ebve Habermas dhe Fishkin, i zbatuar tashm\u00eb me sukses nga Tajvani p\u00ebrmes platform\u00ebs vTaiwan, ku ministrja Audrey Tang ka transformuar m\u00ebnyr\u00ebn sesi qytetar\u00ebt dialogojn\u00eb me pushtetin.<\/p>\n<p>Ne e sjellim k\u00ebt\u00eb model n\u00eb kontekstin shqiptar: votim digjital mbi vendime partiake, raportim i problemeve lokale, dialog i hapur midis qytetarit dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb tij. Por t\u00eb gjitha k\u00ebto nuk do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb mundura pa njer\u00ebz, individ\u00eb q\u00eb i kuptojn\u00eb, ekspert\u00eb q\u00eb i operojn\u00eb dhe i sfidojn\u00eb. Prandaj, nj\u00eb nga shtyllat tona do t\u00eb jet\u00eb edhe rritja e kapaciteteve, brenda partis\u00eb por edhe te qytetar\u00ebt. Do t\u00eb zhvillojm\u00eb trajnime p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb teknologjit\u00eb moderne, duke i p\u00ebrgatitur ata q\u00eb s\u00eb bashku t\u00eb ngrem\u00eb qeverisjen digjitale q\u00eb Shqip\u00ebria meriton.<\/p>\n<p>Gjithashtu, n\u00eb bashk\u00ebpunim me institucione edukimi, qendra inovacioni, think tanks dhe jo vet\u00ebm, brenda dhe jasht\u00eb vendit, synojm\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb ekosistem t\u00eb hapur dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs, i cili p\u00ebrthith talentet vendase, diaspor\u00ebn si dhe ekspert\u00eb t\u00eb huaj me q\u00ebllim nd\u00ebrtimin e modeleve vendase p\u00ebr qeverisjen e s\u00eb ardhmes.<\/p>\n<p>Koreja e Jugut nuk u b\u00eb fuqi teknologjike bot\u00ebrore duke importuar ekspert\u00eb, u b\u00eb duke formuar breza t\u00eb t\u00ebr\u00eb inxhinier\u00ebsh, shkenc\u00ebtar\u00ebsh dhe inovator\u00ebsh vendas. Ne po fillojm\u00eb at\u00eb proces sot.<\/p>\n<p>D\u00ebshiroj ta mbyll fjal\u00ebn time sot me urimin q\u00eb i b\u00ebjm\u00eb \u00e7do f\u00ebmije t\u00eb sapolindur: \u201cpast\u00eb k\u00ebmb\u00ebn e mbar\u00eb\u201d, pasi ky departament \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bebe q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetje p\u00ebr t\u00eb hedhur hapat e par\u00eb, por do t\u00eb jet\u00eb ai q\u00eb do t\u00eb na b\u00ebj\u00eb krenar\u00eb ne dhe Shqip\u00ebrin\u00eb, duke mos lejuar pushtetin e abuzimeve, dezinformimit, fasad\u00ebs, kaosit dhe shkat\u00ebrrimit, q\u00eb t\u00eb na l\u00ebr\u00eb p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb fundit n\u00eb Evrop\u00eb dhe n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p>Ne kemi \u00e7far\u00eb nevojitet: kemi mendje t\u00eb shk\u00eblqyera, kemi t\u00eb rinj q\u00eb konkurrojn\u00eb me sukses n\u00eb \u00e7do cep t\u00eb bot\u00ebs, kemi diaspor\u00eb me ekspertiz\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe kemi qytetar\u00eb t\u00eb lodhur nga retorika boshe dhe t\u00eb etur p\u00ebr substanc\u00eb.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria meriton qeverisje moderne, t\u00eb ndershme dhe t\u00eb zgjuar.<\/p>\n<p>Faleminderit t\u00eb gjith\u00ebve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi dhe gjith\u00eb mb\u00ebshtetjen q\u00eb m\u00eb keni shprehur k\u00ebto dit\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Partia Demokratike ka prezantuar Departamentin e Inovacionit dhe Inteligjenc\u00ebs Artificiale, si pjes\u00eb e strategjis\u00eb s\u00eb saj p\u00ebr modernizimin e veprimtaris\u00eb opozitare dhe forcimin e transparenc\u00ebs institucionale. Ky departament synon t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb teknologjit\u00eb m\u00eb t\u00eb fundit digjitale p\u00ebr t\u00eb monitoruar aktivitetin qeveritar, p\u00ebr t\u00eb luftuar dezinformimin dhe p\u00ebr t\u00eb rritur llogaridh\u00ebnien publike. Drejtuesja e k\u00ebtij departamenti, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":143397,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-143396","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/143396","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=143396"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/143396\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":143408,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/143396\/revisions\/143408"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/143397"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=143396"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=143396"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=143396"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}