{"id":143479,"date":"2026-05-21T16:14:28","date_gmt":"2026-05-21T16:14:28","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=143479"},"modified":"2026-05-21T16:14:28","modified_gmt":"2026-05-21T16:14:28","slug":"pro-financimit-te-porta-e-alpeve-jo-programit-mafioz-paketa-e-maleve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/05\/21\/pro-financimit-te-porta-e-alpeve-jo-programit-mafioz-paketa-e-maleve\/","title":{"rendered":"Pro financimit t\u00eb Porta e Alpeve, jo programit mafioz \u201cPaketa e Maleve\u201d!"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Nga Bujar Leskaj<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Mb\u00ebshtes \u00e7do kredi t\u00eb institucioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb ndihmon zhvillimin e zonave tona malore, sidomos t\u00eb Alpeve t\u00eb vendit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, edhe kredin\u00eb e but\u00eb prej 50 milion\u00eb euro t\u00eb Bank\u00ebs Evropiane t\u00eb Investimeve(BEI), p\u00ebr programin e zhvillimit t\u00eb \u201cPorta e Alpeve\u201d, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht shfaq shqet\u00ebsimin m\u00eb t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr programin mafioz \u201cPaketa e Maleve, i prezantuar gjoja si nj\u00eb instrument p\u00ebr zhvillimin ekonomik t\u00eb zonave malore, por q\u00eb do t\u00eb prodhoj\u00eb pasoja serioze n\u00eb tregun e pron\u00ebs dhe n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet sociale t\u00eb vendit, n\u00ebse zbatohet.<\/p>\n<p><strong><em>I. Jo programit mafioz \u201cPaketa e Maleve\u201d!<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Ligji i miratuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb program duhet abroguar sa m\u00eb par\u00eb. Shqip\u00ebria mbart prej dekadash nd\u00ebr problemet m\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlikuara t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb n\u00eb rajon, t\u00eb tilla si (i) mbivendosje e titujve t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb, (ii) legalizime t\u00eb pjesshme, (iii) kthim dhe kompensim prone thell\u00ebsisht i pap\u00ebrfunduar, (iv) konflikte trash\u00ebgimie dhe (v) munges\u00eb regjistrash t\u00eb plot\u00eb kadastral\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, \u00e7do skem\u00eb q\u00eb hap mund\u00ebsi p\u00ebr p\u00ebrdorim, transferim apo dh\u00ebnie n\u00eb zhvillim t\u00eb tokave krijon rrezik t\u00eb lart\u00eb konfliktesh, n\u00ebse statusi juridik nuk \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb. Dhe pronat n\u00eb zonat malore jan\u00eb ato me paqart\u00ebsi ekstreme t\u00eb gjendjes juridike.<\/p>\n<p>N\u00ebse programi Paketa e Maleve do t\u00eb zbatohet, sip\u00ebrfaqe t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb zona malore do t\u00eb kalojn\u00eb de facto n\u00ebn kontrollin e investitor\u00ebve ose subjekteve me kapital m\u00eb t\u00eb fort\u00eb, favorit\u00eb t\u00eb sektit Rama n\u00eb pushtet, nd\u00ebrsa komunitetet lokale do t\u00eb humbasin kontrollin ekonomik mbi territorin. Kjo do t\u00eb sjell\u00eb (i) dob\u00ebsim t\u00eb pronar\u00ebve t\u00eb vegj\u00ebl, (ii) ulje t\u00eb fuqis\u00eb negociuese t\u00eb banor\u00ebve lokal\u00eb dhe (iii) p\u00ebrqendrim t\u00eb aseteve strategjike t\u00eb vendit n\u00eb pak duar.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb vend si i yni, ku \u00e7\u00ebshtja e pron\u00ebs mbetet prej m\u00eb shum\u00eb se tri dekadash nj\u00eb nga plag\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha strukturore t\u00eb tranzicionit, \u00e7do nd\u00ebrhyrje mbi tok\u00ebn k\u00ebrkon kujdes maksimal juridik dhe institucional. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, Paketa e Maleve futet si buldozer n\u00eb raportet e brishta t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb n\u00eb zonat malore, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb pronar\u00eb \u201cinvestues\u201d t\u00eb dyshimt\u00eb, favorit\u00eb t\u00eb sektit n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>Paketa do t\u00eb aktivizoj\u00eb toka me status t\u00eb paqart\u00eb pron\u00ebsie ose me pretendime t\u00eb shumta. Kjo do t\u00eb sjell\u00eb p\u00ebrplasje mes pronar\u00ebve historik\u00eb dhe p\u00ebrdoruesve aktual\u00eb, konflikte t\u00eb thella mes familjeve dhe trash\u00ebgimtar\u00ebve dhe procese t\u00eb gjata administrative dhe gjyq\u00ebsore. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb zgjidh\u00eb problemin, Paketa e Maleve do ta shkat\u00ebrroj\u00eb hart\u00ebn e pron\u00ebsis\u00eb n\u00eb male.<\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paradoksale, ajo do t\u00eb paralizoj\u00eb edhe ato pak investime private q\u00eb po realizohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb spontane sot n\u00eb malet tona. Kjo, pasi siguria juridike e pron\u00ebs \u00ebsht\u00eb baz\u00eb p\u00ebr investime private, p\u00ebr kreditim bankar dhe zhvillim t\u00eb tregut t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme n\u00eb zonat malore.<\/p>\n<p>Programi do t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb pronat n\u00eb procese zhvillimore pa qart\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb juridike, duke minuar besimin e qytetar\u00ebve dhe t\u00eb investitor\u00ebve serioz\u00eb tek sistemi. Paketa do t\u00eb sjell\u00eb rritje t\u00eb mosmarr\u00ebveshjeve, frenim t\u00eb \u00a0investimeve afatgjata dhe shtim t\u00eb kostove ligjore dhe administrative.<\/p>\n<p>N\u00ebse tokat p\u00ebrfshihen n\u00eb projekte pa zgjidhje paraprake t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb, Paketa e Maleve do t\u00eb shum\u00ebfishoj\u00eb konfliktet mes familjeve dhe trash\u00ebgimtar\u00ebve, mes komuniteteve dhe investitor\u00ebve, si dhe mes pronar\u00ebve dhe institucioneve shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Kjo mund do ta r\u00ebndoj\u00eb akoma m\u00eb tej sistemin gjyq\u00ebsor dhe do t\u00eb zgjas\u00eb pasigurin\u00eb ligjore p\u00ebr vite. Nj\u00eb ekonomi funksionale mb\u00ebshtetet te siguria juridike e pron\u00ebs private. N\u00ebse qytetar\u00ebt perceptojn\u00eb se pronat mund t\u00eb vihen n\u00eb dispozicion t\u00eb projekteve pa garanci t\u00eb plota, kjo d\u00ebmton besimin te shteti dhe tregu.<\/p>\n<p>N\u00eb zonat malore toka nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm aset ekonomik, por edhe identitet familjar, trash\u00ebgimi dhe burim jetese. Paketa do t\u00eb krijoj\u00eb presione t\u00eb forta, me banor\u00ebt q\u00eb do t\u00eb ndihen t\u00eb p\u00ebrjashtuar nga vendimmarrja, ose t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar nga humbja e aksesit mbi kullota, pyje apo toka me p\u00ebrdorim tradicional.<\/p>\n<p>Tek ne mungojn\u00eb disa garanci themelore, si nj\u00eb inventar publik dhe transparent i tokave t\u00eb p\u00ebrfshira, nj\u00eb verifikim i plot\u00eb i statusit juridik. Me k\u00ebt\u00eb Paket\u00eb, Rama nuk synon as t\u00eb realizoj\u00eb konsultim me komunitetet lokale, as edhe procedura konkurruese dhe publike p\u00ebr oligark\u00ebt e vet, q\u00eb zaptuan bregdetin dhe fushat, dhe tani po u drejtohen maleve!<\/p>\n<p>\u00c7do nd\u00ebrhyrje q\u00eb prek tokat private, kullotat, pyjet dhe pronat familjare t\u00eb trash\u00ebguara, ka rrezik t\u00eb lart\u00eb t\u00eb aktivizoj\u00eb konflikte t\u00eb fjetura prej vitesh ose dekadash. P\u00ebrplasjet mes komuniteteve dhe investitor\u00ebve t\u00eb miratuar nga Paketa, me projekte q\u00eb avancojn\u00eb pa konsultim real me komunitetet lokale, do t\u00eb sjellin nj\u00eb tension social t\u00eb skajsh\u00ebm.<\/p>\n<p>E gjitha kjo do t\u00eb gjeneroj\u00eb mosbesim ndaj institucioneve, protesta lokale, kund\u00ebrshtim t\u00eb projekteve dhe bllokim investimesh. N\u00eb vend t\u00eb zhvillimit ekonomik, programi \u201cPaketa e Maleve\u201d do t\u00eb prodhoj\u00eb polarizim ekstrem social dhe v\u00ebllavrasje!<\/p>\n<p>Paketa e Maleve \u00ebsht\u00eb dhe do t\u00eb kthehet realisht, n\u00ebse zbatohet, n\u00eb nj\u00eb \u00e7erdhe t\u00eb klientelizmit ekstrem, abuzimit, korrupsionit dhe n\u00eb fole grer\u00ebzash konfliktesh t\u00eb p\u00ebrhershme p\u00ebr pronen.<\/p>\n<p><strong><em>II. \u201cPaketa e Maleve\u201d dhe Ligji 2020, v\u00ebllez\u00ebr siamez\u00eb t\u00eb korrupsionit dhe abuzimit<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Ligji i vitit 2020 \u201cP\u00ebr p\u00ebrfundimin e proceseve kalimtare t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d u paraqit nga sekti Rama n\u00eb pushtet si nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb mbyllur p\u00ebrfundimisht kaosin shum\u00ebvje\u00e7ar t\u00eb pronave. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ai masakroi edhe m\u00eb eg\u00ebrsisht t\u00eb drejtat e shenjta t\u00eb pronave tek ne, s\u00eb bashku me Ligjin p\u00ebr Investitorin Strategjik dhe \u00ebsht\u00eb v\u00ebllai siamez, prekursori abuzues dhe korruptiv i ligjit tjet\u00ebr mafioz t\u00eb Paket\u00ebs s\u00eb Maleve.<\/p>\n<p>Sot, shumica e ish-pronar\u00ebve, fermer\u00ebve, investitor\u00ebve dhe qytetar\u00ebve vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrballen me pasiguri juridike, konflikte pron\u00ebsie dhe procese burokratike t\u00eb tejzgjatura, p\u00ebr shkak t\u00eb zbatimit t\u00eb k\u00ebtij ligji.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga problemet m\u00eb serioze mbetet ekzistenca e shum\u00eb titujve mbi t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn pron\u00eb. N\u00eb gati t\u00eb gjitha zonat e vendit, sidomos n\u00eb bregdet, ekzistojn\u00eb paralelisht \u00e7ertifikata pron\u00ebsie t\u00eb periudhave t\u00eb ndryshme, vendime t\u00eb komisioneve t\u00eb kthimit t\u00eb pronave, legalizime, privatizime dhe vendime gjyq\u00ebsore kontradiktore.<\/p>\n<p>Kjo ka krijuar konflikte t\u00eb pafundme gjyq\u00ebsore, pasiguri p\u00ebr investitor\u00ebt, bllokim t\u00eb transaksioneve t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme. N\u00eb zonat turistike dhe bregdetare, gjendja \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb abuzimeve q\u00eb Rama ka b\u00ebr\u00eb me ligjin p\u00ebr Invesitorin Strategjik, duke shpron\u00ebsuar me dhun\u00eb fshatar\u00ebt e Bregdetit t\u00eb Jugut.<\/p>\n<p>Zbatimi i Ligjit 2020\u201cP\u00ebr p\u00ebrfundimin e proceseve kalimtare t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d ka sjell\u00eb vonesa t\u00eb gjata n\u00eb regjistrim, procedura t\u00eb nd\u00ebrlikuara, munges\u00eb transparence, problematika n\u00eb verifikimin e dokumenteve dhe ankesa t\u00eb shumta p\u00ebr korrupsion.<\/p>\n<p>Me dhjetra mij\u00ebra qytetar\u00eb dhe ish-pronar\u00eb presin me muaj ose vite p\u00ebr hipotekimin e pron\u00ebs. N\u00eb shum\u00eb raste, pronat e ish-pronar\u00ebve jan\u00eb z\u00ebn\u00eb nga nd\u00ebrtime pa leje, legalizimet kan\u00eb krijuar konflikte t\u00eb reja dhe kompensimi financiar ka qen\u00eb tejet i pamjaftuesh\u00ebm, ose n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve inekzistent.<\/p>\n<p>Ish-pronar\u00ebt ankohen me t\u00eb drejt\u00eb se toka e tyre \u00ebsht\u00eb zhvler\u00ebsuar, proceset jan\u00eb zvarritur p\u00ebr dekada dhe qeveria ka favorizuar legalizimet \u00a0mbi t\u00eb drejt\u00ebn e pron\u00ebs.<\/p>\n<p>Ligji 2020 ka sjell\u00eb sidomos n\u00eb Jug dhe n\u00eb zonat turistike pretendime t\u00eb shum\u00ebfishta pron\u00ebsie, falsifikime dokumentesh, regjistrime t\u00eb dyshimta dhe p\u00ebrplasje mes banor\u00ebve dhe investitor\u00ebve gjoja strategjik\u00eb, oligark\u00eb t\u00eb Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb qindra e mij\u00ebra raste, konfliktet kan\u00eb p\u00ebrfunduar edhe n\u00eb Gjykat\u00ebn Evropiane t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut n\u00eb Strasburg, me kosto t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr Buxhetin e Shtetit.<\/p>\n<p><strong><em>III. Jo shitjes s\u00eb tok\u00ebs bujq\u00ebsore t\u00eb huajve!<\/em><\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur shumica e vendeve An\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb vendosin kufizime p\u00ebr blerjen e tok\u00ebs nga t\u00eb huajt, aplikojn\u00eb filtra mbrojt\u00ebs p\u00ebr tok\u00ebn bujq\u00ebsore dhe mbrojn\u00eb fermerin vendas dhe sigurin\u00eb ushqimore, sekti Rama p\u00ebrgatitet t\u2019u jap\u00eb 100 mij\u00eb ha tok\u00eb bujq\u00ebsore t\u00eb huajve, pasi Shqip\u00ebria t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohet n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Ky projektligj po diskutohet, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur toka bujq\u00ebsore po braktiset masivisht, emigracioni rural \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i lart\u00eb, prodhimi bujq\u00ebsor dhe blegtoral vendas p\u00ebrballet me konkurrenc\u00eb t\u00eb<\/p>\n<p>Toka bujq\u00ebsore nuk \u00ebsht\u00eb thjesht mall tregu, por pasuri strategjike komb\u00ebtare, element sigurie ushqimore dhe aset me r\u00ebnd\u00ebsi gjeopolitike. Ekziston i plot\u00eb rreziku q\u00eb kompani t\u00eb huaja investuese, \u00a0korporata agroindustriale favorite t\u00eb Ram\u00ebs dhe spekulant\u00eb t\u00eb tregut imobiliar t\u00eb blejn\u00eb sip\u00ebrfaqe shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha toke, duke ndryshuar struktur\u00ebn tradicionale t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.Liberalizimi pa filtra i shitjes s\u00eb tok\u00ebs bujq\u00ebsore do t\u00eb krijoj\u00eb \u201clatifonde moderne\u201d n\u00eb duart e oligark\u00ebve t\u00eb Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Eksiston po ashtu i plot\u00eb edhe rreziku q\u00eb toka t\u00eb mos blihet p\u00ebr prodhim bujq\u00ebsor, por p\u00ebr spekulim financiar, rritje t\u00eb \u00e7mimeve dhe p\u00ebr projekte turistike apo nd\u00ebrtimore t\u00eb maskuara.<\/p>\n<p>N\u00eb zonat bregdetare dhe pran\u00eb qyteteve t\u00eb m\u00ebdha, toka bujq\u00ebsore ka vler\u00eb shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb zhvillimi urban, potencial turistik dhe interes p\u00ebr resorte dhe vila. Me dhjetra mij\u00ebra ha sot tok\u00eb bujq\u00ebsore mund t\u00eb denatyralizohen n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, duke dal\u00eb gradualisht nga funksioni bujq\u00ebsor. Prej k\u00ebtej, prodhimi vendas t\u00eb reduktohet edhe m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>N\u059d\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb, fermeri shqiptar do t\u00eb dob\u00ebsohet dhe izolohet akoma dhe m\u00eb shum\u00eb. Q\u00eb tani ai ka kapital t\u00eb kufizuar, akses t\u00eb dob\u00ebt n\u00eb kredi, subvencione m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se fermer\u00ebt europian\u00eb apo edhe ata t\u00eb fqinj\u00ebve n\u00eb rajon, si dhe teknologji t\u00eb kufizuar.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte, shum\u00eb fermer\u00eb rrezikojn\u00eb t\u00eb shesin tok\u00ebn p\u00ebr nevoja ekonomike afatshkurtra, t\u00eb humbin burimin kryesor t\u00eb jetes\u00ebs dhe t\u00eb largohen p\u00ebrfundimisht nga bujq\u00ebsia, duke p\u00ebrshpejtuar zbrazjen e plot\u00eb t\u00eb fshatit shqiptar.<\/p>\n<p>N\u00eb kushtet ku Shqip\u00ebria nuk ka zgjidhur fare konfliktet e pron\u00ebsis\u00eb, mbivendosjet e titujve, regjistrimin e plot\u00eb kadastral dhe \u00e7\u00ebshtjet e trash\u00ebgimis\u00eb, liberalizimi i shitjes s\u00eb tok\u00ebs p\u00ebr t\u00eb huajt do t\u00eb shtoj\u00eb konfliktet juridike, do t\u00eb rris\u00eb abuzimet dhe do t\u00eb favorizoj\u00eb korrupsionin dhe falsifikimet.<\/p>\n<p>Humbja e kontrollit mbi tok\u00ebn bujq\u00ebsore, ulja e prodhimit vendas dhe orientimi i \u201clatifondist\u00ebve modern\u00eb\u201d drejt kulturave eksportuese do t\u00eb dob\u00ebsojn\u00eb sigurin\u00eb ushqimore komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb krizash globale, luft\u00ebrash dhe ndryshimesh klimatike, toka bujq\u00ebsore po konsiderohet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb aset strategjik. N\u00eb kushtet kur tek ne mungojn\u00eb kufijt\u00eb ligjor\u00eb, krijimi i monopoleve t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb tok\u00ebs do t\u00eb sjelle q\u00eb pak kompani me ndikim tek Rama t\u00eb kontrollojn\u00eb sip\u00ebrfaqe shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, nd\u00ebrsa fermer\u00ebt e vegj\u00ebl do t\u00eb dalin p\u00ebrfundimisht nga tregu dhe konkurrenca do t\u00eb deformohet akoma dhe m\u00eb keq.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb krijoj\u00eb pabarazi akoma dhe m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha sociale n\u00eb zonat rurale, var\u00ebsi ekonomike t\u00eb komuniteteve lokale dhe tensione sociale afatgjata.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar Leskaj Mb\u00ebshtes \u00e7do kredi t\u00eb institucioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb ndihmon zhvillimin e zonave tona malore, sidomos t\u00eb Alpeve t\u00eb vendit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, edhe kredin\u00eb e but\u00eb prej 50 milion\u00eb euro t\u00eb Bank\u00ebs Evropiane t\u00eb Investimeve(BEI), p\u00ebr programin e zhvillimit t\u00eb \u201cPorta e Alpeve\u201d, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht shfaq shqet\u00ebsimin m\u00eb t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr programin mafioz &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":41295,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-143479","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/143479","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=143479"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/143479\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":143480,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/143479\/revisions\/143480"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/41295"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=143479"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=143479"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=143479"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}