{"id":143490,"date":"2026-05-21T16:59:45","date_gmt":"2026-05-21T16:59:45","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=143490"},"modified":"2026-05-21T16:59:45","modified_gmt":"2026-05-21T16:59:45","slug":"balliu-porta-e-alpeve-porta-e-re-e-vjedhjes-veriu-u-braktis-per-14-vite-tani-perdoret-per-propagande","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/05\/21\/balliu-porta-e-alpeve-porta-e-re-e-vjedhjes-veriu-u-braktis-per-14-vite-tani-perdoret-per-propagande\/","title":{"rendered":"Balliu: \u201cPorta e Alpeve\u201d, porta e re e vjedhjes! Veriu u braktis p\u00ebr 14 vite, tani p\u00ebrdoret p\u00ebr propagand\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb foltoren e Kuvendit, deputeti i PD, Klevis Balliu, akuzoi qeverin\u00eb p\u00ebr munges\u00eb transparence lidhur me projektin \u201cPorta e Alpeve\u201d dhe k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb hua prej 100 milion\u00eb eurosh, nd\u00ebrsa ngriti gjithashtu shqet\u00ebsime p\u00ebr trajtimin e student\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb Maqedonia e Veriut.<\/p>\n<p>Balliu deklaroi se qeveria, sipas tij, ka \u201cshpopulluar veriun\u201d p\u00ebr 14 vite me radh\u00eb dhe tashm\u00eb po p\u00ebrdor propagand\u00ebn p\u00ebr t\u00eb justifikuar marrjen e nj\u00eb tjet\u00ebr borxhi publik. Ai kritikoi munges\u00ebn e informacionit konkret mbi investimet q\u00eb do t\u00eb realizohen n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb projektit, duke theksuar se nuk jan\u00eb b\u00ebr\u00eb publike projektet, kostot apo destinacioni i fondeve.<\/p>\n<p>Sipas deputetit demokrat, qeveria po k\u00ebrkon fillimisht marrjen e borxhit dhe vet\u00ebm m\u00eb pas vendosjen e m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb shpenzimit t\u00eb parave, gj\u00eb q\u00eb ai e cil\u00ebsoi si \u201crecet\u00eb klasike t\u00eb abuzimit me fondet publike\u201d. Balliu tha se fondet rrezikojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr interesa personale dhe jo p\u00ebr zhvillimin e veriut t\u00eb vendit.<\/p>\n<p><strong>Balliu: <\/strong>P\u00ebrsh\u00ebndetje t\u00eb nderuar qytetar\u00eb. Qeveria q\u00eb p\u00ebr 14 vite me radh\u00eb ka shpopulluar veriun, sot vjen me propagand\u00ebn e radh\u00ebs duke k\u00ebrkuar edhe 100 milion\u00eb euro hua p\u00ebr at\u00eb q\u00eb k\u00ebta e quajn\u00eb si &#8220;Porta e Alpeve&#8221;. Por Alpet i gjejn\u00eb n\u00eb Lezh\u00eb, e nuk i gjejn\u00eb n\u00eb Tropoj\u00eb, e nuk i gjejn\u00eb atje ku jan\u00eb, por i gjejn\u00eb atje ku duan. N\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb, mund t\u00eb duket se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb projekt pozitiv. Problemi q\u00ebndron tek fakti se qeveria refuzon t\u00eb b\u00ebj\u00eb edhe transparenc\u00ebn m\u00eb elementare mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si do t\u00eb p\u00ebrdoren k\u00ebto para. Kur k\u00ebrkojm\u00eb t\u00eb dim\u00eb se cilat jan\u00eb projektet konkrete, sa kushton secili investim dhe ku do t\u00eb shkojn\u00eb fondet, qeveria nuk jep asnj\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Dhe e pam\u00eb sot k\u00ebtu me ministrin q\u00eb, pavar\u00ebsisht pyetjeve t\u00eb shumta t\u00eb koleg\u00ebve, nuk thonte asnj\u00eb p\u00ebrgjigje. Pra, qeveria thot\u00eb, t\u00eb marrim fillimisht borxhin dhe m\u00eb pas t\u00eb vendosim se ku do t&#8217;i shpenzojm\u00eb parat\u00eb. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb qeverisje. Kjo \u00ebsht\u00eb receta klasike e abuzimit me fondet publike, sepse k\u00ebta nuk kan\u00eb projekte p\u00ebr Shkodr\u00ebn apo veriun n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, k\u00ebta kan\u00eb projekte vet\u00ebm p\u00ebr xhepat e tyre. T&#8217;i besosh k\u00ebsaj qeverie qindra miliona euro pa asnj\u00eb plan t\u00eb qart\u00eb, pa asnj\u00eb projekt, \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsoj si t&#8217;i hap\u00ebsh der\u00ebn hajdutit dhe t\u00eb pres\u00ebsh q\u00eb ai mos t\u00eb vjedh\u00eb. Propaganda e p\u00ebshtir\u00eb se kjo qeveri paska hallin e veriut \u00ebsht\u00eb absurde. K\u00ebta e kan\u00eb braktisur veriun, e kan\u00eb varf\u00ebruar dhe e kan\u00eb detyruar t\u00eb largohet masivisht. Pas 14 vitesh n\u00eb pushtet, \u00e7far\u00eb kan\u00eb sjell\u00eb n\u00eb veri?<\/p>\n<p>Asgj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 varf\u00ebris\u00eb, dhimbjes dhe emigrimit. Porta e Alpeve rrezikon t\u00eb jet\u00eb thjesht porta e re e vjedhjes. Sa her\u00eb kjo qeveri flet p\u00ebr projekte strategjike, qytetar\u00ebt kan\u00eb \u00e7do arsye t\u00eb alarmohen, sepse historia ka treguar se pas propagand\u00ebs fshihet skema e radh\u00ebs e abuzimit. Dhe fatkeq\u00ebsisht, kjo gj\u00eb ka ndodhur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur. Mjafton t\u00eb kujtojm\u00eb fars\u00ebn e 100 fshatrave, ku p\u00ebr propagand\u00eb u k\u00ebrkuan qindra miliona euro investime dhe sot nuk ka mbetur asgj\u00eb. Dhe fatkeq\u00ebsisht do t\u00eb ndodh\u00eb ajo q\u00eb ka ndodhur gjithmon\u00eb. Parat\u00eb do t\u00eb zhduken, nd\u00ebrsa qytetar\u00ebt do t\u00eb mbeten me borxhet p\u00ebr t&#8217;i shlyer, me taksat e tyre q\u00eb do t&#8217;i rrisin n\u00eb vijim p\u00ebrs\u00ebri e nj\u00ebjta qeveri. Nj\u00ebsoj do t\u00eb zhduken fondet q\u00eb po i merren Bank\u00ebs Evropiane p\u00ebr Investime, si\u00e7 u zhduk\u00ebn fondet e IPARD-it, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb na flasin se jan\u00eb fonde t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p>Kjo qeveri nuk ka pyetur se nga vijn\u00eb fondet. Kjo qeveri ka dashur t&#8217;i vjedh\u00eb fondet. Se vijn\u00eb nga Evropa, se vijn\u00eb nga Amerika, se vijn\u00eb nga kudo, se vijn\u00eb nga taksat e xhepat e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, me nj\u00eb projekt apo nj\u00eb tjet\u00ebr, k\u00ebta kan\u00eb talentin e jasht\u00ebzakonsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb shpikur skema vjedhje t\u00eb pafundme. Por nuk gjejn\u00eb asnj\u00eb minut\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t&#8217;u marr\u00eb me hallet e qytetar\u00ebve. S\u00eb dyti, m\u00eb duhet t\u00eb ndalem sot n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb nuk ka lidhje me k\u00ebt\u00eb diskutim.<\/p>\n<p>Pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, student\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut protestuan n\u00eb mbrojtje t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe dhe identitetit komb\u00ebtar, pasi qeveria atje ka nd\u00ebrmarr\u00eb hapa q\u00eb c\u00ebnojn\u00eb nj\u00eb realitet t\u00eb sanksionuar qart\u00eb nga marr\u00ebveshja e Ohrit, se gjuha e folur nga mbi 20% e popullsis\u00eb \u00ebsht\u00eb gjuh\u00eb zyrtare. T\u00eb rinj dhe t\u00eb reja shqiptare, t\u00eb prekur n\u00eb dinjitetin e tyre komb\u00ebtar, dol\u00ebn n\u00eb protest\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur t\u00eb drejt\u00ebn elementare t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe. Student\u00eb nga Kosova dhe Shqip\u00ebria ju bashkuan v\u00ebllez\u00ebrve dhe motrave t\u00eb tyre n\u00eb Shkup, por ajo q\u00eb ndodhi m\u00eb pas ishte e papranueshme p\u00ebr \u00e7do standard demokratik. Policia ushtroi presion, ndaloi t\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb \u00e7njer\u00ebzore, i keqtrajtoi dhe i k\u00ebrc\u00ebnoi.<\/p>\n<p>Disa prej tyre u mbajt\u00ebn me or\u00eb t\u00eb t\u00ebra pa uj\u00eb, pa ushqim dhe pa u lejuar as t\u00eb kryenin nevojat personale. M\u00eb e turpshmja n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb histori \u00ebsht\u00eb heshtja e qeveris\u00eb shqiptare. Ministria e Jashtme nuk pati asnj\u00eb reagim zyrtar n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb student\u00ebve shqiptar\u00eb dhe asnj\u00eb q\u00ebndrim kund\u00ebr akteve t\u00eb dhunshme dhe represive t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Maqedonis\u00eb. I vetmi reagim dinjitoz erdhi nga mb\u00ebshtetja e ambasadorit shqiptar n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut. At\u00eb q\u00eb kan\u00eb em\u00ebruar vet\u00eb, dhe ka b\u00ebr\u00eb shum\u00eb mir\u00eb, ka kryer detyr\u00ebn.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ndodhi? Papritmas n\u00eb portalet e qeveris\u00eb del lajmi se ambasadori duhet shkarkuar. P\u00ebr \u00e7far\u00eb arsye? Qartazi nuk i ka p\u00eblqyer mb\u00ebshtetja. Pse e ngrejm\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00ebpyetje? Sepse nuk ka asnj\u00eb reagim zyrtar tjet\u00ebr nga Tirana, p\u00ebrve\u00e7se ambasadori duhet shkarkuar. Kjo qeveri me heshtjen dhe n\u00ebnshtrimin e saj, e d\u00ebshmon se nuk \u00ebsht\u00eb shk\u00ebputur kurr\u00eb nga mentaliteti i vjet\u00ebr jugosllav q\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebson dhe nga trash\u00ebgimia politike e origjin\u00ebs s\u00eb saj.<\/p>\n<p>Dhe pse t\u00eb habitemi n\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs? N\u00eb koh\u00ebn kur shqiptar\u00ebt luftojn\u00eb p\u00ebr dinjitetin dhe identitetin komb\u00ebtar, t\u00eb drejtat e tyre komb\u00ebtare, Edi Rama zgjedh t\u00eb b\u00ebj\u00eb propagand\u00eb dhe t&#8217;i b\u00ebj\u00eb avokatin\u00eb Vu\u00e7i\u00e7it. Sikur t\u00eb kishte mbrojtur shqiptar\u00ebt me t\u00eb nj\u00ebjtin zell me t\u00eb cilin ka mbrojtur Vu\u00e7i\u00e7in n\u00eb kancelarit\u00eb evropiane lidhur me luft\u00ebn n\u00eb Ukrain\u00eb, ndoshta sot student\u00ebt shqiptar\u00eb nuk do t&#8217;i kishin k\u00ebto probleme. Kjo qeveri nuk punon as p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri, as p\u00ebr shqiptar\u00ebt kudo q\u00eb ata jan\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qeveri q\u00eb punon vet\u00ebm p\u00ebr interesat e saj, n\u00eb kurriz t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto arsye, rasti m\u00eb minimal do t\u00eb ishte dor\u00ebheqja e Ministrit t\u00eb Jasht\u00ebm, dhe patjet\u00ebr, dor\u00ebheqja e Kryeministrit. Nj\u00eb qeveri e cila refuzon t&#8217;i shkoj\u00eb n\u00eb krah dhe n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb rinjve dhe t\u00eb rejave, t\u00eb cilat u bashkuan nga t\u00eb gjitha trevat e shqiptaris\u00eb. Por k\u00ebtu ka pllakosur heshtja.<\/p>\n<p>Ngrej nj\u00eb pyetje: Po sikur t\u00eb ishte c\u00ebnuar Lubi Balluku, a do kishin heshtur k\u00ebta? Absolutisht jo. Po t\u00eb c\u00ebnohet Lubi Balluku, i gjith\u00eb grupi parlamentar mblidhet q\u00eb n\u00eb or\u00ebn tet\u00eb t\u00eb m\u00ebngjesit me urdh\u00ebr direkt t\u00eb kryetarit t\u00eb partis\u00eb p\u00ebr ta mbrojtur. Nd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebr student\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut q\u00eb luftojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb na p\u00ebrket t\u00eb gjith\u00ebve, pllakos heshtja.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb turp i k\u00ebsaj qeverie dhe nj\u00eb turp q\u00eb do t&#8217;i ndjeki. Ne duhet t&#8217;i mb\u00ebshtesim ata, dhe i ftoj q\u00eb ata t\u00eb vijn\u00eb k\u00ebtu, t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb parlament, t\u00eb vijn\u00eb te kryesia e kuvendit, dhe k\u00ebtu edhe student\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb ngrihen n\u00eb protest\u00eb kund\u00ebr nj\u00eb qeverie q\u00eb i bashkohet atyre q\u00eb dhunojn\u00eb student\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut. Faleminderit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb foltoren e Kuvendit, deputeti i PD, Klevis Balliu, akuzoi qeverin\u00eb p\u00ebr munges\u00eb transparence lidhur me projektin \u201cPorta e Alpeve\u201d dhe k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb hua prej 100 milion\u00eb eurosh, nd\u00ebrsa ngriti gjithashtu shqet\u00ebsime p\u00ebr trajtimin e student\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb Maqedonia e Veriut. Balliu deklaroi se qeveria, sipas tij, ka \u201cshpopulluar veriun\u201d &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":142226,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-143490","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/143490","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=143490"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/143490\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":143491,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/143490\/revisions\/143491"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/142226"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=143490"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=143490"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=143490"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}