{"id":143516,"date":"2026-05-21T18:57:28","date_gmt":"2026-05-21T18:57:28","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=143516"},"modified":"2026-05-21T18:57:28","modified_gmt":"2026-05-21T18:57:28","slug":"shehu-pa-luftuar-korrupsionin-galopant-rruga-evropiane-e-shqiperise-mbetet-e-mbyllur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/05\/21\/shehu-pa-luftuar-korrupsionin-galopant-rruga-evropiane-e-shqiperise-mbetet-e-mbyllur\/","title":{"rendered":"Shehu: Pa luftuar korrupsionin galopant, rruga evropiane e Shqip\u00ebris\u00eb mbetet e mbyllur"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti i PD, Tritan Shehu, gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Kuvend u shpreh se, mazhoranca po mban peng rrug\u00ebn e integrimit evropian t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Ai akuzoi qeverin\u00eb se po mbron korrupsionin galopant dhe po pengon pun\u00ebn e SPAK-ut. Shehu paralajm\u00ebroi se \u00e7do devijim nga implementimi i reformave thelb\u00ebsore do t\u00eb ket\u00eb pasoja t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta p\u00ebr vendin.<\/p>\n<p>Opozita, tha ai, nuk do t\u00eb lejoj\u00eb q\u00eb interesat klienteliste t\u00eb mbi\u00e7mohen mbi interesin komb\u00ebtar. Rruga drejt BE-s\u00eb, theksoi Shehu, \u00ebsht\u00eb e shenjt\u00eb dhe nuk mund t\u00eb komprometohet nga qeverisja aktuale.<\/p>\n<p>Tritan Shehu: Forca m\u00eb integruese n\u00eb Evrop\u00eb, n\u00eb Shqip\u00ebri, \u00ebsht\u00eb padyshim Partia Demokratike. Jemi ne q\u00eb jemi k\u00ebtu q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojm\u00eb Partin\u00eb Demokratike. Jemi ne q\u00eb, n\u00eb dhjetorin e &#8217;90-\u00ebs, k\u00ebrkonim e duam Shqip\u00ebrin\u00eb si e gjith\u00eb Evropa. Jemi ne ata q\u00eb hap\u00ebm rrug\u00ebt e integrimit, q\u00eb afruam Shqip\u00ebrin\u00eb me Evrop\u00ebn, e b\u00ebm\u00eb at\u00eb an\u00ebtare t\u00eb NATO-s kur Berisha ishte kryeminist\u00ebr, me presidentin Bush n\u00eb Tiran\u00eb. \u00cbsht\u00eb Partia Demokratike ajo forc\u00eb e cila, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qenien e saj, historin\u00eb e saj, qelizat e saj, \u00ebsht\u00eb thell\u00ebsisht proper\u00ebndimore, proevropiane, pa asnj\u00eb alternativ\u00eb tjet\u00ebr. Ne nuk shikojm\u00eb n\u00eb lindje. Ne nuk shikojm\u00eb q\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet Tregut t\u00eb Ballkanit t\u00eb Hapur, t\u00eb hyjm\u00eb n\u00eb tregun euroaziatik t\u00eb Rusis\u00eb. Ne nuk shkruajm\u00eb artikuj me Vu\u00e7i\u00e7in s\u00eb bashku. Ne shkruajm\u00eb historin\u00eb evropiane t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe zhvillimin evropian t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj, p\u00ebr ne, shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb rruga e integrimit evropian; \u00ebsht\u00eb jetike p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Pse Shqip\u00ebria, n\u00eb historin\u00eb e saj t\u00eb kaluar dhe t\u00eb sotme, flet q\u00eb nuk ka rrug\u00eb tjet\u00ebr tek esenca e kombit shqiptar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb reale dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, pa integrimin evropian. Ju jeni ata q\u00eb keni penguar; ju jeni ata q\u00eb keni bllokuar. Ju jeni ata q\u00eb, n\u00eb &#8217;92-shin, k\u00ebrkonit t\u00eb bllokonit procesin e integrimit evropian t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb k\u00ebrkonit t\u00eb bllokonit an\u00ebtar\u00ebsimin dhe afrimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb NATO n\u00eb vitet e partneritetit p\u00ebr paqe. Ju jeni ata. Ju jeni ata q\u00eb bllokuat edhe statusin e kandidatit me ato tre ligjet e famshme p\u00ebr Fierin; ju kujtohen vet\u00eb, q\u00eb ishin ato tre ligjet, pra keni k\u00ebrkuar gjithmon\u00eb t\u00eb bllokoni. Dhe sot po e bllokoni.<\/p>\n<p>Kalimi i raportit sot sjell nj\u00eb pyetje t\u00eb madhe: Pse u vonua disa muaj? Pse \u00ebsht\u00eb vonuar? Pse ju b\u00ebt\u00eb t\u00eb gjitha p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb obstruksionuar k\u00ebt\u00eb proces apo p\u00ebr t\u00eb deformuar at\u00eb proces n\u00eb baz\u00eb t\u00eb parimeve t\u00eb artikullit Rama-Vu\u00e7i\u00e7, p\u00ebr t&#8217;ju pranuar si regjim brenda hap\u00ebsir\u00ebs demokratike evropiane? Ju d\u00ebshtuat. Por ama keni krijuar nj\u00eb d\u00ebm t\u00eb madh Shqip\u00ebris\u00eb, sepse raporti i sot\u00ebm, i dal\u00eb sot, \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht m\u00eb problematik p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb sesa ai i janarit. \u00cbsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht m\u00eb problematik. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb her\u00eb m\u00eb i ashp\u00ebr se raporti i janarit. Sepse raporti i sot\u00ebm b\u00ebn akoma m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb rrug\u00ebn ton\u00eb evropiane dhe integrimin e plot\u00eb evropian t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr vet\u00eb problemet e m\u00ebdha q\u00eb ai ngrit, t\u00eb cilat lidhen qoft\u00eb me jofunksionimin e shtetit, q\u00eb thuhet qart\u00ebsisht n\u00eb at\u00eb raport, qoft\u00eb me faktin se n\u00eb janar flitej p\u00ebr progres, nd\u00ebrsa sot ashp\u00ebrsohen termat dhe nuk flitet p\u00ebr progres.<\/p>\n<p>Pra, situata jon\u00eb sot \u00ebsht\u00eb m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb si Shqip\u00ebri sesa n\u00eb janar, dhe kjo na dh\u00ebmb neve, na dh\u00ebmb shum\u00eb, pavar\u00ebsisht se faji dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia \u00ebsht\u00eb obstruksionizmi i qeveris\u00eb. Por ama \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb: \u00ebsht\u00eb nj\u00eb element q\u00eb e p\u00ebsojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb element i cili r\u00ebndon n\u00eb qaf\u00ebn e t\u00eb gjith\u00ebve shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, n\u00eb at\u00eb raport sot flitet p\u00ebr obstruksioniz\u00ebm t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb nga politika, nga personalitetet e larta politike. Dhe po p\u00ebrmendet p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb direkt SPAK-u, q\u00eb po pengohet nga ju dhe nga q\u00ebndrimet tuaja politike n\u00eb zbatimin e drejt\u00ebsis\u00eb. Dhe ju tregohet se \u00e7&#8217;\u00ebsht\u00eb imuniteti evropian dhe per\u00ebndimor. E keni t\u00eb shkruar atje. Lexojeni, jua shpjegojn\u00eb \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb. Dhe k\u00ebrkohet t\u00eb respektohen rekomandimet e Komisionit t\u00eb Venecias, sepse rruga evropiane \u00ebsht\u00eb e till\u00eb.<\/p>\n<p>Rruga evropiane nuk kalon n\u00ebp\u00ebrmjet korrupsionit galopant. Rruga evropiane nuk kalon n\u00ebp\u00ebrmjet proteksionit t\u00eb korrupsionit galopant nga linjat politike t\u00eb mazhoranc\u00ebs me vot\u00eb n\u00eb parlament. Prandaj, kjo krijon padyshim nj\u00eb reaksion t\u00eb thell\u00eb negativ tek partner\u00ebt tan\u00eb. Krijon nj\u00eb reaksion shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, shum\u00eb t\u00eb thell\u00eb. N\u00ebse n\u00eb raportin e majit\u2026 e janarit, m\u00eb falni, thuhej q\u00eb korrupsioni \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsues, sot thuhet q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shqet\u00ebsim vendimtar. Pra, jemi n\u00eb nj\u00eb grad\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb reaksioni t\u00eb Bashkimit Evropian ndaj progresit negativ t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe ndaj thellimit t\u00eb korrupsionit n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Flitet p\u00ebr zgjedhjet. Ju p\u00ebrmenden rekomandimet e OSBE\/ODIHR-it q\u00eb duhet t\u00eb realizohen. Ju p\u00ebrmenden rrjetet e patronazhimit q\u00eb nuk duhet t\u00eb influencojn\u00eb. Ju p\u00ebrmendet mosp\u00ebrdorimi i shtetit dhe i burimeve shtet\u00ebrore p\u00ebr q\u00ebllime politike, pik\u00ebrisht at\u00eb q\u00eb ju b\u00ebt\u00eb n\u00eb fushatat elektorale, n\u00eb zgjedhjet elektorale t\u00eb kaluara, dhe q\u00eb jua p\u00ebrmend raporti i ODIHR-it. Ju p\u00ebrmenden t\u00eb gjitha k\u00ebto element\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i PD, Tritan Shehu, gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Kuvend u shpreh se, mazhoranca po mban peng rrug\u00ebn e integrimit evropian t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ai akuzoi qeverin\u00eb se po mbron korrupsionin galopant dhe po pengon pun\u00ebn e SPAK-ut. Shehu paralajm\u00ebroi se \u00e7do devijim nga implementimi i reformave thelb\u00ebsore do t\u00eb ket\u00eb pasoja t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta p\u00ebr &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":95247,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-143516","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/143516","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=143516"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/143516\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":143517,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/143516\/revisions\/143517"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/95247"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=143516"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=143516"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=143516"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}