{"id":143534,"date":"2026-05-22T08:14:19","date_gmt":"2026-05-22T08:14:19","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=143534"},"modified":"2026-05-22T08:30:47","modified_gmt":"2026-05-22T08:30:47","slug":"cfare-fsheh-edi-rama-me-zero-marredhenie-shqiptaro-ruse-ne-66-vite","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/05\/22\/cfare-fsheh-edi-rama-me-zero-marredhenie-shqiptaro-ruse-ne-66-vite\/","title":{"rendered":"\u00c7far\u00eb fsheh Edi Rama me &#8216;zero marr\u00ebdh\u00ebnie&#8217; shqiptaro-ruse n\u00eb 66 vite?"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Sali BERISHA<\/strong><\/p>\n<p><strong>-I p\u00ebrbaltur p\u00ebr nismat e tij pro-ruse, Rama, n\u00eb vet\u00ebmbrojtje, vuan tani nga sindroma e mohimit (denial)-<\/strong><\/p>\n<p>Edi Rama \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb lloj barsolete me mashtrimet e tij publike, komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare, dhe realisht nuk ia vlen t\u00eb ndalesh n\u00eb serin\u00eb e tyre t\u00eb pafundme. Megjithat\u00eb, un\u00eb do t\u00eb ndalem vet\u00ebm n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn prej tyre, e cila tashm\u00eb tek ai \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb sindrom\u00eb.<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr mashtrimin e tij t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur sa her\u00eb q\u00eb i jep k\u00ebshilla Europ\u00ebs p\u00ebr Rusin\u00eb n\u00eb konferenca nd\u00ebrkomb\u00ebtare, sipas t\u00eb cilit Shqip\u00ebria dhe Rusia, q\u00eb nga vitet \u201960 \u2013 koha e nd\u00ebrprerjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike nga diktatori Hoxha me Bashkimin Sovjetik e deri m\u00eb sot, pra n\u00eb 66 vite \u2013 nuk kan\u00eb shk\u00ebmbyer asnj\u00eb vizit\u00eb t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebniet shqiptaro-ruse jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje e historian\u00ebve. Ato, n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, jan\u00eb p\u00ebrcaktuar nga ambicia shekullore e Rusis\u00eb p\u00ebr Ballkanin dhe daljen e saj n\u00eb uj\u00ebrat e Adriatikut. Kjo ambicie ka paracaktuar edhe q\u00ebndrimet e saj ndaj shqiptar\u00ebve. P\u00ebr \u00e7udi, Rusia ishte nj\u00eb nga dy fuqit\u00eb e m\u00ebdha t\u00eb koh\u00ebs q\u00eb firmosi n\u00eb Budapest, me Austro-Hungarin\u00eb, n\u00eb vitet 1870 (n\u00eb koh\u00ebn e Kriz\u00ebs Lindore), nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr krijimin e shtetit shqiptar; nj\u00eb firm\u00eb q\u00eb u fshi pa u thar\u00eb ende boja.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga ajo koh\u00eb e deri m\u00eb sot, me p\u00ebrjashtim t\u00eb vitit t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Fan Nolit dhe 15 viteve pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, n\u00eb periudhat e tjera q\u00ebndrimet e Rusis\u00eb kan\u00eb qen\u00eb, n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, kund\u00ebr vet\u00eb ekzistenc\u00ebs s\u00eb shtetit shqiptar. Pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, Kremlini ishte pro gllab\u00ebrimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga Jugosllavia, ashtu si\u00e7 p\u00ebrgjat\u00eb dekadave t\u00eb fundit ka qen\u00eb skajshm\u00ebrisht kund\u00ebr shtetit t\u00eb pavarur t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1960, Enver Hoxha, pas nj\u00eb periudhe vasaliteti, i nd\u00ebrpreu marr\u00ebdh\u00ebniet diplomatike me Bashkimin Sovjetik. Por, pas rivendosjes s\u00eb k\u00ebtyre marr\u00ebdh\u00ebnieve n\u00eb vitin 1990 e n\u00eb vazhdim, krejt ndryshe nga mohimet e Edi Ram\u00ebs, midis dy vendeve ka pasur shk\u00ebmbime vizitash t\u00eb niveleve m\u00eb t\u00eb larta.<\/p>\n<p>Moska dhe Tirana kan\u00eb pritur dhe p\u00ebrcjell\u00eb president\u00eb (madje Alfred Moisiu \u00ebsht\u00eb dekoruar nga Putini), kryetar\u00eb dhe n\u00ebnkryetar\u00eb parlamentesh, si dhe kryeministra \u2013 nd\u00ebr ta edhe vet\u00eb Edi Ram\u00ebn, i shoq\u00ebruar nga Baton Haxhia. Ministri i Jasht\u00ebm rus, Sergej Lavrov, vizitoi Tiran\u00ebn n\u00eb vitin 2004, ku edhe firmosi Traktatin e Miq\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebniet midis dy vendeve kan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe fusha t\u00eb tjera. Un\u00eb kam pasur rastin t\u00eb pres n\u00eb Tiran\u00eb poetin e njohur rus Jevgeni Jeftushenko. Rama vet\u00eb ka pritur n\u00eb Tiran\u00eb Patriarkun Kiril (ish-pjes\u00ebtar i KGB-s\u00eb), dhe pas shp\u00ebrthimit t\u00eb skandalit \u201cMcGonigal\u201d, doli n\u00eb drit\u00eb se oligarku rus Oleg Deripaska operonte n\u00eb Shqip\u00ebri me shtat\u00eb kompani, n\u00eb bashk\u00ebpunim me oligark\u00ebt e Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Pse at\u00ebher\u00eb ky mashtrim i p\u00ebrs\u00ebritur nga Rama p\u00ebr \u201czero marr\u00ebdh\u00ebnie\u201d t\u00eb Tiran\u00ebs me Mosk\u00ebn n\u00eb 66 vitet e fundit? \u00c7far\u00eb e detyron k\u00ebt\u00eb njeri t\u00eb shp\u00ebrfaqet si kloun edhe n\u00eb audienca nd\u00ebrkomb\u00ebtare, t\u00eb posht\u00ebroj\u00eb veten duke p\u00ebrs\u00ebritur si i rokanisur kaq shpesh mashtrimin, mohimin e tij banal?<\/p>\n<p>Ai nuk vuan nga amnezia retrograde (n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast selektive). Nuk besoj as se ky mohim mund t\u00eb lidhet me faktin se, sipas dokumenteve zyrtare t\u00eb firmosura nga ish-z\u00ebvend\u00ebsi i Nexhmije Hoxh\u00ebs, Kristaq Rama, babai i tij, Rama ka nj\u00eb v\u00eblla n\u00eb Mosk\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilin nuk flet kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Shkaku i k\u00ebtij mashtrimi t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur, t\u00eb shnd\u00ebrruar tashm\u00eb n\u00eb sindrom\u00ebn e mohimit (denial), sa her\u00eb q\u00eb ai k\u00ebshillon Europ\u00ebn p\u00ebr Rusin\u00eb, q\u00ebndron para s\u00eb gjithash n\u00eb \u00e7iftimin e Edi Ram\u00ebs me padronin e tij, Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7in, si dy nism\u00ebtar\u00eb kryesor\u00eb t\u00eb projekteve dhe nismave t\u00eb strukturuara p\u00ebr garantimin e influenc\u00ebs ruse n\u00eb rajon. I pari, vet\u00ebkuptohet, p\u00ebr llogari t\u00eb Serbis\u00eb s\u00eb Madhe \u2013 projekt i p\u00ebrbashk\u00ebt serbo-rus \u2013 kurse i dyti p\u00ebr llogari t\u00eb padronit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Le t\u2019i analizojm\u00eb shkurtimisht k\u00ebto nisma:<\/p>\n<p><strong>1 \u2013 Ndryshimi i kufijve dhe ndarja e Kosov\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Edi Rama, fill pas ardhjes s\u00eb tij n\u00eb pushtet, u b\u00eb pjes\u00eb e projektit t\u00eb Vu\u00e7i\u00e7it p\u00ebr \u201cshk\u00ebmbim territoresh\u201d (de facto ndarje e Kosov\u00ebs), i firmosur dhe vulosur nga Fondacioni Soros n\u00eb Beograd. Ky ishte, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, projekti i Sllobodan Milloshevi\u00e7it i viteve \u201990 p\u00ebr Serbin\u00eb e Madhe, i d\u00ebrguar disa her\u00eb me nd\u00ebrmjet\u00ebs edhe n\u00eb zyr\u00ebn time, por i refuzuar prerazi nga pala shqiptare.<\/p>\n<p>Rama dhe Vu\u00e7i\u00e7 pretendonin hapur se projekti do t\u00eb miratohej edhe nga Putini, sikur t\u00eb ishin z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs t\u00eb tij ose t\u00eb kishin komunikim t\u00eb fsheht\u00eb me Kremlinin.<\/p>\n<p><strong>2 \u2013 Ballkani i Hapur<\/strong><\/p>\n<p>Pas d\u00ebshtimit t\u00eb projektit t\u00eb \u201cSerbis\u00eb s\u00eb Madhe\u201d, Rama dhe Vu\u00e7i\u00e7 themeluan n\u00eb Novi Sad (2019) \u201cMinishengenin Ballkanik\u201d, i pag\u00ebzuar m\u00eb von\u00eb si \u201cBallkani i Hapur\u201d. Ky projekt kthente de facto hegjemonin\u00eb politike dhe ekonomike t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb rajon dhe, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, edhe at\u00eb t\u00eb Rusis\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo nism\u00eb, q\u00eb i kund\u00ebrvihej hapur Procesit t\u00eb Berlinit, mb\u00ebshtetej fuqish\u00ebm nga Kremlini. N\u00eb qershor t\u00eb vitit 2022, nj\u00eb dit\u00eb pas anulimit t\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb Lavrovit n\u00eb Beograd p\u00ebr shkak t\u00eb bllokimit t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs ajrore nga vendet an\u00ebtare t\u00eb NATO-s, vet\u00eb Lavrovi deklaroi se q\u00ebllimi i vizit\u00ebs ishte konsolidimi i bashk\u00ebpunimit strategjik me Serbin\u00eb dhe mb\u00ebshtetja p\u00ebr \u201cBallkanin e Hapur\u201d, q\u00eb sipas tij ishte krejt tjet\u00ebr nga Ballkani i mbyllur i Brukselit dhe NATO-s.<\/p>\n<p>Pas nd\u00ebrhyrjes s\u00eb prer\u00eb dhe ultimative t\u00eb BE-s\u00eb, kjo nism\u00eb u asgj\u00ebsua dhe Rama u detyrua t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb kthes\u00eb t\u00eb fort\u00eb, duke anuluar papritmas, n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2023, takimin e trojk\u00ebs n\u00eb Durr\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>3 \u2013 Konferenca Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr Kosov\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>Edhe pas d\u00ebshtimit me Ballkanin e Hapur, dyshja Rama-Vu\u00e7i\u00e7 nuk hoqi dor\u00eb nga agjenda e tyre e p\u00ebrbashk\u00ebt pro-ruse.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbes\u00eb t\u00eb hapur ndaj Rusis\u00eb, ata dol\u00ebn me tez\u00ebn e thirrjes s\u00eb nj\u00eb konference nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr Kosov\u00ebn, me q\u00ebllimin e vet\u00ebm q\u00eb Rusia t\u00eb rikthehej zyrtarisht si faktor i dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebn t\u00eb dy n\u00eb sinkron, dy or\u00eb pas aktit terrorist n\u00eb Banjsk\u00eb t\u00eb Serbis\u00eb. Kjo linte t\u00eb n\u00ebnkuptohej se ai akt agresioni, i neutralizuar me sukses nga autoritetet ligjzbatuese t\u00eb Kosov\u00ebs, ishte nd\u00ebrmarr\u00eb pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb destabilizim t\u00eb gjer\u00eb q\u00eb do t\u00eb detyronte nd\u00ebrhyrjen e nj\u00eb formati nd\u00ebrkomb\u00ebtar ku Rusia do t\u00eb kishte karrige.<\/p>\n<p><strong>4 \u2013 Q\u00ebndrimi i Beogradit ndaj sanksioneve kund\u00ebr Rusis\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Agresioni rus ndaj Ukrain\u00ebs ekspozoi qart\u00eb binomin Vu\u00e7i\u00e7-Rama si dy asete me influenc\u00eb, madje edhe t\u00eb regjistruara, t\u00eb Kremlinit n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, presidenti i Serbis\u00eb refuzoi t\u00eb zbatonte sanksionet e BE-s\u00eb dhe NATO-s ndaj Rusis\u00eb dhe e shnd\u00ebrroi Serbin\u00eb, \u201cRusin\u00eb e Vog\u00ebl\u201d, n\u00eb nj\u00eb prapavij\u00eb t\u00eb fuqishme t\u00eb Rusis\u00eb n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Europ\u00ebs. Nd\u00ebrkaq, vasali i tij, kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb Edi Rama, u b\u00eb menj\u00ebher\u00eb avokati kryesor i k\u00ebtij q\u00ebndrimi dhe i k\u00ebsaj prapavije.<\/p>\n<p>Ai shfryt\u00ebzoi privilegjin e t\u00eb qenit kryeminist\u00ebr i nj\u00eb vendi an\u00ebtar t\u00eb NATO-s p\u00ebr t\u00eb mbrojtur hapur n\u00eb samitet e Aleanc\u00ebs dhe t\u00eb BE-s\u00eb interesat ruse n\u00eb rajon. Hoqi \u00e7do mask\u00eb dhe doli haptas n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb vendimit t\u00eb padronit t\u00eb tij Vu\u00e7i\u00e7 p\u00ebr moszbatimin e sanksioneve ndaj Rusis\u00eb.<\/p>\n<p>Rama insistonte se Beogradit nuk duhej t\u2019i k\u00ebrkohej zbatimi i sanksioneve ndaj \u201cbig brother\u201d-it dhe se presioni ndaj tij p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje ishte \u201cgabim\u201d. Pasi NATO dhe BE i nxor\u00ebn Beogradit \u201ckartonin e kuq\u201d p\u00ebr moszbatimin e sanksioneve, patroni dhe argati hesht\u00ebn.<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi, n\u00eb nj\u00eb shfaqje t\u00eb re t\u00eb rolit t\u00eb tij si sharlatan global, Edi Rama guxon t\u00eb sulmoj\u00eb Europ\u00ebn n\u00eb Estoni pse nuk po flet me \u201cVladimir Vladimirovi\u00e7in\u201d, duke iu drejtuar Putinit me nj\u00eb afri t\u00eb till\u00eb gjuh\u00ebsore, sikur ky t\u00eb ishte ndonj\u00eb zyrtar i administrat\u00ebs ruse.<\/p>\n<p>Si p\u00ebrfundim, mund t\u00eb themi se Edi Rama, pasi ekspozohet si mbrojt\u00ebs i interesave serbo-ruse n\u00eb rajon, nxiton t\u00eb vendos\u00eb mask\u00ebn e mohimit qesharak, duke shpikur histori me \u201czero marr\u00ebdh\u00ebnie 66-vje\u00e7are\u201d midis Tiran\u00ebs dhe Mosk\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb ky nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb mashtrim ordiner; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje e d\u00ebshp\u00ebruar p\u00ebr t\u00eb fshehur gjurm\u00ebt e nj\u00eb agjende pro-ruse q\u00eb ka d\u00ebmtuar r\u00ebnd\u00eb interesat komb\u00ebtare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs, madje edhe interesat euroatlantike, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb ambicieve gjeopolitike t\u00eb Beogradit dhe Mosk\u00ebs n\u00eb rajon.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Sali BERISHA -I p\u00ebrbaltur p\u00ebr nismat e tij pro-ruse, Rama, n\u00eb vet\u00ebmbrojtje, vuan tani nga sindroma e mohimit (denial)- Edi Rama \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb lloj barsolete me mashtrimet e tij publike, komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare, dhe realisht nuk ia vlen t\u00eb ndalesh n\u00eb serin\u00eb e tyre t\u00eb pafundme. Megjithat\u00eb, un\u00eb do t\u00eb ndalem vet\u00ebm &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":138311,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-143534","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/143534","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=143534"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/143534\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":143536,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/143534\/revisions\/143536"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/138311"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=143534"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=143534"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=143534"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}