{"id":143611,"date":"2026-05-22T17:36:54","date_gmt":"2026-05-22T17:36:54","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=143611"},"modified":"2026-05-22T17:37:04","modified_gmt":"2026-05-22T17:37:04","slug":"prezantimi-i-librit-lulebore-mustafaj-shqiperia-vuan-nga-propaganda-e-konfliktit-mes-brezave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/05\/22\/prezantimi-i-librit-lulebore-mustafaj-shqiperia-vuan-nga-propaganda-e-konfliktit-mes-brezave\/","title":{"rendered":"Prezantimi i librit \u201cLulebor\u00eb\u201d, Mustafaj: Shqip\u00ebria vuan nga propaganda e konfliktit mes brezave"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb lib\u00ebr manifest i ri politik me titull \u201cLulebor\u00eb\u201d u promovua sot\u00a0 n\u00eb prani t\u00eb kreut t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha. Autori i librit, Andi Mustafaj, e cil\u00ebsoi manifestin si nj\u00eb platform\u00eb p\u00ebr t\u00eb denoncuar propagand\u00ebn e regjimit dhe p\u00ebr t\u00eb propozuar nj\u00eb qasje t\u00eb re n\u00eb opozit\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij, Mustafaj foli p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e lidhjes mes brezave, duke kund\u00ebrshtuar frym\u00ebn e konfliktit q\u00eb, sipas tij, nxitet nga propaganda politike. Ai tha se t\u00eb rinjt\u00eb nuk duhet t\u00eb mohojn\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn p\u00ebr t\u2019u dukur \u201ct\u00eb rinj\u201d apo \u201ct\u00eb paprekur\u201d, por t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb mbi tradit\u00ebn dhe p\u00ebrvoj\u00ebn.<\/p>\n<p>Autori theksoi gjithashtu nevoj\u00ebn p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb debat dhe kultur\u00eb propozimi n\u00eb politik\u00eb, duke kritikuar qasjen e bazuar vet\u00ebm te denoncimi dhe kritika.<\/p>\n<p>Mustafaj tha se libri \u201cLulebor\u00eb\u201d trajton m\u00ebnyr\u00ebn se si funksionon autokracia shqiptare dhe rolin q\u00eb duhet t\u00eb marr\u00eb opozita p\u00ebrball\u00eb saj, duke n\u00ebnvizuar se \u201cregjimi \u00ebsht\u00eb kudo, ndaj edhe opozita duhet t\u00eb jet\u00eb kudo\u201d.<\/p>\n<p><strong>Andi Mustafaj:<\/strong> Ju falenderoj q\u00eb keni ardhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb aktivitet t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr mua, ndryshe p\u00ebr promovimin e prezantimin e nj\u00eb libri, ndryshe nga aktivitetet e tjera q\u00eb mund t\u00eb kem pasur. Ju k\u00ebrkoj paraprakisht ndjes\u00eb se fjalimi do t\u00eb jet\u00eb pak i gjat\u00eb, m\u00eb i gjat\u00eb se her\u00ebt e tjera, por disa gj\u00ebra doja t&#8217;i ndaja me ju n\u00eb lidhje me librin dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme me politik\u00ebn dhe Partin\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p>Kur djali im lindi, babi erdhi ta takonte n\u00eb maternitet dhe un\u00eb dola ta pres babin tek stacioni i trenit. E pash\u00eb nga larg, hapa krah\u00ebt dhe i thirra: &#8220;O ku je o koleg, mir\u00eb se erdhe o koleg&#8221;. Babi pak i \u00e7uditsh\u00ebm s&#8217;po kuptonte shum\u00eb \u00e7far\u00eb po i thosha po un\u00eb vazhdoja: &#8220;Si je o koleg, a u lodhe o koleg&#8221;. E mbasi pak, m\u00eb pa, vuri gishtin n\u00eb kok\u00eb e m\u00eb tha: &#8220;Ando, a paske rrjedhur?&#8221;.<\/p>\n<p>&#8220;Jo,&#8221; i thash\u00eb, &#8220;nuk kam rrjedhur, por t\u00eb quaj koleg sepse tani m\u00eb n\u00eb fund ne t\u00eb dy jemi koleg\u00eb bashk\u00eb&#8221;. &#8220;Po pse?&#8221; m\u00eb pyeti ai. Sepse i thash\u00eb, &#8220;Tani jemi t\u00eb dy baballar\u00eb&#8221;. Babi buz\u00ebqeshi dhe pa u menduar dy her\u00eb, me at\u00eb replik\u00ebn e holl\u00eb q\u00eb e karakterizon m\u00eb tha: &#8220;Jo, ne nuk jemi koleg\u00eb dhe n\u00eb fakt nuk do t\u00eb jemi kurr\u00eb koleg\u00eb. Ti e sheh t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb sot je baba, por un\u00eb jam gjysh&#8221;.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu shkojn\u00eb gj\u00ebrat.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu shkojn\u00eb gj\u00ebrat. F\u00ebmija \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb nj\u00eb hap mbrapa. Kur mbarova librin, d\u00ebshiroja t&#8217;ia thoja s\u00eb pari babait, por k\u00ebsaj radhe jo t&#8217;i thoja koleg se e kisha m\u00ebsuar leksionin. Tani, p\u00ebrtej humorit, ka dy m\u00ebnyra p\u00ebr ta lexuar dhe p\u00ebr ta kuptuar k\u00ebt\u00eb histori, n\u00eb ve\u00e7anti p\u00ebr sa i p\u00ebrket kontekstit q\u00eb na ka mbledhur neve sot s\u00eb bashku k\u00ebtu, por edhe t\u00eb politik\u00ebs shqiptare m\u00eb shum\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. M\u00ebnyra e par\u00eb p\u00ebr ta lexuar \u00ebsht\u00eb ajo e t\u00eb riut q\u00eb un\u00eb isha, i cili me arroganc\u00ebn e vet, sepse ishte nj\u00eb form\u00eb arrogance, k\u00ebrkonte t\u00eb ishte i barabart\u00eb me babain e vet, vet\u00ebm dy dit\u00eb mbasi kishte hyr\u00eb n\u00eb rrug\u00ebtimin e prind\u00ebrimit, t\u00eb cilin babai i vet po e ecte prej 28 vitesh.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt kjo \u00ebsht\u00eb edhe akoma sot tregues i nj\u00eb s\u00ebmundjeje m\u00eb t\u00eb madhe nga e cila vuan shoq\u00ebria shqiptare dhe rinia shqiptare m\u00eb shum\u00eb n\u00eb ve\u00e7anti. S\u00ebmundje e injektuar, e ushqyer dhe e zmadhuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb palodhshme nga propaganda e regjimit autokratik q\u00eb ne kemi. Q\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe ngritja n\u00eb vler\u00eb e nj\u00eb antivlere, q\u00eb \u00ebsht\u00eb konflikti midis brezave. T\u00eb rinjt\u00eb dhe t\u00eb vjet\u00ebrit, sipas propagand\u00ebs, sipas ides\u00eb predominante n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn mediatike shqiptare, t\u00eb rinjt\u00eb dhe t\u00eb vjet\u00ebrit jan\u00eb ball\u00eb p\u00ebr ball\u00eb n\u00eb nj\u00eb betej\u00eb nga e cila vet\u00ebm nj\u00ebri nga t\u00eb dy mund t\u00eb mbijetoj\u00eb. M\u00ebnyra e dyt\u00eb p\u00ebr ta lexuar k\u00ebt\u00eb histori \u00ebsht\u00eb ajo e babait tim. Q\u00eb vjen si shaka, por plot urt\u00ebsi. Nj\u00eb m\u00ebsim i thjesht\u00eb, nj\u00eb m\u00ebsim i qet\u00eb. Ti je baba, por un\u00eb tani jam gjysh. Nj\u00eb fjali q\u00eb rikujton hierarkin\u00eb e vlerave. Jo si nj\u00eb n\u00ebnshtrim, por si nj\u00eb busull n\u00eb veprimtarin\u00eb e njeriut. K\u00ebtu gjendet edhe zanafilla e nj\u00eb prej shtyllave m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb veprimtaris\u00eb sime politike, q\u00eb \u00ebsht\u00eb lidhja midis brezave. Disa mund t\u00eb thon\u00eb, po kjo filozofi e mban t\u00eb riun gjithmon\u00eb mbrapa, e mban t\u00eb p\u00ebrulur, e mban t\u00eb varur, e mban t\u00eb pamundur q\u00eb t\u00eb kaloj\u00eb t\u00eb vjetrin. Por un\u00eb besoj thell\u00ebsisht t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn.<\/p>\n<p>Sepse edhe kur nx\u00ebn\u00ebsi ia kalon m\u00ebsuesit, dhe ndodh, duhet t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit t&#8217;ia kalojn\u00eb m\u00ebsuesit, ai p\u00ebrs\u00ebri mbetet nx\u00ebn\u00ebs. Jo sepse \u00ebsht\u00eb inferior, por sepse kjo marr\u00ebdh\u00ebnie e mban t\u00eb lidhur me burimin e dijes, me rr\u00ebnj\u00ebt, me tradit\u00ebn e mendimit mbi t\u00eb cilin nd\u00ebrton jet\u00ebn e vet. Modestia n\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim nuk \u00ebsht\u00eb dob\u00ebsi. \u00cbsht\u00eb mekaniz\u00ebm i p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb vazhduesh\u00ebm, si individ, si parti, edhe si shoq\u00ebri. Me babain un\u00eb nuk do b\u00ebhem kurr\u00eb koleg pra. Por d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e shembullit q\u00eb m\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb, ka qen\u00eb dhe mbetet nj\u00eb prej shtyllave m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb veprimtaris\u00eb sime politike. Kjo d\u00ebshir\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe zemra e librit q\u00eb po prezantoj sot k\u00ebtu. K\u00ebt\u00eb frym\u00eb t\u00eb betej\u00ebs artificiale midis brezave e ngjejm\u00eb dhe e ndjejm\u00eb \u00e7do dit\u00eb n\u00eb \u00e7do hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb veprimtaris\u00eb son\u00eb. I riu, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i mir\u00eb, duhet t\u00eb kaloj\u00eb dhe t\u00eb zhduk\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn. Mund\u00ebsisht n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn sa m\u00eb spektakolare t\u00eb mundshme. Duke na kujtuar k\u00ebshtu vazhdim\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb forme t\u00eb rip\u00ebrt\u00ebrir\u00eb t\u00eb parimeve t\u00eb komunizmit q\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo e njeriut t\u00eb ri. I riu, sipas propagand\u00ebs q\u00eb na k\u00ebrkohet neve, i riu duhet t\u00eb thot\u00eb: &#8216;\u00c7do gj\u00eb para meje \u00ebsht\u00eb e keqe. Duhet t\u00eb mohoj\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrgjegje t\u00eb past\u00ebr, p\u00ebr t&#8217;u dukur i paprekur, i ri&#8217;.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb logjik\u00eb, i riu \u00ebsht\u00eb i mir\u00eb, ose m\u00eb sakt\u00eb, \u00ebsht\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr sa koh\u00eb shkel t\u00eb vjetr\u00ebn. Lidhja midis brezave k\u00ebrkon krejt\u00ebsisht t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. K\u00ebrkon shum\u00eb kurajo. K\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb marr\u00ebsh mbi supe gjith\u00eb pesh\u00ebn e historis\u00eb. T\u00eb shoh\u00ebsh t\u00eb mirat, t\u00eb m\u00ebsosh nga t\u00eb k\u00ebqijat. \u00cbsht\u00eb qasja do t\u00eb thoja m\u00eb e p\u00ebrsosur ndaj pap\u00ebrsosm\u00ebris\u00eb s\u00eb qenies son\u00eb. Un\u00eb edhe me veten nuk jam gjithmon\u00eb dakord. Edhe me familjen time nuk jam gjithmon\u00eb dakord. Por kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se do t\u00eb iki prej saj, se do e mohoj, se do ta ofendoj q\u00eb t\u00eb ndihem i lir\u00eb dhe q\u00eb t&#8217;i tregoj bot\u00ebs q\u00eb jam i lir\u00eb.<\/p>\n<p>Njeriu q\u00eb ik\u00ebn pafund n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces pastrimi, humbet referencat dhe mos u gaboni, k\u00ebt\u00eb gj\u00eb k\u00ebrkon ekzakt\u00ebsisht propaganda e regjimit. Jam shum\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs zotit Berisha q\u00eb pranoi q\u00eb prezantimi i k\u00ebtij libri t\u00eb b\u00ebhet brenda Partis\u00eb Demokratike edhe me pranin\u00eb e tij. N\u00eb koh\u00ebt q\u00eb jetojm\u00eb, duhet t\u00eb kemi kujdes sepse n\u00eb \u00e7do hap q\u00eb ne hedhim, mund t\u00eb keqp\u00ebrdoremi nga propaganda e regjimit. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb sistem trysnie q\u00eb e shpjegoj e do t&#8217;jua tregoj m\u00eb pas edhe n\u00eb librin tim. N\u00eb koh\u00ebt q\u00eb jetojm\u00eb ne duhet t\u00eb shtr\u00ebngojm\u00eb radh\u00ebt tona. Duhet t\u00eb gjejm\u00eb rrug\u00ebn brenda vetes n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb. Dhe n\u00ebse nuk do e prezantoja librin k\u00ebtu sot, nuk do e prezantoja fare, ndaj edhe nj\u00eb her\u00eb faleminderit zoti Berisha.<\/p>\n<p>Them q\u00eb mund t\u00eb keqp\u00ebrdorej sepse propaganda ka arritur nd\u00ebr vite t\u00eb zhduk\u00eb konceptin e propozimit. Ose m\u00eb sakt\u00eb ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb koncepti i propozimit t\u00eb thithet plot\u00ebsisht n\u00eb konceptin e kritik\u00ebs. D\u00ebgjohet vet\u00ebm fjala kritik\u00eb, kudo q\u00eb shkojm\u00eb, kritikoni, kritikoni, kritikoni. Kjo qasje ka prodhuar nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb t\u00ebr\u00eb t\u00eb vet\u00ebk\u00ebnaqur n\u00eb denoncim, por ama plot\u00ebsisht t\u00eb paaft\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar. Edhe ky deri n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe \u00ebsht\u00eb peshqesh i komunizmit, me r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb jepte autokritik\u00ebs p\u00ebrpara asgj\u00ebsimit t\u00eb shpirtit t\u00eb individit. Ndaj dallimi q\u00eb dua t\u00eb theksoj nuk \u00ebsht\u00eb thjesht semantik, \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsor. Propozimi nd\u00ebrton, kritika shkat\u00ebrron.<\/p>\n<p>Propozimet priten mir\u00eb, kritikat priten keq. Sepse q\u00ebllimet q\u00eb jan\u00eb mbrapa secil\u00ebs prej tyre jan\u00eb t\u00eb ndryshme, por aq sa m\u00ebnyra e t\u00eb shprehurit t\u00eb tyre. Kur b\u00ebj nj\u00eb propozim p\u00ebr shembull, n\u00ebnkupton q\u00eb di\u00e7ka nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb, se p\u00ebrndryshe nuk do e b\u00ebja at\u00eb propozim. Por nuk \u00ebsht\u00eb e nevojshme ta thuash n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb negative dhe shkat\u00ebrruese. Gjithashtu propozimi ka nj\u00eb ve\u00e7anti sepse nuk p\u00ebrjashton idet\u00eb e tjera. N\u00eb qoft\u00eb se vijm\u00eb me kritika, p\u00ebrjashtojm\u00eb idet\u00eb e t\u00eb tjer\u00ebve sikur jan\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb gabuara, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb propozimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej ideve t\u00eb shumta q\u00eb dikush mund t\u00eb marr\u00eb, mund t\u00eb zbatoj\u00eb. Pesha dhe pritshm\u00ebria q\u00eb ka kritika n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb, ka krijuar, ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb debatet t\u00eb jen\u00eb absolutisht t\u00eb pamundura. Ndaj \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore q\u00eb ne duhet t\u00eb rigjejm\u00eb hap\u00ebsirat e sh\u00ebndetshme t\u00eb debatit dhe diskutimit rreth propozimeve.<\/p>\n<p>Un\u00eb zotin Berisha e kam takuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time vet\u00ebm p\u00ebr vet\u00ebm, m\u00eb 10 dhjetor 2021, pra vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb para Kuvendit Komb\u00ebtar q\u00eb u mbajt n\u00eb stadium. Isha 33 vje\u00e7. Ishte hera e par\u00eb q\u00eb ishim bashk\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb diskutuar rreth politik\u00ebs. Q\u00eb at\u00ebher\u00eb kam qen\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor i tij, her\u00eb n\u00eb pozicione zyrtare, her\u00eb si an\u00ebtar i thjesht\u00eb. Dhe n\u00eb eksperienc\u00ebn q\u00eb kam pasur, sepse njeriu gjykon gjithmon\u00eb duke u nisur nga eksperienca e vet, ajo p\u00ebrb\u00ebn thelbin e gjykimit t\u00eb tij, duhet t\u00eb them di\u00e7ka. Asnj\u00eb prej propozimeve q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb pritur keq. Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb \u00e7do propozim \u00ebsht\u00eb miratuar, e kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrs\u00ebri nj\u00eb gj\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p>Ama \u00e7do propozim \u00ebsht\u00eb diskutuar, dhe kur \u00ebsht\u00eb refuzuar nga zoti Berisha ka marr\u00eb dhe koh\u00ebn t\u00eb m\u00eb jap\u00eb argumentet e tij. Kjo eksperienca ime me aq sa kam folur me demokrat\u00ebt e tjer\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebson metod\u00ebn e pun\u00ebs s\u00eb kryetarit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike. E sjell n\u00eb v\u00ebmendjen tuaj k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb sepse manifesti im synon p\u00ebrmir\u00ebsimin e veprimtaris\u00eb s\u00eb opozit\u00ebs dhe nj\u00eb prej elementeve ky\u00e7e t\u00eb saj \u00ebsht\u00eb kjo: Duhet t\u00eb dalim nga mendimi q\u00eb drejtuesi \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u00eb zbatoj\u00eb k\u00ebshillat e k\u00ebshilltar\u00ebve. Duhet t\u00eb dalim nga qarku i mendimit q\u00eb kur nuk b\u00ebhet nj\u00eb apo disa gj\u00ebra q\u00eb ne propozojm\u00eb, at\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb shajm\u00eb, duhet t\u00eb ofendojm\u00eb, duhet t\u00eb ikim duke p\u00ebrplasur dyert. Profesionalizmi n\u00eb kryerjen e detyr\u00ebs son\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb forma e k\u00ebrkuar, forma e vetme e angazhimit politik t\u00eb t\u00eb rinjve, dhe jo kritika e p\u00ebrhershme e cila sjell vet\u00ebm anarki dhe kaos. K\u00ebto jan\u00eb vlerat e Lulebor\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb qasja filozofike q\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin tim partia, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson me t\u00eb mirat dhe t\u00eb k\u00ebqijat e saja, forc\u00ebn dhe shpres\u00ebn e bashk\u00ebqytetar\u00ebve tan\u00eb p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar regjimin dhe p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb Shqip\u00ebri m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Profesionalizimi i partis\u00eb duhet t\u00eb shkoj\u00eb krah p\u00ebr krah me rritjen e p\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb individuale t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb saj. Kjo si kund\u00ebrshembull dhe kund\u00ebrp\u00ebrgjigje ndaj parimit fatkeq, fam\u00ebkeq t\u00eb rilindjes q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia \u00ebsht\u00eb individuale. Ata kan\u00eb krijuar k\u00ebt\u00eb koncept t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb individuale p\u00ebr t\u00eb mbrojtur shefat e tyre, p\u00ebr t&#8217;i mbrojtur nga t\u00eb gjith\u00eb gabimet q\u00eb ata b\u00ebjn\u00eb. Kurse ne duhet t\u00eb sjellim p\u00ebrgjegjshm\u00ebrin\u00eb. P\u00ebrgjegjshm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr rolin q\u00eb secili prej nesh kemi, n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb por edhe m\u00eb gjer\u00eb, p\u00ebr detyr\u00ebn historike q\u00eb i \u00ebsht\u00eb ngarkuar Partis\u00eb Demokratike. Nuk e pengon asnj\u00eb gj\u00eb sot nj\u00eb demokrat t\u00eb punoj\u00eb. Nuk e pengon asnj\u00eb gj\u00eb nj\u00eb kryetar dege t\u00eb drejtoj\u00eb mir\u00eb deg\u00ebn e tij, t\u00eb organizoj\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimet, t\u00eb ndihmoj\u00eb qytetar\u00ebt. Nuk pengon asgj\u00eb sot nj\u00eb drejtues departamenti t\u00eb dal\u00eb n\u00eb media, t\u00eb b\u00ebj\u00eb video, t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb terren me qytetar\u00ebt. Asnj\u00eb gj\u00eb nuk e pengon k\u00ebt\u00eb. Dhe ne kemi par\u00eb q\u00eb sa her\u00eb iniciativa e militant\u00ebve, an\u00ebtar\u00ebve shohim n\u00ebp\u00ebr sall\u00eb persona q\u00eb kan\u00eb denoncuar skandale, q\u00eb kan\u00eb mbledhur, kan\u00eb takuar njer\u00ebz, sa her\u00eb k\u00ebto iniciativa kan\u00eb ndodhur, jan\u00eb p\u00ebrqafuar dhe jan\u00eb shtyr\u00eb nga Partia Demokratike.<\/p>\n<p>Ne nuk mund t\u00eb presim, dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qasje q\u00eb un\u00eb shpresoj dhe e tregoj tek Lulebora, ne nuk mund t\u00eb presim \u00e7do gj\u00eb nga kryetari por duhet t\u00eb sjellim k\u00ebt\u00eb qasje q\u00eb t\u00eb presim \u00e7do gj\u00eb nga vetja jon\u00eb. Manifesti Lulebore \u00ebsht\u00eb organizuar n\u00eb kat\u00ebr kapituj. Kapitulli i par\u00eb, &#8216;Anatomia e Regjimit&#8217;, synon t\u00eb tregoj\u00eb dy themelet dhe tet\u00eb shtyllat mbi t\u00eb cilat, n\u00eb vler\u00ebsimin tim, \u00ebsht\u00eb ngritur dhe ushqehet vazhdimisht autokracia shqiptare. Disa gj\u00ebra ju i njihni sepse jan\u00eb trajtuar edhe nga koleg\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, por disa t\u00eb tjera jan\u00eb m\u00eb pak t\u00eb njohura. P\u00ebr shkak se trajtohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7uar dhe jo t\u00eb strukturuar.<\/p>\n<p>Duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos shihet roli i tyre dhe roli q\u00eb kan\u00eb n\u00eb mbajtjen dhe mir\u00ebmbajtjen e sistemit autokratik. Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb se vet\u00ebm duke i kuptuar t\u00eb gjitha bashk\u00eb, mund t\u00eb kuptohet shtrirja dhe kapja e regjimit. Si pasoj\u00eb, vet\u00ebm duke i luftuar t\u00eb gjitha bashk\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht, n\u00eb \u00e7do koh\u00eb, mund t\u00eb krijohen kushtet q\u00eb regjimi t\u00eb dyshoj\u00eb, t\u00eb dob\u00ebsohet e m\u00eb pas t\u00eb rr\u00ebzohet. E them k\u00ebt\u00eb sepse kam par\u00eb shpesh n\u00eb bot\u00ebn mediatike, t\u00eb rrjeteve sociale dhe kudo q\u00eb flasim me njer\u00ebz, t\u00eb krijohet nj\u00eb trysni p\u00ebr t\u00eb identifikuar nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vetme p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb opozit\u00eb. Nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e cila p\u00ebrjashton t\u00eb tjerat. Dhe duke p\u00ebrjashtuar t\u00eb gjith\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, p\u00ebrfundojm\u00eb duke u ve\u00e7uar dhe duke mos pasur mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb burimet njer\u00ebzore t\u00eb partis\u00eb t\u00eb p\u00ebrdoren n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb efi\u00e7ente t\u00eb mundshme. Regjimi \u00ebsht\u00eb kudo, kudo duhet t\u00eb jemi edhe ne.<\/p>\n<p>Dhe ka po aq m\u00ebnyra p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb opozitariz\u00ebm sa \u00e7&#8217;ka an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Demokratike. Kapitulli i dyt\u00eb trajton takimet e humbura me historin\u00eb. Nj\u00eb lloj pasqyre brenda s\u00eb cil\u00ebs \u00e7do qytetar duhet t\u00eb shoh\u00eb veten. Sepse duke par\u00eb veten n\u00eb k\u00ebt\u00eb pasqyr\u00eb, do t\u00eb shohim se ne si shoq\u00ebri, p\u00ebrtej Partis\u00eb Demokratike, n\u00ebp\u00ebrmjet mosveprimit apo keqveprimit ton\u00eb, kemi favorizuar degradimin e vendit. Mungesa e trupave t\u00eb nd\u00ebrmjetme p\u00ebr shembull, si\u00e7 jan\u00eb OJF-t\u00eb, sindikatat, shoqatat, sepse k\u00ebto trupa t\u00eb nd\u00ebrmjetme nuk e kan\u00eb luajtur rolin e tyre, duke detyruar Partin\u00eb Demokratike q\u00eb t\u00eb dal\u00eb nga roli i saj si parti opozitare dhe t\u00eb kryej\u00eb detyra q\u00eb normalisht nuk duhet t&#8217;i kryej\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb lib\u00ebr manifest i ri politik me titull \u201cLulebor\u00eb\u201d u promovua sot\u00a0 n\u00eb prani t\u00eb kreut t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha. Autori i librit, Andi Mustafaj, e cil\u00ebsoi manifestin si nj\u00eb platform\u00eb p\u00ebr t\u00eb denoncuar propagand\u00ebn e regjimit dhe p\u00ebr t\u00eb propozuar nj\u00eb qasje t\u00eb re n\u00eb opozit\u00eb. N\u00eb fjal\u00ebn e tij, Mustafaj foli p\u00ebr &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":143612,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"class_list":["post-143611","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/143611","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=143611"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/143611\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":143614,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/143611\/revisions\/143614"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/143612"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=143611"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=143611"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=143611"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}