{"id":143632,"date":"2026-05-22T18:16:31","date_gmt":"2026-05-22T18:16:31","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=143632"},"modified":"2026-05-22T18:16:31","modified_gmt":"2026-05-22T18:16:31","slug":"tafaj-brezi-i-ri-i-pd-mburoja-kunder-perpjekjeve-per-te-dobesuar-opoziten","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/05\/22\/tafaj-brezi-i-ri-i-pd-mburoja-kunder-perpjekjeve-per-te-dobesuar-opoziten\/","title":{"rendered":"Tafaj: Brezi i ri i PD mburoja kund\u00ebr p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr t\u00eb dob\u00ebsuar opozit\u00ebn!"},"content":{"rendered":"<p>Ish-ministri i Arsimit, Myqyrem Tafaj, ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb promovimin e manifestit politik t\u00eb Andi Mustafaj, \u201cLule Bor\u00eb\u201d.<br \/>\nAi u shpreh gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij se opozita shqiptare po p\u00ebrballet me nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim serioz p\u00ebr zhdukjen e rolit t\u00eb saj historik, nd\u00ebrsa brezi i ri i t\u00eb rinjve t\u00eb shkolluar jasht\u00eb vendit dhe elitat intelektuale po shihen si shp\u00ebtimi i vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ruajtur identitetin dhe forc\u00ebn e Partis\u00eb Demokratike.<br \/>\nTafaj n\u00ebnvizoi se ky grup i ri, duke rikthyer simbolet dhe duke kontribuar n\u00eb publikime strategjike, \u00ebsht\u00eb mburoja reale ndaj p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr t\u00eb zhb\u00ebr\u00eb opozit\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb monopolizuar sken\u00ebn politike nga propaganda qeveritare.<br \/>\nAi gjithashtu paralajm\u00ebroi se \u00ebsht\u00eb koha p\u00ebr nj\u00eb riorganizim t\u00eb thell\u00eb, duke krijuar hap\u00ebsira reale p\u00ebr elitat, jurist\u00ebt dhe t\u00eb p\u00ebrndjekurit politik\u00eb, si garanci p\u00ebr nj\u00eb opozit\u00eb t\u00eb fort\u00eb dhe t\u00eb pavarur.<\/p>\n<p><strong>Tafaj:<\/strong> Me k\u00ebta djem e vajza t\u00eb brain gain-it, un\u00eb e mbaj gjithmon\u00eb mir\u00eb q\u00eb n\u00eb fillim. Sepse e dini si \u00ebsht\u00eb historia: kjo histori e brain gain-it ka filluar dhe \u00ebsht\u00eb diskutuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Partin\u00eb Demokratike n\u00eb periudh\u00ebn e vitit 2005, p\u00ebrpara se ne t\u00eb vinim n\u00eb pushtet, dhe nj\u00eb nga pikat e programit ton\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte brain gain-i dhe ekselenca. Dhe profesor Berisha, si nj\u00eb nga intelektual\u00ebt m\u00eb t\u00eb shquar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, jo vet\u00ebm n\u00eb fush\u00ebn e mjek\u00ebsis\u00eb, por edhe nj\u00eb njeri me nj\u00eb formim dhe investim poliedrik, menj\u00ebher\u00eb e kapi k\u00ebt\u00eb ide dhe b\u00ebri shum\u00eb pun\u00eb p\u00ebr ta materializuar. Sepse ishte nj\u00eb domosdoshm\u00ebri.<br \/>\nP\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, familjet shqiptare kishin investuar p\u00ebr vajzat dhe p\u00ebr djemt\u00eb e tyre, i kishin d\u00ebrguar q\u00eb t\u00eb shkolloheshin jasht\u00eb. I kishin shkolluar edhe n\u00eb Shqip\u00ebri, dhe ata ishin rrug\u00ebve. E dyta, nj\u00eb parti e madhe si Partia Demokratike, q\u00eb ka lindur nga student\u00ebt dhe inteligjenca shqiptare, dhe nga t\u00eb p\u00ebrndjekurit politik\u00eb, bazohet n\u00eb elita dhe duhet t\u00eb bazohet n\u00eb elita.<br \/>\nSot, dhe kur u krijua departamenti, e diskutuam q\u00eb ne duhet t\u00eb kishim nj\u00eb struktur\u00eb pran\u00eb Partis\u00eb Demokratike, e cila do ta zhvillonte k\u00ebt\u00eb strategji afatgjat\u00eb. Zgjedhjet e viteve t\u00eb kaluara v\u00ebrtetuan q\u00eb ky departament ishte tep\u00ebr aktiv n\u00eb media dhe shum\u00eb i p\u00eblqyer. Flisnin njer\u00ebzit n\u00ebp\u00ebr televizione dhe thoshin: \u201cDuam t\u2019i d\u00ebgjojm\u00eb ato djem t\u00eb rinj, ato vajza, se s\u2019duam t\u2019ju d\u00ebgjojm\u00eb m\u00eb juve\u201d.<br \/>\nTani, 4-5 vjet sa ka b\u00ebr\u00eb departamenti, drejtohet nga zoti K\u00eblli\u00e7i k\u00ebtu, dhe jan\u00eb shum\u00eb aktiv\u00eb: djem shum\u00eb t\u00eb kualifikuar e t\u00eb shkolluar, brilant\u00eb, dhe vajza shum\u00eb t\u00eb mira, q\u00eb un\u00eb mendoj se kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr Partin\u00eb Demokratike dhe, ashtu si\u00e7 e tha doktori, jan\u00eb bashkuar me PD-n\u00eb n\u00eb dit\u00ebn m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. Libri nuk m\u00eb befason, sepse ju kam ndjekur gjithmon\u00eb. Por imagjinoni, k\u00ebta djem dhe vajza shkruajn\u00eb libra n\u00eb dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb Partis\u00eb Demokratike. Shkruajn\u00eb edhe p\u00ebr rikthimin e simboleve, kur e gjith\u00eb propaganda prej 13 vjet\u00ebsh synon t\u00eb godas\u00eb 8 Dhjetorin. A ka mund\u00ebsi t\u00eb hiqet nga historia 8 Dhjetori? Nuk ka ekzistuar. P\u00ebr k\u00ebta nuk ekziston as Azem Hajdari, p\u00ebr k\u00ebta nuk ekziston Sali Berisha, p\u00ebr k\u00ebta nuk ekziston Partia Demokratike. Dhe prandaj, Partia Demokratike u p\u00ebrball me nj\u00eb skenar makab\u00ebr asgj\u00ebsimi. Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta.<br \/>\nNa vjen Andi me k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr dhe, p\u00ebr mua, \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet frym\u00ebzim dhe e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb duhet ta lexojn\u00eb njer\u00ebzit. E kan\u00eb d\u00ebgjuar Andin dhe k\u00ebta djemt\u00eb e vajzat e departamentit, dhe i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb madh PD-s\u00eb. Tani, ne jemi n\u00eb procesin e zgjedhjeve, doktor, dhe un\u00eb mendoj t\u2019i qasemi edhe nj\u00eb aspekti tjet\u00ebr. Nj\u00eb parti e p\u00ebrgatitjes s\u00eb elitave e ka shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. Ne v\u00ebrtet kemi 35 vjet demokraci, nj\u00eb parti e madhe, kemi pasur 12 vjet qeverisje, por duhet ta pranojm\u00eb q\u00eb nuk kemi punuar p\u00ebr elitat tona intelektuale. K\u00ebt\u00eb duhet ta pranojm\u00eb.<br \/>\nDhe ajo q\u00eb thot\u00eb Andi, k\u00ebto trupa t\u00eb nd\u00ebrmjetme q\u00eb mungojn\u00eb dhe elitat opinionb\u00ebr\u00ebse, ne i ndjejm\u00eb \u00e7do dit\u00eb. N\u00eb qoft\u00eb se s\u2019do t\u00eb ishte PD-ja, nuk do kishin mund\u00ebsi t\u00eb flisnin n\u00eb Parlament dhe nuk do b\u00ebnin konferenca shtypi p\u00ebrdit\u00eb. Ky realitet n\u00eb Shqip\u00ebri do merrej mir\u00ebqen\u00eb, e aq mir\u00eb jemi k\u00ebshtu si\u00e7 jemi.<br \/>\nK\u00ebshtu q\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb, tradita e vendeve t\u00eb tjera \u00ebsht\u00eb q\u00eb djemt\u00eb e vajzat q\u00eb merren me politik\u00eb marrin mb\u00ebshtetje nga fondacionet pran\u00eb partive dhe b\u00ebhen politikan\u00eb elitar\u00eb, shum\u00eb t\u00eb shkolluar, dhe mbeten elita t\u00eb partive. K\u00ebt\u00eb eksperienc\u00eb e njoh mir\u00eb n\u00eb Gjermani, n\u00eb universitet ku kam qen\u00eb un\u00eb: t\u00eb gjith\u00eb fondacionet politike kishin zyra. T\u00eb gjith\u00eb formacionet, grupimet rinore t\u00eb partive kishin t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb organizonin aktivitete dhe vazhdonin t\u00eb ushtronin aktivitetet. Ne k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi nuk e kemi, prandaj un\u00eb mendoj, doktor, q\u00eb edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb t\u00eb riorganizimit duhet t\u2019i k\u00ebrkojm\u00eb me qiri dhe duhet t\u2019i kemi nj\u00eb pasuri t\u00eb madhe p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Partis\u00eb Demokratike k\u00ebto vajza dhe k\u00ebta djem t\u00eb rinj shum\u00eb t\u00eb shkolluar.<br \/>\nK\u00ebto jan\u00eb vajzat dhe djemt\u00eb e demokrat\u00ebve, q\u00eb kan\u00eb investuar vet\u00eb familjet e tyre dhe i vijn\u00eb si pasuri Partis\u00eb Demokratike. Dhe un\u00eb mendoj se duhet t\u00eb gjenden mund\u00ebsit\u00eb, qoft\u00eb edhe n\u00eb statut. P\u00ebr shembull, CDU-ja gjermane, doktor, ka jurist\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb CDU-s\u00eb. K\u00ebta jan\u00eb t\u00eb atashuar pran\u00eb CDU-s\u00eb. Ka at\u00eb bashkimin e jurist\u00ebve, por ama ligjet e CDU-s\u00eb nuk kalojn\u00eb, edhe kur \u00ebsht\u00eb n\u00eb qeveri, pa kaluar te k\u00ebta jurist\u00eb. Ashtu si\u00e7 ka bashkimin e biznesmen\u00ebve kristiandemokrat\u00eb.<br \/>\nNe duhet t\u00eb mendojm\u00eb q\u00eb edhe n\u00eb statutin ton\u00eb t\u00eb krijojm\u00eb hap\u00ebsira p\u00ebr elitat, hap\u00ebsira p\u00ebr grupet shoq\u00ebrore, hap\u00ebsira reale p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrndjekurit politik\u00eb. Partia Demokratike ka nevoj\u00eb, si nj\u00eb parti e qendr\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb mb\u00ebshtetje shum\u00eb t\u00eb fuqishme nga e gjith\u00eb qendra e djatht\u00eb, p\u00ebrtej militant\u00ebve tan\u00eb, q\u00eb jan\u00eb pasuria m\u00eb e madhe e partis\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-ministri i Arsimit, Myqyrem Tafaj, ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb promovimin e manifestit politik t\u00eb Andi Mustafaj, \u201cLule Bor\u00eb\u201d. Ai u shpreh gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij se opozita shqiptare po p\u00ebrballet me nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim serioz p\u00ebr zhdukjen e rolit t\u00eb saj historik, nd\u00ebrsa brezi i ri i t\u00eb rinjve t\u00eb shkolluar jasht\u00eb vendit dhe elitat intelektuale &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":143633,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-143632","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/143632","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=143632"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/143632\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":143635,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/143632\/revisions\/143635"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/143633"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=143632"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=143632"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=143632"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}