{"id":14375,"date":"2022-06-06T19:42:33","date_gmt":"2022-06-06T19:42:33","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=14375"},"modified":"2022-06-06T19:55:03","modified_gmt":"2022-06-06T19:55:03","slug":"emerimi-i-presidentit-berisha-sot-ne-shqiperi-njelloj-si-dikur-ne-diktaturen-hoxhiste","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2022\/06\/06\/emerimi-i-presidentit-berisha-sot-ne-shqiperi-njelloj-si-dikur-ne-diktaturen-hoxhiste\/","title":{"rendered":"Em\u00ebrimi i Presidentit, Berisha: Sot n\u00eb Shqip\u00ebri, nj\u00eblloj si dikur n\u00eb diktatur\u00ebn hoxhiste"},"content":{"rendered":"<ul>\n<li><strong>Sali Berisha: T\u00eb pakt\u00ebn 6 ministra dhe shum\u00eb e shum\u00eb deputet\u00eb socialist\u00eb jan\u00eb kandidat\u00eb p\u00ebr ekstradime n\u00eb vendet e Benelux-it<\/strong><\/li>\n<li><strong>\u201cMe em\u00ebrimin m\u00eb 4 qershor nga pseudo-mazhoranca t\u00eb gjeneral Bajram Begajt President i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, sot n\u00eb Shqip\u00ebri nj\u00eblloj si dikur n\u00eb diktatur\u00ebn hoxhiste, t\u00eb gjitha pushtet jan\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb nj\u00eb partie dhe nj\u00eb njeriu\u201d<\/strong><\/li>\n<li><strong>I b\u00ebj thirrje shqiptar\u00ebve kudo q\u00eb jan\u00eb, Diaspor\u00eb, emigracion, vende t\u00eb lira, t\u00eb angazhohen me potencialet e tyre p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar dheun e tyre, Shqip\u00ebrin\u00eb, nga narkoshteti monist i Edi Ram\u00ebs<\/strong><\/li>\n<\/ul>\n<p>FJALA E PLOT\u00cb E KRYETARIT T\u00cb PD, SALI BERISHA N\u00cb FOLTOREN E KUVENDIT<\/p>\n<p>S\u00eb pari, denoncoj qeverin\u00eb e cila nuk sjell n\u00eb Parlament marr\u00ebveshjet e ekstradimit me vendet e Beneluksit dhe k\u00ebt\u00eb nuk e b\u00ebn p\u00ebr faktin e vet\u00ebm se t\u00eb pakt\u00ebn 6 ministra dhe shum\u00eb e shum\u00eb deputet\u00eb socialist\u00eb jan\u00eb kandidat\u00eb p\u00ebr ekstradime.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, kam nj\u00eb pyetje p\u00ebr parafol\u00ebsin q\u00eb s\u2019dua t\u2019ia p\u00ebrmend as emrin, kam nj\u00eb pyetje. Sa i pagove Nuredin Dumanit p\u00ebr t\u00eb t\u00eb shp\u00eblar\u00eb tek Manhas\u00ebt, kjo do t\u00eb dal\u00eb, dhe nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm kjo, po ja ku po ua them t\u00eb nderuara zonja, ai ka mbi 50 apo 100 telefonata me Dumanin, me sharr\u00ebn, me gozhd\u00ebn, dhe me serialin e band\u00ebs s\u00eb Suel \u00c7el\u00ebs dhe Talo \u00c7el\u00ebs e me radh\u00eb. Pra k\u00ebto jan\u00eb.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria e Ram\u00ebs, vendi i monizmit total. Republika moniste e Sorosit n\u00eb Europ\u00eb. E shtuna e 4 qershorit 2022 do gdhendet n\u00eb memorien e koh\u00ebs si nj\u00eb nd\u00ebr dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb zeza n\u00eb historin\u00eb e demokracis\u00eb shqiptare. Ajo ishte dita e funeralit t\u00eb sistemit demokratik n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Me uzurpimin me votat e rr\u00ebmbyera t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb institucionit t\u00eb fundit shtet\u00ebror q\u00eb kishte mbetur jasht\u00eb kontrollit t\u00eb PS-s\u00eb, atij t\u00eb presidentit, n\u00eb vend u rivendos sistemi monist i plot\u00eb dhe u varros sistemi i bazuar n\u00eb ndarjen dhe balanc\u00ebn e pushteteve t\u00eb garantuar me Kushtetut\u00eb.<\/p>\n<p>Me em\u00ebrimin m\u00eb 4 qershor nga pseudo-mazhoranca t\u00eb gjeneral Bajram Begajt President i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, sot n\u00eb Shqip\u00ebri nj\u00eblloj si dikur n\u00eb diktatur\u00ebn hoxhiste, t\u00eb gjitha pushtet jan\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb nj\u00eb partie dhe nj\u00eb njeriu. Sot si asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb 31 vite, n\u00eb pushtetin ekzekutiv, \u00e7do minist\u00ebr, zv.minist\u00ebr, drejtor dhe Sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb i vet\u00ebm nj\u00eb partie, PS-s\u00eb.<\/p>\n<p>Sot, nj\u00eblloj si n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn ton\u00eb moniste, t\u00eb gjitha institucionet e larta shtet\u00ebrore t\u00eb konsideruara si t\u00eb pavarura apo autonome, si ai i Presidentit, KLSH, Drejtorit t\u00eb Sh\u00ebrbimit Informativ Shtet\u00ebror dhe atij t\u00eb Ushtris\u00eb, Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Deklarimit t\u00eb Pasurive, Komisionarit t\u00eb t\u00eb Dh\u00ebnave Private, krer\u00ebve t\u00eb Bordeve t\u00eb Konkurrenc\u00ebs, t\u00eb Energjis\u00eb, Bordeve Rregullatore t\u00eb Telekomunikacionit jan\u00eb t\u00eb PS-s\u00eb.<\/p>\n<p>Sot n\u00eb narkoshtetin shqiptar t\u00eb gjith\u00eb drejtuesit e institucioneve m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, KLGJ, ILD, KLP, KPK, KLAP-s\u00eb, Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme dhe SPAK-ut, \u00e7do gjykat\u00eb, si e Lart\u00eb dhe \u00e7do gjykat\u00ebs i Kushtetueses q\u00eb nuk i ka mbaruar mandati dhe i till\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrzgjedhur dhe em\u00ebruar nga mazhoranca e PS. Kurr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb q\u00eb nga diktatura e Enver Hoxh\u00ebs nj\u00eb kontroll i till\u00eb total partiak mbi drejt\u00ebsin\u00eb nuk ka ekzistuar.<\/p>\n<p>Sot n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb moniste t\u00eb gjitha organizatat jo qeveritare p\u00ebrve\u00e7 asaj t\u00eb Altin Goxhajt dhe disa t\u00eb tjer\u00ebve, kontrollohen totalisht nga qeveria dhe kumbari i saj George Soros.<\/p>\n<p>Sot t\u00eb gjitha mediat e m\u00ebdha dhe t\u00eb vogla me p\u00ebrjashtim tep\u00ebr t\u00eb rrall\u00eb, kontrollohen nga narkoqeveria e Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Ato jan\u00eb n\u00eb gar\u00eb t\u00eb dezinformojn\u00eb qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb se p\u00ebrndryshe nuk mbijetojn\u00eb. Sektor\u00ebt madhor\u00eb jetik t\u00eb ekonomis\u00eb s\u00eb vendit zot\u00ebrohen nga oligark\u00ebt e Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Data 4 qershor 2022 sh\u00ebnon zhdukjen p\u00ebrfundimtare t\u00eb \u00e7do lloj kontrolli t\u00eb pushteteve, me abuzimet e tyre me qytetar\u00ebt, publikun, interesat e vendit, kusht vendimtar p\u00ebr ushtrimin e tyre n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kushtetuese dhe demokratike.<\/p>\n<p>Me zgjedhjen dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb t\u00eb presidentit socialist nga mazhoranca socialiste u zhduk p\u00ebrfundimisht gjurma e fundit e balanc\u00ebs midis pushteteve, kusht vendimtar p\u00ebr t\u00eb mos patur nj\u00eb pushtet monist, anti-demokratik dhe anti-kushteutes.<\/p>\n<p>Natyrisht kjo nuk erdhi brenda nj\u00eb dite apo nj\u00eb viti. Monizmin n\u00eb Shqip\u00ebri Rama e rivendosi s\u00eb pari p\u00ebr mentalitetin monist q\u00eb trash\u00ebgon nga et\u00ebrit e tij bllokmen-hoxhist, p\u00ebr pushtet nj\u00eb partiak.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, p\u00ebr vendosjen e monizmit total p\u00ebrdori frik\u00ebn, terrorin, dhun\u00ebn shtet\u00ebrore, bandat, krimin drog\u00ebn dhe varf\u00ebrin\u00eb me t\u00eb cilat n\u00ebnshtroi njer\u00ebzit, bleu dhe rr\u00ebmbeu votat e tyre, dhe largoi mbi gjysm\u00eb milioni shqiptar\u00eb nga Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Me nj\u00eb urrejtje patologjike arriti me tender\u00eb dhe dosje gjyq\u00ebsore t\u00eb blej\u00eb dhe t\u00eb marr\u00eb peng drejtuesit e ish-opozit\u00ebs. N\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb proces t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsimit t\u00eb balanc\u00ebs s\u00eb pushteteve, me monizmin e plot\u00eb pati mb\u00ebshtetjen e fuqishme t\u00eb Sorosit e cila vuri n\u00eb ombrell\u00ebn e tij organizatat e shoq\u00ebris\u00eb civile dhe me pseudo-reform\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb vuri n\u00eb kontroll t\u00eb plot\u00eb ekzekutivin, n\u00eb kontroll t\u00eb plot\u00eb t\u00eb ekzekutivit t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrligji me deklarata grabitjen e vot\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve dhe me lobimin e tij korruptiv b\u00ebri gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb larguar nga skena politike Berish\u00ebn p\u00ebr t\u00eb ndihmuar Ram\u00ebn dhe narkoqeverin\u00eb e tij.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur qytetar\u00eb shqiptar\u00eb,<\/p>\n<p>situata sot \u00ebsht\u00eb m\u00eb dramatike se kurr\u00eb n\u00eb 30 vite. Zgjidhja \u00ebsht\u00eb sot m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb n\u00eb duart tona, shembja e sistemit t\u00eb kalbur monist arrihet me guxim, moblizim, organizim n\u00ebn udh\u00ebheqjen e opozit\u00ebs shqiptare me nj\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb fuqishme shp\u00ebtimtare p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>I b\u00ebj thirrje shqiptar\u00ebve kudo q\u00eb jan\u00eb, Diaspor\u00eb, emigracion, vende t\u00eb lira, t\u00eb angazhohen me potencialet e tyre p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar dheun e tyre, Shqip\u00ebrin\u00eb, nga narkoshteti monist i Edi Ram\u00ebs. Asnj\u00eb shqiptar nuk duhet t\u00eb harroj\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria sot nuk \u00ebsht\u00eb Republika moniste e Enver Hoxh\u00ebs, por Republika moniste e Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Ajo nuk \u00ebsht\u00eb Republika moniste e Gorge Orwell, por Republika moniste e George Soros.<\/p>\n<p>I b\u00ebj thirrje miqve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, shqiptar\u00ebve dhe demokracis\u00eb s\u00eb tyre n\u00eb Europ\u00eb dhe SHBA, e kudo n\u00eb vende t\u00eb lira t\u00eb nd\u00ebrpresin menj\u00ebher\u00eb \u00e7do mb\u00ebshtetje p\u00ebr regjimin monist t\u00eb Edi Ram\u00ebs. Ne do t\u00eb fitojm\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sali Berisha: T\u00eb pakt\u00ebn 6 ministra dhe shum\u00eb e shum\u00eb deputet\u00eb socialist\u00eb jan\u00eb kandidat\u00eb p\u00ebr ekstradime n\u00eb vendet e Benelux-it \u201cMe em\u00ebrimin m\u00eb 4 qershor nga pseudo-mazhoranca t\u00eb gjeneral Bajram Begajt President i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, sot n\u00eb Shqip\u00ebri nj\u00eblloj si dikur n\u00eb diktatur\u00ebn hoxhiste, t\u00eb gjitha pushtet jan\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb nj\u00eb partie dhe &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":14376,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-14375","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14375","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=14375"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14375\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/14376"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=14375"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=14375"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=14375"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}