{"id":143887,"date":"2026-05-26T16:37:22","date_gmt":"2026-05-26T16:37:22","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=143887"},"modified":"2026-05-26T16:37:22","modified_gmt":"2026-05-26T16:37:22","slug":"pd-gati-paketen-e-pare-per-plotesimin-e-kritereve-te-anetaresimit-bardhi-rama-e-rendoi-shqiperine-me-kushte-te-reja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/05\/26\/pd-gati-paketen-e-pare-per-plotesimin-e-kritereve-te-anetaresimit-bardhi-rama-e-rendoi-shqiperine-me-kushte-te-reja\/","title":{"rendered":"PD gati paket\u00ebn e par\u00eb p\u00ebr plot\u00ebsimin e kritereve t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit, Bardhi: Rama e r\u00ebndoi Shqip\u00ebrin\u00eb me kushte t\u00eb reja"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i grupit parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, Gazment Bardhi, n\u00eb nj\u00eb dalje p\u00ebr mediat zbuloi se p\u00ebrjashtimi i opozit\u00ebs nga tryeza e bisedimeve n\u00eb Bruksel \u00ebsht\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje e q\u00ebllimshme e kryeministrit Edi Rama p\u00ebr t\u00eb maskuar d\u00ebshtimet dhe kushtet e r\u00ebnda t\u00eb vendosura nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt.<\/p>\n<p>Raportohet se p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, procesi i an\u00ebtar\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb kusht\u00ebzuar drejtp\u00ebrdrejt nga m\u00ebnyra e qeverisjes, duke listuar probleme madhore si korrupsioni masiv, mbrojtja politike ndaj zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb, sistemi i patronazhimit n\u00eb zgjedhje, pastrimi i parave n\u00eb sektorin e nd\u00ebrtimit dhe d\u00ebshtimi i funksionimit t\u00eb mbik\u00ebqyrjes parlamentare.<\/p>\n<p>Dokumentet e fundit e p\u00ebrshkruajn\u00eb korrupsionin jo m\u00eb si nj\u00eb fenomen kalimtar, por si nj\u00eb rrezik real q\u00eb deformon tregun dhe funksionimin e shtetit.<\/p>\n<p>P\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj situate alarmante, opozita ka paralajm\u00ebruar kalimin n\u00eb veprime konkrete institucionale. Gjat\u00eb dit\u00ebve n\u00eb vijim pritet depozitimi i tre nismave thelb\u00ebsore n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p><strong>Deklarata e plot\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb nderuar qytetar\u00eb,<\/p>\n<p>Sot \u00ebsht\u00eb dita kur Shqip\u00ebria duhet t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohej e bashkuar n\u00eb Bruksel. Dita kur qeveria dhe opozita duhet t\u00eb q\u00ebndronin s\u00eb bashku n\u00eb nj\u00eb tryez\u00eb p\u00ebr t\u2019i treguar Europ\u00ebs se an\u00ebtar\u00ebsimi i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian \u00ebsht\u00eb mbi \u00e7do interes partiak, mbi \u00e7do kalkulim politik dhe mbi \u00e7do interes personal.<\/p>\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb keq, kjo nuk ndodh.<\/p>\n<p>N\u00ebn drejtimin e Edi Ram\u00ebs, opozita dhe qytetar\u00ebt nuk jan\u00eb trajtuar kurr\u00eb si partner\u00eb n\u00eb nj\u00eb proces komb\u00ebtar, por si armiq q\u00eb duhen p\u00ebrjashtuar. Nd\u00ebrsa integrimi europian \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur vazhdimisht si propagand\u00eb elektorale dhe si dekor politik sa her\u00eb ka zgjedhje.<\/p>\n<p>Por kjo ndodh edhe p\u00ebr nj\u00eb arsye tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Sepse me opozit\u00ebn n\u00eb tryez\u00ebn e negociatave, Edi Rama nuk do t\u00eb mund t\u00eb fshihte t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e plot\u00eb t\u00eb k\u00ebtij procesi. Nuk do t\u00eb mund t\u00eb fshihte vones\u00ebn 6-mujore t\u00eb negociatave. Dhe k\u00ebtu po i referohem vet\u00ebm koh\u00ebs s\u00eb raportit t\u00eb fundit, pa llogaritur fare 13 vitet n\u00eb pushtet apo 3 vitet n\u00eb opozit\u00eb, kur me vot\u00eb bllokoi negociatat.<\/p>\n<p>Edi Rama e p\u00ebrjashton opozit\u00ebn dhe qytetar\u00ebt nga tryeza e negociatave, sepse k\u00ebrkon t\u00eb fsheh\u00eb t\u00eb vetmen t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb sot: se Shqip\u00ebria po hyn n\u00eb faz\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb procesit me m\u00eb shum\u00eb kushte dhe me m\u00eb shum\u00eb mosbesim.<\/p>\n<p>As fotografit\u00eb dhe as shampanja e propagand\u00ebs nuk e fshehin dot t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn se vet\u00ebm p\u00ebr Grupkapitullin \u201cThemeloret\u201d, grupi me t\u00eb cilin hapen negociatat dhe nga i cili varet e gjith\u00eb mbyllja e negociatave, Bashkimi Europian i vendosi Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb raportin e pak dit\u00ebve m\u00eb par\u00eb 34 kushte. T\u00eb gjitha m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda. Asnj\u00eb leht\u00ebsim.<\/p>\n<p>Por problemi nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm numri i kushteve.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, Bashkimi Europian ka kthyer n\u00eb kushte zyrtare p\u00ebr mbylljen e negociatave \u00e7\u00ebshtje q\u00eb lidhen drejtp\u00ebrdrejt me m\u00ebnyr\u00ebn si qeveriset Shqip\u00ebria:<\/p>\n<ul>\n<li>korrupsionin masiv dhe vendimtar<\/li>\n<li>imunitetin politik p\u00ebr korrupsionin<\/li>\n<li>zgjedhjet me patronazhist\u00eb<\/li>\n<li>dob\u00ebsimin e kontrollit parlamentar<\/li>\n<li>pastrimin e parave n\u00eb nd\u00ebrtim dhe pasuri t\u00eb paluajtshme<\/li>\n<li>munges\u00ebn e konkurrenc\u00ebs n\u00eb tendera dhe koncesione<\/li>\n<\/ul>\n<p>N\u00eb dokumentet e m\u00ebparshme flitej p\u00ebr korrupsionin si \u201cshqet\u00ebsim serioz\u201d.<br \/>\nSot, p\u00ebrpara Ram\u00ebs n\u00eb tryez\u00eb, \u00ebsht\u00eb dokumenti q\u00eb e p\u00ebrshkruan korrupsionin e qeveris\u00eb s\u00eb tij si \u201cshqet\u00ebsim vendimtar\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb par\u00eb, mbrojtja politike e korrupsionit nuk ishte kusht negociues.<br \/>\nSot, pasi Edi Rama rr\u00ebzoi k\u00ebrkes\u00ebn e SPAK-ut p\u00ebr arrestimin e Belinda Ballukut, Bashkimi Europian ka vendosur si kusht heqjen e imunitetit sipas standardeve europiane, si dhe ngre alarmin p\u00ebr nd\u00ebrhyrjet ndaj drejt\u00ebsis\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta. Ky akt politik ka p\u00ebrcaktuar t\u00eb gjitha q\u00ebndrimet e m\u00ebvonshme t\u00eb Bashkimit Europian, duke r\u00ebnduar ndjesh\u00ebm pozicionin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb negociatat e an\u00ebtar\u00ebsimit dhe duke ulur n\u00eb minimumin historik besimin e Brukselit tek Tirana zyrtare.<\/p>\n<p>M\u00eb par\u00eb, patronazhimi i zgjedhjeve, q\u00eb Rama e mbron me aq p\u00ebrkushtim dhe pasion, as nuk p\u00ebrmendej n\u00eb raportet e negociatave.<br \/>\nSot, BE k\u00ebrkon zyrtarisht parandalimin e rrjeteve t\u00eb patronazhimit dhe p\u00ebrdorimit t\u00eb pushtetit institucional si mjet presioni elektoral.<\/p>\n<p>M\u00eb par\u00eb, zgjedhjet p\u00ebrmendeshin me gjuh\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme.<br \/>\nSot, BE k\u00ebrkon p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me rekomandimet e OSBE\/ODIHR-it.<\/p>\n<p>M\u00eb par\u00eb, komisionet hetimore t\u00eb k\u00ebrkuara nga Partia Demokratike dhe t\u00eb refuzuara nga mazhoranca e Edi Ram\u00ebs nuk konsideroheshin problem p\u00ebr negociatat.<br \/>\nSot, n\u00eb tryez\u00ebn e negociatave q\u00ebndron kushti i Bashkimit Europian p\u00ebr mbik\u00ebqyrje efektive dhe t\u00eb papenguar t\u00eb qeveris\u00eb nga Parlamenti.<\/p>\n<p>M\u00eb par\u00eb, nd\u00ebrtimi dhe tregu i pasurive t\u00eb paluajtshme nuk trajtoheshin si alarm negociues.<br \/>\nSot, BE identifikon nd\u00ebrtimin si sektor t\u00eb ekspozuar ndaj korrupsionit, paras\u00eb informale dhe pastrimit t\u00eb parave.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb thot\u00eb se pas 13 vitesh qeverisje, Shqip\u00ebria nuk po hyn n\u00eb faz\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb negociatave me m\u00eb shum\u00eb besim nga Europa, por me m\u00eb shum\u00eb kushte, m\u00eb shum\u00eb mosbesim dhe m\u00eb shum\u00eb alarm.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar qytetar\u00eb,<\/p>\n<p>Duke fal\u00ebnderuar vendet an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Europian p\u00ebr mb\u00ebshtetjen q\u00eb i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb vazhduar rrug\u00ebn e pakthyeshme t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit, Partia Demokratike nuk do t\u00eb humbas\u00eb koh\u00eb me retorik\u00eb boshe politike, por do t\u00eb nis\u00eb p\u00ebrkthimin n\u00eb akte konkrete t\u00eb disa prej kushteve q\u00eb Bashkimi Europian i ka vendosur Shqip\u00ebris\u00eb si pasoj\u00eb e keqqeverisjes.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ne do t\u00eb depozitojm\u00eb n\u00eb Parlament tre nisma konkrete, q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb vot\u00ebn e deputet\u00ebve.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, shfuqizimin e ligjit p\u00ebr investimet strategjike. K\u00ebt\u00eb e kemi k\u00ebrkuar edhe m\u00eb par\u00eb me nisma konkrete, por Partia Socialiste e ka rr\u00ebzuar. Sepse pas k\u00ebtij ligji q\u00ebndron vet\u00eb Edi Rama, interesat e tij personale dhe rrethi i oligark\u00ebve t\u00eb krijuar nga pushteti. Ky ligj special, i papajtuesh\u00ebm me frym\u00ebn europiane t\u00eb konkurrenc\u00ebs dhe barazis\u00eb para ligjit, p\u00ebr vite me radh\u00eb ka prodhuar favorizime, munges\u00eb konkurrence, grabitje t\u00eb pron\u00ebs publike dhe private dhe deformim t\u00eb tregut. Pik\u00ebrisht me k\u00ebt\u00eb ligj lidhen drejtp\u00ebrdrejt shqet\u00ebsimet q\u00eb sot Bashkimi Europian ngre p\u00ebr PPP-t\u00eb, sektorin e nd\u00ebrtimit dhe korrupsionin.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, dekriminalizimin e plot\u00eb t\u00eb shpifjes ndaj gazetar\u00ebve. Me k\u00ebt\u00eb nism\u00eb nd\u00ebrmarrim nj\u00eb hap konkret n\u00eb mbrojtje t\u00eb liris\u00eb s\u00eb medias dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet europiane q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb mbrojtje m\u00eb t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr gazetar\u00ebt dhe fundin e presionit politik apo penal ndaj tyre. T\u00eb pakt\u00ebn, gazetar\u00ebt shqiptar\u00eb, q\u00eb sot vuajn\u00eb pasojat e autocensur\u00ebs, censur\u00ebs nga pronar\u00ebt dhe pasiguris\u00eb p\u00ebr vendin e pun\u00ebs, t\u00eb mos p\u00ebrballen edhe me k\u00ebrc\u00ebnimin e ndjekjes penale nga zyrtar\u00eb t\u00eb korruptuar.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, kriminalizimin e pastrimit t\u00eb parave si vep\u00ebr penale t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb Kodin Penal. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga k\u00ebrkesat m\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta t\u00eb Bashkimit Europian n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb negociatave, p\u00ebrball\u00eb alarmit n\u00eb rritje p\u00ebr ekonomin\u00eb informale, sektorin e nd\u00ebrtimit, korrupsionin vendimtar dhe qarkullimin masiv t\u00eb paras\u00eb s\u00eb pist\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Sepse sot, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, BE-ja nuk po flet m\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr korrupsion si fenomen, por p\u00ebr rrezikun real q\u00eb paraja informale dhe korrupsioni t\u00eb deformojn\u00eb vet\u00eb ekonomin\u00eb, zgjedhjet dhe shtetin shqiptar.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur qytetar\u00eb,<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb akte konkrete q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb vullnetin e pal\u00ebkundur t\u00eb Partis\u00eb Demokratike p\u00ebr nj\u00eb proces sa m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb dhe serioz t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian.<\/p>\n<p>Ne jemi t\u00eb bindur se negociatat nuk mbyllen duke fshehur problemet. Negociatat mbyllen duke i zgjidhur ato.<\/p>\n<p>Por historia 15-vje\u00e7are e Edi Ram\u00ebs me integrimin europian ka treguar edhe di\u00e7ka tjet\u00ebr:<\/p>\n<p>Se pa mbyllur kapitullin e Edi Ram\u00ebs, Shqip\u00ebria do ta ket\u00eb t\u00eb pamundur t\u00eb mbyll\u00eb negociatat p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e plot\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i grupit parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, Gazment Bardhi, n\u00eb nj\u00eb dalje p\u00ebr mediat zbuloi se p\u00ebrjashtimi i opozit\u00ebs nga tryeza e bisedimeve n\u00eb Bruksel \u00ebsht\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje e q\u00ebllimshme e kryeministrit Edi Rama p\u00ebr t\u00eb maskuar d\u00ebshtimet dhe kushtet e r\u00ebnda t\u00eb vendosura nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt. Raportohet se p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, procesi i an\u00ebtar\u00ebsimit &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":127105,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-143887","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/143887","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=143887"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/143887\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":143888,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/143887\/revisions\/143888"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/127105"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=143887"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=143887"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=143887"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}