{"id":143907,"date":"2026-05-26T18:28:46","date_gmt":"2026-05-26T18:28:46","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=143907"},"modified":"2026-05-26T18:28:46","modified_gmt":"2026-05-26T18:28:46","slug":"boci-ne-kukes-shpopullimi-alarm-kombetar-reforma-e-vitit-2014-nisi-me-harten-dhe-harroi-qytetarin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/05\/26\/boci-ne-kukes-shpopullimi-alarm-kombetar-reforma-e-vitit-2014-nisi-me-harten-dhe-harroi-qytetarin\/","title":{"rendered":"Bo\u00e7i n\u00eb Kuk\u00ebs: Shpopullimi alarm komb\u00ebtar! Reforma e vitit 2014 nisi me hart\u00ebn dhe harroi qytetarin"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Posa\u00e7\u00ebm Parlamentar p\u00ebr Reform\u00ebn Administrativo-Territoriale zhvilloi d\u00ebgjes\u00ebn e radh\u00ebs n\u00eb Kuk\u00ebs, ku bashk\u00ebkryetari i Komisionit dhe n\u00ebnkryetari i Partis\u00eb Demokratike, Luciano Bo\u00e7i, deklaroi se reforma territoriale e vitit 2014 ka d\u00ebshtuar n\u00eb p\u00ebrmbushjen e premtimeve t\u00eb saj dhe se shpopullimi i zonave veriore \u00ebsht\u00eb prova m\u00eb e qart\u00eb e k\u00ebtij d\u00ebshtimi.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij, Bo\u00e7i kritikoi p\u00ebrdorimin e \u201cmesatarizmave\u201d statistikore nga qeveria, duke argumentuar se realiteti i Kuk\u00ebsit nuk mund t\u00eb krahasohet me Tiran\u00ebn apo Elbasanin.<\/p>\n<p>Bo\u00e7i tha se reforma premtoi autonomi financiare, kompetenca dhe ulje t\u00eb administrat\u00ebs, por sipas tij ka ndodhur e kund\u00ebrta.<\/p>\n<p>Ai deklaroi se administrata \u00ebsht\u00eb dyfishuar dhe kritikoi argumentin se bashkit\u00eb e vogla nuk kan\u00eb kapacitete administrative.<\/p>\n<p><strong>Fjala e Luciano Bo\u00e7it n\u00eb Kuk\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Dua t\u2019ju p\u00ebrg\u00ebzoj dhe fal\u00ebnderoj p\u00ebr mendimet q\u00eb ndam\u00eb k\u00ebtu, pavar\u00ebsisht toneve politike q\u00eb pati diskutimi. Megjithat\u00eb, pash\u00eb edhe nj\u00eb fill solidariteti dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dua t\u2019ju p\u00ebrg\u00ebzoj.<\/p>\n<p>Nuk kam qejf t\u00eb bie n\u00eb p\u00ebrs\u00ebritje, por m\u00eb duhet t\u00eb vazhdoj me disa paranteza, sepse shoh q\u00eb k\u00ebtu fshihet \u201cdjalli\u201d tek mesatarizmat: t\u00eb ardhurat mesatare, investimet mesatare, krahasimet mes Kuk\u00ebsit me Tiran\u00ebn apo Elbasanin.<\/p>\n<p>Por ne jemi n\u00eb Kuk\u00ebs, q\u00eb \u00ebsht\u00eb qarku m\u00eb i varf\u00ebr n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Prandaj duhet ta shohim Kuk\u00ebsin n\u00eb raport me at\u00eb q\u00eb iu premtua qytetar\u00ebve n\u00eb vitin 2014.<\/p>\n<p>A e pasuroi kjo reform\u00eb Kuk\u00ebsin, si\u00e7 u premtua?<\/p>\n<p>Sepse k\u00ebto fjal\u00eb t\u00eb bukura jan\u00eb th\u00ebn\u00eb edhe n\u00eb vitin 2014: kompetenca, autonomi, administrat\u00eb m\u00eb e vog\u00ebl.<\/p>\n<p>A kemi sot administrat\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl?<\/p>\n<p>D\u00ebgjuam dik\u00eb k\u00ebtu q\u00eb tha se dikur kishim \u201cHaxhi Qamil\u00eb\u201d me 20 mij\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar. Po \u201cAli Babat\u201d e sot\u00ebm sa kan\u00eb? Kan\u00eb 40 mij\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar.<\/p>\n<p>Pra, e kan\u00eb dyfishuar administrat\u00ebn dhe jan\u00eb po k\u00ebta q\u00eb sot na thon\u00eb se bashkit\u00eb nuk kan\u00eb kapacitete dhe duhen zmadhuar.<\/p>\n<p>Si nuk paskan kapacitete?<\/p>\n<p>Ja shihni Hasin: megjith\u00ebse \u00ebsht\u00eb bashki e vog\u00ebl, ka inxhinier\u00eb, jurist\u00eb dhe specialist\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe edhe kur mungojn\u00eb kapacitetet, ekziston bashk\u00ebpunimi nd\u00ebrbashkiak q\u00eb p\u00ebrdoret n\u00eb gjith\u00eb Europ\u00ebn.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, projektet q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb inxhinier\u00eb apo jurist\u00eb realizohen p\u00ebrmes prokurimit publik. Kjo b\u00ebhet leht\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Pra, pse duhet t\u00eb sajojm\u00eb k\u00ebto justifikime?<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb duan k\u00ebto struktura patronazhimi politik, ku njer\u00ebzit fusin kart\u00ebn dhe nuk dihet ku jan\u00eb?<\/p>\n<p>Sepse k\u00ebto fenomene ndodhin edhe k\u00ebtu.<\/p>\n<p>K\u00ebto detaje statistikash nuk jan\u00eb shum\u00eb n\u00eb interes t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>P\u00ebr qytetarin r\u00ebnd\u00ebsi ka afrimiteti, p\u00ebrfaq\u00ebsimi dhe sh\u00ebrbimi.<\/p>\n<p>Ka 65 fshatra pa rrug\u00eb, pa sh\u00ebrbime dhe pa institucione ku t\u00eb trokasin p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar llogari.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb situata reale dhe shifrat p\u00ebrdoren p\u00ebr ta kamufluar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha bashkit\u00eb e qarkut Kuk\u00ebs marrin rreth 85% t\u00eb financimit nga qeveria dhe vet\u00ebm 15% e mbledhin vet\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe kjo nuk funksionon.<\/p>\n<p>Ne si Parti Demokratike themi se duhet ndryshuar formula e financimit.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb merren n\u00eb konsiderat\u00eb relievi, shp\u00ebrndarja territoriale, larg\u00ebsia dhe varf\u00ebria.<\/p>\n<p>Shteti nuk duhet t\u2019i braktis\u00eb k\u00ebto zona.<\/p>\n<p>Sepse ndryshe shpopullimi do t\u00eb vazhdoj\u00eb.<\/p>\n<p>Ja pse jemi k\u00ebtu: p\u00ebr t\u00eb ndryshuar k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mb\u00ebshtetjeje, p\u00ebr t\u00eb rritur kompetencat dhe burimet financiare t\u00eb pushtetit vendor.<\/p>\n<p>Ne nuk nisemi nga harta, si\u00e7 po b\u00ebhet nga Partia Socialiste.<\/p>\n<p>Ata duan bashki m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, ulje t\u00eb numrit t\u00eb bashkive, forcim rajonesh dhe qarqesh, pra nisen nga harta p\u00ebr t\u00eb shkuar tek kompetencat dhe n\u00eb fund tek qytetari.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Partia Demokratike e ka t\u00eb thjesht\u00eb: ne nisemi nga qytetari.<\/p>\n<p>Ne shohim sa larg \u00ebsht\u00eb qytetari sot nga qyteti, sa koh\u00eb i duhet f\u00ebmij\u00ebs nga fshati i larg\u00ebt p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb shkoll\u00eb, sa af\u00ebr \u00ebsht\u00eb familjari me sh\u00ebrbimin, me gjelb\u00ebrimin, me shtetin.<\/p>\n<p>N\u00ebse qytetari nuk \u00ebsht\u00eb af\u00ebr shtetit, at\u00ebher\u00eb ne duhet ta afrojm\u00eb shtetin me qytetarin.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb subsidiariteti i v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe n\u00ebse nuk nd\u00ebrtojm\u00eb qendra t\u00eb aksesueshme, njer\u00ebzit do t\u00eb largohen.<\/p>\n<p>Cila \u00ebsht\u00eb zgjidhja p\u00ebr Bushtric\u00ebn? Ta l\u00ebm\u00eb t\u00eb boshatiset dhe njer\u00ebzit t\u00eb ikin jasht\u00eb vendit?<\/p>\n<p>Apo t\u00eb b\u00ebjm\u00eb si Zvicra?<\/p>\n<p>Atje ka fonde t\u00eb posa\u00e7me p\u00ebr bashkit\u00eb alpine dhe shteti rrit kontributin financiar p\u00ebr to.<\/p>\n<p>Sepse jan\u00eb taksat tona dhe ne duam q\u00eb ato t\u00eb kthehen tek qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Ne duhet t\u00eb respektojm\u00eb taksat e qytetar\u00ebve dhe t\u00eb mos e shpopullojm\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Aty ku ka shpopullim duhet t\u00eb mbrojm\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb mbetur.<\/p>\n<p>Do t\u00eb vij\u00eb nj\u00eb moment kur brezat do t\u00eb duan t\u00eb rikthehen dhe at\u00ebher\u00eb do t\u00eb jet\u00eb edhe m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb.<\/p>\n<p>Jemi n\u00eb alarm.<\/p>\n<p>Ose do t\u00eb ngrihemi n\u00eb piedestal p\u00ebr at\u00eb q\u00eb b\u00ebjm\u00eb kund\u00ebr shpopullimit, ose brezat do t\u00eb na mallkojn\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe nuk \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb t\u00eb marr\u00ebsh p\u00ebrgjegj\u00ebsi publike p\u00ebr nj\u00eb reform\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj ne nisemi nga qytetari dhe shkojm\u00eb tek territori.<\/p>\n<p>Territori nuk \u00ebsht\u00eb thjesht hart\u00eb.<\/p>\n<p>Territori \u00ebsht\u00eb identitet, ekonomi, lidhje historike dhe tradicionale.<\/p>\n<p>Ne po humbasim emrat, toponimet dhe historin\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe duke humbur k\u00ebto, po humbasim historin\u00eb ton\u00eb.<\/p>\n<p>Madje rrezikojm\u00eb q\u00eb nes\u00ebr t\u00eb na vijn\u00eb kombe t\u00eb tjera e t\u00eb popullojn\u00eb territoret q\u00eb ne po i boshatisim.<\/p>\n<p>Sot p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb Kuk\u00ebs m\u00eb duhej t\u00eb paguaja rreth 23 mij\u00eb lek\u00eb si nj\u00eb \u201cturist politik\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb Kuk\u00ebs duhen 5 euro.<\/p>\n<p>I vetmi qytet tjet\u00ebr ku hyn me 5 euro \u00ebsht\u00eb Venecia.<\/p>\n<p>Por atje ato para i merr bashkia dhe i kthen n\u00eb investime.<\/p>\n<p>Prandaj duhet t\u00eb jemi shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb me investimet tona.<\/p>\n<p>Sfida jon\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb partiake. Kjo \u00ebsht\u00eb sfid\u00eb e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00ebse ulet numri i bashkive, dikush mund ta konsideroj\u00eb fitore politike t\u00eb PS-s\u00eb.<\/p>\n<p>Ne e shohim si optimizim t\u00eb bashkive p\u00ebr ta vendosur qytetarin n\u00eb qend\u00ebr, p\u00ebr ta afruar me shtetin dhe me sh\u00ebrbimet.<\/p>\n<p>Q\u00eb jeta e v\u00ebshtir\u00eb e k\u00ebtyre njer\u00ebzve t\u2019i ngjaj\u00eb bukuris\u00eb s\u00eb territorit ku jetojn\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj diskutojm\u00eb sot: si ta afrojm\u00eb shtetin me qytetarin?<\/p>\n<p>A duke ndjekur modelin e vitit 2014, ku u pikturua harta dhe m\u00eb pas u nd\u00ebrtuan funksionet?<\/p>\n<p>Madje brenda 24 or\u00ebve u shtuan 17 bashki gjat\u00eb nat\u00ebs.<\/p>\n<p>Dhe sot ja ku jemi.<\/p>\n<p>Tani p\u00ebrdoren investimet e qeveris\u00eb p\u00ebr t\u00eb justifikuar at\u00eb reform\u00eb, sikur investimet nuk varen nga vullneti i qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Pa folur k\u00ebtu p\u00ebr milionat e vjedhura n\u00eb pushtetin vendor.<\/p>\n<p>Por po mjaftohem me faktin q\u00eb n\u00eb 12 vite \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar vet\u00ebm nj\u00eb shkoll\u00eb.<\/p>\n<p>Tani m\u00eb lejoni t\u2019ju uroj p\u00ebr Kurban Bajramin.<\/p>\n<p>Me g\u00ebzime dhe lumturi p\u00ebr ju dhe familjet tuaja.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Posa\u00e7\u00ebm Parlamentar p\u00ebr Reform\u00ebn Administrativo-Territoriale zhvilloi d\u00ebgjes\u00ebn e radh\u00ebs n\u00eb Kuk\u00ebs, ku bashk\u00ebkryetari i Komisionit dhe n\u00ebnkryetari i Partis\u00eb Demokratike, Luciano Bo\u00e7i, deklaroi se reforma territoriale e vitit 2014 ka d\u00ebshtuar n\u00eb p\u00ebrmbushjen e premtimeve t\u00eb saj dhe se shpopullimi i zonave veriore \u00ebsht\u00eb prova m\u00eb e qart\u00eb e k\u00ebtij d\u00ebshtimi. N\u00eb fjal\u00ebn &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":143908,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-143907","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/143907","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=143907"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/143907\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":143909,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/143907\/revisions\/143909"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/143908"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=143907"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=143907"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=143907"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}