{"id":144073,"date":"2026-05-29T11:20:23","date_gmt":"2026-05-29T11:20:23","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=144073"},"modified":"2026-05-29T11:20:23","modified_gmt":"2026-05-29T11:20:23","slug":"detyrat-qe-gjykata-i-ngarkoi-spak-ut-per-hetimin-e-gjyqtares-irena-gjoka","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/05\/29\/detyrat-qe-gjykata-i-ngarkoi-spak-ut-per-hetimin-e-gjyqtares-irena-gjoka\/","title":{"rendered":"Detyrat q\u00eb gjykata i ngarkoi SPAK-ut p\u00ebr hetimin e gjyqtares Irena Gjoka"},"content":{"rendered":"<p>Gjykata e Posa\u00e7me e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb vendosi m\u00eb 19 maj t\u00eb kthej\u00eb p\u00ebr hetime t\u00eb m\u00ebtejshme \u00e7\u00ebshtjen penale n\u00eb ngarkim t\u00eb gjyqtares Irena Gjoka, e cila e ushtron funksionin po n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjykat\u00eb, duke i l\u00ebn\u00eb SPAK-ut detyra q\u00eb \u00e7mohen t\u00eb nevojshme n\u00eb drejtim t\u00eb konstatimit t\u00eb koh\u00ebs faktike t\u00eb kryerjes s\u00eb vet\u00ebdeklarimeve p\u00ebr figur\u00ebn, si dhe p\u00ebr t\u00eb konkluduar mbi dijenin\u00eb ose jo lidhur me d\u00ebnimin penal t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga drejt\u00ebsia greke ndaj k\u00ebsaj magjistrateje.<\/p>\n<p>Procedimi penal lidhur me mosdeklarimin nga gjyqtarja Gjoka n\u00eb formularin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs t\u00eb nj\u00eb d\u00ebnimi penal p\u00ebr p\u00ebrdorim t\u00eb dokumenteve false n\u00eb kufi, t\u00eb dh\u00ebn\u00eb ndaj saj nga autoritetet gjyq\u00ebsore greke, u regjistrua mbi baz\u00ebn e kall\u00ebzimit t\u00eb paraqitur n\u00eb maj t\u00eb vitit t\u00eb kaluar nga kryetari i Partis\u00eb Demokratike, PD, Sali Berisha, dh\u00ebndri i tij, Jamarb\u00ebr Malltezi, si dhe nga avokatja Adriana Kalaja, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e kryetares s\u00eb Komisionit t\u00eb Apelimit dhe Vler\u00ebsimit t\u00eb Statutit n\u00eb PD.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse SPAK v\u00ebrtetoi d\u00ebnimin penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka, m\u00eb 23 mars iu drejtua gjykat\u00ebs p\u00ebr pushimin e procedimit penal, me argumentin se nuk \u00ebsht\u00eb provuar q\u00eb magjistratja ka qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb d\u00ebnimit kur ka kryer deklarimin p\u00ebr figur\u00ebn \u2013 nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb e konsideroi vepr\u00ebn penale t\u00eb parashkruar.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Marinela Osmani konstaton se nga SPAK nuk jan\u00eb kryer veprime hetimore q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb diktuara nga ecuria e hetimeve t\u00eb kryera dhe e fakteve t\u00eb konstatuara. Sipas gjyqtares, n\u00eb kushtet kur kall\u00ebzuesit gjat\u00eb gjykimit parashtruan rrethana dhe paraqit\u00ebn prova q\u00eb lidhen me objektin e kall\u00ebzimit, pyetja e tyre \u00ebsht\u00eb nj\u00eb veprim hetimor i nevojsh\u00ebm dhe i domosdosh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb shteruar dijenin\u00eb q\u00eb kan\u00eb mbi rrethanat e pretenduara.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, gjykata v\u00ebren se gjyqtarja Irena Gjoka \u00ebsht\u00eb pyetur n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e personit q\u00eb ka dijeni mbi ngjarjen, por procesverbali nuk rezulton t\u00eb jet\u00eb n\u00ebnshkruar prej hetuesit. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, \u00ebsht\u00eb urdh\u00ebruar q\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet marrja e deklarimeve t\u00eb gjyqtares Irena Gjoka.<\/p>\n<p>Detyra e dyt\u00eb q\u00eb i \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb prokurorit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, Bledar Maksuti, \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb administroj\u00eb pran\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, KLGJ, vet\u00ebdeklarimet e gjyqtares Irena Gjoka p\u00ebr figur\u00ebn, t\u00eb kryera n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb vetingut, si dhe p\u00ebr em\u00ebrimin e saj pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb, ku nd\u00ebr t\u00eb tjera k\u00ebrkohet edhe vet\u00ebdeklarimi i figur\u00ebs. Sipas gjykat\u00ebs, prokurori i ka k\u00ebrkuar KLGJ-s\u00eb informacion p\u00ebr vet\u00ebdeklarimet e Gjok\u00ebs p\u00ebr figur\u00ebn, bazuar n\u00eb ligjin e vitit 2015 \u201cP\u00ebr garantimin e integritetit t\u00eb personave q\u00eb zgjidhen, em\u00ebrohen ose ushtrojn\u00eb funksione publike\u201d dhe jo n\u00eb funksion t\u00eb legjislacionit tjet\u00ebr. KLGJ ka informuar se, ve\u00e7 nj\u00eb vet\u00ebdeklarimi t\u00eb prillit 2016, nuk ka tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr mang\u00ebsi e konstatuar n\u00eb hetimin e SPAK \u00ebsht\u00eb edhe mosadministrimi pran\u00eb KLGJ-s\u00eb i kopjeve t\u00eb t\u00eb gjitha akteve t\u00eb procedurave t\u00eb ndjekura p\u00ebr caktimin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrhershme t\u00eb gjyqtares Irena Gjoka pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me, pas konfirmimit t\u00eb saj n\u00eb detyr\u00eb me vendim t\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2022.<\/p>\n<p>Po ashtu, k\u00ebrkohet q\u00eb prokuroria t\u00eb administroj\u00eb nj\u00eb kopje t\u00eb procedur\u00ebs dhe hetimit administrativ t\u00eb kryer nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit p\u00ebr gjyqtaren Irena Gjoka n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar, si dhe nj\u00eb kopje t\u00eb raportit t\u00eb hetimit disiplinor t\u00eb urdh\u00ebruar nga Inspektori i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb, pasi K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor refuzoi t\u00eb merrte nj\u00eb vendim ndaj saj bazuar n\u00eb verifikimet e b\u00ebra prej Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, gjykata arsyeton lidhur me nevoj\u00ebn p\u00ebr prova t\u00eb tjera q\u00eb duhet t\u2019i k\u00ebrkohen drejt\u00ebsis\u00eb greke. SPAK ka argumentuar n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr pushim se, sipas vendimit gjyq\u00ebsor t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Janin\u00ebs, v\u00ebrtetohet se Gjoka nuk ka qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb procesit penal dhe t\u00eb vendimmarrjes, e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk mund t\u00eb pretendohet se ka paraqitur t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb rreme n\u00eb formularin e vet\u00ebdeklarimit p\u00ebr figur\u00ebn.<\/p>\n<p>Gjykata v\u00ebren se SPAK, p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrfundim, \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur vet\u00ebm n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e vendimit gjyq\u00ebsor t\u00eb vitit 2005 dhe n\u00eb deklarimet e vet\u00eb gjyqtares Irena Gjoka, e cila ka pretenduar se nuk ka pasur dijeni p\u00ebr procesin dhe vendimin penal ndaj saj. Sipas gjykat\u00ebs, hetimi i SPAK nuk duhej t\u00eb mbetej i kufizuar vet\u00ebm n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Janin\u00ebs, por duhej t\u00eb bazohej edhe n\u00eb aktet e tjera t\u00eb dosjes gjyq\u00ebsore. Gjykata vler\u00ebson me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb jo vet\u00ebm njoftimin e Gjok\u00ebs gjat\u00eb gjykimit n\u00eb vitin 2005, por edhe njoftimet e saj p\u00ebr vendimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>Po ashtu, konstatohet se, megjith\u00ebse vet\u00eb e kall\u00ebzuara Gjoka ka k\u00ebrkuar nga prokurori administrimin e procesverbalit t\u00eb sekuestrimit t\u00eb pasaport\u00ebs n\u00eb vitet 2002 dhe 2004, nga ana e SPAK nuk \u00ebsht\u00eb kryer asnj\u00eb veprim n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, me argumentin se n\u00eb at\u00eb moment ishte d\u00ebrguar let\u00ebrporosia me q\u00ebllim administrimin e vendimit gjyq\u00ebsor t\u00eb vitit 2005 t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Janin\u00ebs.<\/p>\n<p>Nisur nga fakti se kall\u00ebzuesit kan\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulur n\u00eb pretendimin e tyre se Gjoka ka pasur dijeni p\u00ebr d\u00ebnimin penal ndaj saj, gjykata \u00e7mon se prokurori duhet t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nga autoritetet e drejt\u00ebsis\u00eb greke nj\u00eb kopje t\u00eb plot\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha akteve procedurale gjyq\u00ebsore dhe hetimore. Me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, gjykata vler\u00ebson aktet e njoftimit t\u00eb gjyqtares Gjoka p\u00ebr gjykimin q\u00eb po zhvillohej, si dhe aktet procedurale p\u00ebr njoftimin e vendimmarrjes nga Gjykata e Janin\u00ebs. K\u00ebrkohet q\u00eb t\u00eb administrohen edhe aktet hetimore q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me raportin e mbajtur p\u00ebr sekuestrimin e pasaport\u00ebs s\u00eb Gjok\u00ebs dhe raportin e ekspertimit t\u00eb kryer nga autoritetet greke.<\/p>\n<p>Me r\u00ebnd\u00ebsi konsiderohen prej gjykat\u00ebs t\u00eb gjitha aktet e dosjes lidhur me \u00e7\u00ebshtjen gjyq\u00ebsore administrative t\u00eb zhvilluar n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Janin\u00eb n\u00eb vitin 2006, me k\u00ebrkuese gjyqtaren Irena Gjoka, e cila ka k\u00ebrkuar anulimin e aktit t\u00eb vitit 2003 q\u00eb i ndalonte hyrjen n\u00eb territorin grek. Sipas gjykat\u00ebs, r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb kan\u00eb k\u00ebrkesa e paraqitur nga gjyqtarja Gjoka, prokura e p\u00ebrfaq\u00ebsimit n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces gjyq\u00ebsor e l\u00ebshuar nga kjo e fundit dhe provat q\u00eb jan\u00eb bashk\u00eblidhur. Gjykata sugjeron q\u00eb n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn drejtuar autoriteteve greke t\u00eb n\u00ebnvizohet se marrja e k\u00ebtij dokumentacioni \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr hetimin q\u00eb po kryhet lidhur me mosdeklarimin nga Gjoka t\u00eb d\u00ebnimit penal ndaj saj.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim k\u00ebrkohet t\u00eb administrohet prokura e posa\u00e7me e l\u00ebshuar nga Gjoka dhe bashk\u00ebshorti pran\u00eb nj\u00eb noteri n\u00eb Shqip\u00ebri, lidhur me p\u00ebrfaq\u00ebsimin e tyre n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen administrative p\u00ebr heqjen e mas\u00ebs s\u00eb ndalimit.<\/p>\n<p>SPAK urdh\u00ebrohet po ashtu q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nga autoritetet greke kopje t\u00eb akteve p\u00ebr masat administrative p\u00ebr ndalimin e hyrjes s\u00eb Gjok\u00ebs n\u00eb shtetin grek n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2002 dhe shkurt t\u00eb vitit 2003, si dhe informacion zyrtar n\u00eb lidhje me procedur\u00ebn e ndjekur p\u00ebr vendosjen dhe ekzekutimin e tyre.<\/p>\n<p>Gjykata vler\u00ebson se vet\u00ebm pas kryerjes s\u00eb k\u00ebtyre veprimeve hetimore, si dhe t\u00eb \u00e7do veprimi tjet\u00ebr q\u00eb do t\u00eb \u00e7mohet i nevojsh\u00ebm nga prokuroria, mund t\u00eb p\u00ebrcaktohet n\u00ebse provat e administruara jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr vijimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb hetimit apo p\u00ebr marrjen e nj\u00eb vendimi p\u00ebr p\u00ebrfundimin e tij. \/BIRN<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata e Posa\u00e7me e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb vendosi m\u00eb 19 maj t\u00eb kthej\u00eb p\u00ebr hetime t\u00eb m\u00ebtejshme \u00e7\u00ebshtjen penale n\u00eb ngarkim t\u00eb gjyqtares Irena Gjoka, e cila e ushtron funksionin po n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjykat\u00eb, duke i l\u00ebn\u00eb SPAK-ut detyra q\u00eb \u00e7mohen t\u00eb nevojshme n\u00eb drejtim t\u00eb konstatimit t\u00eb koh\u00ebs faktike t\u00eb kryerjes s\u00eb vet\u00ebdeklarimeve p\u00ebr &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":78732,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-144073","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144073","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=144073"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144073\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":144074,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144073\/revisions\/144074"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78732"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=144073"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=144073"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=144073"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}