{"id":144192,"date":"2026-05-30T11:56:38","date_gmt":"2026-05-30T11:56:38","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=144192"},"modified":"2026-05-30T11:56:38","modified_gmt":"2026-05-30T11:56:38","slug":"berisha-prezanton-programin-e-pd-fokusi-kryesor-do-jete-ekonomia-dhe-lufta-pa-kompromis-ndaj-krimit-te-organizuar-dhe-korrupsionit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/05\/30\/berisha-prezanton-programin-e-pd-fokusi-kryesor-do-jete-ekonomia-dhe-lufta-pa-kompromis-ndaj-krimit-te-organizuar-dhe-korrupsionit\/","title":{"rendered":"Berisha prezanton programin e PD: Fokusi kryesor do jet\u00eb ekonomia dhe lufta pa kompromis ndaj krimit t\u00eb organizuar dhe korrupsionit"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha gjat\u00eb fjal\u00ebs n\u00eb Kuvend prezantoi programin e Partis\u00eb Demokratike.<br \/>\nBerisha tha se, fokusi kryesor do jet\u00eb ekonomia dhe lufta pa kompromis ndaj krimit t\u00eb organizuar dhe korrupsionit.<\/p>\n<p><strong>Berisha:<\/strong> Por s\u00eb pari do t\u00eb japim p\u00ebrgjigjen vendimtare varf\u00ebris\u00eb s\u00eb skajshme n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb bekuar, vend me pasuri natyrore dhe pasuri t\u00eb tjera m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha se \u00e7do vend tjet\u00ebr p\u00ebr kilometrat q\u00eb ka.<br \/>\nNdaj dhe rikthemi tek ata t\u00eb cil\u00ebt num\u00ebrojn\u00eb kafshat\u00ebn.<br \/>\nMinimumi jetik, dyfishim dhe trefishimin e pensioneve, me nj\u00eb objektiv, un\u00eb nuk them se do kapim Gjermanin\u00eb, se do kapim Italin\u00eb apo Franc\u00ebn, por them se do t\u00eb dalim n\u00eb krye t\u00eb rajonit p\u00ebr rrogat dhe pensionet sepse kemi qen\u00eb, sepse ishim.<br \/>\nPra, vizioni yn\u00eb \u00ebsht\u00eb shqiptar\u00ebt m\u00eb t\u00eb paguarit dhe i garantoj t\u00eb gjith\u00eb rrog\u00ebtar\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend se ata do paguhen m\u00eb mir\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon.<br \/>\nSiguroj vog\u00eblush\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb se sot n\u00eb k\u00ebt\u00eb narkoregjim, n\u00eb k\u00ebt\u00eb diktatur\u00eb autoritare jan\u00eb viktimat m\u00eb t\u00eb shumta dhe m\u00eb t\u00eb pafajshme se kujdesi i par\u00eb dhe m\u00eb i madh do jet\u00eb p\u00ebr ta.<br \/>\nSe me pagesat p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt dhe minimumin jetik, asnj\u00eb f\u00ebmij\u00eb nuk do jet\u00eb i k\u00ebrc\u00ebnuar n\u00eb Shqip\u00ebri. Jo!<br \/>\nJo vet\u00ebm f\u00ebmij\u00ebt, por n\u00ebnat, merr fund gjysm\u00ebrroga me lejet e lindjes. Rrog\u00eb e plot\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebn.<br \/>\nT\u00eb rinjt\u00eb shqiptar\u00eb, PD me programin e saj ka vet\u00ebm nj\u00eb q\u00ebllim dhe nd\u00ebr m\u00eb kryesor\u00ebt, \u00ebndrra e tyre t\u00eb nd\u00ebrtohet n\u00eb Shqip\u00ebri.<br \/>\nPor q\u00eb \u00ebndrra e tyre t\u00eb nd\u00ebrtohet n\u00eb Shqip\u00ebri, ata duan studime, duan pun\u00ebsim, duan strehim.<br \/>\nNe zotohemi n\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi absolute n\u00eb q\u00ebndrimin ndaj tyre.<br \/>\nFermer\u00ebt, q\u00eb tani braktisin pasivisht fermat e tyre nga falimentimi, i garantoj se ata t\u00eb cil\u00ebt japin 20 p\u00ebrqind t\u00eb prodhimit t\u00eb k\u00ebtij vendi dhe marrin vet\u00ebm 0.19 p\u00ebrqind sikur t\u00eb ishin skllev\u00ebr t\u00eb shekullit t\u00eb 19-t\u00eb, do ken\u00eb mb\u00ebshtetje dhe subvencionet e shtetit t\u00eb nivelit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, kat\u00ebr-pes\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb nivelit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb q\u00eb ekzistojn\u00eb n\u00eb rajon.<br \/>\nPa dyshim, ekonomia n\u00eb vizionin ton\u00eb do t\u00eb jet\u00eb themeli i programit.<br \/>\nMiq, ne themeluam n\u00eb Shqip\u00ebri ekonomin\u00eb e tregut.<br \/>\nNe b\u00ebm\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra p\u00ebr lirin\u00eb e tregut.<br \/>\nNe jemi forca politike e barr\u00ebs fiskale m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt n\u00eb Evrop\u00eb dhe do mbetemi t\u00eb till\u00eb.<br \/>\nNe do shkat\u00ebrrojm\u00eb ekonomin\u00eb e tregut dhe do rivendosim ekonomin\u00eb e tregut.<br \/>\nEdi Rama me lobist\u00ebt e tij t\u00eb korruptuar p\u00ebrpiqet ta qortoj\u00eb, pse flasim p\u00ebr narkoekonomi, pse flasim p\u00ebr narkoshtet.<br \/>\nCilitdo shqiptari t\u00eb ndersh\u00ebm, cilitdo miku t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb i k\u00ebrkoj njer\u00ebzisht t\u00eb kontrolloj\u00eb, n\u00eb cilin shtet n\u00eb planet euro dhe dollari kan\u00eb thyer qaf\u00ebn m\u00eb shum\u00eb, kan\u00eb r\u00ebn\u00eb p\u00ebr tok\u00eb m\u00eb shum\u00eb? Mund t\u00eb mendojn\u00eb se ajo \u00ebsht\u00eb Kolumbia. Mund t\u00eb mendojn\u00eb se \u00ebsht\u00eb Peruja. Jo, apo Meksika. Jo, jo! Shqip\u00ebria! Shqip\u00ebria e Rama-Dushkut, ka nj\u00eb r\u00ebnie 32% t\u00eb euros dhe dollarit. Nj\u00eb goditje fatale e eksporteve, kurse Meksika e ka vet\u00ebm 17%.<br \/>\nNe insistuam dhe u tham\u00eb miqve, partner\u00ebve tan\u00eb se Edi Rama zgjedhjet i ka shnd\u00ebrruar n\u00eb fars\u00eb. Dhe ua faktuam! Jan\u00eb dy libra me 2500 faqe, me fakte, dokumente, video q\u00eb tregojn\u00eb sh\u00ebmtin\u00eb e fars\u00ebs elektorale n\u00eb Shqip\u00ebri. Ne nuk t\u00ebrhiqemi!<br \/>\nNe do u faktojm\u00eb miqve tan\u00eb, se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb narkodiktatur\u00eb, se ekonomia e Shqip\u00ebris\u00eb po shkat\u00ebrrohet nga droga, se treguesi i nd\u00ebrtimit, tre her\u00eb m\u00eb i lart\u00eb se mesatarja e Bashkimit Europian, \u00ebsht\u00eb tregues i kokain\u00ebs, se kullat q\u00eb shihni n\u00eb Tiran\u00eb jan\u00eb monumente t\u00eb sh\u00ebmtuara t\u00eb kokain\u00ebs dhe drog\u00ebs. Pra, edhe k\u00ebt\u00eb betej\u00eb do e fitojm\u00eb ne!<br \/>\nDhe k\u00ebt\u00eb betej\u00eb nuk e b\u00ebjm\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr veten ton\u00eb. Jo! K\u00ebt\u00eb betej\u00eb e b\u00ebjm\u00eb p\u00ebr \u00e7do qytetar t\u00eb lir\u00eb t\u00eb Europ\u00ebs dhe t\u00eb bot\u00ebs. Po po! Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb eksportuesi kryesor i krimit. \u00cbsht\u00eb eksportuesi i par\u00eb i kanabisit.<br \/>\nShqiptar\u00ebt e Edi Ram\u00ebs, t\u00eb lidhur me Edi Ram\u00ebn, jan\u00eb transportuesit kryesor\u00eb t\u00eb kokain\u00ebs nga Europa&#8230; nga Amerika Latine n\u00eb Europ\u00eb. Ata kontrollojn\u00eb portet e Durr\u00ebsit, kontrollojn\u00eb vendin. Ata marrin vendime p\u00ebr gjith\u00e7ka. Zero toleranc\u00eb! Me forc\u00ebn e ligjit do ta shtypim krimin si\u00e7 e kemi provuar. Kudo q\u00eb ndodhet, n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb Ekuador, n\u00eb Bolivi, n\u00eb t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt, n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe, n\u00eb Gjermani dhe kudo!<br \/>\nK\u00ebto banda, k\u00ebta kriminel\u00eb do t\u00eb japin llogari p\u00ebr krimin e sh\u00ebmtuar q\u00eb kryejn\u00eb ndaj Shqip\u00ebris\u00eb dhe kombeve t\u00eb tjera. A e kemi faktuar ne k\u00ebt\u00eb? E kemi faktuar ne k\u00ebt\u00eb.<br \/>\nNe n\u00eb qeverisjet e m\u00ebparshme n\u00eb 18 muaj i vum\u00eb para ligjit bandat m\u00eb gjak\u00ebsore. Ai fat i pret!<br \/>\nDje m\u00eb thoshte nj\u00eb mik, nj\u00eb publicist i njohur amerikan me interesa shum\u00eb t\u00eb ve\u00e7anta n\u00eb rajonin&#8230; Si do t&#8217;ia b\u00ebni? Si do t&#8217;ia b\u00ebjm\u00eb thash\u00eb? Po ta themi, thash\u00eb. N\u00eb 2005 e shpall\u00ebm si zotim kryesor zero toleranc\u00eb ndaj krimit. Dhe natyrisht gazetar\u00ebt, qytetar\u00ebt m\u00eb pyesnin, po me se do i luftosh k\u00ebto banda?<br \/>\nDhe un\u00eb u p\u00ebrgjigjesha, me policin\u00eb! Dhe tani prap\u00eb po t\u00eb m\u00eb pyesin, me policin\u00eb them prap\u00eb. At\u00eb koh\u00eb, i them mikut tim, tre kat\u00ebr oficer\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb policis\u00eb m\u00eb k\u00ebrkuan takim. Erdh\u00ebn n\u00eb zyr\u00eb dhe m\u00eb than\u00eb zoti kryeminist\u00ebr ne k\u00ebtyre bandit\u00ebve u dalim p\u00ebrball\u00eb shum\u00eb mir\u00eb. Por kemi vet\u00ebm nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb. Urdh\u00ebro, u them un\u00eb. Kur ne ta nisim betej\u00ebn, askush mos na pengoj\u00eb.<br \/>\nShikoni miq se cili ishte politika.<br \/>\nBashk\u00eb me bandit\u00ebt do shkojn\u00eb dhe politikan\u00ebt q\u00eb i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb ata t\u00eb till\u00eb. Po! Sht\u00ebpia do pastrohet! Sht\u00ebpia do pastrohet! Dhe un\u00eb ju jap fjal\u00ebn pasi t\u00eb pastrojm\u00eb policin\u00eb nga narkotrafikant\u00ebt, do shihni ju se sa burra dhe gra, trima dhe guximtar\u00eb ka mes tyre, q\u00eb jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t&#8217;i b\u00ebjn\u00eb zap k\u00ebta kriminel\u00eb kudo q\u00eb jan\u00eb dhe kriminel\u00ebt me kollaro q\u00eb i frym\u00ebzojn\u00eb ata. Rip\u00ebrt\u00ebritja jon\u00eb \u00ebsht\u00eb lufta kund\u00ebr korrupsionit. Ne do b\u00ebjm\u00eb \u00e7do gj\u00eb p\u00ebr zbatimin&#8230; ligjin e konfliktit t\u00eb interesit q\u00eb Edi Rama e ka p\u00ebrjashtuar.<br \/>\nDo b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr transparenc\u00ebn.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha gjat\u00eb fjal\u00ebs n\u00eb Kuvend prezantoi programin e Partis\u00eb Demokratike. Berisha tha se, fokusi kryesor do jet\u00eb ekonomia dhe lufta pa kompromis ndaj krimit t\u00eb organizuar dhe korrupsionit. Berisha: Por s\u00eb pari do t\u00eb japim p\u00ebrgjigjen vendimtare varf\u00ebris\u00eb s\u00eb skajshme n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb bekuar, vend me pasuri natyrore dhe pasuri &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":144193,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-144192","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144192","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=144192"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144192\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":144195,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144192\/revisions\/144195"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/144193"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=144192"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=144192"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=144192"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}