{"id":14420,"date":"2022-06-07T10:25:50","date_gmt":"2022-06-07T10:25:50","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=14420"},"modified":"2022-06-07T10:25:50","modified_gmt":"2022-06-07T10:25:50","slug":"berisha-biznesit-te-organizojme-se-bashku-rezistencen-kunder-regjimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2022\/06\/07\/berisha-biznesit-te-organizojme-se-bashku-rezistencen-kunder-regjimit\/","title":{"rendered":"Berisha-Biznesit: T\u00eb organizojm\u00eb s\u00eb bashku rezistenc\u00ebn kund\u00ebr regjimit"},"content":{"rendered":"<p><strong>Fjala e kryetarit t\u00eb PD Sali Berisha n\u00eb tryez\u00ebn e organizuar me biznesin e vog\u00ebl dhe t\u00eb mes\u00ebm<\/strong><\/p>\n<p>S\u00eb pari kam k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb t\u00eb shpreh nderimin dhe respektin tim m\u00eb t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr pun\u00ebn dhe sakrificat q\u00eb b\u00ebni, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht keqardhjen time m\u00eb t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr represionin e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb ju dhe iniciativa juaj e lir\u00eb p\u00ebson nga nj\u00eb regjim, nga nj\u00eb qeveri e cila ka tipar kardinal vjedhjen, vjedhjen dhe vet\u00ebm vjedhjen. Dhe dua tu them k\u00ebtu q\u00eb hajduti nuk ka as profesion, as moral as p\u00ebrgjegj\u00ebsi zyrtare dhe \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm hajdut e mendon se si t\u00eb pla\u00e7kit\u00eb tjetrin. N\u00eb \u00e7do veprim po t\u00eb analizoni k\u00ebt\u00eb qeveri, e gjith\u00eb veprimtaria e saj ndaj jush \u00ebsht\u00eb e t\u00ebra se si tu intimidoj\u00eb, nj\u00ebsoj si hajduti q\u00eb t\u00eb futet nat\u00ebn n\u00eb sht\u00ebpi dhe sheh se si ta zbraz\u00eb at\u00eb, edhe k\u00ebta me praktika antiligjor\u00eb dhe antikushtetuese, jan\u00eb v\u00ebrsulur si lukuni ndaj jush duke b\u00ebrtitur me propagand\u00ebn e tyre se \u201cjemi t\u00eb vetmit n\u00eb Evrop\u00eb q\u00eb nuk tatojm\u00eb biznesin e vog\u00ebl\u201d, me pacip\u00ebsi absolute se \u201cjemi k\u00ebta e jemi ata\u201d, pa\u00e7ka se u v\u00ebn\u00eb mbi krye nj\u00eb \u201cSude\u201d apo \u201cXhaferr\u201d n\u00eb krye si\u00e7 ishte drejtori i tatimeve q\u00eb nd\u00ebrtonte piramida me parat\u00eb tuaja.<\/p>\n<p>Njer\u00ebz t\u00eb cil\u00ebt, zyrtar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt, pavar\u00ebsisht se kan\u00eb shkoll\u00eb apo jo, kan\u00eb studiuar p\u00ebr financa apo ekonomi, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb praktikat e tyre mendojn\u00eb se si t\u2019ju grabisin ju biznesin e vog\u00ebl, sepse p\u00ebr ta ju jeni anonim. Ju jeni njer\u00ebz burra dhe gra anonim p\u00ebr ata sepse ata jan\u00eb nj\u00eb me oligark\u00ebt dhe gjith\u00eb interesat e tyre bien mbi ju. Nuk jam k\u00ebtu p\u00ebr tu ndalur n\u00eb p\u00ebrpjekjet b\u00ebra n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb klim\u00eb miq\u00ebsore ndaj biznesit, jam k\u00ebtu p\u00ebr tu garantuar se programin e qeveris\u00eb s\u00eb ardhshme do ta hartoni ju, dhe jo specialist\u00ebt tan\u00eb. Paket\u00ebn fiskale t\u00eb biznesit t\u00eb vog\u00ebl do ta hartoni ju, m\u00eb t\u00eb favorshmen p\u00ebr ju sepse ky nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm interesi juaj por \u00ebsht\u00eb interesi i vendit.<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri por dhe n\u00eb vendet m\u00eb t\u00eb zhvilluara t\u00eb bot\u00ebs biznesi i vog\u00ebl \u00ebsht\u00eb gjeneratori kryesor i pun\u00ebsimit. Ndaj dhe ne mund t\u00eb diskutojm\u00eb dhe b\u00ebjm\u00eb propozime, por un\u00eb jam sot k\u00ebtu p\u00ebr tju th\u00ebn\u00eb se programin e PD-s\u00eb p\u00ebr klim\u00ebn ndaj biznesit do t\u00eb jet\u00eb i t\u00ebri i hartuar nga ju, ju keni eksperienc\u00ebn, ju keni specialist\u00ebt, ju keni t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb ti jepni vendit dhe biznesit shqiptar programin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Tragjikja \u00ebsht\u00eb se jemi shum\u00eb larg vendeve p\u00ebrreth. Ky q\u00eb b\u00ebrtet se \u201cbiznesin e vog\u00ebl jemi i vetmi vend n\u00eb bot\u00eb q\u00eb nuk e tatojm\u00eb\u201d pa\u00e7ka se biznesi i vog\u00ebl tatohet t\u00eb pakt\u00ebn tre her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se\u00e7 tatohej tet\u00eb vite m\u00eb par\u00eb dhe q\u00eb vijn\u00eb vazhdimisht n\u00eb rritje, vijn\u00eb \u00e7do vit n\u00eb rritje taksa, pagesa e t\u00eb gjitha me radh\u00eb, \u00e7ka tregohet dhe n\u00eb p\u00ebrgjysmimin e biznesit t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb k\u00ebto vite e shoq\u00ebruar direkt me spastrimin etnik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<br \/>\nresidenti juaj e shtroi me shum\u00eb t\u00eb drejt\u00eb se ky q\u00ebndrim \u00ebsht\u00eb kompleks. Ky q\u00ebndrim armiq\u00ebsor \u00ebsht\u00eb politik n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, nuk d\u00ebgjon nga kjo qeveri nj\u00eb fjal\u00eb nj\u00eb shprehje mir\u00ebnjohje apo miq\u00ebsore ndaj jush. Rikujtoni tet\u00eb vite t\u00eb fjalimeve koprolalike t\u00eb pafundme t\u00eb kreut t\u00eb qeveris\u00eb. Jo. Ka mend\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb vjedh\u00ebsi q\u00eb p\u00ebr garanci t\u00eb vetme se nuk vjedh thot\u00eb \u00ebsht\u00eb gjat\u00ebsia 2 metra i gjat\u00eb, pa\u00e7ka se vjedh \u00e7do dit\u00eb me firm\u00eb nga m\u00ebngjesi deri n\u00eb dark\u00eb me ligjet q\u00eb b\u00ebn.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq!<\/p>\n<p>Problemi juaj madhor \u00ebsht\u00eb problemi i vendit, pra nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm problemi juaj por i gjith\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare. Sot ne pas Bjellorusis\u00eb s\u00eb Lukashenkos, ne jemi i vetmi vend n\u00eb Evrop\u00eb me regjim krejt\u00ebsisht monist. Sot si kurr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb, duke filluar nga portieri i ministris\u00eb tek ministri, nga portieri i \u00e7do institucioni t\u00eb pavarur tek titullari, nga portieri i gjykat\u00ebs tek kryetari i gjykat\u00ebs s\u00eb lart\u00eb, Gjykat\u00ebs Kushtetuese, institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, Sh\u00ebrbimit Informativ, Komisioneri i t\u00eb Dh\u00ebnave Personale, t\u00eb gjith\u00eb pa p\u00ebrjashtim jan\u00eb n\u00eb duart e nj\u00eb partie. Jemi rikthyer pra n\u00eb moniz\u00ebm, n\u00eb nj\u00eb regjim q\u00eb bazohet kryek\u00ebput n\u00eb uzurpimin total t\u00eb pushteteve<\/p>\n<p>nga nj\u00eb parti.<br \/>\nS\u00eb k\u00ebtejmi ju garantoj se \u00e7far\u00ebdo q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet, \u00e7far\u00ebdo q\u00eb t\u00eb themi n\u00eb rast se nuk vendosim ti kund\u00ebrvihemi me protesta t\u00eb fuqishme \u00e7do vit e m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb do b\u00ebhet gjendja jon\u00eb, si shoq\u00ebri si biznes, si intelektual\u00eb, si qytetar\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk dua t\u00eb shkoj n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn por nj\u00eb moment do ua them k\u00ebtu. N\u00eb vitin 1991 ato dyqane q\u00eb ju filluat ti hapni apo ato biznese ishin n\u00eb hapat e par\u00eb. Por instinkti i liris\u00eb ju shtynte ju q\u00eb her\u00eb pas her\u00eb t\u00eb ulnit q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qepenat. Ajo grev\u00eb e juaja e lemeriste regjimin. Ajo kishte nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme.<\/p>\n<p>Sot ne paguajm\u00eb \u00e7mim disa her\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb bot\u00eb n\u00eb proporcion me rrog\u00ebn p\u00ebr naft\u00ebn dhe si \u00e7mim nominal paguajm\u00eb \u00e7mimin q\u00eb paguajn\u00eb zviceran\u00ebt q\u00eb kan\u00eb rroga dhjet\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se ne!<br \/>\nVet\u00ebm kaq?<\/p>\n<p>A do i themi neve ndal k\u00ebsaj me t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb makina?. Po pse meritojm\u00eb ne k\u00ebt\u00eb? Pse meritojn\u00eb shqiptar\u00ebt \u00e7mimin me t\u00eb lart\u00eb. Para dy dit\u00ebsh n\u00eb Maqedoni nafta ishte 185 lek\u00eb p\u00ebr lit\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri 250 lek\u00eb, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur Shqip\u00ebria nxjerr 1 milion ton\u00eb naft\u00eb!<br \/>\nPse e meritojm\u00eb ne k\u00ebt\u00eb? Ne e meritojm\u00eb se heshtim, e vetmja arsye \u00ebsht\u00eb se ne e meritojm\u00eb se heshtim. Smund t\u00eb na b\u00ebhet kjo, nuk mund t\u00eb ndodh\u00eb t\u00eb na b\u00ebhet kjo!<\/p>\n<p>Digjet Sazani, kreu i qeveris\u00eb bredh posht\u00eb e p\u00ebrpjet\u00eb me avion. \u00c7do udh\u00ebtim i tij shkon 150 mij\u00eb euro minimumi, po nj\u00eb kanader nuk e marrim ne ver\u00ebs. E kemi t\u00eb ndaluar t\u00eb marrim nj\u00eb kanader me qira ta mbajm\u00eb k\u00ebtu p\u00ebr zjarret. K\u00ebtu gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shtet\u00ebrore, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb qeveritare, e nj\u00eb njeriu, e nj\u00eb partie. Ndaj dhe duke ju fal\u00ebnderuar shum\u00eb p\u00ebr pranin\u00eb tuaj k\u00ebtu ju garantoj se programin e biznesit tuaj do e shkruani ju p\u00ebr qeverin\u00eb e PD-s\u00eb. Por nga ana tjet\u00ebr ju ftoj, ju ftoj bashk\u00ebrisht t\u00eb organizojm\u00eb rezistenc\u00ebn ndaj k\u00ebtij regjimi q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb monist total, dhe nj\u00eb i till\u00eb ekziston vet\u00ebm n\u00eb Bjellorusin\u00eb e Lukashenkos.<\/p>\n<p>Nuk duhet t\u00eb kemi asnj\u00eb kompleks. V\u00ebrtet ai \u00ebsht\u00eb i rreshtuar me Putin-in dhe ne jemi vend an\u00ebtar i NATO-s. Por pik\u00ebrisht se jemi vend an\u00ebtar i NATO-s nuk duhet t\u00eb na ndodhin kurr\u00eb k\u00ebto. Dhe qenia vend an\u00ebtar i NATO \u00ebsht\u00eb detyrimi m\u00eb madhor p\u00ebr ne, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur ato vlera dhe standarde q\u00eb jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta p\u00ebr vendet e liris\u00eb.<br \/>\nJu fal\u00ebnderoj shum\u00eb<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fjala e kryetarit t\u00eb PD Sali Berisha n\u00eb tryez\u00ebn e organizuar me biznesin e vog\u00ebl dhe t\u00eb mes\u00ebm S\u00eb pari kam k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb t\u00eb shpreh nderimin dhe respektin tim m\u00eb t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr pun\u00ebn dhe sakrificat q\u00eb b\u00ebni, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht keqardhjen time m\u00eb t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr represionin e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb ju dhe iniciativa juaj e lir\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":14401,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-14420","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14420","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=14420"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14420\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/14401"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=14420"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=14420"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=14420"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}