{"id":144205,"date":"2026-05-30T15:31:38","date_gmt":"2026-05-30T15:31:38","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=144205"},"modified":"2026-05-30T15:31:38","modified_gmt":"2026-05-30T15:31:38","slug":"kuvendi-i-pd-miraton-rezoluten-e-keshillit-kombetar-zgjedhjet-e-11-majit-2025-farse","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/05\/30\/kuvendi-i-pd-miraton-rezoluten-e-keshillit-kombetar-zgjedhjet-e-11-majit-2025-farse\/","title":{"rendered":"Kuvendi i PD miraton rezolut\u00ebn e K\u00ebshillit Komb\u00ebtar: Zgjedhjet e 11 majit 2025, fars\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p>Kuvendi i PD miratoi rezolut\u00ebn e K\u00ebshillit Komb\u00ebtar p\u00ebr q\u00ebndrimin e partis\u00eb ndaj zgjedhjeve t\u00eb 11 majit 2025.<\/p>\n<p>Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja e PD-s\u00eb, Floriana Garo, lexoi dokumentin p\u00ebrpara delegat\u00ebve, duke theksuar se ai pasqyron q\u00ebndrimin zyrtar t\u00eb partis\u00eb dhe refuzimin e fars\u00ebs zgjedhore.<\/p>\n<p>Ajo n\u00ebnvizoi se miratimi i rezolut\u00ebs konsolidon pozicionin politik t\u00eb PD-s\u00eb dhe evidenton shqet\u00ebsimet p\u00ebr standardet demokratike dhe funksionimin e institucioneve n\u00eb vend. Ky vendim i Kuvendit sh\u00ebnon nj\u00eb mesazh t\u00eb qart\u00eb politik p\u00ebr publikun dhe opinionin nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p><strong>Fjala e plot\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Kuvendi Komb\u00ebtar i Partis\u00eb Demokratike, mbledhur sot, m\u00eb dat\u00eb 30 maj 2026, pasi mori n\u00eb shqyrtim situat\u00ebn politike dhe shoq\u00ebrore n\u00eb Shqip\u00ebri, konstaton se: Shqip\u00ebria ndodhet sot n\u00eb nj\u00eb udh\u00ebkryq historik. N\u00eb vend \u00ebsht\u00eb instaluar nj\u00eb regjim autokratik dhe kleptokratik, n\u00eb t\u00eb cilin t\u00eb gjitha pushtetet p\u00ebrqendrohen n\u00eb nj\u00eb dor\u00eb. Shteti ligjor \u00ebsht\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar me narkoshtetin, zgjedhjet me fars\u00ebn zgjedhore. Regjimi q\u00ebndron n\u00eb pushtet p\u00ebrmes zgjedhjeve fars\u00eb.<\/p>\n<p>Raportet nd\u00ebrkomb\u00ebtare kan\u00eb provuar p\u00ebrfundimisht shuarjen e kufijve midis partis\u00eb dhe shtetit, patronazhimin q\u00eb ushtron presion t\u00eb skajsh\u00ebm politik ndaj votuesit, p\u00ebrdorimin e krimit t\u00eb organizuar p\u00ebr mbledhjen e votave, si dhe ekzistenc\u00ebn e nj\u00eb administrate shum\u00eb t\u00eb fryr\u00eb politike. Shqip\u00ebria po zbrazet \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb. Vendi po kalon nj\u00eb situat\u00eb depresive ekonomike dhe shoq\u00ebrore, t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb shpres\u00ebs dhe besimit p\u00ebr t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Pamund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb jetuar me pun\u00eb t\u00eb ndershme dhe mungesa e perspektiv\u00ebs, shtrenjtimi i skajsh\u00ebm i jetes\u00ebs, papun\u00ebsia dhe r\u00ebnia e prodhimit vendas, mungesa e shanseve t\u00eb barabarta, mungesa e nj\u00eb sistemi arsimor dhe sh\u00ebndet\u00ebsor dinjitoz, mungesa e sh\u00ebrbimeve bazike, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr shqiptar\u00ebt q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb zona rurale, po prodhojn\u00eb \u00e7do vit emigracion masiv t\u00eb rinis\u00eb dhe pjes\u00ebs m\u00eb t\u00eb kualifikuar t\u00eb forc\u00ebs prodhuese.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb narkoshtet. Ajo \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb epiqendr\u00ebn e krimit t\u00eb organizuar dhe larjen e parave t\u00eb pista. Krimi i organizuar kontrollon funksionet kryesore t\u00eb shtetit. Korrupsioni \u00ebsht\u00eb i kudo-ndodhur. Agjencit\u00eb shtet\u00ebrore t\u00eb rendit dhe t\u00eb siguris\u00eb jan\u00eb kompromentuar r\u00ebnd\u00eb. Sistemi gjyq\u00ebsor \u00ebsht\u00eb n\u00eb kolaps, prona \u00ebsht\u00eb e pambrojtur dhe aspak e sigurt.<\/p>\n<p>Ekonomia, e furnizuar nga narkoeurot dhe burimet komb\u00ebtare, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb duart e personave t\u00eb lidhur drejtp\u00ebrdrejt me qeverin\u00eb dhe krimin, p\u00ebrmes PPP-ve, megakorrupsionit dhe prokurimeve publike me fitues t\u00eb paracaktuar. Biznesi p\u00ebr t\u00eb mbijetuar duhet t\u00eb gjunj\u00ebzohet; kush nuk e b\u00ebn, shantazhohet. Parat\u00eb e krimit t\u00eb organizuar pastrohen haptazi, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb sektorin e nd\u00ebrtimit, n\u00eb d\u00ebm t\u00eb qytetar\u00ebve, me t\u00eb cil\u00ebt blihen vota p\u00ebr t\u00eb mbajtur narkoshtetin n\u00eb pushtet. Kjo ka bllokuar rotacionin normal politik n\u00eb d\u00ebm t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Mazhoranca socialiste dhe drejtuesi i saj, Edi Rama, pasi nuk ia dol\u00ebn t\u00eb zhb\u00ebjn\u00eb apo t\u00eb blejn\u00eb opozit\u00ebn dhe Partin\u00eb Demokratike, po nd\u00ebrmarrin \u00e7do hap p\u00ebr t\u00eb tkurrur rolin kushtetues t\u00eb saj n\u00eb kontrollin e pushtetit. N\u00eb Kuvend, hap\u00ebsira legjislative dhe mbik\u00ebqyr\u00ebse q\u00eb i takon opozit\u00ebs \u00ebsht\u00eb tkurrur n\u00eb maksimum. Opozita \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjashtuar t\u00ebr\u00ebsisht nga procesi i integrimit t\u00eb vendit dhe nga ai mbik\u00ebqyr\u00ebs institucional. Nd\u00ebrkaq, mediat, n\u00eb shumic\u00eb t\u00eb kontrolluara, tentojn\u00eb \u00e7do dit\u00eb t\u00eb shuajn\u00eb z\u00ebrin e saj.<\/p>\n<p>Mazhoranca socialiste dhe drejtuesi i saj, Edi Rama, i ka ofruar mbrojtje maksimale megakorrupsionit, p\u00ebrmes mbrojtjes me imunitet parlamentar dhe moszbatimit t\u00eb vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese. K\u00ebto jan\u00eb standarde unikale p\u00ebr nj\u00eb vend q\u00eb synon t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e Europ\u00ebs, n\u00eb shkelje flagrante t\u00eb ligjit dhe moralit politik dhe shoq\u00ebror europian.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, Partia Demokratike ia ka dal\u00eb t\u00eb ekspozoj\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht realitetin e hidhur shqiptar. Raporti i ODIHR q\u00eb shk\u00ebrmoqi partin\u00eb-shtet, dy misione v\u00ebzhgimi nga institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe tet\u00eb rezoluta nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb rendisin t\u00eb gjitha gjetjet dhe shqet\u00ebsimet, si dhe tre kushtet e reja t\u00eb imponuara nga BE n\u00eb procesin e integrimit europian, tregojn\u00eb qart\u00eb se realiteti shqiptar i fasad\u00ebs demokratike dhe opinioneve t\u00eb komisionuara tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb para syve t\u00eb opinionit publik shqiptar dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, Kuvendi Komb\u00ebtar i Partis\u00eb Demokratike deklaron se misioni i saj madhor ka qen\u00eb dhe mbetet Shqip\u00ebria europiane dhe Shqip\u00ebria si e gjith\u00eb Europa. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, ndalimi i menj\u00ebhersh\u00ebm i shpopullimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, si k\u00ebrc\u00ebnimi m\u00eb serioz q\u00eb p\u00ebrballet vendi, p\u00ebrmes shk\u00ebputjes s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga shtetkapja, \u00ebsht\u00eb prioritet kryesor.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kuvendi i PD miratoi rezolut\u00ebn e K\u00ebshillit Komb\u00ebtar p\u00ebr q\u00ebndrimin e partis\u00eb ndaj zgjedhjeve t\u00eb 11 majit 2025. Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja e PD-s\u00eb, Floriana Garo, lexoi dokumentin p\u00ebrpara delegat\u00ebve, duke theksuar se ai pasqyron q\u00ebndrimin zyrtar t\u00eb partis\u00eb dhe refuzimin e fars\u00ebs zgjedhore. Ajo n\u00ebnvizoi se miratimi i rezolut\u00ebs konsolidon pozicionin politik t\u00eb PD-s\u00eb dhe evidenton shqet\u00ebsimet &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":144206,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-144205","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144205","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=144205"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144205\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":144207,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144205\/revisions\/144207"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/144206"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=144205"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=144205"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=144205"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}