{"id":144211,"date":"2026-05-30T15:46:50","date_gmt":"2026-05-30T15:46:50","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=144211"},"modified":"2026-05-30T15:46:50","modified_gmt":"2026-05-30T15:46:50","slug":"boci-koha-e-apatise-ka-mbaruar-ne-jemi-ketu-per-te-fituar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/05\/30\/boci-koha-e-apatise-ka-mbaruar-ne-jemi-ketu-per-te-fituar\/","title":{"rendered":"Bo\u00e7i: Koha e apatis\u00eb ka mbaruar, ne jemi k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb fituar!"},"content":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetari i Partis\u00eb Demokratike, Luciano Bo\u00e7i, mbajti nj\u00eb fjalim me tone mobilizuese n\u00eb Kuvendin Komb\u00ebtar t\u00eb PD-s\u00eb, ku theksoi se demokrat\u00ebt ndodhen p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb momenti historik p\u00ebr t\u00eb ardhmen e vendit.<\/p>\n<p>Bo\u00e7i deklaroi se ky nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kuvend rutin\u00eb partie, por nj\u00eb tubim q\u00eb e dikton realiteti i Shqip\u00ebris\u00eb dhe nevoja p\u00ebr ndryshim politik. Duke vler\u00ebsuar rolin e Sali Berish\u00ebs n\u00eb historin\u00eb e Partis\u00eb Demokratike dhe t\u00eb demokracis\u00eb shqiptare, ai u b\u00ebri thirrje demokrat\u00ebve t\u00eb nisin nj\u00eb \u201cmarshim t\u00eb ri\u201d p\u00ebr liri, drejt\u00ebsi dhe rikthimin e shtetit te qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>Fjala e plot\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p>I nderuar kryetar i Partis\u00eb Demokratike, zoti Sali Berisha! T\u00eb dashura demokrate, t\u00eb dashur demokrat\u00eb! Zonja, zot\u00ebrinj, t\u00eb rinj dhe t\u00eb reja! Sot jemi n\u00eb nj\u00eb Kuvend, jo thjesht Kuvend partie q\u00eb e dikton statuti, e p\u00ebrcaktojn\u00eb protokollet politike dhe aq m\u00eb pak \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rutin\u00eb e thjesht\u00eb zgjedhore.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Kuvend q\u00eb e dikton koha e mbrapsht\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jetojm\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb Kuvend q\u00eb e k\u00ebrkon Shqip\u00ebria e grabitur, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Kuvend q\u00eb e k\u00ebrkojn\u00eb shqiptar\u00ebt e revoltuar dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Kuvend q\u00eb sot e k\u00ebrkojn\u00eb demokrat\u00ebt e bashkuar. Prandaj sot, ne jemi p\u00ebrball\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb ton\u00eb, jemi p\u00ebrball\u00eb me nd\u00ebrgjegjen ton\u00eb, jemi p\u00ebrball\u00eb me kthjellt\u00ebsin\u00eb ton\u00eb, jemi p\u00ebrball\u00eb me ndershm\u00ebrin\u00eb ton\u00eb, por nj\u00ebherazi jemi p\u00ebrball\u00eb me historin\u00eb ton\u00eb. Jeta jon\u00eb e t\u00eb gjith\u00ebve q\u00eb ishim n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb dhe jan\u00eb ende n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb, \u00ebsht\u00eb historia jon\u00eb. Historia jon\u00eb \u00ebsht\u00eb historia e familjes son\u00eb t\u00eb madhe dhe t\u00eb vog\u00ebl.<\/p>\n<p>Dhe askush nuk mund ta fshij\u00eb apo ta fsheh\u00eb historin\u00eb e tij, sado e mir\u00eb dhe jo e mir\u00eb t\u00eb jet\u00eb ajo. Dhe aq m\u00eb tep\u00ebr nuk mund t\u00eb fshihet dhe t\u00eb fshihet historia e familjes son\u00eb t\u00eb madhe, e cila me gjith\u00eb m\u00ebkatet e vogla, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori e madhe. Dhe n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto historit\u00eb tona, ka nj\u00eb histori t\u00eb nj\u00eb personi q\u00eb spikat mbi t\u00eb gjitha. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb historia e Sali Berish\u00ebs. Jeta e Sali Berish\u00ebs \u00ebsht\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb historia e jet\u00ebs s\u00eb tij. Dhe historia e jet\u00ebs s\u00eb tij \u00ebsht\u00eb histori e familjes s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Por ka nj\u00eb gj\u00eb, historia e Sali Berish\u00ebs \u00ebsht\u00eb historia e Partis\u00eb Demokratike. Historia e Sali Berish\u00ebs \u00ebsht\u00eb histori e demokracis\u00eb shqiptare. Historia e Sali Berish\u00ebs \u00ebsht\u00eb historia e k\u00ebtij vendi. Dhe t\u00eb dashur miq, n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim me historin\u00eb, ne vijm\u00eb me emocione t\u00eb ndryshme. Dikush vjen me krenari t\u00eb shtuar, pak m\u00eb t\u00eb madhe se ajo e zakonshmja. Dikush e shoq\u00ebron at\u00eb me shqet\u00ebsimin p\u00ebr at\u00eb q\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb. Dikush tjet\u00ebr me dhimbjen p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ka ngjar\u00eb pak m\u00eb par\u00eb. Dikush me at\u00eb shpres\u00ebn e madhe p\u00ebr at\u00eb q\u00eb do t\u00eb vij\u00eb. Por ama kemi nj\u00eb em\u00ebrues t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb vijm\u00eb k\u00ebtu me bindjen e madhe se Shqip\u00ebris\u00eb i duhet domosdo Partia Demokratike. Se qytetar\u00ebve u duhet nj\u00eb projekt real i ndersh\u00ebm p\u00ebr jet\u00ebt e tyre dhe t\u00eb familjeve t\u00eb tyre. Dhe ne k\u00ebt\u00eb duhet t&#8217;ua sjellim. Shqiptar\u00ebt sot k\u00ebrkojn\u00eb guximin ton\u00eb, shqiptar\u00ebt duan vendosm\u00ebrin\u00eb ton\u00eb, shqiptar\u00ebt duan besimin ton\u00eb, shqiptar\u00ebt duan shpres\u00ebn ton\u00eb. Prandaj, t\u00eb dashur miq, ne patjet\u00ebr duhet t\u00eb nisim nga ky Kuvend nj\u00eb marshim t\u00eb ri, t\u00eb pandalsh\u00ebm, marshim jo p\u00ebr karrige, aspak, p\u00ebr sh\u00ebrbime, jo p\u00ebr hakmarrje, por p\u00ebr drejt\u00ebsi. Jo p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb copa pushteti, jo fare, p\u00ebr t&#8217;i kthyer shtetin shqiptar\u00ebve. Sepse, t\u00eb dashur miq, ne luftojm\u00eb p\u00ebr liri dhe p\u00ebr drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Dhe ta dini dhe mos e harroni, njeriu q\u00eb kur lind d\u00ebshiron liri dhe drejt\u00ebsi. Njeriu kur rritet k\u00ebrkon liri dhe drejt\u00ebsi. Dhe njeriu kur futet n\u00eb politik\u00eb lufton p\u00ebr liri dhe drejt\u00ebsi. Dhe n\u00eb qoft\u00eb se ne q\u00eb luftojm\u00eb p\u00ebr liri dhe drejt\u00ebsi e l\u00ebm\u00eb luft\u00ebn ton\u00eb, at\u00ebher\u00eb kemi dor\u00ebzuar dhe lirin\u00eb dhe drejt\u00ebsin\u00eb. N\u00eb qoft\u00eb se dor\u00ebzojm\u00eb lirin\u00eb dhe drejt\u00ebsin\u00eb, ne kemi dor\u00ebzuar opozit\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb qoft\u00eb se dor\u00ebzojm\u00eb opozit\u00ebn, ne kemi dor\u00ebzuar fatet tona dhe t\u00eb familjeve tona dhe n\u00eb qoft\u00eb se kemi dor\u00ebzuar familjen ton\u00eb, ne kemi dor\u00ebzuar vendin ton\u00eb. Por ne nuk e pranojm\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Ne jemi luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb liris\u00eb dhe drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe prandaj nga ky Kuvend i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, historik, ne duhet t\u00eb dalim me nj\u00eb mesazh t\u00eb fort\u00eb. Mesazh q\u00eb u tha nga lideri i partis\u00eb: Ne nuk jemi k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb mbrojtur mbijetes\u00ebn ton\u00eb politike, jo, ne jemi p\u00ebr t\u00eb fituar k\u00ebtu. Ne jemi p\u00ebr t\u00eb fituar jo vet\u00ebm zgjedhjet, ne jemi p\u00ebr t\u00eb fituar Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt. Koha e justifikimeve ka mbaruar! Koha e pritjes ka mbaruar! Koha e apatis\u00eb ka mbaruar! \u00cbsht\u00eb koha e organizimit, \u00ebsht\u00eb koha e angazhimit, \u00ebsht\u00eb koha e luft\u00ebs p\u00ebr fitore! Zoti e bekoft\u00eb Partin\u00eb Demokratike, Zoti e bekoft\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt! Faleminderit!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetari i Partis\u00eb Demokratike, Luciano Bo\u00e7i, mbajti nj\u00eb fjalim me tone mobilizuese n\u00eb Kuvendin Komb\u00ebtar t\u00eb PD-s\u00eb, ku theksoi se demokrat\u00ebt ndodhen p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb momenti historik p\u00ebr t\u00eb ardhmen e vendit. Bo\u00e7i deklaroi se ky nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kuvend rutin\u00eb partie, por nj\u00eb tubim q\u00eb e dikton realiteti i Shqip\u00ebris\u00eb dhe nevoja p\u00ebr ndryshim politik. &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":144212,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-144211","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144211","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=144211"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144211\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":144213,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144211\/revisions\/144213"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/144212"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=144211"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=144211"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=144211"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}